Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 13:12. Ai është që u shfaq vetëtimën trishtuese (nga ndonjë fatkeqësi), por edhe shpresëdhënëse (për shi), dhe formulon re të dendura.
13:12. Ai jua tregon juve vetëtimën, duke ju bërë të frikësoheni e të shpresoni; është Ai që krijon re të rënda (me shi).
13:12. HUWEL-LEDHI JURIKUMUL-BERKA HAWFEN WE TEMA’AN WE JUNSHI’U ES-SEHABE ETH-THIKALE
C 13:13. Ndërkaq, murmurima e madhëron (Zotin një) me falënderimin (që i takon) e Tij, (e madhërojnë) edhe engjëjt nga droja ndaj Tij. E Ai dërgon rrufetë dhe me ato godet kë të dojë. Ndërsa idhujtarët polemizojnë rreth All-llahut, e Ai është ndëshkues i rreptë.
13:13. Bubullima e madhëron Atë me falënderim, por edhe engjëjt, nga frika ndaj Tij; Ai i dërgon rrufetë dhe godet me to kë të dojë; - dhe ata përsëri diskutojnë për Allahun, ndërkohë që Ai është i ashpër në ndëshkime.
13:13. WE JUSEBBIHU ER-RA’DU BIHEMDIHI WEL-MELA’IKETU MIN HIFETIHI WE JURSILU ES-SEWA’IKA FEJUSIBU BIHA MEN JESHA’U WE HUM JUXHADILUNE FI ELLAHI WE HUWE SHEDIDUL-MIHALI
C 13:14. Lutje e vërtetë është vetëm ajo drejtuar Atij, e ata që u luten të tjerëve pos Tij, ata nuk u përgjigjen atyre asgjë tjetër, (gjendja e tyre është) vetëm si e atij që shtrin duart (prej së largu) kah uji, që ai (uji) t'i arrijë deri në gojën e tij, por (uji) nuk do t'i arrijë (sepse uji është send i vdekur e nuk kupton për etjen e tij). E lutja e jobesimtarëve (drejtuar pos Zotit) nuk është tjetër vetëm se dështim (kotësi).
13:14. Vetëm për Atë është lutja e vërtetë! Kurse idhujt, të cilëve jobesimtarët u luten në vend të Allahut, nuk u përgjigjen lutjeve të tyre aspak. Rasti i tyre është si rasti i atij që i zgjat duart tek uji, për t’i ardhur te goja, por ai kurrsesi nuk i vjen. Lutja e jobesimtarëve është e kotë.
13:14. LEHU DA’WETUL-HEKKI WEL-LEDHINE JED’UNE MIN DUNIHI LA JESTEXHIBUNE LEHUM BISHEJ’IN ‘ILLA KEBASITI KEFFEJHI ‘ILAL-MA’I LIJEBLUGA FAHU WE MA HUWE BIBALIGIHI WE MA DU’A’UL-KAFIRINE ‘ILLA FI DELALIN
C 13:15. Gjithçka që ka në qiej e në tokë i bën sexhde vetëm All-llahut me dëshirë ose me dhunë, (i bëjnë sexhde) edhe hijet e tyre në mëngjes e mbrëmje.
13:15. Allahut i përulet në sexhde gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë, me hir a me pahir, si dhe hijet e tyre i përulen në mëngjes dhe në mbrëmje.
13:15. WE LILLEHI JESXHUDU MEN FI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI TEW’EN WE KERHAN WE DHILALUHUM BIL-GUDUWI WEL-’ASALI
C 13:16. Thuaj: "Kush është Zoti (Krijuesi) i qiejve e i tokës!" Thuaj: "All-llahu!" Thuaj: "A keni pranuar pos Tij zota që nuk kanë mundësi t'i sjellin as dobi e as dëm vetvetes?" Thuaj: "A është i barabartë i verbëri me atë që sheh, ose, a janë të njëjta errësirat me dritën?" A mos i bënë All-llahut shokë (idhuj) e edhe ata zota krijuan si krijoi Ai dhe atyre u është bërë i ngjashëm (i paqartë) krijimi (e nuk po dinë se cili është krijim i Zotit, e cili i idhujve)? Thuaj: "All-llahu është krijues i çdo sendi, Ai është i vetmi ngadhënjyes!"
13:16. Thuaj: “Kush është Zoti i qiejve dhe i Tokës?” dhe përgjigju: “Allahu!” Thuaj: “A mos vallë, ju zgjidhni për mbrojtës në vend të Tij, ata që nuk mund t’i sjellin vetes as dobi, as dëm?” Thuaj: “A janë të njëjtë i verbëri dhe ai që sheh? Ose a janë njësoj terri dhe drita? Apo ata (idhujtarët) i veshin Allahut ortakë, të cilët krijojnë siç krijon Ai, kështu që krijimi u ngjan i njëjtë atyre (idhujtarëve)?!” Thuaj: “Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është i Vetmi, Ngadhënjimtari”.
13:16. KUL MEN REBBU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI KULI ELLAHU KUL ‘EFATTEHADHTUM MIN DUNIHI ‘EWLIJA’E LA JEMLIKUNE LI’NFUSIHIM NEF’EN WE LA DERRAN KUL HEL JESTEWIL-’A’MA WEL-BESIRU ‘EM HEL TESTEWI EDH-DHULUMATU WE EN-NUR ‘EM XHE’ALU LILLAHI SHUREKA’E HALEKU KEHALKIHI FETESHABEHEL-HALKU ‘ALEJHIM KULI ELLAHU HALIKU KULLI SHEJ’IN WE HUWEL-WAHIDUL-KAHHARU
C 13:17. Ai e lëshon ujin (shiun) nga qielli e sipas madhësisë së tyre rrjedhin përrocka, kurse vala bart mbi vete shkumë të fryer lart. Shkuma e ngjashme është edhe ajo kur shkrihet (metali) në zjarr për të përfituar ndonjë stoli ose ndonjë mjet. Kështu, All-llahu sqaron shembullin e të së vërtetës dhe të pavërtetës. Për sa i përket shkumës (së ujit apo të metaleve), ajo hidhet si mbeturinë, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, ajo mbetet në tokë. Kësisoj All-llahu i sjell shembujt.
