Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 12:42. E atij, për të cilin besonte se është i shpëtuar, i tha: "Më përkujto mua te zotëriu yt". Po djalli e vuri në harresë ta përkujtojë te zotëriu i tij, e për këtë mbeti në burg disa vjet.
12:42. Jusufi i tha njërit prej këtyre të dyve, për të cilin e dinte se do të shpëtonte: “Përmendëm mua te pronari yt!” Por djalli bëri që ai të harronte ta përmendte te pronari i vet dhe kështu, Jusufi mbeti edhe disa vjet në burg.
12:42. WE KALE LILLEDHI DHENNE ‘ENNEHU NAXHIN MINHUMA EDHKURNI ‘INDE RABBIKE FE’ENSAHU ESH-SHEJTANU DHIKRE RABBIHI FELEBITHE FI ES-SIXHNI BID’A SININE
C 12:43. E (kur u afrua lirimi i Jusufit) mbreti tha: "Kam parë në ëndërr shtatë lopë të majme dhe shtatë lopë të dobëta që i hanin ato (të dobëtat i gëlltitën ato të majmet) dhe shtatë kallinj të gjelbër (që kishin lidhur frytin) e (shtatë) të tjerë të tharë. O ju pari, nëse dini ta interpretoni ëndrrën, më tregoni për ëndrrën time!"
12:43. Dhe tha mbreti: “Kam parë në ëndërr shtatë lopë të majme, të cilat po i hanin shtatë lopë të dobëta dhe kam parë shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tjerë të tharë. O paria ime, më shpjegoni ëndrrën time, nëse dini t’i interpretoni ëndrrat!”
12:43. WE KALEL-MELIKU ‘INNI ‘ERA SEB’A BEKARATIN SIMANIN JE’KULUHUNNE SEB’UN ‘IXHAFUN WE SEB’A SUNBULATIN HUDRIN WE ‘UHARE JA BISATIN JA ‘EJJUHAL-MELE’U ‘EFTUNI FI RU’UJA JE ‘IN KUNTUM LILRRU’UJA TA’BURUNE
C 12:44. Ata (paria) thanë: "Ëndërra të përziera, e ne nuk dimë komentimin e ëndrrave të tilla".
12:44. Ata thanë: “Këto janë ëndrra të ngatërruara e ne nuk dimë t’i shpjegojmë.”
12:44. KALU ‘EDGATHU ‘EHLAMIN WE MA NEHNU BITE’WILIL-’EHLAMI BI’ALIMINE
C 12:45. E ai prej atyre dyve që shpëtoi (që i pat thënë Jusufi ta përmendë) e përkujtoi pas një periudhe e tha: "Unë ua tregoj kuptimin e saj. Pra më lejoni të shkoj (te Jusufi)".
12:45. Njërit nga ata dy që shpëtoi (nga burgu), iu kujtua pas një kohe e tha: “Unë do t’ju njoftoj për shpjegimin e kësaj (ëndrre), vetëm më dërgoni (te Jusufi)!”
12:45. WE KALEL-LEDHI NEXHA MINHUMA WE EIDDEKERE BA’DE ‘UMMETIN ‘ENA ‘UNEBBI’UKUM BITE’WILIHI FE’ERSILUNI
C 12:46. (E dërguan te burgu, e ai tha) O Jusuf, o ti i drejtë, na shpjego për shtatë lopë të dobëta që i hanin shtatë lopë të majme, dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tharë, e ndoshta po kthehem te njerëzit (me përgjigje), ashtu që edhe ata ta kuptojnë (vlerën dhe dijen tënde)!
12:46. (Shërbëtori) I tha: “O Jusuf, o njeri i drejtë! Na shpjego (ëndrrën) për shtatë lopë të majme, të cilat hahen prej shtatë lopëve të dobëta dhe për shtatë kallinj të gjelbër e shtatë tjerë të tharë, që të kthehem te njerëzit e ta dinë edhe ata”.
12:46. JUSUFU ‘EJJUHA ES-SIDDIKU ‘EFTINA FI SEB’I BEKARATIN SIMANIN JE’KULUHUNNE SEB’UN ‘IXHAFUN WE SEB’I SUNBULATIN HUDRIN WE ‘UHARE JA BISATIN LE’ALLI ‘ERXHI’U ‘ILA EN-NASI LE’ALLEHUM JA’LEMUNE
C 12:47. Ai (Jusufi) tha: "Mbillni shtatë vjet vazhdimisht, e çka keni korrur lereni në kallinj, përveç një pakice nga e cila do të hani.
