Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 12:103. Po ti edhe pse lakmon (për besimin e tyre), shumica e njerëzve nuk do të besojnë.
12:103. Shumica e njerëzve, sado që të dëshirosh ti, nuk janë besimtarë.
12:103. WE MA ‘EKTHERU EN-NASI WE LEW HERESTE BIMU’UMININE
C 12:104. Megjithatë që ti nuk kërkon prej tyre ndonjë shpërblim për të (për këshillë e udhëzim). Ai (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për mbarë njerëzit.
12:104. Ti nuk po kërkon prej tyre kurrfarë shpërblimi për këtë. Ai (Kurani) është vetëm këshillë për të gjithë njerëzit.
12:104. WE MA TES’ELUHUM ‘ALEJHI MIN ‘EXHRIN ‘IN HUWE ‘ILLA DHIKRUN LIL’ALEMINE
C 12:105. Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, të cilët i shohin, por ata nuk i vështrojnë fare.
12:105. Eh, sa shumë shenja ka në qiej dhe në Tokë, pranë të cilave ata kalojnë pa ua vënë veshin!
12:105. WE KE’EJJIN MIN ‘AJETIN FI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI JEMURRUNE ‘ALEJHA WE HUM ‘ANHA MU’RIDUNE
C 12:106. Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe All-llahun, vetëm se duke i shoqëruar (zota të tjerë).
12:106. Shumica e tyre nuk besojnë në Allahun, pa i shoqëruar Atij njëkohësisht (idhuj të rremë) në adhurim.
12:106. WE MA JU’UMINU ‘EKTHERUHUM BILLAHI ‘ILLA WE HUM MUSHRIKUNE
C 12:107. A mos janë siguruar ata prej dënimit që mund t'u vijë nga All-llahu e t'i mbulojë, ose befas duke mos e hetuar fare t'u vijë katastrofa e përgjithshme.
12:107. A janë të sigurt ata se nuk do t’i godasë një dënim gjithëpërfshirës nga Allahu apo që nuk do t’u vijë papritmas Ora, ndërkohë që janë të pavetëdijshëm?
12:107. ‘EFE’EMINU ‘EN TE’TIJEHUM GASHIJETUN MIN ‘ADHABI ELLAHI ‘EW TE’TIJEHUMU ES-SA’ATU BEGTETEN WE HUM LA JESH’URUNE
C 12:108. Thuaj: "Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te All-llahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët."
12:108. Thuaj: “Kjo është rruga ime: të ftoj drejt Allahut me dituri të plotë, unë dhe çdokush që më pason mua. I përlëvduar qoftë Allahu; unë nuk jam prej idhujtarëve!”
12:108. KUL HEDHIHI SEBILI ‘ED’U ‘ILA ELLAHI ‘ALA BESIRETIN ‘ENA WE MENI ETTEBE’ANI WE SUBHANEL-LAHI WE MA ‘ENA MINEL-MUSHRIKINE
C 12:109. Ne nuk dërguam para teje vetëm se burra nga banuesit e qyteteve, të cilët i pajisëm me shpallje. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shihnin se si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë? E s'ka dyshim se jeta e botës së ardhshme është shumë më e dobishme për ata të cilët janë ruajtur; a nuk mendoni?
12:109. Para teje, Ne kemi dërguar vetëm burra nga banorët e qyteteve, të cilët i frymëzuam me shpallje. Vallë! A nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë për të parë se si ka qenë fundi i popujve, që kanë jetuar para tyre? Pa dyshim, bota tjetër është më e mirë për ata që (e) kanë frikë (Allahun). Pra, a nuk kuptoni?
