Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 13:1. Elif, Lam, Mim, Ra. Këto ajete të kësaj kaptine dhe e tërë ajo që t'u shpall ty nga Zoti yt janë realitet, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
13:1. Elif Lâm Mîm Râ’. Këto janë vargjet e Librit (Kuranit)! Ajo që të është shpallur ty (Muhamed) prej Zotit tënd është e Vërteta, por shumica e njerëzve nuk e besojnë.
13:1. ‘ELIF-LAM-MIM-RA TILKE ‘AJATUL-KITABI WEL-LEDHI ‘UNZILE ‘ILEJKE MIN RABBIKEL-HEKKU WE LEKINNE ‘EKTHERE EN-NASI LA JU’UMINUNE
C 13:2. All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato. Ai mbizotëroi Arshin dhe nënshtroi diellin e hënën që çdonjëri udhëton deri në një afat të caktuar; Ai rregullon çështjen (e gjithësisë), sqaron argumentet, që të jeni të bindur për takimin (pas ringjalljes) me Zotin tuaj.
13:2. Allahu është Ai që qiejt i ka ngritur me shtylla, të cilat nuk mund t’i shihni e më pas është ngritur mbi Fron. Ai ka nënshtruar Diellin dhe Hënën; të gjitha këto rrotullohen për një kohë të caktuar. Ai i drejton të gjitha çështjet dhe i shpjegon në hollësi shpalljet, me qëllim që ju të bindeni se do të takoheni me Zotin tuaj.
13:2. ELLAHUL-LEDHI REFE’A ES-SEMAWATI BIGAJRI ‘AMEDIN TEREWNEHA THUMME ESTEWA ‘ALEL-’ARSHI WE SEHHARE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE KULLUN JEXHRI LI’XHELIN MUSEMMEN JUDEBBIRUL-’EMRE JUFESSILUL-’AJATI LE’ALLEKUM BILIKA’I RABBIKUM TUKINUNE
C 13:3. Dhe Ai është, i cili tokën e shtriu, dhe në të krijoi kodra e lumenj dhe prej secilit fryt bëri dy lloj (çift), bëri që nata ta mbulojë ditën. Vërtet, në gjithë këtë ka fakte për njerëzit që thellë mendojnë.
13:3. Është Ai që e ka shtrirë tokën, duke krijuar në të male dhe lumenj. Dhe për çdo lloj fruti, Ai ka krijuar nga një çift. Ai ka bërë që nata ta mbulojë ditën. Me të vërtetë, në këto ka shenja për njerëzit që mendojnë.
13:3. WE HUWEL-LEDHI MEDDEL-’ERDE WE XHE’ALE FIHA REWASIJE WE ‘ENHAREN WE MIN KULLI ETH-THEMERATI XHE’ALE FIHA ZEWXHEJNI ETHNEJNI JUGSHIL-LEJLE EN-NEHARE ‘INNE FI DHALIKE LE’AJATIN LIKAWMIN JETEFEKKERUNE
C 13:4. E në tokë, copa sipërfaqesh, të ngjitura njëra me tjetrën, kopshte të hardhisë, të mbjella (të llojllojshme) dhe hurma (bimë këto) që janë të degëzuara në shumë trupa dhe jo të degëzuara (nga një filiz) e të gjitha ujiten nga një ujë, dhe Ne shijen në ngrënie të frutave të tyre e kemi dalluar njërën prej tjetrës. Edhe kjo dëshmon me argumente për njerëzit e mençur.
13:4. Në Tokë ka vise që janë të lidhura njëri me tjetrin, ka kopshte të mbjella me hardhi, ka ara dhe palma me një pip ose shumë pipa, të cilat ujiten me të njëjtin ujë, por disa nga frutet i bëjmë më të shijshme nga të tjerat. Pa dyshim, në këto ka shenja për njerëzit që kanë mend.
13:4. WE FIL-’ERDI KITA’UN MUTEXHAWIRATUN WE XHENNATUN MIN ‘A’NABIN WE ZER’UN WE NEHILUN SINWANUN WE GAJRU SINWANIN JUSKA BIMA’IN WAHIDIN WE NUFEDDILU BA’DEHA ‘ALA BA’DIN FIL-’UKULI ‘INNE FI DHALIKE LE’AJATIN LIKAWMIN JA’KILUNE
C 13:5. E nëse ti (Muhammed) çuditesh (përse të përgënjeshtrojnë), është edhe më e çuditshme thënia e tyre: "A do të kemi krijim të ri pasi të jemi bërë dhé?" Këta janë ata që mohuan Zotin e tyre, ata do të ndëshkohen me pranga në qafë. Pra, këta janë banues të zjarrit ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
13:5. Nëse ti (Muhamed) çuditesh nga idhujtarët, janë vërtet të çuditshme fjalët e tyre: “Vallë, pasi të bëhemi dhé, do të krijohemi vërtet përsëri?!” Këta janë ata që nuk besojnë në Zotin e tyre dhe në qafat e të cilëve do të ketë vargonj; këta janë banorët e Xhehenemit, në të cilin do të qëndrojnë përherë.
