Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 16:34. Andaj, ata i goditi dënimi i të këqijave që i bënë dhe i kaploi (i përfshiu ajo e keqe) ajo me të cilën ata talleshin.
16:34. E kështu, mbi ta ra dënimi për veprat që bënë dhe i kaploi ajo me të cilën talleshin.
16:34. FE’ESABEHUM SEJJI’ATU MA ‘AMILU WE HAKA BIHIM MA KANU BIHI JESTEHZI’UN
C 16:35. Ata që i bënin shok Zotit (idhujtarët) thanë: "Sikur të kishte dashur All-llahu, as ne, e as prindërit tanë nuk do të adhuronim asnjë send pos Tij, dhe nuk do të ndalonim (nuk do ta konsideronim të ndaluar) asnjë send pos (ndalesave të) Tij. Kështu (këso gënjeshtrash) bënin edhe ata që ishin para tyre. Po a mos kanë të dërguarit obligim tjetër, përveç që t'i njoftojnë qartazi?
16:35. Ata që i shoqërojnë Allahut zota të tjerë, thonë: “Sikur të donte Allahu, as ne, as të parët tanë nuk do të adhuronim gjë tjetër, përveç Tij dhe, nuk do të kishim ndaluar asgjë, pa dëshirën e Tij.” Kështu kanë vepruar edhe popujt para këtyre. Për të dërguarit s’ka tjetër detyrë, veç të shpallin qartë.
16:35. WE KALEL-LEDHINE ‘ESHREKU LEW SHA’EL-LAHU MA ‘ABEDNA MIN DUNIHI MIN SHEJ’IN NEHNU WE LA ‘ABA’UUNA WE LA HERREMNA MIN DUNIHI MIN SHEJ’IN KEDHALIKE FE’ALEL-LEDHINE MIN KABLIHIM FEHEL ‘ALA ER-RUSULI ‘ILLAL-BELAGUL-MUBINU
C 16:36. Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t'u thonë: "Adhuroni vetëm All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!" Por, pati nga ata që All-llahu e udhëzoi dhe pati nga ata që ishte i gjykuar me humbje, pra udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve?
16:36. Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!” Disa prej tyre Allahu i shpuri në rrugë të drejtë e disa e merituan të mbeten në humbje. Andaj, udhëtoni nëpër botë të shihni se si ishte fundi i përgënjeshtruesve!
16:36. WE LEKAD BE’ATHNA FI KULLI ‘UMMETIN RESULEN ‘ENI EU’BUDU ELLAHE WE EXHTENIBUT-TAGUTE FEMINHUM MEN HEDALLAHU WE MINHUM MEN HEKKAT ‘ALEJHI ED-DELALETU FESIRU FIL-’ERDI FANDHURU KEJFE KANE ‘AKIBETUL-MUKEDHDHIBINE
C 16:37. Nëse ti (Muhammed) përpiqesh për t'i vënë në rrugë të drejtë ata, (dije se) All-llahu nuk e udhëzon atë që e ka humbur, dhe për ata nuk ka ndihmëtar.
16:37. Edhe nëse ti (o Muhamed) lakmon që ata të jenë në rrugë të drejtë, dije se Allahu nuk e çon në rrugë të drejtë atë, që do ta lërë në humbje. Dhe për ata nuk ka kurrfarë ndihmësi.
16:37. ‘IN TEHRIS ‘ALA HUDAHUM FE’INNALL-LLAHE LA JEHDI MEN JUDILLU WE MA LEHUM MIN NASIRINE
C 16:38. Ata u betuan në All-llahun, me betimin e tyre të fortë se "All-llahu nuk e ringjall atë që vdes!" Po, (i ringjall) ai është premtim i Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk dinë.
