Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 13:6. E ata prej teje kërkojnë ngutjen e zbatimit të së keqes para të mirës, edhe pse para tyre pati aso dënimesh (por nuk kanë marrë mësim). S'ka dyshim se Zoti yt u falë njerëzve mëkatet e tyre, por s'ka dyshim se Zoti yt është edhe ndëshkues i rreptë.
13:6. Ata të kërkojnë ty me ngut t’u sjellësh të keqen para së mirës, ndonëse para tyre ka pasur shumë dënime shembullore. Zoti yt është Falës për njerëzit pavarësisht gjynaheve të tyre, por, në të vërtetë, Zoti yt është edhe i ashpër në dënim.
13:6. WE JESTA’XHILUNEKE BIS-SEJJI’ETI KABLEL-HESENETI WE KAD HALET MIN KABLIHIMUL-METHULATU WE ‘INNE REBBEKE LEDHU MEGFIRETIN LILNNASI ‘ALA DHULMIHIM WE ‘INNE REBBEKE LESHEDIDUL-’IKABI
C 13:7. Ata, të cilët nuk besuan thonë: "Pse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) ndonjë argument (mrekulli praktike) nga Zoti i tij?" Ti je vetëm qortues. Çdo popull pati udhëzues (pejgamber).
13:7. Jobesimtarët thonë: “Sikur t’i ishte dërguar atij një mrekulli nga Zoti i tij?” Në të vërtetë, ti je vetëm paralajmërues. E, për çdo popull ka udhërrëfyes.
13:7. WE JEKULUL-LEDHINE KEFERU LEWLA ‘UNZILE ‘ALEJHI ‘AJETUN MIN RABBIHI ‘INNEMA ‘ENTE MUNDHIRUN WE LIKULLI KAWMIN HADIN
C 13:8. All-llahu e di se ç'bart çdo grua, dhe (e di) çka pakësojnë e çka shtojnë mitrat. Tek Ai çdo send është me masë të caktuar.
13:8. Allahu e di se ç’mbart çdo femër dhe e di sa shkurtohet e sa zgjatet (koha e lindjes). Çdo gjë tek Ai është me masë.
13:8. ELLAHU JA’LEMU MA TEHMILU KULLU ‘UNTHA WE MA TEGIDUL-’ERHAMU WE MA TEZDADU WE KULLU SHEJ’IN ‘INDEHU BIMIKDARIN
C 13:9. Ai është që di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është i madhëruari e i lartësuari.
13:9. Ai i di gjërat e dukshme dhe të padukshme. Ai është i Madhi, i Larti.
13:9. ‘ALIMUL-GAJBI WE ESH-SHEHADETIL-KEBIRUL-MUTA’ALI
C 13:10. Për të është njësoj (në dijen e Tij) si ai që fsheh prej jush thënien, si ai që e shpreh haptazi, si ai që vepron fshehtas natën (në errësirë të natës) dhe si ai që vepron haptazi ditën.
13:10. (Për Atë) njëlloj është: si ai prej jush që flet me vete edhe ai që flet me zë të lartë, si ai që fshihet natën edhe ai që ecën ditën.
13:10. SEWA’UN MINKUM MEN ‘ESERREL-KAWLE WE MEN XHEHERE BIHI WE MEN HUWE MUSTEHFIN BIL-LEJLI WE SARIBUN BIN-NEHARI
C 13:11. Ai (njeri) ka përcjellës një pas një, para tij dhe prapa tij, që me urdhrin e All-llahut e ruajnë atë. All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. Po, kur All-llahu vendos ta ndëshkojë një popull, atë nuk ka kush që ta zbrapsë. Ata, (njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër pos Tij.
13:11. Njeriu ka përcjellës (engjëj), para tij dhe pas tij, që e mbikëqyrin atë me urdhrin e Allahut. Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete. Kur Ai dëshiron ta ndëshkojë një popull, askush nuk mund ta pengojë Atë; dhe ata, përveç Tij, s’kanë asnjë ndihmës.
13:11. LEHU MU’AKKIBATUN MIN BEJNI JEDEJHI WE MIN HALFIHI JEHFEDHUNEHU MIN ‘EMRI ELLAHI ‘INNALL-LLAHE LA JUGAJJIRU MA BIKAWMIN HETTA JUGAJJIRU MA BI’ENFUSIHIM WE ‘IDHA ‘ERADEL-LAHU BIKAWMIN SU’EN FELA MEREDDE LEHU WE MA LEHUM MIN DUNIHI MIN WE E-
C 13:12. Ai është që u shfaq vetëtimën trishtuese (nga ndonjë fatkeqësi), por edhe shpresëdhënëse (për shi), dhe formulon re të dendura.
13:12. Ai jua tregon juve vetëtimën, duke ju bërë të frikësoheni e të shpresoni; është Ai që krijon re të rënda (me shi).