13:5. WE ‘IN TA’XHEB FE’AXHEBUN KAWLUHUM ‘E’IDHA KUNNA TURABEN ‘E’INNA LEFI HALKIN XHEDIDIN ‘ULA’IKEL-LEDHINE KEFERU BIREBBIHIM WE ‘ULA’IKEL-’EGLALU FI ‘A’NAKIHIM WE ‘ULA’IKE ‘ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
C 13:6. E ata prej teje kërkojnë ngutjen e zbatimit të së keqes para të mirës, edhe pse para tyre pati aso dënimesh (por nuk kanë marrë mësim). S'ka dyshim se Zoti yt u falë njerëzve mëkatet e tyre, por s'ka dyshim se Zoti yt është edhe ndëshkues i rreptë.
13:6. Ata të kërkojnë ty me ngut t’u sjellësh të keqen para së mirës, ndonëse para tyre ka pasur shumë dënime shembullore. Zoti yt është Falës për njerëzit pavarësisht gjynaheve të tyre, por, në të vërtetë, Zoti yt është edhe i ashpër në dënim.
13:6. WE JESTA’XHILUNEKE BIS-SEJJI’ETI KABLEL-HESENETI WE KAD HALET MIN KABLIHIMUL-METHULATU WE ‘INNE REBBEKE LEDHU MEGFIRETIN LILNNASI ‘ALA DHULMIHIM WE ‘INNE REBBEKE LESHEDIDUL-’IKABI
C 13:7. Ata, të cilët nuk besuan thonë: "Pse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) ndonjë argument (mrekulli praktike) nga Zoti i tij?" Ti je vetëm qortues. Çdo popull pati udhëzues (pejgamber).
13:7. Jobesimtarët thonë: “Sikur t’i ishte dërguar atij një mrekulli nga Zoti i tij?” Në të vërtetë, ti je vetëm paralajmërues. E, për çdo popull ka udhërrëfyes.
13:7. WE JEKULUL-LEDHINE KEFERU LEWLA ‘UNZILE ‘ALEJHI ‘AJETUN MIN RABBIHI ‘INNEMA ‘ENTE MUNDHIRUN WE LIKULLI KAWMIN HADIN
C 13:8. All-llahu e di se ç'bart çdo grua, dhe (e di) çka pakësojnë e çka shtojnë mitrat. Tek Ai çdo send është me masë të caktuar.
13:8. Allahu e di se ç’mbart çdo femër dhe e di sa shkurtohet e sa zgjatet (koha e lindjes). Çdo gjë tek Ai është me masë.
13:8. ELLAHU JA’LEMU MA TEHMILU KULLU ‘UNTHA WE MA TEGIDUL-’ERHAMU WE MA TEZDADU WE KULLU SHEJ’IN ‘INDEHU BIMIKDARIN
C 13:9. Ai është që di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është i madhëruari e i lartësuari.
13:9. Ai i di gjërat e dukshme dhe të padukshme. Ai është i Madhi, i Larti.
13:9. ‘ALIMUL-GAJBI WE ESH-SHEHADETIL-KEBIRUL-MUTA’ALI
C 13:10. Për të është njësoj (në dijen e Tij) si ai që fsheh prej jush thënien, si ai që e shpreh haptazi, si ai që vepron fshehtas natën (në errësirë të natës) dhe si ai që vepron haptazi ditën.
13:10. (Për Atë) njëlloj është: si ai prej jush që flet me vete edhe ai që flet me zë të lartë, si ai që fshihet natën edhe ai që ecën ditën.
13:10. SEWA’UN MINKUM MEN ‘ESERREL-KAWLE WE MEN XHEHERE BIHI WE MEN HUWE MUSTEHFIN BIL-LEJLI WE SARIBUN BIN-NEHARI
C 13:11. Ai (njeri) ka përcjellës një pas një, para tij dhe prapa tij, që me urdhrin e All-llahut e ruajnë atë. All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. Po, kur All-llahu vendos ta ndëshkojë një popull, atë nuk ka kush që ta zbrapsë. Ata, (njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër pos Tij.
13:11. Njeriu ka përcjellës (engjëj), para tij dhe pas tij, që e mbikëqyrin atë me urdhrin e Allahut. Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete. Kur Ai dëshiron ta ndëshkojë një popull, askush nuk mund ta pengojë Atë; dhe ata, përveç Tij, s’kanë asnjë ndihmës.
13:11. LEHU MU’AKKIBATUN MIN BEJNI JEDEJHI WE MIN HALFIHI JEHFEDHUNEHU MIN ‘EMRI ELLAHI ‘INNALL-LLAHE LA JUGAJJIRU MA BIKAWMIN HETTA JUGAJJIRU MA BI’ENFUSIHIM WE ‘IDHA ‘ERADEL-LAHU BIKAWMIN SU’EN FELA MEREDDE LEHU WE MA LEHUM MIN DUNIHI MIN WE E-