U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
16:36.
Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t'u thonë: "Adhuroni vetëm All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!" Por, pati nga ata që All-llahu e udhëzoi dhe pati nga ata që ishte i gjykuar me humbje, pra udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve?
16:36.
Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!” Disa prej tyre Allahu i shpuri në rrugë të drejtë e disa e merituan të mbeten në humbje. Andaj, udhëtoni nëpër botë të shihni se si ishte fundi i përgënjeshtruesve!
16:36.
WE LEKAD BE’ATHNA FI KULLI ‘UMMETIN RESULEN ‘ENI EU’BUDU ELLAHE WE EXHTENIBUT-TAGUTE FEMINHUM MEN HEDALLAHU WE MINHUM MEN HEKKAT ‘ALEJHI ED-DELALETU FESIRU FIL-’ERDI FANDHURU KEJFE KANE ‘AKIBETUL-MUKEDHDHIBINE
C
16:37.
Nëse ti (Muhammed) përpiqesh për t'i vënë në rrugë të drejtë ata, (dije se) All-llahu nuk e udhëzon atë që e ka humbur, dhe për ata nuk ka ndihmëtar.
16:37.
Edhe nëse ti (o Muhamed) lakmon që ata të jenë në rrugë të drejtë, dije se Allahu nuk e çon në rrugë të drejtë atë, që do ta lërë në humbje. Dhe për ata nuk ka kurrfarë ndihmësi.
16:37.
‘IN TEHRIS ‘ALA HUDAHUM FE’INNALL-LLAHE LA JEHDI MEN JUDILLU WE MA LEHUM MIN NASIRINE
C
16:38.
Ata u betuan në All-llahun, me betimin e tyre të fortë se "All-llahu nuk e ringjall atë që vdes!" Po, (i ringjall) ai është premtim i Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk dinë.
16:38.
Idhujtarët betohen solemnisht për Allahun, se Ai kurrë nuk do t’i ngjallë të vdekurit. Nuk është kështu! Premtimi i Tij është i vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
16:38.
WE ‘EKSEMU BILLAHI XHEHDE ‘EJMANIHIM LA JEB’ATHU ELLAHU MEN JEMUTU BELA WA’DEN ‘ALEJHI HEKKAN WE LEKINNE ‘EKTHERE EN-NASI LA JA’LEMUNE
C
16:39.
I ringjall për t'ua sqaruar atyre atë për çka përçaheshin dhe, për t'ua bërë me dije atyre që nuk besuan se me të vërtetë ishin gënjeshtarë.
16:39.
(Ai do t’i ringjallë) që t’u tregojë atë, për të cilën nuk pajtohen dhe që mohuesit ta kuptojnë se kanë qenë gënjeshtarë.
16:39.
LIJUBEJJINE LEHUMUL-LEDHI JEHTELIFUNE FIHI WE LIJA’LEMEL-LEDHINE KEFERU ‘ENNEHUM KANU KADHIBINE
C
16:40.
Ne kur dëshirojmë një send vetëm i themi atij: "Bëhu!", ai menjëherë bëhet.
16:40.
Nëse dëshirojmë të bëhet diçka, mjafton që të themi: “Bëhu!” dhe ajo bëhet.
16:40.
‘INNEMA KAWLUNA LISHEJ’IN ‘IDHA ‘EREDNAHU ‘EN NEKULE LEHU KUN FEJEKUNU
C
16:41.
Ata që migruan për hir të All-llahut, e pasi që u torturuan, atyre gjithsesi do t'u mundësojmë vendbanim të mirë edhe në këtë botë, po shpërblimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikur njerëzit ta dinin (për atë shpërblim).
16:41.
Ata që, pasi vuajtën të shtypur, u shpërngulën për hir të Allahut, Ne do t’i vendosim në vendbanime të mira në këtë botë. Natyrisht, shpërblimi që i pret në botën tjetër (Xheneti), është edhe më i madh. Ah! Sikur ta dinin ata!
16:41.
WEL-LEDHINE HAXHERU FI ELLAHI MIN BA’DI MA DHULIMU LENUBEWWI’ENNEHUM FI ED-DUNJA HESENETEN WE LE’EXHRUL-’AHIRETI ‘EKBERU LEW KANU JA’LEMUNE
C
16:42.
Janë ata që bënë durim edhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën.
16:42.
(Xheneti është për) ata që kanë duruar dhe janë mbështetur në Zotin e tyre.
16:42.
EL-LEDHINE SEBERU WE ‘ALA RABBIHIM JETEWEKKELUNE
C
16:43.
Ne as para teje nuk dërguam tjetër, përveç burra, të cilëve u dhamë shpallje. Ju (idhujtarë) pyetni pra dijetarët (e Tevratit e të Inxhilit) nëse ju nuk dini.
16:43.
Ne edhe para teje kemi dërguar vetëm njerëz, të cilëve u kemi dhënë shpallje, andaj pyetni dijetarët e Librit, nëse nuk e dini (këtë).
16:43.
WE MA ‘ERSELNA MIN KABLIKE ‘ILLA RIXHALEN NUHI ‘ILEJHIM FAS’ELU ‘EHLE EDH-DHIKRI ‘IN KUNTUM LA TA’LEMUNE
C
16:44.
(I patëm dërguar) Me argumente e me libra të shenjtë. Ty ta zbritëm Kur'anin që t'u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kur'anin).
16:44.
(Të dërguarit i çuam) me prova të qarta dhe libra. Ndërsa ty (o Muhamed) të zbritëm Përkujtesën (Kuranin), me qëllim që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur dhe që ata të mendojnë.
16:44.
BIL-BEJJINATI WE EZ-ZUBURI WE ‘ENZELNA ‘ILEJKE EDH-DHIKRE LITUBEJJINE LILNNASI MA NUZZILE ‘ILEJHIM WE LE’ALLEHUM JETEFEKKERUNE
C
16:45.
A mos janë të sigurt ata që përgatitën kurthe, se All-llahu nuk do t'i trandë ata me tokën, ose nuk do t'u vijë atyre dënimi kah nuk e mendojnë?
16:45.
A janë të sigurt ata që bëjnë plane djallëzore se Allahu nuk do t’i fusë në tokë ose që dënimi nuk do t’u vijë andej nga nuk e presin?
16:45.
‘EFE’EMINEL-LEDHINE MEKERU ES-SEJJI’ATI ‘EN JEHSIFEL-LAHU BIHIMUL-’ERDE ‘EW JE’TIJEHUMUL-’ADHABU MIN HEJTHU LA JESH’URUNE
C
16:46.
Ose t'i rrëmbejë ata duke qenë në udhëtimet e tyre (për jetë e tregti), e ata nuk mund t'i shpëtojnë asaj.
16:46.
A janë të sigurt ata se Allahu nuk do t’i dënojë gjatë ecejakeve të tyre, pa qenë në gjendje ta pengojnë Atë?
16:46.
‘EW JE’HUDHEHUM FI TEKALLUBIHIM FEMA HUM BIMU’XHIZINE