Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 13:38. Ne dërguam edhe para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë. Asnjë të dërguari nuk i takoi të sjellë ndonjë mrekulli vetëm me lejen e All-llahut. Për secilin afat ekziston evidencë e caktuar.
13:38. Vërtet, edhe para teje Ne kemi sjellë të dërguar, të cilëve u kemi dhënë gra dhe pasardhës. Asnjë i dërguar nuk ka sjellë me vete asnjë mrekulli, përveçse me lejen e Allahut. Çdo periudhë e kohës ka librin e vet (ku është shënuar caku i saj).
13:38. WE LEKAD ‘ERSELNA RUSULEN MIN KABLIKE WE XHE’ALNA LEHUM ‘EZWAXHAN WE DHURRIJETEN WE MA KANE LIRESULIN ‘EN JE’TIJE BI’AJETIN ‘ILLA BI’IDHNI ELLAHI LIKULLI ‘EXHELIN KITABUN
C 13:39. All-llahu shlyen (nga ajo evidencë) çka të dojë, edhe forcon (çka të dojë). Vetëm tek Ai është baza e librit (Levhi Mahfudhi).
13:39. Allahu fshin çfarë të dojë e ngulit çfarë të dojë (në këtë libër); dhe tek Ai është Libri amëz.
13:39. JEMHU ELLAHU MA JESHA’U WE JUTHBITU WE ‘INDEHU ‘UMMUL-KITABI
C 13:40. Ne mund të mundësojmë ty ta shohësh atë (dënim) që ua premtojmë atyre, ose ta marrim (shpirtin) ty. Obligim yti është vetëm kumtimi, kurse e Jona është llogaria.
13:40. Edhe nëse Ne të tregojmë ty nga dënimi që u kemi premtuar atyre apo ta marrim shpirtin më parë, detyra jote është të kumtosh Shpalljen, se llogaria është te Ne.
13:40. WE ‘IN MA NURIJENNEKE BA’DEL-LEDHI NA’IDUHUM ‘EW NETEWEFFEJENNEKE FE’INNEMA ‘ALEJKEL-BELAGU WE ‘ALEJNAL-HISABU
C 13:41. A nuk shohin ata se Ne i sjellim pakësimin e tokës (së tyre) nga të gjitha anët e saj. All-llahu gjykon, e s'ka kush që mund t'i kundërvihet gjykimit të Tij. Ai ndërmerr masë të shpejtë.
13:41. A nuk e shohin ata se Ne po ua zvogëlojmë tokën nga skajet e saj? Allahu gjykon, dhe askush nuk mund ta thyejë gjykimin e Tij; Ai është i shpejtë në llogari.
13:41. ‘EWELEM JEREW ‘ENNA NE’TIL-’ERDE NENKUSUHA MIN ‘ETRAFIHA WEL-LAHU JEHKUMU LA MU’AKKIBE LIHUKMIHI WE HUWE SERI’UL-HISABI
C 13:42. Edhe ata (jobesimtarët) para tyre (idhujtarëve) bënë intrigë, po e gjithë intriga i është nënshtruar dëshirës së All-llahut, Ai e di se çka vepron secili njeri, e mohuesit do ta kuptojnë se kujt do t'i takojë ardhmëria e lumtur.
13:42. Dredhi kanë bërë edhe ata që kanë qenë para tyre, por Allahu është zotërues i të gjitha dredhive. Ai e di çfarë fiton çdo njeri dhe mohuesit do ta dinë se për kë do të jetë përfundimi më i mirë.
13:42. WE KAD MEKEREL-LEDHINE MIN KABLIHIM FELILLAHIL-MEKRU XHEMI’EN JA’LEMU MA TEKSIBU KULLU NEFSIN WE SEJA’LEMUL-KUFFARU LIMEN ‘UKBA ED-DARI
C 13:43. E ata që mohuan thonë: "Ti nuk je i dërguar!" Thuaj: "Mjafton që All-llahu është dëshmitar midis meje dhe midis jush dhe (është dëshmitar) ai që ka njohuri të librit (të shpalljeve)".
