U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
13:16.
Thuaj: "Kush është Zoti (Krijuesi) i qiejve e i tokës!" Thuaj: "All-llahu!" Thuaj: "A keni pranuar pos Tij zota që nuk kanë mundësi t'i sjellin as dobi e as dëm vetvetes?" Thuaj: "A është i barabartë i verbëri me atë që sheh, ose, a janë të njëjta errësirat me dritën?" A mos i bënë All-llahut shokë (idhuj) e edhe ata zota krijuan si krijoi Ai dhe atyre u është bërë i ngjashëm (i paqartë) krijimi (e nuk po dinë se cili është krijim i Zotit, e cili i idhujve)? Thuaj: "All-llahu është krijues i çdo sendi, Ai është i vetmi ngadhënjyes!"
13:16.
Thuaj: “Kush është Zoti i qiejve dhe i Tokës?” dhe përgjigju: “Allahu!” Thuaj: “A mos vallë, ju zgjidhni për mbrojtës në vend të Tij, ata që nuk mund t’i sjellin vetes as dobi, as dëm?” Thuaj: “A janë të njëjtë i verbëri dhe ai që sheh? Ose a janë njësoj terri dhe drita? Apo ata (idhujtarët) i veshin Allahut ortakë, të cilët krijojnë siç krijon Ai, kështu që krijimi u ngjan i njëjtë atyre (idhujtarëve)?!” Thuaj: “Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është i Vetmi, Ngadhënjimtari”.
13:16.
KUL MEN REBBU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI KULI ELLAHU KUL ‘EFATTEHADHTUM MIN DUNIHI ‘EWLIJA’E LA JEMLIKUNE LI’NFUSIHIM NEF’EN WE LA DERRAN KUL HEL JESTEWIL-’A’MA WEL-BESIRU ‘EM HEL TESTEWI EDH-DHULUMATU WE EN-NUR ‘EM XHE’ALU LILLAHI SHUREKA’E HALEKU KEHALKIHI FETESHABEHEL-HALKU ‘ALEJHIM KULI ELLAHU HALIKU KULLI SHEJ’IN WE HUWEL-WAHIDUL-KAHHARU
C
13:17.
Ai e lëshon ujin (shiun) nga qielli e sipas madhësisë së tyre rrjedhin përrocka, kurse vala bart mbi vete shkumë të fryer lart. Shkuma e ngjashme është edhe ajo kur shkrihet (metali) në zjarr për të përfituar ndonjë stoli ose ndonjë mjet. Kështu, All-llahu sqaron shembullin e të së vërtetës dhe të pavërtetës. Për sa i përket shkumës (së ujit apo të metaleve), ajo hidhet si mbeturinë, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, ajo mbetet në tokë. Kësisoj All-llahu i sjell shembujt.
13:17.
Ai e zbret shiun nga qielli, prandaj rrjedhin lumenjtë me masë dhe rrjedha bart mbeturinat mbi sipërfaqen e ujit. Edhe zgjyra, kur e shkrijnë njerëzit në zjarr që të bëjnë stoli ose vegla, është mbeturinë, si ajo. Kështu, Allahu jep shembullin e së vërtetës dhe të së pavërtetës: Mbeturinat hidhen, ndërsa ajo që u shërben njerëzve mbetet në tokë. Kështu, Allahu i shpjegon shembujt.
13:17.
‘ENZELE MINE ES-SEMA’I MA’EN FESALET ‘EWDIJETUN BIKADERIHA FAHTEMELE ES-SEJLU ZEBEDEN RABIAN WE MIMMA JUKIDUNE ‘ALEJHI FI EN-NARI EBTIGA’E HILJETIN ‘EW META’IN ZEBEDUN MITHLUHU KEDHALIKE JEDRIBU ELLAHUL-HEKKA WEL-BATILE FE’EMMA EZ-ZEBEDU FEJEDH/HEBU XHUFA’EN WE ‘EMMA MA JENFA’U EN-NASE FEJEMKUTHU FIL-’ERDI KEDHALIKE JEDRIBU ELLAHUL-’EMTHALE
C
13:18.
Atyre që i janë përgjigjur Zotit të tyre u takon shpërblimi më i mirë, ndërsa ata që nuk iu përgjigjën Atij, ata do të japin si kompensim, sikur të ishte e tyre aq shumë sa e gjithë pasuria tokësore edhe një herë aq. Ata kanë llogarinë më të rëndë, vendstrehimi i tyre është xhehennemi që është shtrat i keq.
13:18.
Për ata që i përgjigjen Zotit të tyre, është përgatitur e mira e madhe. Ndërsa ata që nuk i përgjigjen Atij - sikur të ishte e tyre gjithçka që gjendet në Tokë, madje edhe një herë aq, ata do ta sakrifikonin atë (për të shpëtuar). Njerëzve të tillë u është përgatitur llogari e rëndë dhe strehimi i tyre është Xhehenemi. Eh, sa shtrat i shëmtuar që është ai!
13:18.
LILLEDHINE ESTEXHABU LIREBBIHIMUL-HUSNA WEL-LEDHINE LEM JESTEXHIBU LEHU LEW ‘ENNE LEHUM MA FIL-’ERDI XHEMI’EN WE MITHLEHU ME’AHU LAFTEDEW BIHI ‘ULA’IKE LEHUM SU’UL-HISABI WE ME’WAHUM XHEHENNEMU WE BI’SEL-MIHADU
C
13:19.
