U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
20:104.
Ne më së miri e dimë se çka flasin ata, e edhe atë kur më i mençuri prej tyre u tha: "Nuk qëndruat më shumë se një ditë!"
20:104.
Ne e dimë më mirë se ç’do të thonë ata (në Ditën e Kiametit), kur më i mençuri prej tyre do të thotë: “Ju keni qëndruar vetëm një ditë.”
20:104.
NEHNU ‘A’LEMU BIMA JEKULUNE ‘IDH JEKULU ‘EMTHELUHUM TERIKATEN ‘IN LEBITHTUM ‘ILLA JEWMEN
C
20:105.
Ty të pyesin edhe për kodrat, thuaj: "Zoti im mund t'i bëjë thërrmija të shpërndara".
20:105.
Kur të të pyesin ty (o Muhamed) për malet, thuaj: “Ato do t’i bëjë hi e pluhur Zoti im,
20:105.
WE JES’ELUNEKE ‘ANIL-XHIBALI FEKUL JENSIFUHA RABBI NESFEN
C
20:106.
Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh pa farë bime e ndërtese.
20:106.
ndërsa toka do të bëhet fushë e shkretë,
20:106.
FEJEDHERUHA KA’EN SEFSEFAN
C
20:107.
E nuk do të shohësh në të as ultësirë e as lartësirë.
20:107.
nuk do të shohësh në të as lugina, as brigje.”
20:107.
LA TERA FIHA ‘IWEXHEN WE LA ‘EMTAN
C
20:108.
Atë ditë ata do të shkojnë pas thirrësit, e nuk do t'i largohen atij, e para të Gjithëmëshirshmit ulen zërat e nuk dëgjohet tjetër pos një zë i ulët.
20:108.
Atë ditë, ata do të shkojnë pas thirrësit, pa iu shmangur dot atij dhe do t’i ulin zërat para të Gjithëmëshirshmit. Ti nuk do të dëgjosh tjetër, veç pëshpëritjes.
20:108.
JEWME’IDHIN JETTEBI’UNE ED-DA’I LA ‘IWEXHE LEHU WE HASHE’ATIL-’ESWATU LILRREHMENI FELA TESMA’U ‘ILLA HEMSEN
C
20:109.
Atë ditë nuk bën dobi as ndërmjetësimi, përveç atij të cilin e ka lejuar i Gjithëmëshirshmi të ndërmjetësojë dhe për të cilin e pëlqeu ndërmjetësimin.
20:109.
Atë ditë nuk do të bëjë dobi ndërmjetësimi i askujt, përveç ndërmjetësimit të atij, që i jep leje i Gjithëmëshirshmi dhe që i është pranuar fjala.
20:109.
JEWME’IDHIN LA TENFA’U ESH-SHEFA’ATU ‘ILLA MEN ‘EDHINE LEHU ER-REHMANU WE REDIJE LEHU KAWLEN
C
20:110.
Ai i di ato që ishin para tyre dhe ato që vijnë pas, po dija e tyre nuk mund ta përfshijë atë.
20:110.
Ai e di ç’ka para tyre dhe ç’ka pas tyre, kurse ata nuk mund ta ngërthejnë dijeninë e Allahut.
20:110.
JA’LEMU MA BEJNE ‘EJDIHIM WE MA HALFEHUM WE LA JUHITUNE BIHI ‘ILMEN
C
20:111.
E fytyrat (e mëkatarëve) e turpëruara, i përulen të Përjetshmit, të Gjithfuqishmit, sepse ka dështuar ai që barti padrejtësinë.
20:111.
Fytyrat do t’i përulen të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të çdo gjëje dhe, sigurisht, do të humbë ai që do të mbartë padrejtësi.
20:111.
WE ‘ANETIL-WUXHUHU LILHEJJIL-KAJJUMI WE KAD HABE MEN HEMELE DHULMEN
C
20:112.
Kush është besimtar dhe bën vepra të mira, ai nuk i frikësohet ndonjë padrejtësie e as ndonjë mungese (në shpërblim).
20:112.
Ndërsa ai që bën vepra të mira dhe është besimtar, nuk do të druajë nga padrejtësia, as nga pakësimi i asaj që i përket.
20:112.
WE MEN JA’MEL MINE ES-SALIHATI WE HUWE MU’UMINUN FELA JEHAFU DHULMEN WE LA HEDMAN
C
20:113.
Kështu Ne e shpallëm këtë Kur'an arabisht dhe përsëritëm në të vërejtjet, në mënyrë që ata të ruhen ose ai (Kur'ani) t'u sjellë atyre përvojë mësimi.
20:113.
Dhe kështu, Ne e kemi zbritur Kuranin në gjuhën arabe dhe i kemi shpjeguar paralajmërimet, që ata t’ua vënë veshin.
20:113.
WE KEDHELIKE ‘ENZELNAHU KUR’ANEN ‘AREBIJAN WE SERREFNA FIHI MINEL-WA’IDI LE’ALLEHUM JETTEKUNE ‘EW JUHDITHU LEHUM DHIKRÆN
C
20:114.
I lartë është All-llahu, Sundimtar i vërtetë. Ti mos nxito me Kur'anin para se të përfundojë shpallja e tij te ti, thuaj: "Zoti im, më shto dituri!"
20:114.
I Lartësuar qoftë Allahu, Sunduesi i Vërtetë! Mos nxito për ta lexuar Kuranin para se të përfundojë shpallja e tij dhe thuaj: “O Zoti im, shtoma dijeninë!”
20:114.
FETA’ALALLAHUL-MELIKUL-HEKKU WE LA TA’XHEL BIL-KUR’ANI MIN KABLI ‘EN JUKDA ‘ILEJKE WEHJUHU WE KUL RABBI ZIDNI ‘ILMEN