Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 20:90. E Haruni atyre u pat thënë më parë: "O populli im, ju vetëm u sprovuat me të, pse Zoti juaj është i Gjithëmëshirshmi, andaj ejani pas meje dhe më dëgjoni për këtë që po ua thëm".
20:90. Ndërkohë, Haruni u kishte thënë atyre qysh më parë: “O populli im! Kjo është vetëm një provë për ju! Zoti juaj është i Gjithëmëshirshmi, andaj ndiqmëni mua dhe dëgjoni urdhrin tim!”
20:90. WE LEKAD KALE LEHUM HARUNU MIN KABLU JA KAWMI ‘INNEMA FUTINTUM BIHI WE ‘INNE REBBEKUMU ER-REHMANU FE ETTEBI’UNI WE ‘ETI’U ‘EMRI
C 20:91. Ata i thanë: "Ne nuk do t'i ndahemi këtij (adhurimit të viçit) deri që të kthehet te ne Musai!"
20:91. Ata u përgjigjën: “Ne do t’i lutemi atij, derisa të na kthehet Musai”.
20:91. KALU LEN NEBREHE ‘ALEJHI ‘AKIFINE HETTA JERXHI’A ‘ILEJNA MUSA
C 20:92. Ai (Musai u kthye e) tha: "O Harun ç'të pengoi ty kur i pe se morën rrugën e gabuar,
20:92. (Musai) tha: “O Harun, ç’të pengoi ty, kur i pe ata se kishin humbur,
20:92. KALE JA HARUNU MA MENE’AKE ‘IDH RE’EJTEHUM DELLU
C 20:93. E ti të mos u vazhdosh rrugën time? A mos e kundërshtove edhe ti porosinë time?"
20:93. që të vije tek unë?! A mos e kundërshtove urdhrin tim?”
20:93. ‘ELLA TETTEBI’ANI ‘EFE’ASEJTE ‘EMRI
C 20:94. Ai (Haruni) tha: "O bir i nënës sime, mos më kap as për mjekre as për flokë, se unë u frikësova se do të thuash: I përçave beni israilët dhe nuk e ke respektuar porosinë time?"
20:94. (Haruni) tha: “O biri i nënës sime, mos më kap për mjekre e as për koke! Unë kisha frikë se do të thoje: Ke mbjellë përçarje midis bijve të IzrElit e nuk i ke mbajtur porositë e mia”.
20:94. KALE JEBNE’UUMME LA TE’HUDH BILIHJETI WE LA BIRE’SI ‘INNI HASHITU ‘EN TEKULE FERREKTE BEJNE BENI ‘ISRA’ILE WE LEM TERKUB KAWLI
C 20:95. Ai (Musai) tha: "E çka ishte puna jote, o Samirij?"
20:95. (Musai) tha: “Si është puna jote, o Samiri?”
20:95. KALE FEMA HATBUKE JA SAMIRIJU
C 20:96. Tha (Samirija): "Unë pashë atë që ata nuk e panë, e mora një grusht nga gjurma e të dërguarit (nga fërkemi i kalit të Xhibrilit) dhe ia hodha atij (viçit) dhe kështu më mashtroi vetvetja".
20:96. (Samiriu) u përgjigj: “Unë pashë atë, që ata nuk e panë. Mora një grusht nga gjurmët e të Dërguarit dhe atë e hodha mbi viçin dhe kështu më nxiti vetja (e keqja) ime”.
20:96. KALE BESURTU BIMA LEM JEBSURU BIHI FEKABEDTU KABDETEN MIN ‘ETHERI ER-RESULI FENEBEDHTUHA WE KEDHELIKE SEWWELET LI NEFSI
C 20:97. Ai (Musai) tha: "Prandaj largohu, sepse sa të jeshë gjallë ke për të thënë: (këdo që e sheh) "Mos m'u afro!" E ty të pret edhe një moment (dënim) i pathyeshëm. E ti tash shikoje zotin tënd që e adhurove bindshëm, e tani atë do ta djegim e do ta bëjmë shkrumb dhe hirin e tij do ta shpërndajmë nëpër det".
20:97. (Musai) tha: “Atëherë ik! Tërë jetën do të të duhet të thuash: ‘Mos më prekni’. Por të është caktuar një premtim, i cili doemos do të zbatohet. Shikoje zotin tënd që ti e ke adhuruar vazhdimisht: Ne do ta djegim e pastaj do ta hedhim në det hirin e tij.
20:97. KALE FADH/HEB FE’INNE LEKE FIL-HEJETI ‘EN TEKULE LA MISASE WE ‘INNE LEKE MEW’IDAN LEN TUHLEFEHU WE ENDHUR ‘ILA ‘ILEHIKEL-LEDHI DHELTE ‘ALEJHI ‘AKIFÆN LENUHERRIKANNEHU THUMME LENENSIFENNEHU FIL-JEMMI NESFÆN
C 20:98. I adhuruari juaj është vetëm All-llahu, që përveç Tij nuk ka zot tjetër, e dituria e Tij ka përfshirë çdo send.
20:98. Në të vërtetë, Zoti juaj është vetëm Allahu; s’ka zot tjetër përveç Tij; dituria e Tij përfshin çdo gjë”.
20:98. ‘INNEMA ‘ILEHUKUMU ELLAHUL-LEDHI LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE WESI’A KULLE SHEJ’IN ‘ILMEN
C 20:99. Po kështu, Ne të rrëfejmë ty për disa nga ndodhitë që kanë kaluar më herët dhe nga ana jonë ta dhamë ty shpalljen plot përkujtime.
20:99. Kështu pra, Ne po të të tregojmë ty (o Muhamed) disa histori të së kaluarës. Ky (Kuran) që të kemi dhënë, është një Këshillë nga ana Jonë.
20:99. KEDHALIKE NEKUSSU ‘ALEJKE MIN ‘ENBA’I MA KAD SEBEKA WE KAD ‘ATEJNAKE MIN LEDUNNA DHIKREN
C 20:100. Kush i kthen shpinën kësaj (shpalljes - Kur'anit), ai do ta bartë në ditën e kijametit barrën më të rëndë.
20:100. Kush shmanget nga ai, në Ditën e Kiametit do të mbartë ngarkesë të rëndë,
20:100. MEN ‘A’REDE ‘ANHU FE’INNEHU JEHMILU JEWMEL-KIJAMETI WIZREN