U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
12:108.
Thuaj: "Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te All-llahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët."
12:108.
Thuaj: “Kjo është rruga ime: të ftoj drejt Allahut me dituri të plotë, unë dhe çdokush që më pason mua. I përlëvduar qoftë Allahu; unë nuk jam prej idhujtarëve!”
12:108.
KUL HEDHIHI SEBILI ‘ED’U ‘ILA ELLAHI ‘ALA BESIRETIN ‘ENA WE MENI ETTEBE’ANI WE SUBHANEL-LAHI WE MA ‘ENA MINEL-MUSHRIKINE
C
12:109.
Ne nuk dërguam para teje vetëm se burra nga banuesit e qyteteve, të cilët i pajisëm me shpallje. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shihnin se si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë? E s'ka dyshim se jeta e botës së ardhshme është shumë më e dobishme për ata të cilët janë ruajtur; a nuk mendoni?
12:109.
Para teje, Ne kemi dërguar vetëm burra nga banorët e qyteteve, të cilët i frymëzuam me shpallje. Vallë! A nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë për të parë se si ka qenë fundi i popujve, që kanë jetuar para tyre? Pa dyshim, bota tjetër është më e mirë për ata që (e) kanë frikë (Allahun). Pra, a nuk kuptoni?
12:109.
WE MA ‘ERSELNA MIN KABLIKE ‘ILLA RIXHALEN NUHI ‘ILEJHIM MIN ‘EHLIL-KURA ‘EFELEM JESIRU FIL-’ERDI FEJENDHURU KEJFE KANE ‘AKIBETUL-LEDHINE MIN KABLIHIM WE LEDARUL-’AHIRETI HAJRUN LILLEDHINE ETTEKAW ‘EFELA TA’KILUNE
C
12:110.
(nuk dërguam tjetër vetëm burra e ndihma u vonua) Derisa të dërguarit gati e humbnin shpresën (se do t'i besojë populli), dhe menduan se u përgënjeshtruan (pse ende nuk i kapi dënimi), atëherë u erdhi atyre (të dërguarve) ndihma Jonë. Ne e shpëtuam atë që deshtëm. E dënimi Ynë kundër popullit idhujtar nuk zbrapset.
12:110.
Dhe, kur të dërguarit gati e humbën shpresën dhe menduan se do të shpalleshin gënjeshtarë, atëherë u arriti ndihma Jonë: Ne shpëtojmë atë që duam dhe dënimi Ynë nuk zmbrapset nga populli keqbërës.
12:110.
HETTA ‘IDHA ESTEJ’ESE ER-RUSULU WE DHENNU ‘ENNEHUM KAD KUDHIBU XHA’EHUM NESRUNA FENUXHXHIJE MEN NESHA’U WE LA JUREDDU BE’SUNA ‘ANIL-KAWMIL-MUXHRIMINE
C
12:111.
Në tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes. Ai (Kur'ani) nuk është bisedë e trilluar, por vërtetues i asaj që ishte më parë (librave të shenjtë) dhe sqarues i çdo sendi, e edhe udhërrëfyes e mëshirë për një popull që beson.
12:111.
Në tregimet e atyre (të dërguarve) ka këshilla për ata që janë me mend. Ky (Kuran) nuk është tregim i trilluar, por ai është vërtetues i atyre (librave) që janë shpallur para tij, është shpjegues i çdo gjëje dhe udhërrëfyes e mëshirë për njerëzit besimtarë.
12:111.
LEKAD KANE FI KASESIHIM ‘IBRETUN LI’WLIL-’ELBABI MA KANE HEDITHEN JUFTERA WE LEKIN TESDIKAL-LEDHI BEJNE JEDEJHI WE TEFSILE KULLI SHEJ’IN WE HUDEN WE REHMETEN LIKAWMIN JU’UMINUNE
C
13:1.
Elif, Lam, Mim, Ra. Këto ajete të kësaj kaptine dhe e tërë ajo që t'u shpall ty nga Zoti yt janë realitet, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
13:1.
Elif Lâm Mîm Râ’. Këto janë vargjet e Librit (Kuranit)! Ajo që të është shpallur ty (Muhamed) prej Zotit tënd është e Vërteta, por shumica e njerëzve nuk e besojnë.
13:1.
‘ELIF-LAM-MIM-RA TILKE ‘AJATUL-KITABI WEL-LEDHI ‘UNZILE ‘ILEJKE MIN RABBIKEL-HEKKU WE LEKINNE ‘EKTHERE EN-NASI LA JU’UMINUNE
C
13:2.
All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato. Ai mbizotëroi Arshin dhe nënshtroi diellin e hënën që çdonjëri udhëton deri në një afat të caktuar; Ai rregullon çështjen (e gjithësisë), sqaron argumentet, që të jeni të bindur për takimin (pas ringjalljes) me Zotin tuaj.
13:2.
Allahu është Ai që qiejt i ka ngritur me shtylla, të cilat nuk mund t’i shihni e më pas është ngritur mbi Fron. Ai ka nënshtruar Diellin dhe Hënën; të gjitha këto rrotullohen për një kohë të caktuar. Ai i drejton të gjitha çështjet dhe i shpjegon në hollësi shpalljet, me qëllim që ju të bindeni se do të takoheni me Zotin tuaj.
13:2.
ELLAHUL-LEDHI REFE’A ES-SEMAWATI BIGAJRI ‘AMEDIN TEREWNEHA THUMME ESTEWA ‘ALEL-’ARSHI WE SEHHARE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE KULLUN JEXHRI LI’XHELIN MUSEMMEN JUDEBBIRUL-’EMRE JUFESSILUL-’AJATI LE’ALLEKUM BILIKA’I RABBIKUM TUKINUNE
C
13:3.
