Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 13:18. Atyre që i janë përgjigjur Zotit të tyre u takon shpërblimi më i mirë, ndërsa ata që nuk iu përgjigjën Atij, ata do të japin si kompensim, sikur të ishte e tyre aq shumë sa e gjithë pasuria tokësore edhe një herë aq. Ata kanë llogarinë më të rëndë, vendstrehimi i tyre është xhehennemi që është shtrat i keq.
13:18. Për ata që i përgjigjen Zotit të tyre, është përgatitur e mira e madhe. Ndërsa ata që nuk i përgjigjen Atij - sikur të ishte e tyre gjithçka që gjendet në Tokë, madje edhe një herë aq, ata do ta sakrifikonin atë (për të shpëtuar). Njerëzve të tillë u është përgatitur llogari e rëndë dhe strehimi i tyre është Xhehenemi. Eh, sa shtrat i shëmtuar që është ai!
13:18. LILLEDHINE ESTEXHABU LIREBBIHIMUL-HUSNA WEL-LEDHINE LEM JESTEXHIBU LEHU LEW ‘ENNE LEHUM MA FIL-’ERDI XHEMI’EN WE MITHLEHU ME’AHU LAFTEDEW BIHI ‘ULA’IKE LEHUM SU’UL-HISABI WE ME’WAHUM XHEHENNEMU WE BI’SEL-MIHADU
C 13:19. A është i njëjtë ai që e di se ajo që t'u shpall ty nga Zoti yt është e vërtetë, si ai që është i verbër? Vetëm njerëzit e arsyeshëm që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën.
13:19. Vallë, ai që di se ajo që të është shpallur ty (Muhamed) nga Zoti yt është e vërteta, a është njësoj me atë që është i verbër (ndaj këtij fakti)? Vetëm njerëzit që kuptojnë ia vënë veshin kësaj.
13:19. ‘EFEMEN JA’LEMU ‘ENNEMA ‘UNZILE ‘ILEJKE MIN RABBIKEL-HEKKU KEMEN HUWE ‘A’MA ‘INNEMA JETEDHEKKERU ‘ULUL-’ELBABI
C 13:20. Ata janë, të cilët e zbatojnë besën e dhënë All-llahut dhe nuk e thyejnë zotimin.
13:20. Këta janë ata që i përmbahen besëlidhjes me Allahun dhe nuk e prishin premtimin;
13:20. EL-LEDHINE JUFUNE BI’AHDI ELLAHI WE LA JENKUDUNEL-MITHAKA
C 13:21. Dhe ata që e mbajnë lidhjen për të cilën All-llahu ka urdhëruar të mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rëndë e përgjegjësisë.
13:21. dhe ata që mbajnë lidhjet (familjare) që ka urdhëruar Allahu të mbahen, që kanë frikë Zotin e tyre e i frikësohen llogarisë së rëndë;
13:21. WEL-LEDHINE JESILUNE MA ‘EMEREL-LAHU BIHI ‘EN JUSELE WE JEHSHEWNE REBBEHUM WE JEHAFUNE SU’EL-HISABI
C 13:22. Edhe ata që patën durim (ndaj të këqijave) për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë të keqen. Të tillët kanë përfundim më të mirë.
13:22. dhe ata që durojnë për të fituar dashurinë e Zotit të tyre, që falin namazin, që ndajnë fshehurazi dhe haptazi nga ajo që ua kemi dhënë Ne dhe, që të keqen, e kthejnë me të mirë. Këtyre u takon shpërblimi në Shtëpinë e fundit:
13:22. WEL-LEDHINE SEBERU EBTIGA’E WEXHHI RABBIHIM WE ‘EKAMU ES-SELETE WE ‘ENFEKU MIMMA REZEKNAHUM SIRRAN WE ‘ALANIJETEN WE JEDRE’UNE BIL-HESENETI ES-SEJJI’ETE ‘ULA’IKE LEHUM ‘UKBA ED-DARI
C 13:23. (përfundimi i mirë është) Xhennete të Adnit (vende të përjetshme) ku do të hyjnë ata, edhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre të cilët kanë qenë vepërmirë, ata do t'i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë.
