Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 19:10. Ai (Zekerija) tha: "Zoti im, më jep mua një shenjë (që të di)!" Ai (All-llahu) tha: "Shenja jote është se, (duke qenë shëndoshë e mirë), nuk do të mund t'u flasish njerëzve tre net (e tri ditë)".
19:10. (Zekerija) tha: “O Zoti im, më jep ndonjë shenjë!” Ai tha: “Shenja jote do të jetë se nuk do të mund të flasësh me njerëzit për tri net, ndonëse do të jesh i shëndoshë.”
19:10. KALE RABBI EXH’AL LI ‘AJETEN KALE ‘AJETUKE ‘ELLA TUKELLIME EN-NASE THELATHE LEJALIN SEWIJEN
C 19:11. Dhe ai doli prej faltores para popullit të vet dhe u dha shenjë adhuroni (All-llahun) mëngjes e mbrëmje.
19:11. Ai doli nga faltorja para popullit të vet dhe u bëri me shenjë atyre të lavdëronin Allahun në mëngjes dhe në mbrëmje!
19:11. FEHAREXHE ‘ALA KAWMIHI MINEL-MIHRABI FE’EWHA ‘ILEJHIM ‘EN SEBBIHU BUKRETEN WE ‘ASHIJEN
C 19:12. O Jahja, merre librin me shumë kujdes, dhe ashtu Ne i dhamë atij urtësi kur ishte fëmijë.
19:12. (Pasi lindi djali, iu tha): “O Jahja, rroke fort Librin (Teuratin).” Dhe Ne, kur ende ishte fëmijë, i dhamë mençuri,
19:12. JA JEHJA HUDHIL-KITABE BIKUWETIN WE ‘ATEJNAHUL-HUKME SEBIJEN
C 19:13. Dhe nga ana Jonë i mundësuam të jetë i butë, i pastër dhe respektues (i dëgjueshëm).
19:13. butësi prej Nesh dhe dëlirësi. Ai ishte besimtar i përkushtuar
19:13. WE HENANEN MIN LEDUNNA WE ZEKATEN WE KANE TEKIJÆN
C 19:14. Edhe i sjellshëm ndaj prindërve të vet, nuk ishte kryelartë e i padëgjueshëm.
19:14. dhe i sjellshëm ndaj prindërve të vet, nuk ishte i ashpër dhe i padëgjueshëm.
19:14. WE BERREN BIWALIDEJHI WE LEM JEKUN XHEBBARAN ‘ASIJÆN
C 19:15. Dhe selam (prej nesh) atij ditën kur u lind, ditën kur vdes dhe ditën kur do të ngrehet i gjallë (e përshëndetëm dhe i garantuam)!
19:15. Paqja qoftë mbi atë ditën kur ka lindur, ditën kur të vdesë dhe në ditën kur do të ringjallet.
19:15. WE SELAMUN ‘ALEJHI JEWME WULIDE WE JEWME JEMUTU WE JEWME JUB’ATHU HEJJEN
C 19:16. E, përmendju në këtë libër (tregimin për) Merjemen kur ajo u largua prej familjes së saj në një vend në lindje.
19:16. Dhe trego (o Muhamed) në Libër për Merjemen, kur u tërhoq nga familja e saj në një vend në lindje,
19:16. WE EDHKUR FIL-KITABI MERJEME ‘IDH ENTEBEDHET MIN ‘EHLIHA MEKANEN SHERKIJAN
C 19:17. Ajo vuri një perde ndaj tyre, e Ne ia dërguam asaj Xhibrilin, e ai iu paraqit asaj njeri në tërësi.
19:17. duke e fshehur veten nga ata. Ne i dërguam Shpirtin Tonë, i cili iu paraqit asaj si një njeri i plotë.
19:17. FATTEHADHET MIN DUNIHIM HIXHABEN FE’ERSELNA ‘ILEJHA RUHENA FETEMETHTHELE LEHA BESHERAN SEWIJÆN
C 19:18. Ajo tha: "Unë i mbështetem të Gjithëmëshirshmit prej teje, nëse je që i frikësohesh Atij (pra më le të lirë)!"
19:18. Ajo i tha: “Unë kërkoj që të më mbrojë i Gjithëmëshirshmi prej teje, nëse i frikësohesh Allahut.
19:18. KALET ‘INNI ‘A’UDHU BIR-REHMENI MINKE ‘IN KUNTE TEKIJEN
C 19:19. Ai (Xhibrili) tha: "Unë jam vetëm i dërguar (melek) i Zotit tënd për të dhuruar ty një djalë të pastër (pejgamber)".
19:19. Ai tha: “Në të vërtetë, unë jam vetëm një i dërguar i Zotit tënd, që të të dhuroj ty një djalë të pastër.”
19:19. KALE ‘INNEMA ‘ENA RESULU RABBIKI LI’HEBE LEKI GULAMEN ZEKIJAN
C 19:20. Ajo tha: "Si do të kem unë djalë, kur mua nuk më është afruar njeri (nuk jam e martuar), e as nuk kam qenë e pamoralshme".
19:20. Ajo tha: “Si mund të kem unë djalë, kur asnjë mashkull nuk më ka prekur e nuk jam as e pacipë?!”
19:20. KALET ‘ENNA JEKUNU LI GULAMUN WE LEM JEMSESNI BESHERUN WE LEM ‘EKU BEGIJEN