Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 12:38. Unë e ndoqa fenë e prindërve të mi: Ibrahimit, Is'hakut, Jakubit. Neve nuk na takoi t'i përshkruajmë kurrë një send shok All-llahut. Ky (besim i drejtë) është dhuratë e madhe nga All-llahu ndaj nesh dhe ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk ia dinë vlerën.
12:38. Unë besoj fenë e të parëve të mi - Ibrahimit, Is’hakut dhe Jakubit. Ne, kurrë nuk mund t’i shoqërojmë Allahut ndonjë gjë (në adhurim). Kjo është dhuntia e Allahut ndaj nesh dhe njerëzve të tjerë, ndonëse shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës.
12:38. WE ETTEBA’TU MILLETE ‘ABA’I ‘IBRAHIME WE ‘ISHAKA WE JA’KUBE MA KANE LENA ‘EN NUSHRIKE BILLAHI MIN SHEJ’IN DHALIKE MIN FEDLI ELLAHI ‘ALEJNA WE ‘ALA EN-NASI WE LEKINNE ‘EKTHERE EN-NASI LA JESHKURUNE
C 12:39. O ju dy shokët e mi të burgut, a është më mirë të adhurohen zota të ndryshëm ose All-llahu, i vetmi ngadhënjimtar?"
12:39. O shokët e mi të burgut! A janë më mirë një mori zotash të ndryshëm apo Allahu, i Vetmi, Ngadhënjimtari?
12:39. JA SAHIBEJI ES-SIXHNI ‘E’ERBABUN MUTEFERRIKUNE HAJRUN ‘EMI ELLAHUL-WAHIDUL-KAHHARU
C 12:40. Ata që ju adhuroni përveç All-llahut, nuk janë tjetër vetëm se emra që i pagëzuat ju dhe prindërit tuaj. All-llahu nuk shpalli ndonjë fakt për ta, vendimi (në çështjen e adhurimit) nuk i takon kujt, pos All-llahut, e Ai urdhëroi të mos adhuroni tjetër vetëm Atë. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
12:40. Ata që ju i adhuroni në vend të Allahut, janë vetëm emra, të cilët i keni vënë ju dhe të parët tuaj, pa pasur prej Tij asnjë argument. Vendimi i përket vetëm Allahut: Ai ka urdhëruar që të adhuroni vetëm Atë. Kjo është e vetmja fe e vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e di.
12:40. MA TA’BUDUNE MIN DUNIHI ‘ILLA ‘ESMA’EN SEMMEJTUMUHA ‘ENTUM WE ‘ABA’UUKUM MA ‘ENZELEL-LAHU BIHA MIN SULTANIN ‘INIL-HUKMU ‘ILLA LILLAHI ‘EMERE ‘ELLA TA’BUDU ‘ILLA ‘IJAHU DHALIKE ED-DINUL-KAJJIMU WE LEKINNE ‘EKTHERE EN-NASI LA JA’LEMUNE
C 12:41. O shokët e mi të burgut! Njëri prej juve dyve do t'i japë të pijë verë zotëriut të vet, e tjetri do të varet, kurse shpezët do të hanë nga koka e tij. Çështja për të cilën kërkuat shpjegim, ka marrë fund (kështu).
12:41. O shokët e mi të burgut! Njëri prej jush do t’i shërbejë verë pronarit të vet, kurse tjetri do të kryqëzohet, e shpendët do të hanë prej kokës së tij. Kështu është caktuar kjo gjë për të cilën pyetët ju!”
12:41. JA SAHIBEJI ES-SIXHNI ‘EMMA ‘EHEDUKUMA FEJESKI REBBEHU HAMREN WE ‘EMMAL-’AHARU FEJUSLEBU FETE’KULUT-TEJRU MIN RE’SIHI KUDIJEL-’EMRUL-LEDHI FIHI TESTEFTIJANI
C 12:42. E atij, për të cilin besonte se është i shpëtuar, i tha: "Më përkujto mua te zotëriu yt". Po djalli e vuri në harresë ta përkujtojë te zotëriu i tij, e për këtë mbeti në burg disa vjet.
12:42. Jusufi i tha njërit prej këtyre të dyve, për të cilin e dinte se do të shpëtonte: “Përmendëm mua te pronari yt!” Por djalli bëri që ai të harronte ta përmendte te pronari i vet dhe kështu, Jusufi mbeti edhe disa vjet në burg.