13:43. Jobesimtarët thonë: “Ti nuk je i dërguar!” Thuaju (o Muhamed!): “Mjafton Allahu për dëshmitar midis meje dhe jush dhe ata që kanë dijeni për Librin (besimtarët çifutë dhe të krishterë të asaj kohe).”
13:43. WE JEKULUL-LEDHINE KEFERU LESTE MURSELEN KUL KEFA BILLAHI SHEHIDAN BEJNI WE BEJNEKUM WE MEN ‘INDEHU ‘ILMUL-KITABI
C 14:1. Elif, Lam, Ra. (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty që me urdhrin e Zotit t'i nxjerrish njerëzit prej errësirave në dritë; (t'i nxjerrish prej errësirës) në rrugë të Fuqiplotit, të Falënderuarit.
14:1. Elif Lâm Râ. Këtë Libër ta kemi shpallur ty (o Muhamed), për t’i nxjerrë njerëzit, me lejen e Zotit të tyre, nga errësira në dritë, në rrugën e të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd,
14:1. ‘ELIF-LAM-RA KITABUN ‘ENZELNAHU ‘ILEJKE LITUHRIXHE EN-NASE MINE EDH-DHULUMATI ‘ILA EN-NUR BI’IDHNI RABBIHIM ‘ILA SIRATIL-’AZIZIL-HEMIDI
C 14:2. Të All-llahut, i të cilit është gjithë ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë. Është mjerim për mohuesit për dënimin e ashpër që i pret.
14:2. Allahut, të Cilit i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Mjerë mohuesit për dënimin e tmerrshëm (që i pret)!
14:2. ELLAHIL-LEDHI LEHU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI WE WEJLUN LILKAFIRINE MIN ‘ADHABIN SHEDIDIN
C 14:3. Ata që i japin përparësi jetës së kësaj bote ndaj botës tjetër, pengojnë nga rruga e All-llahut dhe kërkojnë shtrembërimin e saj. Të tillët qartas janë në humbje.
14:3. Mjerë ata që jetën e kësaj bote e duan më shumë se atë të botës tjetër, që largojnë njerëzit nga rruga e Allahut dhe dëshirojnë ta shtrembërojnë atë! Ata janë në humbje të madhe.
14:3. EL-LEDHINE JESTEHIBBUNEL-HEJETE ED-DUNJA ‘ALEL-’AHIRETI WE JESUDDUNE ‘AN SEBILI ELLAHI WE JEBGUNEHA ‘IWEXHAN ‘ULA’IKE FI DELALIN BA’IDIN
C 14:4. Ne asnjë nga të dërguarit nuk e dërguam ndryshe vetëm në gjuhën e popullit të vet, ashtu që ai t'u shpjegojë atyre (në atë gjuhë). E All-llahu e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do. Ai është i fuqishmi, i urti.
14:4. Ne nuk kemi çuar asnjë të dërguar, përveçse në gjuhën e popullit të tij, për t’u shpjeguar atyre (shpalljet e Zotit). Allahu e shpie në humbje kë të dojë dhe e udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.
14:4. WE MA ‘ERSELNA MIN RESULIN ‘ILLA BILISANI KAWMIHI LIJUBEJJINE LEHUM FEJUDILLU ELLAHU MEN JESHA’U WE JEHDI MEN JESHA’U WE HUWEL-’AZIZUL-HEKIMU
C 14:5. Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona (dhe i thamë): "Nxirre popullin tënd prej errësirave në dritë dhe përkujtoju atyre të mirat e All-llahut (që u dhuroi), se vërtet në ato (përkujtime) ka argumente për secilin që është shumë i durueshëm dhe shumë falënderues.
14:5. Ne e dërguam Musain me shenjat Tona (dhe i thamë): “Nxirre popullin tënd nga errësira në dritë dhe përkujtoju atyre ditët e Allahut!” Vërtet, në këtë ka shenja për çdo njeri që është i durueshëm dhe falënderues.
14:5. WE LEKAD ‘ERSELNA MUSA BI’AJATINA ‘EN ‘EHRIXH KAWMEKE MINE EDH-DHULUMATI ‘ILA EN-NURI WE DHEKKIRHUM BI’EJJAMI ELLAHI ‘INNE FI DHALIKE LE’AJATIN LIKULLI SEBBARIN SHEKURIN