Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 13:43. E ata që mohuan thonë: "Ti nuk je i dërguar!" Thuaj: "Mjafton që All-llahu është dëshmitar midis meje dhe midis jush dhe (është dëshmitar) ai që ka njohuri të librit (të shpalljeve)".
13:43. Jobesimtarët thonë: “Ti nuk je i dërguar!” Thuaju (o Muhamed!): “Mjafton Allahu për dëshmitar midis meje dhe jush dhe ata që kanë dijeni për Librin (besimtarët çifutë dhe të krishterë të asaj kohe).”
13:43. WE JEKULUL-LEDHINE KEFERU LESTE MURSELEN KUL KEFA BILLAHI SHEHIDAN BEJNI WE BEJNEKUM WE MEN ‘INDEHU ‘ILMUL-KITABI
C 14:1. Elif, Lam, Ra. (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty që me urdhrin e Zotit t'i nxjerrish njerëzit prej errësirave në dritë; (t'i nxjerrish prej errësirës) në rrugë të Fuqiplotit, të Falënderuarit.
14:1. Elif Lâm Râ. Këtë Libër ta kemi shpallur ty (o Muhamed), për t’i nxjerrë njerëzit, me lejen e Zotit të tyre, nga errësira në dritë, në rrugën e të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd,
14:1. ‘ELIF-LAM-RA KITABUN ‘ENZELNAHU ‘ILEJKE LITUHRIXHE EN-NASE MINE EDH-DHULUMATI ‘ILA EN-NUR BI’IDHNI RABBIHIM ‘ILA SIRATIL-’AZIZIL-HEMIDI
C 14:2. Të All-llahut, i të cilit është gjithë ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë. Është mjerim për mohuesit për dënimin e ashpër që i pret.
14:2. Allahut, të Cilit i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Mjerë mohuesit për dënimin e tmerrshëm (që i pret)!
14:2. ELLAHIL-LEDHI LEHU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI WE WEJLUN LILKAFIRINE MIN ‘ADHABIN SHEDIDIN
C 14:3. Ata që i japin përparësi jetës së kësaj bote ndaj botës tjetër, pengojnë nga rruga e All-llahut dhe kërkojnë shtrembërimin e saj. Të tillët qartas janë në humbje.
14:3. Mjerë ata që jetën e kësaj bote e duan më shumë se atë të botës tjetër, që largojnë njerëzit nga rruga e Allahut dhe dëshirojnë ta shtrembërojnë atë! Ata janë në humbje të madhe.
14:3. EL-LEDHINE JESTEHIBBUNEL-HEJETE ED-DUNJA ‘ALEL-’AHIRETI WE JESUDDUNE ‘AN SEBILI ELLAHI WE JEBGUNEHA ‘IWEXHAN ‘ULA’IKE FI DELALIN BA’IDIN
C 14:4. Ne asnjë nga të dërguarit nuk e dërguam ndryshe vetëm në gjuhën e popullit të vet, ashtu që ai t'u shpjegojë atyre (në atë gjuhë). E All-llahu e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do. Ai është i fuqishmi, i urti.
14:4. Ne nuk kemi çuar asnjë të dërguar, përveçse në gjuhën e popullit të tij, për t’u shpjeguar atyre (shpalljet e Zotit). Allahu e shpie në humbje kë të dojë dhe e udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.
14:4. WE MA ‘ERSELNA MIN RESULIN ‘ILLA BILISANI KAWMIHI LIJUBEJJINE LEHUM FEJUDILLU ELLAHU MEN JESHA’U WE JEHDI MEN JESHA’U WE HUWEL-’AZIZUL-HEKIMU
C 14:5. Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona (dhe i thamë): "Nxirre popullin tënd prej errësirave në dritë dhe përkujtoju atyre të mirat e All-llahut (që u dhuroi), se vërtet në ato (përkujtime) ka argumente për secilin që është shumë i durueshëm dhe shumë falënderues.
14:5. Ne e dërguam Musain me shenjat Tona (dhe i thamë): “Nxirre popullin tënd nga errësira në dritë dhe përkujtoju atyre ditët e Allahut!” Vërtet, në këtë ka shenja për çdo njeri që është i durueshëm dhe falënderues.
14:5. WE LEKAD ‘ERSELNA MUSA BI’AJATINA ‘EN ‘EHRIXH KAWMEKE MINE EDH-DHULUMATI ‘ILA EN-NURI WE DHEKKIRHUM BI’EJJAMI ELLAHI ‘INNE FI DHALIKE LE’AJATIN LIKULLI SEBBARIN SHEKURIN
C 14:6. (përkujto) Kur Musai i tha popullit të vet: "Përkujtojeni dhuntinë e All-llahut ndaj jush, kur ju shpëtoi prej rrethit të faraonit që ju shijonit dënimin më të shëmtuar, ju mbytnin bijtë tuaj, e i linin gratë tuaja të jetojnë. Në ato kishit sprovë të madhe nga Zoti juaj."
