U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
16:18.
Po edhe nëse përpiqeni t'i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t'i përcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumë fal dhe shumë mëshiron.
16:18.
Nëse do t’i numëronit mirësitë e Allahut, nuk do të mund t’i llogarisnit ato. Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.
16:18.
WE ‘IN TA’UDDU NI’METEL-LAHI LA TUHSUHA ‘INNALL-LLAHE LEGAFURUN REHIMUN
C
16:19.
All-llahu e di atë që ju e fshihni dhe atë që e publikoni.
16:19.
Ai di gjithçka që ju fshihni dhe që shfaqni haptazi.
16:19.
WEL-LAHU JA’LEMU MA TUSIRRUNE WE MA TU’LINUNE
C
16:20.
Ata (idhujt) që i adhurojnë (idhujtarët) pos All-llahut, ata nuk krijojnë asnjë send, po vetë ata janë të krijuar.
16:20.
Ndërsa idhujt që ata i adhurojnë në vend Allahut, nuk krijojnë asgjë; ata vetë janë të krijuar.
16:20.
WEL-LEDHINE JED’UNE MIN DUNI ELLAHI LA JEHLUKUNE SHEJ’EN WE HUM JUHLEKUNE
C
16:21.
Janë të vdekur e jo të gjallë, dhe ata nuk e dinë se kur do të ringjallen (adhuruesit e tyre).
16:21.
Ata janë të vdekur, pa kurrfarë gjallërie dhe as që e dinë se kur do të ringjallen.
16:21.
‘EMWATUN GAJRU ‘EHJA’IN WE MA JESH’URUNE ‘EJJANE JUB’ATHUNE
C
16:22.
Zoti juaj (që meriton adhurim) është një Zot, e ata që nuk e besojnë botën tjetër, zemrat e tyre janë mohuese (të njësisë së Zotit) dhe ata janë kryelartë.
16:22.
Zoti juaj është një Zot i vetëm. Ata që nuk besojnë në jetën tjetër, i kanë zemrat mohuese të së vërtetës dhe janë mendjemëdhenj.
16:22.
‘ILEHUKUM ‘ILEHUN WAHIDUN FE-EL-LEDHINE LA JU’UMINUNE BIL-’AHIRETI KULUBUHUM MUNKIRETUN WE HUM MUSTEKBIRUNE
C
16:23.
Është e vërtetë se All-llahu e di atë që e fshehin dhe atë që e shfaqin haptazi dhe se Ai nuk i do arrogantët.
16:23.
S’ka dyshim se Allahu di gjithçka që ata fshehin dhe që shfaqin haptazi. Me të drejtë, Ai nuk i do mendjemëdhenjtë.
16:23.
LA XHEREME ‘ENNEL-LAHE JA’LEMU MA JUSIRRUNE WE MA JU’LINUNE ‘INNEHU LA JUHIBBUL-MUSTEKBIRINE
C
16:24.
Kur atyre u thuhet (mohuesve): "Ç'është ajo që shpalli Zoti juaj?", ata thonë: "Mite të popujve të hershëm!"
16:24.
Kur atyre u thuhet: “Çfarë ka shpallur Zoti juaj?” Ata thonë: “Përrallat e popujve të lashtë”!
16:24.
WE ‘IDHA KILE LEHUM MADHA ‘ENZELE REBBUKUM KALU ‘ESATIRUL-’EWWELINE
C
16:25.
(E thonë atë shpifje) Sa për t'i bartur në ditën e gjykimit mëkatet e veta të plota dhe një pjesë të mëkateve të atyre që, pa farë arsye i mashtruan dhe i humbën. Sa e keqe është ajo me çka ngarkohen.
16:25.
(Le të thonë kështu, me qëllim) që t’i mbajnë gjynahet e veta të plota në Ditën e Kiametit, si dhe pjesën e gjynaheve të atyre që i çuan në humbje nga padijenia; sa e keqe është barra që do të bartin ata!
16:25.
LIJEHMILU ‘EWZAREHUM KAMILETEN JEWMEL-KIJAMETI WE MIN ‘EWZARIL-LEDHINE JUDILLUNEHUM BIGAJRI ‘ILMIN ‘ELA SA’E MA JEZIRUNE
C
16:26.
Edhe ata që ishin para tyre vënë intriga. Po All-llahu rrënoi në themel ndërtimet e tyre (intrigat) dhe kulmi u shemb mbi ta, dhe ashtu u erdhi dënimi kah nuk e kujtuan.
16:26.
Edhe popujt që ishin para tyre (paganëve të Mekës), kanë kurdisur dredhi. Por Allahu ua rrënoi godinën që nga themelet, kështu që kulmi i saj ra mbi ta dhe dënimi u erdhi andej nga nuk e prisnin.
16:26.
KAD MEKEREL-LEDHINE MIN KABLIHIM FE’ETALLAHU BUNJANEHUM MINEL-KAWA’IDI FEHARRE ‘ALEJHIMU ES-SEKFU MIN FEWKIHIM WE ‘ETAHUMUL-’ADHABU MIN HEJTHU LA JESH’URUNE
C
16:27.
Mandej, në ditën e gjykimit Ai i turpëron ata dhe thotë: "Ku janë ata që m'i bënit shokë Mua dhe për hir të tyre grindeshit?" E ata që ishin të zotët e dijes, do të thonë: "Vërtet, sot turpësia dhe e keqja i përfshiu jobesimtarët".
16:27.
Pastaj, në Ditën e Kiametit, Ai do t’i turpërojë e do t’u thotë: “Ku janë “ortakët” e Mi, për shkak të të cilëve grindeshit (me besimtarët)?” Ata të cilëve u është dhënë dituria, do të thonë: “Me të vërtetë, sot poshtërimi dhe dënimi do të bjerë mbi mosbesimtarët,
16:27.
THUMME JEWMEL-KIJAMETI JUHZIHIM WE JEKULU ‘EJNE SHUREKA’IJEL-LEDHINE KUNTUM TUSHAKKUNE FIHIM KALEL-LEDHINE ‘UTUL-’ILME ‘INNEL-HIZJEL-JEWME WE ES-SU’E ‘ALEL-KAFIRINE
C
16:28.
Të cilët, duke qenë mizorë të së vetvetes së tyre, engjëjt ua marrin shpirtin, e ata shprehin dorëzimin (në momentin e vdekjes, duke thënë): "Ne nuk ishim që bëmë ndonjë të keqe!" (u jipet përgjigjja). Po All-llahu e di shumë mirë atë që e punuat ju.
16:28.
të cilëve engjëjt ua marrin shpirtin, duke qenë të padrejtë ndaj vetvetes. Ata do të shfaqin përulshmëri (duke thënë): “Ne nuk kemi bërë asgjë të keqe!” (Dhe do t’u thuhet): “Nuk është kështu! Natyrisht që Allahu i di mirë veprat që keni punuar.
16:28.
EL-LEDHINE TETEWEFFAHUMUL-MELA’IKETU DHALIMI ‘ENFUSIHIM FE’ELKAW ES-SELEME MA KUNNA NA’MELU MIN SU’IN BELA ‘INNALL-LLAHE ‘ALIMUN BIMA KUNTUM TA’MELUNE