Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 16:24. Kur atyre u thuhet (mohuesve): "Ç'është ajo që shpalli Zoti juaj?", ata thonë: "Mite të popujve të hershëm!"
16:24. Kur atyre u thuhet: “Çfarë ka shpallur Zoti juaj?” Ata thonë: “Përrallat e popujve të lashtë”!
16:24. WE ‘IDHA KILE LEHUM MADHA ‘ENZELE REBBUKUM KALU ‘ESATIRUL-’EWWELINE
C 16:25. (E thonë atë shpifje) Sa për t'i bartur në ditën e gjykimit mëkatet e veta të plota dhe një pjesë të mëkateve të atyre që, pa farë arsye i mashtruan dhe i humbën. Sa e keqe është ajo me çka ngarkohen.
16:25. (Le të thonë kështu, me qëllim) që t’i mbajnë gjynahet e veta të plota në Ditën e Kiametit, si dhe pjesën e gjynaheve të atyre që i çuan në humbje nga padijenia; sa e keqe është barra që do të bartin ata!
16:25. LIJEHMILU ‘EWZAREHUM KAMILETEN JEWMEL-KIJAMETI WE MIN ‘EWZARIL-LEDHINE JUDILLUNEHUM BIGAJRI ‘ILMIN ‘ELA SA’E MA JEZIRUNE
C 16:26. Edhe ata që ishin para tyre vënë intriga. Po All-llahu rrënoi në themel ndërtimet e tyre (intrigat) dhe kulmi u shemb mbi ta, dhe ashtu u erdhi dënimi kah nuk e kujtuan.
16:26. Edhe popujt që ishin para tyre (paganëve të Mekës), kanë kurdisur dredhi. Por Allahu ua rrënoi godinën që nga themelet, kështu që kulmi i saj ra mbi ta dhe dënimi u erdhi andej nga nuk e prisnin.
16:26. KAD MEKEREL-LEDHINE MIN KABLIHIM FE’ETALLAHU BUNJANEHUM MINEL-KAWA’IDI FEHARRE ‘ALEJHIMU ES-SEKFU MIN FEWKIHIM WE ‘ETAHUMUL-’ADHABU MIN HEJTHU LA JESH’URUNE
C 16:27. Mandej, në ditën e gjykimit Ai i turpëron ata dhe thotë: "Ku janë ata që m'i bënit shokë Mua dhe për hir të tyre grindeshit?" E ata që ishin të zotët e dijes, do të thonë: "Vërtet, sot turpësia dhe e keqja i përfshiu jobesimtarët".
16:27. Pastaj, në Ditën e Kiametit, Ai do t’i turpërojë e do t’u thotë: “Ku janë “ortakët” e Mi, për shkak të të cilëve grindeshit (me besimtarët)?” Ata të cilëve u është dhënë dituria, do të thonë: “Me të vërtetë, sot poshtërimi dhe dënimi do të bjerë mbi mosbesimtarët,
16:27. THUMME JEWMEL-KIJAMETI JUHZIHIM WE JEKULU ‘EJNE SHUREKA’IJEL-LEDHINE KUNTUM TUSHAKKUNE FIHIM KALEL-LEDHINE ‘UTUL-’ILME ‘INNEL-HIZJEL-JEWME WE ES-SU’E ‘ALEL-KAFIRINE
C 16:28. Të cilët, duke qenë mizorë të së vetvetes së tyre, engjëjt ua marrin shpirtin, e ata shprehin dorëzimin (në momentin e vdekjes, duke thënë): "Ne nuk ishim që bëmë ndonjë të keqe!" (u jipet përgjigjja). Po All-llahu e di shumë mirë atë që e punuat ju.
16:28. të cilëve engjëjt ua marrin shpirtin, duke qenë të padrejtë ndaj vetvetes. Ata do të shfaqin përulshmëri (duke thënë): “Ne nuk kemi bërë asgjë të keqe!” (Dhe do t’u thuhet): “Nuk është kështu! Natyrisht që Allahu i di mirë veprat që keni punuar.
16:28. EL-LEDHINE TETEWEFFAHUMUL-MELA’IKETU DHALIMI ‘ENFUSIHIM FE’ELKAW ES-SELEME MA KUNNA NA’MELU MIN SU’IN BELA ‘INNALL-LLAHE ‘ALIMUN BIMA KUNTUM TA’MELUNE
C 16:29. Andaj, hyni në dyert e xhehennemit, aty do të jeni përjetë: sa vend i keq është ai i kryelartëve!"