A është i njëjtë ai që e di se ajo që t'u shpall ty nga Zoti yt është e vërtetë, si ai që është i verbër? Vetëm njerëzit e arsyeshëm që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën.
13:19.
Vallë, ai që di se ajo që të është shpallur ty (Muhamed) nga Zoti yt është e vërteta, a është njësoj me atë që është i verbër (ndaj këtij fakti)? Vetëm njerëzit që kuptojnë ia vënë veshin kësaj.
13:19.
‘EFEMEN JA’LEMU ‘ENNEMA ‘UNZILE ‘ILEJKE MIN RABBIKEL-HEKKU KEMEN HUWE ‘A’MA ‘INNEMA JETEDHEKKERU ‘ULUL-’ELBABI
C
13:20.
Ata janë, të cilët e zbatojnë besën e dhënë All-llahut dhe nuk e thyejnë zotimin.
13:20.
Këta janë ata që i përmbahen besëlidhjes me Allahun dhe nuk e prishin premtimin;
13:20.
EL-LEDHINE JUFUNE BI’AHDI ELLAHI WE LA JENKUDUNEL-MITHAKA
C
13:21.
Dhe ata që e mbajnë lidhjen për të cilën All-llahu ka urdhëruar të mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rëndë e përgjegjësisë.
13:21.
dhe ata që mbajnë lidhjet (familjare) që ka urdhëruar Allahu të mbahen, që kanë frikë Zotin e tyre e i frikësohen llogarisë së rëndë;
13:21.
WEL-LEDHINE JESILUNE MA ‘EMEREL-LAHU BIHI ‘EN JUSELE WE JEHSHEWNE REBBEHUM WE JEHAFUNE SU’EL-HISABI
C
13:22.
Edhe ata që patën durim (ndaj të këqijave) për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë të keqen. Të tillët kanë përfundim më të mirë.
13:22.
dhe ata që durojnë për të fituar dashurinë e Zotit të tyre, që falin namazin, që ndajnë fshehurazi dhe haptazi nga ajo që ua kemi dhënë Ne dhe, që të keqen, e kthejnë me të mirë. Këtyre u takon shpërblimi në Shtëpinë e fundit:
13:22.
WEL-LEDHINE SEBERU EBTIGA’E WEXHHI RABBIHIM WE ‘EKAMU ES-SELETE WE ‘ENFEKU MIMMA REZEKNAHUM SIRRAN WE ‘ALANIJETEN WE JEDRE’UNE BIL-HESENETI ES-SEJJI’ETE ‘ULA’IKE LEHUM ‘UKBA ED-DARI
C
13:23.
(përfundimi i mirë është) Xhennete të Adnit (vende të përjetshme) ku do të hyjnë ata, edhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre të cilët kanë qenë vepërmirë, ata do t'i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë.
13:23.
Xheneti i Adnit, në të cilin do të hyjnë ata dhe besimtarët e ndershëm prej prindërve të tyre, grave dhe pasardhësve të tyre. Dhe engjëjt do të hyjnë tek ata nga çdo derë (e Xhenetit)
13:23.
XHENNATU ‘ADNIN JEDHULUNEHA WE MEN SELEHE MIN ‘ABA’IHIM WE ‘EZWAXHIHIM WE DHURRIJATIHIM WEL-MELA’IKETU JEDHULUNE ‘ALEJHIM MIN KULLI BABIN
C
13:24.
(u thonë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend.
13:24.
(e do t’u thonë): “Shpëtimi qoftë mbi ju, për durimin që keni treguar (në jetën e kësaj bote)! Sa vendbanim i bukur që është ky!”
13:24.
SELAMUN ‘ALEJKUM BIMA SEBERTUM FENI’ME ‘UKBA ED-DARI
C
13:25.
E ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi u patën zotuar, e këpusin atë për të cilën All-llahu ka urdhëruar të jetë e pakëputur, bëjnë shkatërrime në tokë, ata janë të mallkuar dhe ata kanë përfundim të keq.
13:25.
Sa për ata që shkelin besëlidhjen me Allahun, pasi janë zotuar për atë e, që këpusin lidhjet (familjare) që ka urdhëruar Allahu të ruhen dhe bëjnë çrregullime në Tokë - mbi ta rëndon mallkimi dhe përfundimi i keq!
13:25.
WEL-LEDHINE JENKUDUNE ‘AHDEL-LAHI MIN BA’DI MITHAKIHI WE JEKTA’UNE MA ‘EMEREL-LAHU BIHI ‘EN JUSELE WE JUFSIDUNE FIL-’ERDI ‘ULA’IKE LEHUMUL-LA’NETU WE LEHUM SU’U ED-DARI
C
13:26.
All-llahu i ofron furnizim me bollëk atij që do dhe ia kufizon (atij që do). Po ata (jobesimtarët) janë të gëzuar me jetën e kësaj bote. E jeta e kësaj bote ndaj botës tjetër nuk është tjetër vetëm se një përjetim (i shkurtër).
13:26.
Allahu ia shton furnizimin kujt të dojë dhe ia pakëson kujt të dojë. Jobesimtarët i gëzohen jetës së kësaj bote, por jeta e kësaj bote në krahasim me botën tjetër është vetëm kënaqësi kalimtare.
13:26.
ELLAHU JEBSUTU ER-RIZKA LIMEN JESHA’U WE JEKDIRU WE FERIHU BIL-HEJETI ED-DUNJA WE MAL-HEJATU ED-DUNJA FIL-’AHIRETI ‘ILLA META’UN