Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 19:63. Ato janë xhennetet që do t'ua trashëgojmë robve Tanë që ishin të ruajtur.
19:63. Ky është Xheneti që Ne ua japim në trashëgim robërve Tanë të përkushtuar.
19:63. TILKEL-XHENNETU ELLETI NURITHU MIN ‘IBADINA MEN KANE TEKIJEN
C 19:64. Ne (engjëjt, thotë Xhibrili) nuk zbresim (nuk vijmë) vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Vetëm Atij i takon e tërë çështja e tashme, e ardhme dhe mes tyre, e Zoti yt nuk është që harron.
19:64. (Xhebraili tha): “Ne (engjëjt) zbresim vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Atij i përket gjithçka që është para nesh, gjithçka që është pas nesh dhe gjithçka që është në mes. Dhe Zoti yt nuk harron kurrë”.
19:64. WE MA NETENEZZELU ‘ILLA BI’EMRI RABBIKE LEHU MA BEJNE ‘EJDINA WE MA HALFENA WE MA BEJNE DHALIKE WE MA KANE REBBUKE NESIJEN
C 19:65. Ai është Zot i qiejve dhe i tokës dhe çka ka midis tyre, pra Atë adhuroje, e në adhurimin ndaj Tij bëhu i qëndrueshëm. A di për Të ndonjë emnak (adash)?!"
19:65. Ai është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që është midis tyre, prandaj, vetëm Atë adhuroje dhe bëhu i qëndrueshëm në adhurimin ndaj Atij. A njeh ti ndokënd që ka Emrin e Tij?!
19:65. REBBU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE MA BEJNEHUMA FA’BUD/HU WE ESTEBIR LI’IBADETIHI HEL TA’LEMU LEHU SEMIJEN
C 19:66. E njeriu thotë: "A thua njëmend pasi të vdes do të nxirrem i gjallë (do të ringjallem)?"
19:66. Njeriu thotë: “Vallë, pasi të vdes, a do të ringjallem përsëri?”
19:66. WE JEKULUL-’INSANU ‘E’IDHA MA MITTU LESEWFE ‘UHREXHU HEJJEN
C 19:67. Po, a nuk po mendon njeriu se Ne e krijuam atë më parë kur ai nuk ishte asgjë?
19:67. A nuk e mban mend njeriu se Ne e kemi krijuar atë, kur ende nuk ishte asgjë?!
19:67. ‘EWELA JEDHKURUL-’INSANU ‘ENNA HALEKNAHU MIN KABLU WE LEM JEKU SHEJ’EN
C 19:68. Pasha Zotin tënd, Ne do t'i tubojmë (pas ringjalljes) ata bashkë me djajtë dhe do t'i afrojmë ata rreth xhehennemit të gjunjëzuar.
19:68. Për Zotin tënd! Ne do t’i tubojmë ata dhe djajtë, pastaj do t’i sjellim ata të gjunjëzuar rreth Xhehenemit!
19:68. FEWEREBBIKE LENEHSHURENNEHUM WE ESH-SHEJATINE THUMME LENUHDIRENNEHUM HEWLE XHEHENNEME XHITHIJEN
C 19:69. Pastaj, nga secili grup do t'i kapim ata që kishin qenë më jorespektues ndaj të Gjithmëshërshmit.
19:69. Pastaj do të ndajmë prej çdo grupi atë që ka qenë më kokëfortë ndaj të Gjithëmëshirshmit.
19:69. THUMME LENENZI’ANNE MIN KULLI SHI’ATIN ‘EJJUHUM ‘ESHEDDU ‘ALA ER-REHMANI ‘ITIJEN
C 19:70. E Ne e dimë më së miri se cili prej tyre ka më meritë të hedhet në të.
19:70. Ne pastaj e dimë më së miri se kush prej tyre e ka merituar të digjet në të.
19:70. THUMME LENEHNU ‘A’LEMU BIEL-LEDHINE HUM ‘EWLA BIHA SILIJEN
C 19:71. Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t'i afrohet atij. Ky (kontaktim i xhehennemit) është vendim i kryer i Zotit tënd.
19:71. Dhe nuk ka asnjë prej jush që të mos arrijë tek ai (Xhehenemi). Kjo është vendosur prerazi nga Zoti yt.
19:71. WE ‘IN MINKUM ‘ILLA WE ERIDUHA KANE ‘ALA RABBIKE HETMEN MEKDIJAN
C 19:72. Pastaj, (pas kalimit pranë tij) do t'i shpëtojmë ata që ishin ruajtur (mëkateve), e zullumqarët do t'i lëmë aty të gjunjëzuar.
19:72. Pastaj do t’i shpëtojmë ata që kanë qenë besimtarë dhe do t’i lëmë keqbërësit të gjunjëzuar në të.
19:72. THUMME NUNEXHXHIL-LEDHINE ETTEKAW WE NEDHERU EDH-DHALIMINE FIHA XHITHIJEN
C 19:73. E kur u lexoheshin atyre ajetet tona të argumentuara, ata që nuk kishin besuar u thoshin atyre që kishin besuar: "Cili grup (ne ose ju) ka vend jete më të mirë dhe kuvend më autoritativ?"
19:73. Kur u lexohen vargjet Tona të qarta, jobesimtarët u thonë atyre që kanë besuar: “Cili grup ka pozitë më të mirë dhe rreth më të mirë?”
19:73. WE ‘IDHA TUTLA ‘ALEJHIM ‘AJATUNA BEJJINATIN KALEL-LEDHINE KEFERU LILLEDHINE ‘AMENU ‘EJJUL-FERIKAJNI HAJRUN MEKAMEN WE ‘EHSENU NEDIJAN