Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 16:20. Ata (idhujt) që i adhurojnë (idhujtarët) pos All-llahut, ata nuk krijojnë asnjë send, po vetë ata janë të krijuar.
16:20. Ndërsa idhujt që ata i adhurojnë në vend Allahut, nuk krijojnë asgjë; ata vetë janë të krijuar.
16:20. WEL-LEDHINE JED’UNE MIN DUNI ELLAHI LA JEHLUKUNE SHEJ’EN WE HUM JUHLEKUNE
C 16:21. Janë të vdekur e jo të gjallë, dhe ata nuk e dinë se kur do të ringjallen (adhuruesit e tyre).
16:21. Ata janë të vdekur, pa kurrfarë gjallërie dhe as që e dinë se kur do të ringjallen.
16:21. ‘EMWATUN GAJRU ‘EHJA’IN WE MA JESH’URUNE ‘EJJANE JUB’ATHUNE
C 16:22. Zoti juaj (që meriton adhurim) është një Zot, e ata që nuk e besojnë botën tjetër, zemrat e tyre janë mohuese (të njësisë së Zotit) dhe ata janë kryelartë.
16:22. Zoti juaj është një Zot i vetëm. Ata që nuk besojnë në jetën tjetër, i kanë zemrat mohuese të së vërtetës dhe janë mendjemëdhenj.
16:22. ‘ILEHUKUM ‘ILEHUN WAHIDUN FE-EL-LEDHINE LA JU’UMINUNE BIL-’AHIRETI KULUBUHUM MUNKIRETUN WE HUM MUSTEKBIRUNE
C 16:23. Është e vërtetë se All-llahu e di atë që e fshehin dhe atë që e shfaqin haptazi dhe se Ai nuk i do arrogantët.
16:23. S’ka dyshim se Allahu di gjithçka që ata fshehin dhe që shfaqin haptazi. Me të drejtë, Ai nuk i do mendjemëdhenjtë.
16:23. LA XHEREME ‘ENNEL-LAHE JA’LEMU MA JUSIRRUNE WE MA JU’LINUNE ‘INNEHU LA JUHIBBUL-MUSTEKBIRINE
C 16:24. Kur atyre u thuhet (mohuesve): "Ç'është ajo që shpalli Zoti juaj?", ata thonë: "Mite të popujve të hershëm!"
16:24. Kur atyre u thuhet: “Çfarë ka shpallur Zoti juaj?” Ata thonë: “Përrallat e popujve të lashtë”!
16:24. WE ‘IDHA KILE LEHUM MADHA ‘ENZELE REBBUKUM KALU ‘ESATIRUL-’EWWELINE
C 16:25. (E thonë atë shpifje) Sa për t'i bartur në ditën e gjykimit mëkatet e veta të plota dhe një pjesë të mëkateve të atyre që, pa farë arsye i mashtruan dhe i humbën. Sa e keqe është ajo me çka ngarkohen.
16:25. (Le të thonë kështu, me qëllim) që t’i mbajnë gjynahet e veta të plota në Ditën e Kiametit, si dhe pjesën e gjynaheve të atyre që i çuan në humbje nga padijenia; sa e keqe është barra që do të bartin ata!
16:25. LIJEHMILU ‘EWZAREHUM KAMILETEN JEWMEL-KIJAMETI WE MIN ‘EWZARIL-LEDHINE JUDILLUNEHUM BIGAJRI ‘ILMIN ‘ELA SA’E MA JEZIRUNE
C 16:26. Edhe ata që ishin para tyre vënë intriga. Po All-llahu rrënoi në themel ndërtimet e tyre (intrigat) dhe kulmi u shemb mbi ta, dhe ashtu u erdhi dënimi kah nuk e kujtuan.
16:26. Edhe popujt që ishin para tyre (paganëve të Mekës), kanë kurdisur dredhi. Por Allahu ua rrënoi godinën që nga themelet, kështu që kulmi i saj ra mbi ta dhe dënimi u erdhi andej nga nuk e prisnin.
