U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
16:101.
Kur një ajet e zëvendësojmë me një tjetër - e All-llahu di më së miri se çka shpall - ata thonë: "Ti (Muhammed) je vetëm trillues". Jo, por shumica e tyre nuk dinë.
16:101.
Kur Ne zëvendësojmë një varg me një varg tjetër - e Allahu di më së miri se çfarë shpall –, ata thonë: “Ti je vetëm trillues!” Nuk është ashtu, por shumica e tyre nuk dinë.
16:101.
WE ‘IDHA BEDDELNA ‘AJETEN MEKANE ‘AJETIN WEL-LAHU ‘A’LEMU BIMA JUNEZZILU KALU ‘INNEMA ‘ENTE MUFTERIN BEL ‘EKTHERUHUM LA JA’LEMUNE
C
16:102.
Thuaj: "Atë (Kur'anin) e solli "Ruhul Kudus" - shpirti i shenjtë - plot vërtetësi nga Zoti yt, për t'i përforcuar edhe më ata që besuan, dhe për të qenë udhërrëfyes e myzhde për muslimanët.
16:102.
Thuaj: “Atë (Kuranin) e ka zbritur Shpirti i Shenjtërisë nga Zoti yt me të vërtetën, për t’i forcuar ata që besojnë dhe për të qenë udhërrëfyes dhe lajm i mirë për ata që i dorëzohen Allahut”.
16:102.
KUL NEZZELEHU RUHUL-KUDUSI MIN RABBIKE BIL-HEKKI LIJUTHEBBITEL-LEDHINE ‘AMENU WE HUDEN WE BUSHRA LILMUSLIMINE
C
16:103.
Ne dimë shumë mirë se ata thonë: "Atë (Muhammedin) është kah e mëson një njeri!" Mirëpo, gjuha e atij nga i cili anojnë (supozojnë) ata është joarabe (e paqartë), e kjo (e Kur'anit) është gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë.
16:103.
Ne e dimë mirë që ata thonë: “Atë e mëson një njeri”! Por ai për të cilin flasin, flet në gjuhën e të huajve, kurse ky (Kurani) është në gjuhën e qartë arabe.
16:103.
WE LEKAD NA’LEMU ‘ENNEHUM JEKULUNE ‘INNEMA JU’ALLIMUHU BESHERUN LISANUL-LEDHI JULHIDUNE ‘ILEJHI ‘A’XHEMIJUN WE HEDHA LISANUN ‘AREBIJUN MUBINUN
C
16:104.
S'ka dyshim se ata që nuk i besojnë ajetet (e Kur'anit) e All-llahut, ata nuk i drejton All-llahu në rrugën e drejtë dhe ata kanë një dënim të dhembshëm.
16:104.
Pa dyshim, ata që nuk u besojnë shpalljeve të Allahut, Allahu nuk i udhëzon dhe për ata ka dënim të dhembshëm.
16:104.
‘INNEL-LEDHINE LA JU’UMINUNE BI’AJATI ELLAHI LA JEHDIHIMU ELLAHU WE LEHUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN
C
16:105.
Gënjeshtrën e trillojnë vetëm ata që nuk i besojnë argumentet e All-llahut; të tillët janë ata gënjeshtarët.
16:105.
Vërtet, gënjeshtra trillojnë vetëm ata, që nuk u besojnë shpalljeve të Allahut; pikërisht ata janë gënjeshtarët e vërtetë.
16:105.
‘INNEMA JEFTERIL-KEDHIBEL-LEDHINE LA JU’UMINUNE BI’AJATI ELLAHI WE ‘ULA’IKE HUMUL-KADHIBUNE
C
16:106.
Ai që pas besimit të tij e mohon All-llahun, me përjashtin të atij që dhunohet (për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim, por fjala është për atë që ia hap gjoksin mosbesimit, ata i ka kapur hidhërimi nga All-llahu dhe ata kanë një dënim të madh.
16:106.
Kushdo që mohon Allahun, pas pranimit të besimit, (do të dënohet ashpër), përveç atij që është i detyruar me forcë, ndërkohë që zemra e tij është plot besim. Ndërsa ata që ia hapin zemrën mosbesimit, do të kenë mbi vete zemërimin e Allahut dhe një dënim të madh.
16:106.
MEN KEFERE BILLAHI MIN BA’DI ‘IMANIHI ‘ILLA MEN ‘UKRIHE WE KALBUHU MUTME’INNUN BIL-’IMANI WE LEKIN MEN SHEREHE BIL-KUFRI SEDREN FE’ALEJHIM GADEBUN MINEL-LAHI WE LEHUM ‘ADHABUN ‘ADHIMUN
C
16:107.
Këtë (dënim të madh) ngase ata më tepër e deshtën jetën e kësaj bote se sa jetën e botës tjetër, e All-llahu nuk udhëzon njerëzit jobesimtarë.
16:107.
Kjo, sepse ata e duan më shumë jetën e kësaj bote, sesa jetën e botës tjetër; Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë mohuesit.
16:107.
DHALIKE BI’ENNEHUMU ESTEHEBBUL-HEJETE ED-DUNJA ‘ALEL-’AHIRETI WE ‘ENNEL-LAHE LA JEHDIL-KAWMEL-KAFIRINE
C
16:108.
Të tillët janë ata që All-llahu ua mbylli zemrat, dëgjimin dhe pamjen e tyre dhe të tillët janë ata naivët.
16:108.
Këta janë ata të cilëve Allahu ua ka vulosur zemrat, të dëgjuarit dhe të parët; pikërisht këta janë të shkujdesurit.
16:108.
‘ULA’IKEL-LEDHINE TEBE’ALLAHU ‘ALA KULUBIHIM WE SEM’IHIM WE ‘EBSARIHIM WE ‘ULA’IKE HUMUL-GAFILUNE
C
16:109.
Është e vërtetë se ata në botën tjetër, mu ata janë të dështuarit.
16:109.
S’ka dyshim se në botën tjetër, ata do të jenë nga të humburit.
16:109.
LA XHEREME ‘ENNEHUM FIL-’AHIRETI HUMUL-HASIRUNE
C
16:110.
Pastaj Zoti yt, atyre që pasi u torturuan, migruan, mandej luftuan dhe qëndruan, dhe pas të gjitha këtyre vuajtjeve, s'ka dyshim se Zoti yt atyre do t'ua falë dhe do t'i mëshirojë (Ai është që fal, është mëshirues).
16:110.
Sigurisht, Zoti yt është Falës dhe Mëshirëplotë ndaj atyre që mërguan, pasi i kishin përndjekur e mandej luftuan dhe duruan në rrugën e Allahut.
16:110.
THUMME ‘INNE REBBEKE LILLEDHINE HAXHERU MIN BA’DI MA FUTINU THUMME XHAHEDU WE SEBERU ‘INNE REBBEKE MIN BA’DIHA LEGAFURUN REHIMUN
C
16:111.
(Përkujto) Ditën që vjen kur secili njeri do të përpiqet për vetveten dhe secilit njeri do t'i plotësohet ajo që e meriton, e nuk u bëhet padrejt.
16:111.
Ditën, kur çdo njeri do të vijë duke mbrojtur veten dhe, kur çdo shpirt do të shpërblehet plotësisht për atë që ka bërë, atyre nuk do t’u bëhet padrejtësi!
16:111.
JEWME TE’TI KULLU NEFSIN TUXHADILU ‘AN NEFSIHA WE TUWEFFA KULLU NEFSIN MA ‘AMILET WE HUM LA JUDHLEMUNE