Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 19:59. E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo të keqe (ose në Gaja).
19:59. Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të pësojnë dënimin e madh,
19:59. FEHALEFE MIN BA’DIHIM HALFUN ‘EDA’U ES-SELETE WE ETTEBA’U ESH-SHEHEWATI FESEWFE JELKAWNE GAJJAN
C 19:60. Me përjashtim të atij që pendohet dhe beson e bën vepra të mira, të tillët do të hyjnë në xhennet dhe atyre nuk u bëhet kurrëfarë e padrejtë.
19:60. përveç atyre që pendohen, që besojnë dhe bëjnë punë të mirë. Këta do të hyjnë në Xhenet dhe nuk do t’u bëhet kurrfarë padrejtësie;
19:60. ‘ILLA MEN TABE WE ‘AMENE WE ‘AMILE SALIHEN FE’ULA’IKE JEDHULUNEL-XHENNETE WE LA JUDHLEMUNE SHEJ’AN
C 19:61. Ato janë xhennetet e Adnit, që Mëshiruesi u pat premtuar robve të vet, pa i parë ata (i besuan pa i parë), e premtimi i Tij është i kryer.
19:61. në kopshtet e Adnit, që i Gjithëmëshirshmi ua ka premtuar robërve të Vet, edhe pse ende nuk e kanë parë. Me të vërtetë, premtimi i Tij është i sigurt.
19:61. XHENNATI ‘ADNIN ELLETI WE’ADE ER-REHMANU ‘IBADEHU BIL-GAJBI ‘INNEHU KANE WA’DUHU ME’TIJEN
C 19:62. Aty nuk dëgjojnë fjalë boshe, por vetëm përshëndetje. Aty kanë ushqimin e vet (të llojllojshëm) mëngjes e mbrëmje.
19:62. Aty nuk do të dëgjojnë llomotitje, por vetëm fjalë përshëndetjeje për paqe dhe do të ushqehen në mëngjes dhe në mbrëmje.
19:62. LA JESMA’UNE FIHA LEGWEN ‘ILLA SELAMEN WE LEHUM RIZKUHUM FIHA BUKRETEN WE ‘ASHIJAN
C 19:63. Ato janë xhennetet që do t'ua trashëgojmë robve Tanë që ishin të ruajtur.
19:63. Ky është Xheneti që Ne ua japim në trashëgim robërve Tanë të përkushtuar.
19:63. TILKEL-XHENNETU ELLETI NURITHU MIN ‘IBADINA MEN KANE TEKIJEN
C 19:64. Ne (engjëjt, thotë Xhibrili) nuk zbresim (nuk vijmë) vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Vetëm Atij i takon e tërë çështja e tashme, e ardhme dhe mes tyre, e Zoti yt nuk është që harron.
19:64. (Xhebraili tha): “Ne (engjëjt) zbresim vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Atij i përket gjithçka që është para nesh, gjithçka që është pas nesh dhe gjithçka që është në mes. Dhe Zoti yt nuk harron kurrë”.
19:64. WE MA NETENEZZELU ‘ILLA BI’EMRI RABBIKE LEHU MA BEJNE ‘EJDINA WE MA HALFENA WE MA BEJNE DHALIKE WE MA KANE REBBUKE NESIJEN
C 19:65. Ai është Zot i qiejve dhe i tokës dhe çka ka midis tyre, pra Atë adhuroje, e në adhurimin ndaj Tij bëhu i qëndrueshëm. A di për Të ndonjë emnak (adash)?!"
19:65. Ai është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që është midis tyre, prandaj, vetëm Atë adhuroje dhe bëhu i qëndrueshëm në adhurimin ndaj Atij. A njeh ti ndokënd që ka Emrin e Tij?!
19:65. REBBU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE MA BEJNEHUMA FA’BUD/HU WE ESTEBIR LI’IBADETIHI HEL TA’LEMU LEHU SEMIJEN
C 19:66. E njeriu thotë: "A thua njëmend pasi të vdes do të nxirrem i gjallë (do të ringjallem)?"
19:66. Njeriu thotë: “Vallë, pasi të vdes, a do të ringjallem përsëri?”
19:66. WE JEKULUL-’INSANU ‘E’IDHA MA MITTU LESEWFE ‘UHREXHU HEJJEN
C 19:67. Po, a nuk po mendon njeriu se Ne e krijuam atë më parë kur ai nuk ishte asgjë?
19:67. A nuk e mban mend njeriu se Ne e kemi krijuar atë, kur ende nuk ishte asgjë?!
19:67. ‘EWELA JEDHKURUL-’INSANU ‘ENNA HALEKNAHU MIN KABLU WE LEM JEKU SHEJ’EN
C 19:68. Pasha Zotin tënd, Ne do t'i tubojmë (pas ringjalljes) ata bashkë me djajtë dhe do t'i afrojmë ata rreth xhehennemit të gjunjëzuar.
19:68. Për Zotin tënd! Ne do t’i tubojmë ata dhe djajtë, pastaj do t’i sjellim ata të gjunjëzuar rreth Xhehenemit!
19:68. FEWEREBBIKE LENEHSHURENNEHUM WE ESH-SHEJATINE THUMME LENUHDIRENNEHUM HEWLE XHEHENNEME XHITHIJEN
C 19:69. Pastaj, nga secili grup do t'i kapim ata që kishin qenë më jorespektues ndaj të Gjithmëshërshmit.
19:69. Pastaj do të ndajmë prej çdo grupi atë që ka qenë më kokëfortë ndaj të Gjithëmëshirshmit.
19:69. THUMME LENENZI’ANNE MIN KULLI SHI’ATIN ‘EJJUHUM ‘ESHEDDU ‘ALA ER-REHMANI ‘ITIJEN