Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 19:5. Unë ua kam frikën pasardhësve të mi pas meje (kushërinjve, se do ta humbnin fenë), ndërsa gruaja ime është sterile, pra më fal nga ajo mirësia Jote një pasardhës (një fëmijë).
19:5. Unë u frikësohem (sjelljeve të) të afërmve të mi pas meje, ndërsa bashkëshortja ime është beronjë; andaj, më dhuro nga ana Jote një pasardhës,
19:5. WE ‘INNI HIFTUL-MEWALIJE MIN WERA’I WE KANETI EMRE’ETI ‘AKIREN FEHEB LI MIN LEDUNKE WELIJAN
C 19:6. Të më trashëgojë mua dhe t'i trashëgojë ata nga familja e Jakubit, dhe bëre atë, o Zoti im, të këndshëm! (të vyeshëm)!"
19:6. që të më trashëgojë mua dhe familjen e Jakubit. O Zoti im, bëje atë të pëlqyeshëm (për Ty)!”
19:6. JERITHUNI WE JERITHU MIN ‘ALI JA’KUBE WE EXH’ALHU RABBI REDIJEN
C 19:7. O Zekerija, Ne po të përgëzojmë ty me një djalë, emri i të cilit është Jahja, e që askush para tij nuk u emërtua me këtë emër.
19:7. “O Zekerija, Ne po të japim lajmin e mirë për një djalë që do të quhet Jahja. Askujt nuk ia kemi dhënë këtë emër më parë”.
19:7. JA ZEKERIJA ‘INNA NUBESHSHIRUKE BIGULAMIN ESMUHU JEHJA LEM NEXH’AL LEHU MIN KABLU SEMIJEN
C 19:8. Ai tha: "Zoti im, si do të kemë unë djalë kur gruaja ime ishte që nuk lind, e unë kam arritur pleqëri të thellë?"
19:8. Ai tha: “O Zoti im, si mund të kem unë djalë, kur bashkëshortja ime është beronjë dhe unë kam arritur pleqërinë e thellë?!”
19:8. KALE RABBI ‘ENNA JEKUNU LI GULAMUN WE KANET EMRE’ETI ‘AKIREN WE KAD BELEGTU MINEL-KIBERI ‘ITIJAN
C 19:9. Tha: "Ja, kështu Zoti yt ka thënë: se ajo për Mua është lehtë; Unë të krijova më parë ty, që nuk ishe fare!"
19:9. I tha: “Ashtu ka thënë Zoti yt. Kjo për mua është lehtë. Unë të kam krijuar edhe ty më parë, ndërkohë që nuk ekzistoje”.
19:9. KALE KEDHALIKE KALE REBBUKE HUWE ‘ALEJJE HEJJINUN WE KAD HALEKTUKE MIN KABLU WE LEM TEKU SHEJ’EN
C 19:10. Ai (Zekerija) tha: "Zoti im, më jep mua një shenjë (që të di)!" Ai (All-llahu) tha: "Shenja jote është se, (duke qenë shëndoshë e mirë), nuk do të mund t'u flasish njerëzve tre net (e tri ditë)".
19:10. (Zekerija) tha: “O Zoti im, më jep ndonjë shenjë!” Ai tha: “Shenja jote do të jetë se nuk do të mund të flasësh me njerëzit për tri net, ndonëse do të jesh i shëndoshë.”
19:10. KALE RABBI EXH’AL LI ‘AJETEN KALE ‘AJETUKE ‘ELLA TUKELLIME EN-NASE THELATHE LEJALIN SEWIJEN
C 19:11. Dhe ai doli prej faltores para popullit të vet dhe u dha shenjë adhuroni (All-llahun) mëngjes e mbrëmje.
19:11. Ai doli nga faltorja para popullit të vet dhe u bëri me shenjë atyre të lavdëronin Allahun në mëngjes dhe në mbrëmje!
19:11. FEHAREXHE ‘ALA KAWMIHI MINEL-MIHRABI FE’EWHA ‘ILEJHIM ‘EN SEBBIHU BUKRETEN WE ‘ASHIJEN
C 19:12. O Jahja, merre librin me shumë kujdes, dhe ashtu Ne i dhamë atij urtësi kur ishte fëmijë.
19:12. (Pasi lindi djali, iu tha): “O Jahja, rroke fort Librin (Teuratin).” Dhe Ne, kur ende ishte fëmijë, i dhamë mençuri,
19:12. JA JEHJA HUDHIL-KITABE BIKUWETIN WE ‘ATEJNAHUL-HUKME SEBIJEN
C 19:13. Dhe nga ana Jonë i mundësuam të jetë i butë, i pastër dhe respektues (i dëgjueshëm).
19:13. butësi prej Nesh dhe dëlirësi. Ai ishte besimtar i përkushtuar
19:13. WE HENANEN MIN LEDUNNA WE ZEKATEN WE KANE TEKIJÆN
C 19:14. Edhe i sjellshëm ndaj prindërve të vet, nuk ishte kryelartë e i padëgjueshëm.
19:14. dhe i sjellshëm ndaj prindërve të vet, nuk ishte i ashpër dhe i padëgjueshëm.
19:14. WE BERREN BIWALIDEJHI WE LEM JEKUN XHEBBARAN ‘ASIJÆN
C 19:15. Dhe selam (prej nesh) atij ditën kur u lind, ditën kur vdes dhe ditën kur do të ngrehet i gjallë (e përshëndetëm dhe i garantuam)!
19:15. Paqja qoftë mbi atë ditën kur ka lindur, ditën kur të vdesë dhe në ditën kur do të ringjallet.
19:15. WE SELAMUN ‘ALEJHI JEWME WULIDE WE JEWME JEMUTU WE JEWME JUB’ATHU HEJJEN