16:38. Idhujtarët betohen solemnisht për Allahun, se Ai kurrë nuk do t’i ngjallë të vdekurit. Nuk është kështu! Premtimi i Tij është i vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
16:38. WE ‘EKSEMU BILLAHI XHEHDE ‘EJMANIHIM LA JEB’ATHU ELLAHU MEN JEMUTU BELA WA’DEN ‘ALEJHI HEKKAN WE LEKINNE ‘EKTHERE EN-NASI LA JA’LEMUNE
C 16:39. I ringjall për t'ua sqaruar atyre atë për çka përçaheshin dhe, për t'ua bërë me dije atyre që nuk besuan se me të vërtetë ishin gënjeshtarë.
16:39. (Ai do t’i ringjallë) që t’u tregojë atë, për të cilën nuk pajtohen dhe që mohuesit ta kuptojnë se kanë qenë gënjeshtarë.
16:39. LIJUBEJJINE LEHUMUL-LEDHI JEHTELIFUNE FIHI WE LIJA’LEMEL-LEDHINE KEFERU ‘ENNEHUM KANU KADHIBINE
C 16:40. Ne kur dëshirojmë një send vetëm i themi atij: "Bëhu!", ai menjëherë bëhet.
16:40. Nëse dëshirojmë të bëhet diçka, mjafton që të themi: “Bëhu!” dhe ajo bëhet.
16:40. ‘INNEMA KAWLUNA LISHEJ’IN ‘IDHA ‘EREDNAHU ‘EN NEKULE LEHU KUN FEJEKUNU
C 16:41. Ata që migruan për hir të All-llahut, e pasi që u torturuan, atyre gjithsesi do t'u mundësojmë vendbanim të mirë edhe në këtë botë, po shpërblimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikur njerëzit ta dinin (për atë shpërblim).
16:41. Ata që, pasi vuajtën të shtypur, u shpërngulën për hir të Allahut, Ne do t’i vendosim në vendbanime të mira në këtë botë. Natyrisht, shpërblimi që i pret në botën tjetër (Xheneti), është edhe më i madh. Ah! Sikur ta dinin ata!
16:41. WEL-LEDHINE HAXHERU FI ELLAHI MIN BA’DI MA DHULIMU LENUBEWWI’ENNEHUM FI ED-DUNJA HESENETEN WE LE’EXHRUL-’AHIRETI ‘EKBERU LEW KANU JA’LEMUNE
C 16:42. Janë ata që bënë durim edhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën.
16:42. (Xheneti është për) ata që kanë duruar dhe janë mbështetur në Zotin e tyre.
16:42. EL-LEDHINE SEBERU WE ‘ALA RABBIHIM JETEWEKKELUNE
C 16:43. Ne as para teje nuk dërguam tjetër, përveç burra, të cilëve u dhamë shpallje. Ju (idhujtarë) pyetni pra dijetarët (e Tevratit e të Inxhilit) nëse ju nuk dini.
16:43. Ne edhe para teje kemi dërguar vetëm njerëz, të cilëve u kemi dhënë shpallje, andaj pyetni dijetarët e Librit, nëse nuk e dini (këtë).
16:43. WE MA ‘ERSELNA MIN KABLIKE ‘ILLA RIXHALEN NUHI ‘ILEJHIM FAS’ELU ‘EHLE EDH-DHIKRI ‘IN KUNTUM LA TA’LEMUNE
C 16:44. (I patëm dërguar) Me argumente e me libra të shenjtë. Ty ta zbritëm Kur'anin që t'u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kur'anin).
16:44. (Të dërguarit i çuam) me prova të qarta dhe libra. Ndërsa ty (o Muhamed) të zbritëm Përkujtesën (Kuranin), me qëllim që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur dhe që ata të mendojnë.
16:44. BIL-BEJJINATI WE EZ-ZUBURI WE ‘ENZELNA ‘ILEJKE EDH-DHIKRE LITUBEJJINE LILNNASI MA NUZZILE ‘ILEJHIM WE LE’ALLEHUM JETEFEKKERUNE