14:6. (Kujto) kur Musai i tha popullit të vet: “Kujtoni dhuntinë që ju dha Allahu, kur ju shpëtoi nga populli i Faraonit, që ju mundonte me torturat më të rënda, duke vrarë djemtë tuaj e duke jua lënë gjallë femrat. Kjo ka qenë një sprovë e madhe për ju nga Zoti juaj.
14:6. WE ‘IDH KALE MUSA LIKAWMIHI EDHKURU NI’METEL-LAHI ‘ALEJKUM ‘IDH ‘ENXHAKUM MIN ‘ALI FIR’AWNE JESUMUNEKUM SU’EL-’ADHABI WE JUDHEBBIHUNE ‘EBNA’EKUM WE JESTEHJUNE NISA’EKUM WE FI DHALIKUM BELA’UN MIN RABBIKUM ‘ADHIMUN
C 14:7. Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: "Nëse falënderoni, do t'ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s'ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!"
14:7. (Kujtoje) kur Zoti juaj kumtoi: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia; por, nëse ju mohoni mirësitë e Mia, (atëherë dijeni se) dënimi Im është i rëndë”.
14:7. WE ‘IDH TE’EDHDHENE REBBUKUM LE’IN SHEKERTUM LE’EZIDENNEKUM WE LE’IN KEFERTUM ‘INNE ‘ADHABI LESHEDIDUN
C 14:8. E Musai tha: "Nëse ju, dhe të gjithë ata që janë në tokë mohoni, All-llahu është i panevojshëm (për falënderim), i lavdishëm (vetvetiu)".
14:8. Dhe Musai tha: “Nëse mohoni ju dhe të gjithë ata që janë në Tokë, (dijeni se) Allahu është vërtet i Vetëmjaftueshëm dhe plot lavdi.”
14:8. WE KALE MUSA ‘IN TEKFURU ‘ENTUM WE MEN FIL-’ERDI XHEMI’EN FE’INNALL-LLAHE LEGANIJUN HEMIDUN
C 14:9. A nuk jeni të njoftuar me lajmin (ndodhinë) e atyre që ishin para jush, si populli i Nuhut, i Adit, i Themudit e edhe i atyre që erdhën pas tyre, që nuk di kush për ta pos All-llahut. Atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me argumente, ata i venin duart e tyre (në shenjë talljeje) në gojët e veta dhe thonin: "Ne e mohojmë atë me çka jeni të dërguar dhe ne dyshojmë shumë në atë që ju na thërrisni".
14:9. A nuk ju ka ardhur lajmi për ata që kanë qenë para jush: për popullin e Nuhut, fiset Ad e Themud dhe për ata pas tyre? Vetëm Allahu i di ata! Të dërguarit e tyre u sollën shenja të qarta, por ata vinin duart në gojë (me tallje) dhe thoshin: “Ne nuk besojmë në mesazhin tuaj. Ne kemi dyshim të madh ndaj asaj që na thërrisni ju”!
14:9. ‘ELEM JE’TIKUM NEBE’UL-LEDHINE MIN KABLIKUM KAWMI NUHIN WE ‘ADIN WE THEMUDE WEL-LEDHINE MIN BA’DIHIM LA JA’LEMUHUM ‘ILLALLAHU XHA’ET/HUM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI FEREDDU ‘EJDIJEHUM FI ‘EFWAHIHIM WE KALU ‘INNA KEFERNA BIMA ‘URSILTUM BIHI WE ‘INNA LEFI SHEKKIN MIMMA TED’UNENA ‘ILEJHI MURIBIN
C 14:10. Të dërguarit e tyre u thanë: "A mos keni dyshim në All-llahun, Krijuesin e qiejve e të tokës? Ai ju thërret (në besim) për t'ju falur mëkatet dhe për t'ju vazhduar (jetën) deri në një afat të caktuar!" Ata thanë: "Ju nuk jeni tjetër pos njerëz siç jemi edhe ne, ju dëshironi të na pengoni nga ajo që adhuronin prindërit tanë, pra na sillni ndonjë argument të qartë!"
14:10. Të dërguarit e tyre u thanë: “Vallë, a mund të dyshohet në Allahun, Krijuesin e qiejve dhe të Tokës?! Ai ju thërret juve për t’ju falur disa gjynahe tuajat dhe që t’ju lërë deri në afatin e caktuar”. Ata thanë: “Ju jeni vetëm njerëz si ne. Ju dëshironi të na shmangni nga ajo që kanë adhuruar të parët tanë. Andaj, na sillni prova të dukshme!”
14:10. KALET RUSULUHUM ‘EFI ELLAHI SHEKKUN FATIRI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI JED’UKUM LIJEGFIRE LEKUM MIN DHUNUBIKUM WE JU’UEHHIREKUM ‘ILA ‘EXHELIN MUSEMMEN KALU ‘IN ‘ENTUM ‘ILLA BESHERUN MITHLUNA TURIDUNE ‘EN TESUDDUNA ‘AMMA KANE JA’BUDU ‘ABA’UUNA FE’TUNA BISULTANIN MUBININ