12:109. WE MA ‘ERSELNA MIN KABLIKE ‘ILLA RIXHALEN NUHI ‘ILEJHIM MIN ‘EHLIL-KURA ‘EFELEM JESIRU FIL-’ERDI FEJENDHURU KEJFE KANE ‘AKIBETUL-LEDHINE MIN KABLIHIM WE LEDARUL-’AHIRETI HAJRUN LILLEDHINE ETTEKAW ‘EFELA TA’KILUNE
C 12:110. (nuk dërguam tjetër vetëm burra e ndihma u vonua) Derisa të dërguarit gati e humbnin shpresën (se do t'i besojë populli), dhe menduan se u përgënjeshtruan (pse ende nuk i kapi dënimi), atëherë u erdhi atyre (të dërguarve) ndihma Jonë. Ne e shpëtuam atë që deshtëm. E dënimi Ynë kundër popullit idhujtar nuk zbrapset.
12:110. Dhe, kur të dërguarit gati e humbën shpresën dhe menduan se do të shpalleshin gënjeshtarë, atëherë u arriti ndihma Jonë: Ne shpëtojmë atë që duam dhe dënimi Ynë nuk zmbrapset nga populli keqbërës.
12:110. HETTA ‘IDHA ESTEJ’ESE ER-RUSULU WE DHENNU ‘ENNEHUM KAD KUDHIBU XHA’EHUM NESRUNA FENUXHXHIJE MEN NESHA’U WE LA JUREDDU BE’SUNA ‘ANIL-KAWMIL-MUXHRIMINE
C 12:111. Në tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes. Ai (Kur'ani) nuk është bisedë e trilluar, por vërtetues i asaj që ishte më parë (librave të shenjtë) dhe sqarues i çdo sendi, e edhe udhërrëfyes e mëshirë për një popull që beson.
12:111. Në tregimet e atyre (të dërguarve) ka këshilla për ata që janë me mend. Ky (Kuran) nuk është tregim i trilluar, por ai është vërtetues i atyre (librave) që janë shpallur para tij, është shpjegues i çdo gjëje dhe udhërrëfyes e mëshirë për njerëzit besimtarë.
12:111. LEKAD KANE FI KASESIHIM ‘IBRETUN LI’WLIL-’ELBABI MA KANE HEDITHEN JUFTERA WE LEKIN TESDIKAL-LEDHI BEJNE JEDEJHI WE TEFSILE KULLI SHEJ’IN WE HUDEN WE REHMETEN LIKAWMIN JU’UMINUNE
C 13:1. Elif, Lam, Mim, Ra. Këto ajete të kësaj kaptine dhe e tërë ajo që t'u shpall ty nga Zoti yt janë realitet, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
13:1. Elif Lâm Mîm Râ’. Këto janë vargjet e Librit (Kuranit)! Ajo që të është shpallur ty (Muhamed) prej Zotit tënd është e Vërteta, por shumica e njerëzve nuk e besojnë.
13:1. ‘ELIF-LAM-MIM-RA TILKE ‘AJATUL-KITABI WEL-LEDHI ‘UNZILE ‘ILEJKE MIN RABBIKEL-HEKKU WE LEKINNE ‘EKTHERE EN-NASI LA JU’UMINUNE
C 13:2. All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato. Ai mbizotëroi Arshin dhe nënshtroi diellin e hënën që çdonjëri udhëton deri në një afat të caktuar; Ai rregullon çështjen (e gjithësisë), sqaron argumentet, që të jeni të bindur për takimin (pas ringjalljes) me Zotin tuaj.
13:2. Allahu është Ai që qiejt i ka ngritur me shtylla, të cilat nuk mund t’i shihni e më pas është ngritur mbi Fron. Ai ka nënshtruar Diellin dhe Hënën; të gjitha këto rrotullohen për një kohë të caktuar. Ai i drejton të gjitha çështjet dhe i shpjegon në hollësi shpalljet, me qëllim që ju të bindeni se do të takoheni me Zotin tuaj.
13:2. ELLAHUL-LEDHI REFE’A ES-SEMAWATI BIGAJRI ‘AMEDIN TEREWNEHA THUMME ESTEWA ‘ALEL-’ARSHI WE SEHHARE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE KULLUN JEXHRI LI’XHELIN MUSEMMEN JUDEBBIRUL-’EMRE JUFESSILUL-’AJATI LE’ALLEKUM BILIKA’I RABBIKUM TUKINUNE