Dhe Ai është, i cili tokën e shtriu, dhe në të krijoi kodra e lumenj dhe prej secilit fryt bëri dy lloj (çift), bëri që nata ta mbulojë ditën. Vërtet, në gjithë këtë ka fakte për njerëzit që thellë mendojnë.
13:3.
Është Ai që e ka shtrirë tokën, duke krijuar në të male dhe lumenj. Dhe për çdo lloj fruti, Ai ka krijuar nga një çift. Ai ka bërë që nata ta mbulojë ditën. Me të vërtetë, në këto ka shenja për njerëzit që mendojnë.
13:3.
WE HUWEL-LEDHI MEDDEL-’ERDE WE XHE’ALE FIHA REWASIJE WE ‘ENHAREN WE MIN KULLI ETH-THEMERATI XHE’ALE FIHA ZEWXHEJNI ETHNEJNI JUGSHIL-LEJLE EN-NEHARE ‘INNE FI DHALIKE LE’AJATIN LIKAWMIN JETEFEKKERUNE
C
13:4.
E në tokë, copa sipërfaqesh, të ngjitura njëra me tjetrën, kopshte të hardhisë, të mbjella (të llojllojshme) dhe hurma (bimë këto) që janë të degëzuara në shumë trupa dhe jo të degëzuara (nga një filiz) e të gjitha ujiten nga një ujë, dhe Ne shijen në ngrënie të frutave të tyre e kemi dalluar njërën prej tjetrës. Edhe kjo dëshmon me argumente për njerëzit e mençur.
13:4.
Në Tokë ka vise që janë të lidhura njëri me tjetrin, ka kopshte të mbjella me hardhi, ka ara dhe palma me një pip ose shumë pipa, të cilat ujiten me të njëjtin ujë, por disa nga frutet i bëjmë më të shijshme nga të tjerat. Pa dyshim, në këto ka shenja për njerëzit që kanë mend.
13:4.
WE FIL-’ERDI KITA’UN MUTEXHAWIRATUN WE XHENNATUN MIN ‘A’NABIN WE ZER’UN WE NEHILUN SINWANUN WE GAJRU SINWANIN JUSKA BIMA’IN WAHIDIN WE NUFEDDILU BA’DEHA ‘ALA BA’DIN FIL-’UKULI ‘INNE FI DHALIKE LE’AJATIN LIKAWMIN JA’KILUNE
C
13:5.
E nëse ti (Muhammed) çuditesh (përse të përgënjeshtrojnë), është edhe më e çuditshme thënia e tyre: "A do të kemi krijim të ri pasi të jemi bërë dhé?" Këta janë ata që mohuan Zotin e tyre, ata do të ndëshkohen me pranga në qafë. Pra, këta janë banues të zjarrit ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
13:5.
Nëse ti (Muhamed) çuditesh nga idhujtarët, janë vërtet të çuditshme fjalët e tyre: “Vallë, pasi të bëhemi dhé, do të krijohemi vërtet përsëri?!” Këta janë ata që nuk besojnë në Zotin e tyre dhe në qafat e të cilëve do të ketë vargonj; këta janë banorët e Xhehenemit, në të cilin do të qëndrojnë përherë.
13:5.
WE ‘IN TA’XHEB FE’AXHEBUN KAWLUHUM ‘E’IDHA KUNNA TURABEN ‘E’INNA LEFI HALKIN XHEDIDIN ‘ULA’IKEL-LEDHINE KEFERU BIREBBIHIM WE ‘ULA’IKEL-’EGLALU FI ‘A’NAKIHIM WE ‘ULA’IKE ‘ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
C
13:6.
E ata prej teje kërkojnë ngutjen e zbatimit të së keqes para të mirës, edhe pse para tyre pati aso dënimesh (por nuk kanë marrë mësim). S'ka dyshim se Zoti yt u falë njerëzve mëkatet e tyre, por s'ka dyshim se Zoti yt është edhe ndëshkues i rreptë.
13:6.
Ata të kërkojnë ty me ngut t’u sjellësh të keqen para së mirës, ndonëse para tyre ka pasur shumë dënime shembullore. Zoti yt është Falës për njerëzit pavarësisht gjynaheve të tyre, por, në të vërtetë, Zoti yt është edhe i ashpër në dënim.
13:6.
WE JESTA’XHILUNEKE BIS-SEJJI’ETI KABLEL-HESENETI WE KAD HALET MIN KABLIHIMUL-METHULATU WE ‘INNE REBBEKE LEDHU MEGFIRETIN LILNNASI ‘ALA DHULMIHIM WE ‘INNE REBBEKE LESHEDIDUL-’IKABI
C
13:7.
Ata, të cilët nuk besuan thonë: "Pse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) ndonjë argument (mrekulli praktike) nga Zoti i tij?" Ti je vetëm qortues. Çdo popull pati udhëzues (pejgamber).
13:7.
Jobesimtarët thonë: “Sikur t’i ishte dërguar atij një mrekulli nga Zoti i tij?” Në të vërtetë, ti je vetëm paralajmërues. E, për çdo popull ka udhërrëfyes.
13:7.
WE JEKULUL-LEDHINE KEFERU LEWLA ‘UNZILE ‘ALEJHI ‘AJETUN MIN RABBIHI ‘INNEMA ‘ENTE MUNDHIRUN WE LIKULLI KAWMIN HADIN