12:47. (Jusufi) tha: “Do të mbillni shtatë vjet rresht. Prodhimin që do të korrni lëreni në kallinj, përveç një pakice që do t’ju shërbejë për të ngrënë,
12:47. KALE TEZRA’UNE SEB’A SININE DE’EBEN FEMA HESEDTUM FEDHERUHU FI SUNBULIHI ‘ILLA KALILAN MIMMA TE’KULUNE
C 12:48. Pastaj, do të vijnë shtatë (vjet) të vështira (me skamje) që do ta hanë atë që e keni ruajtur për to, përveç një pakice nga ajo që do ta ruani (në depo për farë).
12:48. sepse pastaj do të vijnë shtatë vite të thata, të cilat do t’i harxhojnë ato që i keni ruajtur ju, përveç një pakice që mund të kurseni.
12:48. THUMME JE’TI MIN BA’DI DHALIKE SEB’UN SHIDADUN JE’KULNE MA KADDEMTUM LEHUNNE ‘ILLA KALILEN MIMMA TUHSINUNE
C 12:49. Mandej, pas asaj vjen një vit (i begatshëm) në të cilin njerëzve u bie shi dhe në të cilin do të kenë të vjela (vit i begatshëm në përgjithësi)".
12:49. Pastaj, pas këtyre do të vijë një vit plot shi për njerëzit, vit në të cilin ata do të shtrydhin (rrush, etj.).”
12:49. THUMME JE’TI MIN BA’DI DHALIKE ‘AMUN FIHI JUGATHU EN-NASU WE FIHI JA’SIRUNE
C 12:50. E mbreti tha: "Ma sillni mua atë (Jusufin)!" Dhe kur i shkoi atij (Jusufi) i dërguari (i mbretit), ai itha: "Kthehu te zotëriu yt dhe pyete atë: Ç'është puna e grave që i prenë duart e tyre? Vërtet, Zoti im e di shumë mirë dredhinë e tyre".
12:50. Mbreti tha: “Sillmani atë!” Kur (Jusufit) i erdhi i dërguari, ai i tha: “Kthehu te mbreti yt e pyete: ç’patën ato gra që prenë duart e veta?” Me të vërtetë, Zoti im i di dredhitë e tyre”!
12:50. WE KALEL-MELIKU E’TUNI BIHI FELEMMA XHA’EHU ER-RESULU KALE ERXHI’ ‘ILA RABBIKE FAS’ELHU MA BALU EN-NISWETIL-LATI KATTA’NE ‘EJDIJEHUNNE ‘INNE RABBI BIKEJDIHINNE ‘ALIMUN
C 12:51. Ai (mbreti) tha: "Çka ishte puna juaj kur ju vetë e dëshiruat (iu vërsulët) Jusufin?" Ato thanë: "Zoti na ruajt, ne nuk dimë ndaj tij asnjë të keqe!" Gruaja e ministrit tha: "Tash doli në shesh e vërteta, e unë iu vërsula atij me dashuri, e ai është nga të drejtit!"
12:51. Mbreti u tha (grave): “Si qe puna juaj kur deshët ta joshnit Jusufin?”. Ato thanë: “Allahu na ruajt! Ne nuk dimë asgjë të keqe për atë”. Gruaja e Azizit (ministrit) tha: “Tani do të dalë në shesh e vërteta! Unë u përpoqa që ta joshja atë; ai është vërtet njeri i drejtë”.
12:51. KALE MA HATBUKUNNE ‘IDH RAWEDTTUNNE JUSUFE ‘AN NEFSIHI KULNE HASHE LILLAHI MA ‘ALIMNA ‘ALEJHI MIN SU’IN KALETI EMRE’ETUL-’AZIZIL-’ANE HESHESEL-HEKKU ‘ENA RAWEDTTUHU ‘AN NEFSIHI WE ‘INNEHU LEMINE ES-SADIKINE
C 12:52. "Këtë (e bëra thotë Jusufi) për ta ditur ai (ministri) se unë nuk e tradhtova tinëzisht dhe së vërtet All-llahu nuk realizon dredhinë e tradhtarëve.
12:52. (Jusufi) tha: “(E kërkova këtë hetim) që ta dijë ai, se unë nuk e kam tradhtuar gjatë kohës së mungesës së tij. Vërtet, Allahu nuk u jep fund të mirë dredhive të tradhtarëve.
12:52. DHALIKE LIJA’LEME ‘ENNI LEM ‘EHUNHU BIL-GAJBI WE ‘ENNEL-LAHE LA JEHDI KEJDEL-HA’ININE