12:42. WE KALE LILLEDHI DHENNE ‘ENNEHU NAXHIN MINHUMA EDHKURNI ‘INDE RABBIKE FE’ENSAHU ESH-SHEJTANU DHIKRE RABBIHI FELEBITHE FI ES-SIXHNI BID’A SININE
C 12:43. E (kur u afrua lirimi i Jusufit) mbreti tha: "Kam parë në ëndërr shtatë lopë të majme dhe shtatë lopë të dobëta që i hanin ato (të dobëtat i gëlltitën ato të majmet) dhe shtatë kallinj të gjelbër (që kishin lidhur frytin) e (shtatë) të tjerë të tharë. O ju pari, nëse dini ta interpretoni ëndrrën, më tregoni për ëndrrën time!"
12:43. Dhe tha mbreti: “Kam parë në ëndërr shtatë lopë të majme, të cilat po i hanin shtatë lopë të dobëta dhe kam parë shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tjerë të tharë. O paria ime, më shpjegoni ëndrrën time, nëse dini t’i interpretoni ëndrrat!”
12:43. WE KALEL-MELIKU ‘INNI ‘ERA SEB’A BEKARATIN SIMANIN JE’KULUHUNNE SEB’UN ‘IXHAFUN WE SEB’A SUNBULATIN HUDRIN WE ‘UHARE JA BISATIN JA ‘EJJUHAL-MELE’U ‘EFTUNI FI RU’UJA JE ‘IN KUNTUM LILRRU’UJA TA’BURUNE
C 12:44. Ata (paria) thanë: "Ëndërra të përziera, e ne nuk dimë komentimin e ëndrrave të tilla".
12:44. Ata thanë: “Këto janë ëndrra të ngatërruara e ne nuk dimë t’i shpjegojmë.”
12:44. KALU ‘EDGATHU ‘EHLAMIN WE MA NEHNU BITE’WILIL-’EHLAMI BI’ALIMINE
C 12:45. E ai prej atyre dyve që shpëtoi (që i pat thënë Jusufi ta përmendë) e përkujtoi pas një periudhe e tha: "Unë ua tregoj kuptimin e saj. Pra më lejoni të shkoj (te Jusufi)".
12:45. Njërit nga ata dy që shpëtoi (nga burgu), iu kujtua pas një kohe e tha: “Unë do t’ju njoftoj për shpjegimin e kësaj (ëndrre), vetëm më dërgoni (te Jusufi)!”
12:45. WE KALEL-LEDHI NEXHA MINHUMA WE EIDDEKERE BA’DE ‘UMMETIN ‘ENA ‘UNEBBI’UKUM BITE’WILIHI FE’ERSILUNI
C 12:46. (E dërguan te burgu, e ai tha) O Jusuf, o ti i drejtë, na shpjego për shtatë lopë të dobëta që i hanin shtatë lopë të majme, dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tharë, e ndoshta po kthehem te njerëzit (me përgjigje), ashtu që edhe ata ta kuptojnë (vlerën dhe dijen tënde)!
12:46. (Shërbëtori) I tha: “O Jusuf, o njeri i drejtë! Na shpjego (ëndrrën) për shtatë lopë të majme, të cilat hahen prej shtatë lopëve të dobëta dhe për shtatë kallinj të gjelbër e shtatë tjerë të tharë, që të kthehem te njerëzit e ta dinë edhe ata”.
12:46. JUSUFU ‘EJJUHA ES-SIDDIKU ‘EFTINA FI SEB’I BEKARATIN SIMANIN JE’KULUHUNNE SEB’UN ‘IXHAFUN WE SEB’I SUNBULATIN HUDRIN WE ‘UHARE JA BISATIN LE’ALLI ‘ERXHI’U ‘ILA EN-NASI LE’ALLEHUM JA’LEMUNE
C 12:47. Ai (Jusufi) tha: "Mbillni shtatë vjet vazhdimisht, e çka keni korrur lereni në kallinj, përveç një pakice nga e cila do të hani.
12:47. (Jusufi) tha: “Do të mbillni shtatë vjet rresht. Prodhimin që do të korrni lëreni në kallinj, përveç një pakice që do t’ju shërbejë për të ngrënë,
12:47. KALE TEZRA’UNE SEB’A SININE DE’EBEN FEMA HESEDTUM FEDHERUHU FI SUNBULIHI ‘ILLA KALILAN MIMMA TE’KULUNE
C 12:48. Pastaj, do të vijnë shtatë (vjet) të vështira (me skamje) që do ta hanë atë që e keni ruajtur për to, përveç një pakice nga ajo që do ta ruani (në depo për farë).
12:48. sepse pastaj do të vijnë shtatë vite të thata, të cilat do t’i harxhojnë ato që i keni ruajtur ju, përveç një pakice që mund të kurseni.
12:48. THUMME JE’TI MIN BA’DI DHALIKE SEB’UN SHIDADUN JE’KULNE MA KADDEMTUM LEHUNNE ‘ILLA KALILEN MIMMA TUHSINUNE