16:26. KAD MEKEREL-LEDHINE MIN KABLIHIM FE’ETALLAHU BUNJANEHUM MINEL-KAWA’IDI FEHARRE ‘ALEJHIMU ES-SEKFU MIN FEWKIHIM WE ‘ETAHUMUL-’ADHABU MIN HEJTHU LA JESH’URUNE
C 16:27. Mandej, në ditën e gjykimit Ai i turpëron ata dhe thotë: "Ku janë ata që m'i bënit shokë Mua dhe për hir të tyre grindeshit?" E ata që ishin të zotët e dijes, do të thonë: "Vërtet, sot turpësia dhe e keqja i përfshiu jobesimtarët".
16:27. Pastaj, në Ditën e Kiametit, Ai do t’i turpërojë e do t’u thotë: “Ku janë “ortakët” e Mi, për shkak të të cilëve grindeshit (me besimtarët)?” Ata të cilëve u është dhënë dituria, do të thonë: “Me të vërtetë, sot poshtërimi dhe dënimi do të bjerë mbi mosbesimtarët,
16:27. THUMME JEWMEL-KIJAMETI JUHZIHIM WE JEKULU ‘EJNE SHUREKA’IJEL-LEDHINE KUNTUM TUSHAKKUNE FIHIM KALEL-LEDHINE ‘UTUL-’ILME ‘INNEL-HIZJEL-JEWME WE ES-SU’E ‘ALEL-KAFIRINE
C 16:28. Të cilët, duke qenë mizorë të së vetvetes së tyre, engjëjt ua marrin shpirtin, e ata shprehin dorëzimin (në momentin e vdekjes, duke thënë): "Ne nuk ishim që bëmë ndonjë të keqe!" (u jipet përgjigjja). Po All-llahu e di shumë mirë atë që e punuat ju.
16:28. të cilëve engjëjt ua marrin shpirtin, duke qenë të padrejtë ndaj vetvetes. Ata do të shfaqin përulshmëri (duke thënë): “Ne nuk kemi bërë asgjë të keqe!” (Dhe do t’u thuhet): “Nuk është kështu! Natyrisht që Allahu i di mirë veprat që keni punuar.
16:28. EL-LEDHINE TETEWEFFAHUMUL-MELA’IKETU DHALIMI ‘ENFUSIHIM FE’ELKAW ES-SELEME MA KUNNA NA’MELU MIN SU’IN BELA ‘INNALL-LLAHE ‘ALIMUN BIMA KUNTUM TA’MELUNE
C 16:29. Andaj, hyni në dyert e xhehennemit, aty do të jeni përjetë: sa vend i keq është ai i kryelartëve!"
16:29. Hyni në portat e Xhehenemit, ku do të mbeteni përgjithmonë!” Eh, sa vendbanim i shëmtuar është ai për mendjemëdhenjtë!
16:29. FADHULU ‘EBWABE XHEHENNEME HALIDINE FIHA FELEBI’SE METHWAL-MUTEKEBBIRINE
C 16:30. Atyre që patën frikë nga (dënimi) All-llahu, u thuhet: "Ç'është ajo që shpalli Zoti juaj?" Ata thoshin: "Shpalli çdo të mirë!" Ata që bënë vepra të mira, edhe në këtë jetë kanë shpërblim të mirë, por shpërblimi i tyre në botën tjetër është shumë më i mirë, e sa vend i mirë është ai i të devotshëmve.
16:30. Ndërsa atyre që e kanë frikë Allahun, do t’u thuhet: “Çfarë ju ka shpallur Zoti juaj?” - Ata do të thonë: “Mirësi!” Ata që bëjnë vepra të mira në këtë botë, do të kenë mirësi; në botën tjetër do të kenë edhe më të mira. Sa e mrekullueshme do të jetë shtëpia e atyre që i frikësohen Allahut!
16:30. WE KILE LILLEDHINE ETTEKAW MADHA ‘ENZELE REBBUKUM KALU HAJREN LILLEDHINE ‘EHSENU FI HEDHIHI ED-DUNJA HESENETUN WE LEDARUL-’AHIRETI HAJRUN WE LENI’ME DARUL-MUTTEKINE