13:12. HUWEL-LEDHI JURIKUMUL-BERKA HAWFEN WE TEMA’AN WE JUNSHI’U ES-SEHABE ETH-THIKALE
C 13:13. Ndërkaq, murmurima e madhëron (Zotin një) me falënderimin (që i takon) e Tij, (e madhërojnë) edhe engjëjt nga droja ndaj Tij. E Ai dërgon rrufetë dhe me ato godet kë të dojë. Ndërsa idhujtarët polemizojnë rreth All-llahut, e Ai është ndëshkues i rreptë.
13:13. Bubullima e madhëron Atë me falënderim, por edhe engjëjt, nga frika ndaj Tij; Ai i dërgon rrufetë dhe godet me to kë të dojë; - dhe ata përsëri diskutojnë për Allahun, ndërkohë që Ai është i ashpër në ndëshkime.
13:13. WE JUSEBBIHU ER-RA’DU BIHEMDIHI WEL-MELA’IKETU MIN HIFETIHI WE JURSILU ES-SEWA’IKA FEJUSIBU BIHA MEN JESHA’U WE HUM JUXHADILUNE FI ELLAHI WE HUWE SHEDIDUL-MIHALI
C 13:14. Lutje e vërtetë është vetëm ajo drejtuar Atij, e ata që u luten të tjerëve pos Tij, ata nuk u përgjigjen atyre asgjë tjetër, (gjendja e tyre është) vetëm si e atij që shtrin duart (prej së largu) kah uji, që ai (uji) t'i arrijë deri në gojën e tij, por (uji) nuk do t'i arrijë (sepse uji është send i vdekur e nuk kupton për etjen e tij). E lutja e jobesimtarëve (drejtuar pos Zotit) nuk është tjetër vetëm se dështim (kotësi).
13:14. Vetëm për Atë është lutja e vërtetë! Kurse idhujt, të cilëve jobesimtarët u luten në vend të Allahut, nuk u përgjigjen lutjeve të tyre aspak. Rasti i tyre është si rasti i atij që i zgjat duart tek uji, për t’i ardhur te goja, por ai kurrsesi nuk i vjen. Lutja e jobesimtarëve është e kotë.
13:14. LEHU DA’WETUL-HEKKI WEL-LEDHINE JED’UNE MIN DUNIHI LA JESTEXHIBUNE LEHUM BISHEJ’IN ‘ILLA KEBASITI KEFFEJHI ‘ILAL-MA’I LIJEBLUGA FAHU WE MA HUWE BIBALIGIHI WE MA DU’A’UL-KAFIRINE ‘ILLA FI DELALIN
C 13:15. Gjithçka që ka në qiej e në tokë i bën sexhde vetëm All-llahut me dëshirë ose me dhunë, (i bëjnë sexhde) edhe hijet e tyre në mëngjes e mbrëmje.
13:15. Allahut i përulet në sexhde gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë, me hir a me pahir, si dhe hijet e tyre i përulen në mëngjes dhe në mbrëmje.
13:15. WE LILLEHI JESXHUDU MEN FI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI TEW’EN WE KERHAN WE DHILALUHUM BIL-GUDUWI WEL-’ASALI
C 13:16. Thuaj: "Kush është Zoti (Krijuesi) i qiejve e i tokës!" Thuaj: "All-llahu!" Thuaj: "A keni pranuar pos Tij zota që nuk kanë mundësi t'i sjellin as dobi e as dëm vetvetes?" Thuaj: "A është i barabartë i verbëri me atë që sheh, ose, a janë të njëjta errësirat me dritën?" A mos i bënë All-llahut shokë (idhuj) e edhe ata zota krijuan si krijoi Ai dhe atyre u është bërë i ngjashëm (i paqartë) krijimi (e nuk po dinë se cili është krijim i Zotit, e cili i idhujve)? Thuaj: "All-llahu është krijues i çdo sendi, Ai është i vetmi ngadhënjyes!"
13:16. Thuaj: “Kush është Zoti i qiejve dhe i Tokës?” dhe përgjigju: “Allahu!” Thuaj: “A mos vallë, ju zgjidhni për mbrojtës në vend të Tij, ata që nuk mund t’i sjellin vetes as dobi, as dëm?” Thuaj: “A janë të njëjtë i verbëri dhe ai që sheh? Ose a janë njësoj terri dhe drita? Apo ata (idhujtarët) i veshin Allahut ortakë, të cilët krijojnë siç krijon Ai, kështu që krijimi u ngjan i njëjtë atyre (idhujtarëve)?!” Thuaj: “Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është i Vetmi, Ngadhënjimtari”.
13:16. KUL MEN REBBU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI KULI ELLAHU KUL ‘EFATTEHADHTUM MIN DUNIHI ‘EWLIJA’E LA JEMLIKUNE LI’NFUSIHIM NEF’EN WE LA DERRAN KUL HEL JESTEWIL-’A’MA WEL-BESIRU ‘EM HEL TESTEWI EDH-DHULUMATU WE EN-NUR ‘EM XHE’ALU LILLAHI SHUREKA’E HALEKU KEHALKIHI FETESHABEHEL-HALKU ‘ALEJHIM KULI ELLAHU HALIKU KULLI SHEJ’IN WE HUWEL-WAHIDUL-KAHHARU