Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 20:77. Ne i kumtuam Musait: "Udhëto natën me robtë e Mi, hapju atyre rrugë të terur në det, e mos ki frikë se do të zënë, a do të fundosesh".
20:77. Ne i thamë Musait: “Udhëto natën me robërit e Mi, hapu atyre një rrugë të tharë nëpër det dhe mos u frikëso se do të të kapë ndokush e as se do të mbyteni!”
20:77. WE LEKAD ‘EWHEJNA ‘ILA MUSA ‘EN ‘ESRI BI’IBADI FADRIB LEHUM TERIKEN FIL-BEHRI JEBESAN LA TEHAFU DEREKÆN WE LA TEHSHA
C 20:78. Atyre iu vu prapa faraoni me ushtrinë e vet, po ata pësuan në det ashtu si pësuan.
20:78. Faraoni i ndoqi ata (bijtë e IzrElit) me ushtrinë e tij, por deti i mbuloi ata me dallgë të mëdha.
20:78. FE’ETBE’AHUM FIR’AWNU BIXHUNUDIHI FEGASHIJEHUM MINEL-JEMMI MA GASHIJEHUM
C 20:79. Faraoni e humbi popullin e vet, e nuk e udhëzoi.
20:79. Faraoni i solli humbje popullit të vet dhe nuk e çoi në rrugë të drejtë.
20:79. WE ‘EDELLE FIR’AWNU KAWMEHU WE MA HEDA
C 20:80. O bijt e israilit, Ne ju shpëtuam prej armikut tuaj, ua përcaktuam anën e djathtë të Turit (për shpalljen e Tevratit), ju furnizuam me rrëshirë (si mjalti) dhe me shkurtëza.
20:80. O bijtë e IzrElit, Ne ju shpëtuam nga armiku juaj, bëmë besëlidhje me ju në anën e djathtë të Turit dhe ju zbritëm manë dhe thëllëza.
20:80. JA BENI ‘ISRA’ILE KAD ‘ENXHEJNAKUM MIN ‘ADUWIKUM WE WA’ADNAKUM XHANIBET-TURIL-’EJMENE WE NEZZELNA ‘ALEJKUMUL-MENNE WE ES-SELWA
C 20:81. Hani nga të mirat që ua dhuruam, e mos u bëni përbuzës se do t'ju godasë hidhërimi Im, e atë që e zë hidhërimi Im, ai ka mbaruar.
20:81. Hani nga ushqimet e shijshme e të lejuara me të cilat ju kemi furnizuar dhe mos e kapërceni kufirin, përndryshe do t’ju zërë zemërimi Im. Ai, të cilin e zë zemërimi Im, është i humbur!
20:81. KULU MIN TEJJIBATI MA REZEKNAKUM WE LA TETGAW FIHI FEJEHILLE ‘ALEJKUM GADEBI WE MEN JEHLIL ‘ALEJHI GADEBI FEKAD HEWA
C 20:82. Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqëndrohet për në rrugën e drejtë.
20:82. Vërtet, Unë jam Falës për atë që pendohet, beson e bën vepra të mira dhe pastaj qëndron në rrugë të drejtë.
20:82. WE ‘INNI LEGAFFARUN LIMEN TABE WE ‘AMENE WE ‘AMILE SALIHEN THUMME EHTEDA
C 20:83. Po ty o Musa: "Ç'të nguti para popullit tënd?"
20:83. “Përse nxitove para popullit tënd, o Musa?”
20:83. WE MA ‘A’XHELEKE ‘AN KAWMIKE JA MUSA
C 20:84. Ai u përgjigj: "Ja, ata jnë pranë meje, e unë u nguta te ti, o Zoti im, që të jeshë i kënaqur ndaj meje!"
20:84. (Musai) tha: “Ja, ata, shkojnë pas gjurmëve të mia e unë nxitova te Ti, o Zoti im, për të fituar kënaqësinë Tënde”.
20:84. KALE HUM ‘ULA’I ‘ALA ‘ETHERI WE ‘AXHILTU ‘ILEJKE RABBI LITERDA
C 20:85. Ai (All-llahu) Tha: "Ne e sprovuam popullin tënd pas teje, dhe ata i hodhi në humbje Samiriji!"
20:85. (Allahu) tha: “Ne e vumë në provë popullin tënd gjatë mungesës tënde, e Samiriu i nxori ata nga rruga e drejtë”.
20:85. KALE FE’INNA KAD FETENNA KAWMEKE MIN BA’DIKE WE ‘EDELLEHUMU ES-SAMIRIJU
C 20:86. Musai u kthye te populli i vet i hidhëruar e i pikëlluar dhe tha: "O populli im, a nuk u premtoi juve Zoti juaj premtim të mirë, a mos u bë kohë e gjatë e ju e harruat premtimin, ose dëshiruat t'ju godasë hidhërimi nga Zoti juaj, andaj e thyet besën që ma keni dhënë?"
20:86. Musai u kthye te populli i vet i zemëruar dhe i pikëlluar. Tha: “O populli im, vallë, a nuk ju dha Zoti juaj një premtim të mirë? A mos ju duk e gjatë koha (e përmbushjes së premtimit) apo dëshironi që t’ju godasë zemërimi i Zotit tuaj?! Prandaj nuk i jeni përmbajtur premtimit që më dhatë?!”
20:86. FEREXHE’A MUSA ‘ILA KAWMIHI GADBANE ‘ESIFEN KALE JA KAWMI ‘ELEM JA’IDKUM REBBUKUM WA’DAN HESENÆN ‘EFETALE ‘ALEJKUMUL-’AHDU ‘EM ‘EREDTUM ‘EN JEHILLE ‘ALEJKUM GADEBUN MIN RABBIKUM FE’EHLEFTUM MEW’IDI
C 20:87. Ata thanë: "Ne nuk e thyem besën tënde me dëshirën tonë, por ne ishim ngarkuar me barrë të rënda nga stolitë e popullit e i hodhëm ato (në zjarr), e ashtu i hodhi edhe Samirija".
20:87. Ata u përgjigjën: “Ne nuk e kemi thyer premtimin që të patëm dhënë me vullnetin tonë, por qemë të ngarkuar rëndë me stolitë e popullit (të Faraonit), andaj i hodhëm ato (në zjarr për t’u lehtësuar). Po kështu i hodhi edhe Samiriu,
20:87. KALU MA ‘EHLEFNA MEW’IDEKE BIMELKINA WE LEKINNA HUMMILNA ‘EWZAREN MIN ZINETIL-KAWMI FEKADHEFNAHA FEKEDHELIKE ‘ELKA ES-SAMIRIJU