Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 19:95. Dhe në ditën e kijametit secili do t'i paraqitet Atij i vetmuar.
19:95. Çdonjëri prej tyre, në Ditën e Kiametit, do të dalë fill i vetëm para Tij.
19:95. WE KULLUHUM ‘ATIHI JEWMEL-KIJAMETI FERDEN
C 19:96. Nuk ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre i Gjithëmëshirshmi do t'u krijojë (në zemrat e tyre) dashuri.
19:96. Në të vërtetë, atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do t’u dhurojë dashuri.
19:96. ‘INNEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI SEJEXH’ALU LEHUMU ER-REHMANU WUDDEN
C 19:97. Ne e bëmë atë (Kur'anin) të lehtë me gjuhën tënde vetëm që me të t'i përgëzosh të devotshmit, dhe me të t'i tërheqish vërejtjen një populli që është kryeneç.
19:97. Ne e kemi bërë atë (Kuranin) të lehtë, në gjuhën tënde, vetëm që, nëpërmjet tij, ti t’u japësh lajmin e mirë besimtarëve të devotshëm dhe të paralajmërosh njerëzit kokëfortë (në mosbesimin e tyre).
19:97. FE’INNEMA JESSERNAHU BILISANIKE LITUBESHSHIRE BIHIL-MUTTEKINE WE TUNDHIRE BIHI KAWMEN LUDDAN
C 19:98. Sa shumë brezni kemi shkatërruar para tyre. A po vëren ndonjë prej tyre, ose a po dëgjon zërin e ulët të tyre (nuk u ndihet zëri)?
19:98. Sa e sa brezni kemi shkatërruar Ne para tyre! Vallë, a po sheh ndonjërin prej tyre dhe a po dëgjon pëshpëritjen më të vogël të tyre?!
19:98. WE KEM ‘EHLEKNA KABLEHUM MIN KARNIN HEL TUHISSU MINHUM MIN ‘EHEDIN ‘EW TESMA’U LEHUM RIKZEN
C 20:1. Ta, Ha.
20:1. Tâ, Hâ.
20:1. TAHA
C 20:2. Ne nuk ta shpallëm Kur'anin për të munduar ty.
20:2. Ne nuk ta kemi shpallur Kuranin ty (o Muhamed), për të të munduar,
20:2. MA ‘ENZELNA ‘ALEJKEL-KUR’ANE LITESHKA
C 20:3. Ta shpallëm vetëm këshillë (përkujtim) për atë që frikësohet.
20:3. por që të jetë kujtesë për atë që ka frikë (nga Allahu).
20:3. ‘ILLA TEDHKIRETEN LIMEN JEHSHA
C 20:4. (kjo është) Shpallje nga Ai që krijoi tokën dhe qiejt e lartë.
20:4. Ai është zbritur nga Krijuesi i Tokës e i qiejve të lartë.
20:4. TENZILEN MIMMEN HALEKAL-’ERDE WE ES-SEMAWATIL-’ULA
C 20:5. (E Ai është) Mëshiruesi që krijoi tokën dhe qiejt e lartë.
20:5. I Gjithëmëshirshmi mbi Fron u ngrit (si i takon Madhërisë së Tij).
20:5. ER-REHMANU ‘ALEL-’ARSHI ESTEWA
C 20:6. E Tij është çdo gjë që ekziston në qiej dhe në tokë dhe çdo gjë që gjendet midis tyre, edhe ç'ka nën dhe.
20:6. Atij i përket ç’ka në qiej e ç’ka në Tokë, si dhe gjithçka që gjendet midis tyre e gjithçka që ndodhet nën tokë.
20:6. LEHU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI WE MA BEJNEHUMA WE MA TEHTE ETH-THERA
C 20:7. Andaj, nëse bën shprehjen (lutjen haptazi), Ai e di të fshehtën, madje edhe më shumë se kjo.
20:7. Edhe nëse ti flet me zë të lartë, (është e kotë, sepse) Ai, me të vërtetë, i di sekretet edhe më të fshehta.
20:7. WE ‘IN TEXHHER BIL-KAWLI FE’INNEHU JA’LEMU ES-SIRRE WE ‘EHFA