13:23. Xheneti i Adnit, në të cilin do të hyjnë ata dhe besimtarët e ndershëm prej prindërve të tyre, grave dhe pasardhësve të tyre. Dhe engjëjt do të hyjnë tek ata nga çdo derë (e Xhenetit)
13:23. XHENNATU ‘ADNIN JEDHULUNEHA WE MEN SELEHE MIN ‘ABA’IHIM WE ‘EZWAXHIHIM WE DHURRIJATIHIM WEL-MELA’IKETU JEDHULUNE ‘ALEJHIM MIN KULLI BABIN
C 13:24. (u thonë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend.
13:24. (e do t’u thonë): “Shpëtimi qoftë mbi ju, për durimin që keni treguar (në jetën e kësaj bote)! Sa vendbanim i bukur që është ky!”
13:24. SELAMUN ‘ALEJKUM BIMA SEBERTUM FENI’ME ‘UKBA ED-DARI
C 13:25. E ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi u patën zotuar, e këpusin atë për të cilën All-llahu ka urdhëruar të jetë e pakëputur, bëjnë shkatërrime në tokë, ata janë të mallkuar dhe ata kanë përfundim të keq.
13:25. Sa për ata që shkelin besëlidhjen me Allahun, pasi janë zotuar për atë e, që këpusin lidhjet (familjare) që ka urdhëruar Allahu të ruhen dhe bëjnë çrregullime në Tokë - mbi ta rëndon mallkimi dhe përfundimi i keq!
13:25. WEL-LEDHINE JENKUDUNE ‘AHDEL-LAHI MIN BA’DI MITHAKIHI WE JEKTA’UNE MA ‘EMEREL-LAHU BIHI ‘EN JUSELE WE JUFSIDUNE FIL-’ERDI ‘ULA’IKE LEHUMUL-LA’NETU WE LEHUM SU’U ED-DARI
C 13:26. All-llahu i ofron furnizim me bollëk atij që do dhe ia kufizon (atij që do). Po ata (jobesimtarët) janë të gëzuar me jetën e kësaj bote. E jeta e kësaj bote ndaj botës tjetër nuk është tjetër vetëm se një përjetim (i shkurtër).
13:26. Allahu ia shton furnizimin kujt të dojë dhe ia pakëson kujt të dojë. Jobesimtarët i gëzohen jetës së kësaj bote, por jeta e kësaj bote në krahasim me botën tjetër është vetëm kënaqësi kalimtare.
13:26. ELLAHU JEBSUTU ER-RIZKA LIMEN JESHA’U WE JEKDIRU WE FERIHU BIL-HEJETI ED-DUNJA WE MAL-HEJATU ED-DUNJA FIL-’AHIRETI ‘ILLA META’UN
C 13:27. E ata që nuk besuan (idhujtarët mekas) thonë: "Përse nuk iu shpall (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?" Thuaj: "(Iu shpall Kur'ani, por ju u verbuat) All-llahu e le të humbur atë që do, kurse atë që pendohet nga të këqijat e shpie në rrugë të drejtë".
13:27. Jobesimtarët thonë: “Pse nuk i dërgohet atij (Muhamedit a.s.) një mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj: “Me të vërtetë, Allahu shpie në humbje ata që Ai do, ndërsa udhëzon në rrugë të drejtë ata që kthehen tek Ai,
13:27. WE JEKULUL-LEDHINE KEFERU LEWLA ‘UNZILE ‘ALEJHI ‘AJETUN MIN RABBIHI KUL ‘INNALL-LLAHE JUDILLU MEN JESHA’U WE JEHDI ‘ILEJHI MEN ‘ENABE
C 13:28. Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.
13:28. ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!”
13:28. EL-LEDHINE ‘AMENU WE TETME’INNU KULUBUHUM BIDHIKRI ELLAHI ‘ELA BIDHIKRI ELLAHI TETME’INNUL-KULUBU