16:29. Hyni në portat e Xhehenemit, ku do të mbeteni përgjithmonë!” Eh, sa vendbanim i shëmtuar është ai për mendjemëdhenjtë!
16:29. FADHULU ‘EBWABE XHEHENNEME HALIDINE FIHA FELEBI’SE METHWAL-MUTEKEBBIRINE
C 16:30. Atyre që patën frikë nga (dënimi) All-llahu, u thuhet: "Ç'është ajo që shpalli Zoti juaj?" Ata thoshin: "Shpalli çdo të mirë!" Ata që bënë vepra të mira, edhe në këtë jetë kanë shpërblim të mirë, por shpërblimi i tyre në botën tjetër është shumë më i mirë, e sa vend i mirë është ai i të devotshëmve.
16:30. Ndërsa atyre që e kanë frikë Allahun, do t’u thuhet: “Çfarë ju ka shpallur Zoti juaj?” - Ata do të thonë: “Mirësi!” Ata që bëjnë vepra të mira në këtë botë, do të kenë mirësi; në botën tjetër do të kenë edhe më të mira. Sa e mrekullueshme do të jetë shtëpia e atyre që i frikësohen Allahut!
16:30. WE KILE LILLEDHINE ETTEKAW MADHA ‘ENZELE REBBUKUM KALU HAJREN LILLEDHINE ‘EHSENU FI HEDHIHI ED-DUNJA HESENETUN WE LEDARUL-’AHIRETI HAJRUN WE LENI’ME DARUL-MUTTEKINE
C 16:31. Është Xhenneti i Adn-it, ku do të hyjnë, nën të rrjedhin lumenj, aty kanë çka të dëshirojnë, ashtu i shpërblen All-llahu të ruajturit.
16:31. Ata do të hyjnë në Xhenetet e Adnit, ku rrjedhin lumenj dhe ku ka gjithçka, që ata dëshirojnë. Kështu i shpërblen Allahu punëmirët,
16:31. XHENNATU ‘ADNIN JEDHULUNEHA TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU LEHUM FIHA MA JESHA’UNE KEDHALIKE JEXHZI ELLAHUL-MUTTEKINE
C 16:32. Të cilëve duke qenë të pastër, engjëjt ua marrin shpirtin, duke u thënë: "Selamun alejkum" - gjetët shpëtimin, hyni në xhennet, për hir të asaj që vepruat.
16:32. të cilëve engjëjt ua marrin shpirtrat, duke qenë të pastër. U thonë atyre: “Shpëtimi qoftë mbi ju! Hyni në Xhenet, si shpërblim për veprat që keni kryer!”
16:32. EL-LEDHINE TETEWEFFAHUMUL-MELA’IKETU TEJJIBINE JEKULUNE SELAMUN ‘ALEJKUMU EDHULUL-XHENNETE BIMA KUNTUM TA’MELUNE
C 16:33. A mos presin ata (idhujtarët) diçka tjetër përveç t'u vijnë engjëjt (e t'ua marrin shpirtin) ose t'u vijë urdhri (dënimi) i Zotit tënd. Ashtu punonin ata që ishin para tyre, pra All-llahu nuk u bëri padrejtësi atyre, por ata ishin që vetvetes i bënë padrejt.
16:33. A mos presin ata gjë tjetër, veç ardhjes së engjëjve apo të urdhrit të Zotit tënd?! Kështu bënë edhe ata që qenë para këtyre. Allahu nuk u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë të keqen vetes.
16:33. HEL JENDHURUNE ‘ILLA ‘EN TE’TIJEHUMUL-MELA’IKETU ‘EW JE’TIJE ‘EMRU RABBIKE KEDHALIKE FE’ALEL-LEDHINE MIN KABLIHIM WE MA DHELEMEHUMU ELLAHU WE LEKIN KANU ‘ENFUSEHUM JEDHLIMUNE
C 16:34. Andaj, ata i goditi dënimi i të këqijave që i bënë dhe i kaploi (i përfshiu ajo e keqe) ajo me të cilën ata talleshin.
16:34. E kështu, mbi ta ra dënimi për veprat që bënë dhe i kaploi ajo me të cilën talleshin.
16:34. FE’ESABEHUM SEJJI’ATU MA ‘AMILU WE HAKA BIHIM MA KANU BIHI JESTEHZI’UN