Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 16:41. Ata që migruan për hir të All-llahut, e pasi që u torturuan, atyre gjithsesi do t'u mundësojmë vendbanim të mirë edhe në këtë botë, po shpërblimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikur njerëzit ta dinin (për atë shpërblim).
16:41. Ata që, pasi vuajtën të shtypur, u shpërngulën për hir të Allahut, Ne do t’i vendosim në vendbanime të mira në këtë botë. Natyrisht, shpërblimi që i pret në botën tjetër (Xheneti), është edhe më i madh. Ah! Sikur ta dinin ata!
16:41. WEL-LEDHINE HAXHERU FI ELLAHI MIN BA’DI MA DHULIMU LENUBEWWI’ENNEHUM FI ED-DUNJA HESENETEN WE LE’EXHRUL-’AHIRETI ‘EKBERU LEW KANU JA’LEMUNE
C 16:42. Janë ata që bënë durim edhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën.
16:42. (Xheneti është për) ata që kanë duruar dhe janë mbështetur në Zotin e tyre.
16:42. EL-LEDHINE SEBERU WE ‘ALA RABBIHIM JETEWEKKELUNE
C 16:43. Ne as para teje nuk dërguam tjetër, përveç burra, të cilëve u dhamë shpallje. Ju (idhujtarë) pyetni pra dijetarët (e Tevratit e të Inxhilit) nëse ju nuk dini.
16:43. Ne edhe para teje kemi dërguar vetëm njerëz, të cilëve u kemi dhënë shpallje, andaj pyetni dijetarët e Librit, nëse nuk e dini (këtë).
16:43. WE MA ‘ERSELNA MIN KABLIKE ‘ILLA RIXHALEN NUHI ‘ILEJHIM FAS’ELU ‘EHLE EDH-DHIKRI ‘IN KUNTUM LA TA’LEMUNE
C 16:44. (I patëm dërguar) Me argumente e me libra të shenjtë. Ty ta zbritëm Kur'anin që t'u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kur'anin).
16:44. (Të dërguarit i çuam) me prova të qarta dhe libra. Ndërsa ty (o Muhamed) të zbritëm Përkujtesën (Kuranin), me qëllim që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur dhe që ata të mendojnë.
16:44. BIL-BEJJINATI WE EZ-ZUBURI WE ‘ENZELNA ‘ILEJKE EDH-DHIKRE LITUBEJJINE LILNNASI MA NUZZILE ‘ILEJHIM WE LE’ALLEHUM JETEFEKKERUNE
C 16:45. A mos janë të sigurt ata që përgatitën kurthe, se All-llahu nuk do t'i trandë ata me tokën, ose nuk do t'u vijë atyre dënimi kah nuk e mendojnë?
16:45. A janë të sigurt ata që bëjnë plane djallëzore se Allahu nuk do t’i fusë në tokë ose që dënimi nuk do t’u vijë andej nga nuk e presin?
16:45. ‘EFE’EMINEL-LEDHINE MEKERU ES-SEJJI’ATI ‘EN JEHSIFEL-LAHU BIHIMUL-’ERDE ‘EW JE’TIJEHUMUL-’ADHABU MIN HEJTHU LA JESH’URUNE
C 16:46. Ose t'i rrëmbejë ata duke qenë në udhëtimet e tyre (për jetë e tregti), e ata nuk mund t'i shpëtojnë asaj.
16:46. A janë të sigurt ata se Allahu nuk do t’i dënojë gjatë ecejakeve të tyre, pa qenë në gjendje ta pengojnë Atë?
16:46. ‘EW JE’HUDHEHUM FI TEKALLUBIHIM FEMA HUM BIMU’XHIZINE
C 16:47. Ose do t'i kapë ata duke qenë në panikë nga frika. Po, s'ka dyshim se Zoti juaj është i butë, i mëshirshëm (andaj nuk ua ngut dënimin).
16:47. Ose, se nuk do t’i godasë dënimi pak nga pak? E megjithatë, Zoti juaj është i Butë dhe Mëshirëplotë.
16:47. ‘EW JE’HUDHEHUM ‘ALA TEHAWWUFIN FE’INNE REBBEKUM LERE’UFUN REHIMUN
C 16:48. A nuk po shohin ata (keqbërësit) se çdo send që e krijoi All-llahu, e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas duke iu përulur All-llahut (duke i bërë sexhde) dhe duke qenë respektues e përulës (e si e mbajnë veten lart disa njerëz).
16:48. A nuk e vërejnë ata se si të gjitha ato që i ka krijuar Allahu, hija e tyre anon djathtas e majtas, duke iu falur Allahut dhe duke iu përulur?
16:48. ‘EWELEM JEREW ‘ILA MA HALEKAL-LAHU MIN SHEJ’IN JETEFEJJE’U DHILALUHU ‘ANIL-JEMINI WE ESH-SHEMA’ILI SUXHXHEDEN LILLAHI WE HUM DAHIRUNE
C 16:49. Vetëm All-llahut i bën sexhde çdo gjallesë që është në qiej e që është në tokë, e edhe engjëjt, ata nuk bëjnë kryelartësi.
16:49. Allahut i përulet në sexhde çdo gjallesë, në qiej dhe në Tokë, edhe engjëjt, të cilët nuk janë kryelartë.
16:49. WE LILLEHI JESXHUDU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI MIN DABBETIN WEL-MELA’IKETU WE HUM LA JESTEKBIRUNE
C 16:50. I frikësohen Zotit të tyre që është mbi ta dhe i përmbahen në përpikëri asaj me çka urdhërohen.
16:50. Ata i frikësohen Zotit të tyre lart mbi ta dhe bëjnë atë, që u urdhërohet.
16:50. JEHAFUNE REBBEHUM MIN FEWKIHIM WE JEF’ALUNE MA JU’UMERUNE
C 16:51. E, All-llahu tha: "Mos adhuroni dy të adhuruar, sepse Ai është vetëm një Zot, pra vetëm Mua më keni dronë".
16:51. Allahu ka thënë: “Mos adhuroni dy zotëra, sepse Ai është një Zot i vetëm, prandaj frikësohuni vetëm prej Meje!”
16:51. WE KALEL-LAHU LA TETTEHIDHU ‘ILEHEJNI ETHNEJNI ‘INNEMA HUWE ‘ILEHUN WAHIDUN FE’IJAJE FARHEBUNI