U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
13:23.
(përfundimi i mirë është) Xhennete të Adnit (vende të përjetshme) ku do të hyjnë ata, edhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre të cilët kanë qenë vepërmirë, ata do t'i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë.
13:23.
Xheneti i Adnit, në të cilin do të hyjnë ata dhe besimtarët e ndershëm prej prindërve të tyre, grave dhe pasardhësve të tyre. Dhe engjëjt do të hyjnë tek ata nga çdo derë (e Xhenetit)
13:23.
XHENNATU ‘ADNIN JEDHULUNEHA WE MEN SELEHE MIN ‘ABA’IHIM WE ‘EZWAXHIHIM WE DHURRIJATIHIM WEL-MELA’IKETU JEDHULUNE ‘ALEJHIM MIN KULLI BABIN
C
13:24.
(u thonë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend.
13:24.
(e do t’u thonë): “Shpëtimi qoftë mbi ju, për durimin që keni treguar (në jetën e kësaj bote)! Sa vendbanim i bukur që është ky!”
13:24.
SELAMUN ‘ALEJKUM BIMA SEBERTUM FENI’ME ‘UKBA ED-DARI
C
13:25.
E ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi u patën zotuar, e këpusin atë për të cilën All-llahu ka urdhëruar të jetë e pakëputur, bëjnë shkatërrime në tokë, ata janë të mallkuar dhe ata kanë përfundim të keq.
13:25.
Sa për ata që shkelin besëlidhjen me Allahun, pasi janë zotuar për atë e, që këpusin lidhjet (familjare) që ka urdhëruar Allahu të ruhen dhe bëjnë çrregullime në Tokë - mbi ta rëndon mallkimi dhe përfundimi i keq!
13:25.
WEL-LEDHINE JENKUDUNE ‘AHDEL-LAHI MIN BA’DI MITHAKIHI WE JEKTA’UNE MA ‘EMEREL-LAHU BIHI ‘EN JUSELE WE JUFSIDUNE FIL-’ERDI ‘ULA’IKE LEHUMUL-LA’NETU WE LEHUM SU’U ED-DARI
C
13:26.
All-llahu i ofron furnizim me bollëk atij që do dhe ia kufizon (atij që do). Po ata (jobesimtarët) janë të gëzuar me jetën e kësaj bote. E jeta e kësaj bote ndaj botës tjetër nuk është tjetër vetëm se një përjetim (i shkurtër).
13:26.
Allahu ia shton furnizimin kujt të dojë dhe ia pakëson kujt të dojë. Jobesimtarët i gëzohen jetës së kësaj bote, por jeta e kësaj bote në krahasim me botën tjetër është vetëm kënaqësi kalimtare.
13:26.
ELLAHU JEBSUTU ER-RIZKA LIMEN JESHA’U WE JEKDIRU WE FERIHU BIL-HEJETI ED-DUNJA WE MAL-HEJATU ED-DUNJA FIL-’AHIRETI ‘ILLA META’UN
C
13:27.
E ata që nuk besuan (idhujtarët mekas) thonë: "Përse nuk iu shpall (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?" Thuaj: "(Iu shpall Kur'ani, por ju u verbuat) All-llahu e le të humbur atë që do, kurse atë që pendohet nga të këqijat e shpie në rrugë të drejtë".
13:27.
Jobesimtarët thonë: “Pse nuk i dërgohet atij (Muhamedit a.s.) një mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj: “Me të vërtetë, Allahu shpie në humbje ata që Ai do, ndërsa udhëzon në rrugë të drejtë ata që kthehen tek Ai,
13:27.
WE JEKULUL-LEDHINE KEFERU LEWLA ‘UNZILE ‘ALEJHI ‘AJETUN MIN RABBIHI KUL ‘INNALL-LLAHE JUDILLU MEN JESHA’U WE JEHDI ‘ILEJHI MEN ‘ENABE
C
13:28.
Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.
13:28.
ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!”
13:28.
EL-LEDHINE ‘AMENU WE TETME’INNU KULUBUHUM BIDHIKRI ELLAHI ‘ELA BIDHIKRI ELLAHI TETME’INNUL-KULUBU
C
13:29.
Ata janë të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë të lumtur dhe kanë ardhmëri të mirë.
13:29.
Për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira ka çdo mirësi dhe vendbanim të mrekullueshëm!
13:29.
EL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI TUBA LEHUM WE HUSNU ME’ABIN
C
13:30.
Kështu, Ne të dërguam te një popull, para të cilit kaluan shumë popuj, e që t'ju komunikosh atë që Ne ta shpallëm ty, sepse ata janë duke e mohuar Mëshiruesin (Zotin). Thuaj: "Ai (Rrahmani) është Zoti im, nuk ka zot tjetër pos Atij. Vetëm Atij i jam mbështetur dhe vetëm te Ai është e ardhmja ime".
13:30.
Dhe, kështu Ne të dërguam ty tek një popull, para të cilit kanë kaluar shumë popuj, që ti t’u lexosh atyre shpalljen që të kemi dhënë, sepse ata nuk e besojnë të Gjithëmëshirshmin. Thuaj: “Ai është Zoti im, s’ka zot tjetër përveç Tij; tek Ai mbështetem dhe tek Ai kthehem”!