13:17. Ai e zbret shiun nga qielli, prandaj rrjedhin lumenjtë me masë dhe rrjedha bart mbeturinat mbi sipërfaqen e ujit. Edhe zgjyra, kur e shkrijnë njerëzit në zjarr që të bëjnë stoli ose vegla, është mbeturinë, si ajo. Kështu, Allahu jep shembullin e së vërtetës dhe të së pavërtetës: Mbeturinat hidhen, ndërsa ajo që u shërben njerëzve mbetet në tokë. Kështu, Allahu i shpjegon shembujt.
13:17. ‘ENZELE MINE ES-SEMA’I MA’EN FESALET ‘EWDIJETUN BIKADERIHA FAHTEMELE ES-SEJLU ZEBEDEN RABIAN WE MIMMA JUKIDUNE ‘ALEJHI FI EN-NARI EBTIGA’E HILJETIN ‘EW META’IN ZEBEDUN MITHLUHU KEDHALIKE JEDRIBU ELLAHUL-HEKKA WEL-BATILE FE’EMMA EZ-ZEBEDU FEJEDH/HEBU XHUFA’EN WE ‘EMMA MA JENFA’U EN-NASE FEJEMKUTHU FIL-’ERDI KEDHALIKE JEDRIBU ELLAHUL-’EMTHALE
C 13:18. Atyre që i janë përgjigjur Zotit të tyre u takon shpërblimi më i mirë, ndërsa ata që nuk iu përgjigjën Atij, ata do të japin si kompensim, sikur të ishte e tyre aq shumë sa e gjithë pasuria tokësore edhe një herë aq. Ata kanë llogarinë më të rëndë, vendstrehimi i tyre është xhehennemi që është shtrat i keq.
13:18. Për ata që i përgjigjen Zotit të tyre, është përgatitur e mira e madhe. Ndërsa ata që nuk i përgjigjen Atij - sikur të ishte e tyre gjithçka që gjendet në Tokë, madje edhe një herë aq, ata do ta sakrifikonin atë (për të shpëtuar). Njerëzve të tillë u është përgatitur llogari e rëndë dhe strehimi i tyre është Xhehenemi. Eh, sa shtrat i shëmtuar që është ai!
13:18. LILLEDHINE ESTEXHABU LIREBBIHIMUL-HUSNA WEL-LEDHINE LEM JESTEXHIBU LEHU LEW ‘ENNE LEHUM MA FIL-’ERDI XHEMI’EN WE MITHLEHU ME’AHU LAFTEDEW BIHI ‘ULA’IKE LEHUM SU’UL-HISABI WE ME’WAHUM XHEHENNEMU WE BI’SEL-MIHADU
C 13:19. A është i njëjtë ai që e di se ajo që t'u shpall ty nga Zoti yt është e vërtetë, si ai që është i verbër? Vetëm njerëzit e arsyeshëm që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën.
13:19. Vallë, ai që di se ajo që të është shpallur ty (Muhamed) nga Zoti yt është e vërteta, a është njësoj me atë që është i verbër (ndaj këtij fakti)? Vetëm njerëzit që kuptojnë ia vënë veshin kësaj.
13:19. ‘EFEMEN JA’LEMU ‘ENNEMA ‘UNZILE ‘ILEJKE MIN RABBIKEL-HEKKU KEMEN HUWE ‘A’MA ‘INNEMA JETEDHEKKERU ‘ULUL-’ELBABI
C 13:20. Ata janë, të cilët e zbatojnë besën e dhënë All-llahut dhe nuk e thyejnë zotimin.
13:20. Këta janë ata që i përmbahen besëlidhjes me Allahun dhe nuk e prishin premtimin;
13:20. EL-LEDHINE JUFUNE BI’AHDI ELLAHI WE LA JENKUDUNEL-MITHAKA
C 13:21. Dhe ata që e mbajnë lidhjen për të cilën All-llahu ka urdhëruar të mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rëndë e përgjegjësisë.
13:21. dhe ata që mbajnë lidhjet (familjare) që ka urdhëruar Allahu të mbahen, që kanë frikë Zotin e tyre e i frikësohen llogarisë së rëndë;
13:21. WEL-LEDHINE JESILUNE MA ‘EMEREL-LAHU BIHI ‘EN JUSELE WE JEHSHEWNE REBBEHUM WE JEHAFUNE SU’EL-HISABI
C 13:22. Edhe ata që patën durim (ndaj të këqijave) për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë të keqen. Të tillët kanë përfundim më të mirë.
13:22. dhe ata që durojnë për të fituar dashurinë e Zotit të tyre, që falin namazin, që ndajnë fshehurazi dhe haptazi nga ajo që ua kemi dhënë Ne dhe, që të keqen, e kthejnë me të mirë. Këtyre u takon shpërblimi në Shtëpinë e fundit:
13:22. WEL-LEDHINE SEBERU EBTIGA’E WEXHHI RABBIHIM WE ‘EKAMU ES-SELETE WE ‘ENFEKU MIMMA REZEKNAHUM SIRRAN WE ‘ALANIJETEN WE JEDRE’UNE BIL-HESENETI ES-SEJJI’ETE ‘ULA’IKE LEHUM ‘UKBA ED-DARI