Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 16:99. Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre.
16:99. sepse, në të vërtetë, djalli nuk ka kurrfarë pushteti mbi ata që besojnë dhe mbështeten tek Zoti i tyre.
16:99. ‘INNEHU LEJSE LEHU SULTANUN ‘ALEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘ALA RABBIHIM JETEWEKKELUNE
C 16:100. Mbizotërimi i tij është vetëm mbi ata që e përkrahin atë dhe mbi ata që për shkak të tij u bënë idhujtarë.
16:100. Pushteti i djallit është vetëm mbi ata, që i binden atij dhe adhurojnë zota të tjerë veç Allahut.
16:100. ‘INNEMA SULTANUHU ‘ALEL-LEDHINE JETEWELLEWNEHU WEL-LEDHINE HUM BIHI MUSHRIKUNE
C 16:101. Kur një ajet e zëvendësojmë me një tjetër - e All-llahu di më së miri se çka shpall - ata thonë: "Ti (Muhammed) je vetëm trillues". Jo, por shumica e tyre nuk dinë.
16:101. Kur Ne zëvendësojmë një varg me një varg tjetër - e Allahu di më së miri se çfarë shpall –, ata thonë: “Ti je vetëm trillues!” Nuk është ashtu, por shumica e tyre nuk dinë.
16:101. WE ‘IDHA BEDDELNA ‘AJETEN MEKANE ‘AJETIN WEL-LAHU ‘A’LEMU BIMA JUNEZZILU KALU ‘INNEMA ‘ENTE MUFTERIN BEL ‘EKTHERUHUM LA JA’LEMUNE
C 16:102. Thuaj: "Atë (Kur'anin) e solli "Ruhul Kudus" - shpirti i shenjtë - plot vërtetësi nga Zoti yt, për t'i përforcuar edhe më ata që besuan, dhe për të qenë udhërrëfyes e myzhde për muslimanët.
16:102. Thuaj: “Atë (Kuranin) e ka zbritur Shpirti i Shenjtërisë nga Zoti yt me të vërtetën, për t’i forcuar ata që besojnë dhe për të qenë udhërrëfyes dhe lajm i mirë për ata që i dorëzohen Allahut”.
16:102. KUL NEZZELEHU RUHUL-KUDUSI MIN RABBIKE BIL-HEKKI LIJUTHEBBITEL-LEDHINE ‘AMENU WE HUDEN WE BUSHRA LILMUSLIMINE
C 16:103. Ne dimë shumë mirë se ata thonë: "Atë (Muhammedin) është kah e mëson një njeri!" Mirëpo, gjuha e atij nga i cili anojnë (supozojnë) ata është joarabe (e paqartë), e kjo (e Kur'anit) është gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë.
16:103. Ne e dimë mirë që ata thonë: “Atë e mëson një njeri”! Por ai për të cilin flasin, flet në gjuhën e të huajve, kurse ky (Kurani) është në gjuhën e qartë arabe.
16:103. WE LEKAD NA’LEMU ‘ENNEHUM JEKULUNE ‘INNEMA JU’ALLIMUHU BESHERUN LISANUL-LEDHI JULHIDUNE ‘ILEJHI ‘A’XHEMIJUN WE HEDHA LISANUN ‘AREBIJUN MUBINUN
C 16:104. S'ka dyshim se ata që nuk i besojnë ajetet (e Kur'anit) e All-llahut, ata nuk i drejton All-llahu në rrugën e drejtë dhe ata kanë një dënim të dhembshëm.
16:104. Pa dyshim, ata që nuk u besojnë shpalljeve të Allahut, Allahu nuk i udhëzon dhe për ata ka dënim të dhembshëm.
16:104. ‘INNEL-LEDHINE LA JU’UMINUNE BI’AJATI ELLAHI LA JEHDIHIMU ELLAHU WE LEHUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN
C 16:105. Gënjeshtrën e trillojnë vetëm ata që nuk i besojnë argumentet e All-llahut; të tillët janë ata gënjeshtarët.
16:105. Vërtet, gënjeshtra trillojnë vetëm ata, që nuk u besojnë shpalljeve të Allahut; pikërisht ata janë gënjeshtarët e vërtetë.
16:105. ‘INNEMA JEFTERIL-KEDHIBEL-LEDHINE LA JU’UMINUNE BI’AJATI ELLAHI WE ‘ULA’IKE HUMUL-KADHIBUNE
C 16:106. Ai që pas besimit të tij e mohon All-llahun, me përjashtin të atij që dhunohet (për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim, por fjala është për atë që ia hap gjoksin mosbesimit, ata i ka kapur hidhërimi nga All-llahu dhe ata kanë një dënim të madh.
16:106. Kushdo që mohon Allahun, pas pranimit të besimit, (do të dënohet ashpër), përveç atij që është i detyruar me forcë, ndërkohë që zemra e tij është plot besim. Ndërsa ata që ia hapin zemrën mosbesimit, do të kenë mbi vete zemërimin e Allahut dhe një dënim të madh.
16:106. MEN KEFERE BILLAHI MIN BA’DI ‘IMANIHI ‘ILLA MEN ‘UKRIHE WE KALBUHU MUTME’INNUN BIL-’IMANI WE LEKIN MEN SHEREHE BIL-KUFRI SEDREN FE’ALEJHIM GADEBUN MINEL-LAHI WE LEHUM ‘ADHABUN ‘ADHIMUN
C 16:107. Këtë (dënim të madh) ngase ata më tepër e deshtën jetën e kësaj bote se sa jetën e botës tjetër, e All-llahu nuk udhëzon njerëzit jobesimtarë.
16:107. Kjo, sepse ata e duan më shumë jetën e kësaj bote, sesa jetën e botës tjetër; Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë mohuesit.
16:107. DHALIKE BI’ENNEHUMU ESTEHEBBUL-HEJETE ED-DUNJA ‘ALEL-’AHIRETI WE ‘ENNEL-LAHE LA JEHDIL-KAWMEL-KAFIRINE
C 16:108. Të tillët janë ata që All-llahu ua mbylli zemrat, dëgjimin dhe pamjen e tyre dhe të tillët janë ata naivët.
16:108. Këta janë ata të cilëve Allahu ua ka vulosur zemrat, të dëgjuarit dhe të parët; pikërisht këta janë të shkujdesurit.
16:108. ‘ULA’IKEL-LEDHINE TEBE’ALLAHU ‘ALA KULUBIHIM WE SEM’IHIM WE ‘EBSARIHIM WE ‘ULA’IKE HUMUL-GAFILUNE
C 16:109. Është e vërtetë se ata në botën tjetër, mu ata janë të dështuarit.
16:109. S’ka dyshim se në botën tjetër, ata do të jenë nga të humburit.
16:109. LA XHEREME ‘ENNEHUM FIL-’AHIRETI HUMUL-HASIRUNE