13:30.
KEDHALIKE ‘ERSELNAKE FI ‘UMMETIN KAD HALET MIN KABLIHA ‘UMEMUN LITETLUWE ‘ALEJHIMUL-LEDHI ‘EWHEJNA ‘ILEJKE WE HUM JEKFURUNE BIR-REHMENI KUL HUWE RABBI LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE ‘ALEJHI TEWEKKELTU WE ‘ILEJHI METABI
C
13:31.
Sikur të ishte ndonjë Kur'an që me të do të ecnin malet, që me të do të plasej toka, që me të do të flisnin të vdekurit (është ky)?" Jo, (ata nuk besojnë) se e tërë çështja i takon vetëm All-llahut. A nuk e kanë të qartë ata që besuan se sikur të donte All-llahu, do t'i drejtonte në rrugë të drejtë të gjithë njerëzit, por ata që nuk besuan e për shkak të asaj që bënë, do t'i godasë vazhdimisht fatkeqësia e kohës ose do ta rrehojë (fatkeqësia) vendin e tyre, derisa të vijë urdhri i All-llahut (e të triumfojë Islami). All-llahu nuk e then premtimin.
13:31.
(Idhujtarët e Mekës thonë:) Sikur të kishte një Kuran me të cilin të lëviznin malet ose të coptohej toka, ose të flisnin të vdekurit (që të besojmë Muhamedin)? Jo, e gjithë çështja i takon (vetëm) Allahut. Vallë, a nuk e dinë ata që besojnë se sikur të donte Allahu, do t’i kishte udhëzuar të gjithë njerëzit (në besim)?! Kurse, jobesimtarët (e Mekës), për atë që kanë bërë, vazhdon t’i godasë shkatërrimi apo të bjerë pranë shtëpive të tyre, derisa të kryhet premtimi i Allahut. Nuk ka dyshim se Allahu e kryen premtimin e Tij.
13:31.
WE LEW ‘ENNE KUR’ANEN SUJJIRET BIHIL-XHIBALU ‘EW KUTTI’AT BIHIL-’ERDU ‘EW KULLIME BIHIL-MEWTA BEL LILLAHIL-’EMRU XHEMI’AN ‘EFELEM JEJ’ESIL-LEDHINE ‘AMENU ‘EN LEW JESHA’U ELLAHU LEHEDA EN-NASE XHEMI’ÆN WE LA JEZALUL-LEDHINE KEFERU TUSIBUHUM BIMA SENA’U KARI’ATUN ‘EW TEHULLU KARIBÆN MIN DARIHIM HETTA JE’TIJE WA’DU ELLAHI ‘INNALL-LLAHE LA JUHLIFUL-MI’ADE
C
13:32.
Edhe me të dërguarit para teje kanë bërë tallje. Porse Unë atyre që nuk besuan u pata dhënë afat, pastaj i ndëshkova (me dënim), e çfarë ishte dënimi Im!
13:32.
Edhe para teje janë tallur me të dërguar, andaj Unë u kam dhënë afat atyre që kanë mohuar e pastaj i kam ndëshkuar; eh si ka qenë dënimi Im!
13:32.
WE LEKADI ESTUHZI’E BIRUSULIN MIN KABLIKE FE’EMLEJTU LILLEDHINE KEFERU THUMME ‘EHADHTUHUM FEKEJFE KANE ‘IKABI
C
13:33.
A është Ai që përcjell secilin njeri se ç'vepron (sikur idhujt që nuk kuptojnë asgjë)? E ata i përshkruajnë All-llahut shokë. Thuaj: "Përshkruani realitetin e tyre! A ju po e njoftoni Atë për atë (shok) kinse Ai nuk po ditka se ç'ka në tokë, apo vetëm po i emërtoni me fjalë (e ata as që ekzistojnë)? Jo, por ata që nuk besuan u duket e mirë dredhia e tyre, ndaj janë larguar nga rruga e drejtë, dhe atë që All-llahu e le të humbur, për të nuk ka udhëzues.
13:33.
Vallë, Ai që është mbikëqyrës për çdokënd se çfarë punon, a është njësoj si idhujt që s’dëgjojnë e s’shohin gjë?! E megjithatë ata i shoqërojnë Allahut zota të rremë (në adhurim)? Thuaj: “Më tregoni emrat e atyre (idhujve që ia bëni shok Allahut)!” Apo ju po e njoftoni Atë për ndonjë gjë që Ai nuk e di në tokë apo thoni vetëm fjalë boshe? Jo, por jobesimtarëve dinakëritë e veta u duken të hijshme; ata janë larguar nga rruga e drejtë. Për atë që Allahu e shpie në humbje, s’ka udhërrëfyes.
13:33.
‘EFEMEN HUWE KA’IMUN ‘ALA KULLI NEFSIN BIMA KESEBET WE XHE’ALU LILLAHI SHUREKA’E KUL SEMMUHUM ‘EM TUNEBBI’UNEHU BIMA LA JA’LEMU FIL-’ERDI ‘EM BIDHAHIRIN MINEL-KAWLI BEL ZUJJINE LILLEDHINE KEFERU MEKRUHUM WE SUDDU ‘ANI ES-SEBILI WE MEN JUDLILI ELLAHU FEMA LEHU MIN HADIN