U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
12:45.
E ai prej atyre dyve që shpëtoi (që i pat thënë Jusufi ta përmendë) e përkujtoi pas një periudhe e tha: "Unë ua tregoj kuptimin e saj. Pra më lejoni të shkoj (te Jusufi)".
12:45.
Njërit nga ata dy që shpëtoi (nga burgu), iu kujtua pas një kohe e tha: “Unë do t’ju njoftoj për shpjegimin e kësaj (ëndrre), vetëm më dërgoni (te Jusufi)!”
12:45.
WE KALEL-LEDHI NEXHA MINHUMA WE EIDDEKERE BA’DE ‘UMMETIN ‘ENA ‘UNEBBI’UKUM BITE’WILIHI FE’ERSILUNI
C
12:46.
(E dërguan te burgu, e ai tha) O Jusuf, o ti i drejtë, na shpjego për shtatë lopë të dobëta që i hanin shtatë lopë të majme, dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tharë, e ndoshta po kthehem te njerëzit (me përgjigje), ashtu që edhe ata ta kuptojnë (vlerën dhe dijen tënde)!
12:46.
(Shërbëtori) I tha: “O Jusuf, o njeri i drejtë! Na shpjego (ëndrrën) për shtatë lopë të majme, të cilat hahen prej shtatë lopëve të dobëta dhe për shtatë kallinj të gjelbër e shtatë tjerë të tharë, që të kthehem te njerëzit e ta dinë edhe ata”.
12:46.
JUSUFU ‘EJJUHA ES-SIDDIKU ‘EFTINA FI SEB’I BEKARATIN SIMANIN JE’KULUHUNNE SEB’UN ‘IXHAFUN WE SEB’I SUNBULATIN HUDRIN WE ‘UHARE JA BISATIN LE’ALLI ‘ERXHI’U ‘ILA EN-NASI LE’ALLEHUM JA’LEMUNE
C
12:47.
Ai (Jusufi) tha: "Mbillni shtatë vjet vazhdimisht, e çka keni korrur lereni në kallinj, përveç një pakice nga e cila do të hani.
12:47.
(Jusufi) tha: “Do të mbillni shtatë vjet rresht. Prodhimin që do të korrni lëreni në kallinj, përveç një pakice që do t’ju shërbejë për të ngrënë,
12:47.
KALE TEZRA’UNE SEB’A SININE DE’EBEN FEMA HESEDTUM FEDHERUHU FI SUNBULIHI ‘ILLA KALILAN MIMMA TE’KULUNE
C
12:48.
Pastaj, do të vijnë shtatë (vjet) të vështira (me skamje) që do ta hanë atë që e keni ruajtur për to, përveç një pakice nga ajo që do ta ruani (në depo për farë).
12:48.
sepse pastaj do të vijnë shtatë vite të thata, të cilat do t’i harxhojnë ato që i keni ruajtur ju, përveç një pakice që mund të kurseni.
12:48.
THUMME JE’TI MIN BA’DI DHALIKE SEB’UN SHIDADUN JE’KULNE MA KADDEMTUM LEHUNNE ‘ILLA KALILEN MIMMA TUHSINUNE
C
12:49.
Mandej, pas asaj vjen një vit (i begatshëm) në të cilin njerëzve u bie shi dhe në të cilin do të kenë të vjela (vit i begatshëm në përgjithësi)".
12:49.
Pastaj, pas këtyre do të vijë një vit plot shi për njerëzit, vit në të cilin ata do të shtrydhin (rrush, etj.).”
12:49.
THUMME JE’TI MIN BA’DI DHALIKE ‘AMUN FIHI JUGATHU EN-NASU WE FIHI JA’SIRUNE
C
12:50.
E mbreti tha: "Ma sillni mua atë (Jusufin)!" Dhe kur i shkoi atij (Jusufi) i dërguari (i mbretit), ai itha: "Kthehu te zotëriu yt dhe pyete atë: Ç'është puna e grave që i prenë duart e tyre? Vërtet, Zoti im e di shumë mirë dredhinë e tyre".
12:50.
Mbreti tha: “Sillmani atë!” Kur (Jusufit) i erdhi i dërguari, ai i tha: “Kthehu te mbreti yt e pyete: ç’patën ato gra që prenë duart e veta?” Me të vërtetë, Zoti im i di dredhitë e tyre”!
12:50.
WE KALEL-MELIKU E’TUNI BIHI FELEMMA XHA’EHU ER-RESULU KALE ERXHI’ ‘ILA RABBIKE FAS’ELHU MA BALU EN-NISWETIL-LATI KATTA’NE ‘EJDIJEHUNNE ‘INNE RABBI BIKEJDIHINNE ‘ALIMUN
C
12:51.
Ai (mbreti) tha: "Çka ishte puna juaj kur ju vetë e dëshiruat (iu vërsulët) Jusufin?" Ato thanë: "Zoti na ruajt, ne nuk dimë ndaj tij asnjë të keqe!" Gruaja e ministrit tha: "Tash doli në shesh e vërteta, e unë iu vërsula atij me dashuri, e ai është nga të drejtit!"
12:51.
Mbreti u tha (grave): “Si qe puna juaj kur deshët ta joshnit Jusufin?”. Ato thanë: “Allahu na ruajt! Ne nuk dimë asgjë të keqe për atë”. Gruaja e Azizit (ministrit) tha: “Tani do të dalë në shesh e vërteta! Unë u përpoqa që ta joshja atë; ai është vërtet njeri i drejtë”.
12:51.
KALE MA HATBUKUNNE ‘IDH RAWEDTTUNNE JUSUFE ‘AN NEFSIHI KULNE HASHE LILLAHI MA ‘ALIMNA ‘ALEJHI MIN SU’IN KALETI EMRE’ETUL-’AZIZIL-’ANE HESHESEL-HEKKU ‘ENA RAWEDTTUHU ‘AN NEFSIHI WE ‘INNEHU LEMINE ES-SADIKINE
C
12:52.
"Këtë (e bëra thotë Jusufi) për ta ditur ai (ministri) se unë nuk e tradhtova tinëzisht dhe së vërtet All-llahu nuk realizon dredhinë e tradhtarëve.
12:52.
(Jusufi) tha: “(E kërkova këtë hetim) që ta dijë ai, se unë nuk e kam tradhtuar gjatë kohës së mungesës së tij. Vërtet, Allahu nuk u jep fund të mirë dredhive të tradhtarëve.
12:52.
DHALIKE LIJA’LEME ‘ENNI LEM ‘EHUNHU BIL-GAJBI WE ‘ENNEL-LAHE LA JEHDI KEJDEL-HA’ININE
C
12:53.
Unë nuk e shfajësoj veten time, pse epshi është shumë nxitës për të keqen, përveç atë që ka mëshiruar Zoti im, se Zoti im është që falë e mëshiron shumë.
12:53.
Unë nuk e shfajësoj veten, sepse shpirti (i njeriut) është fort i prirur për të keqe, përveç atij që e mëshiron Zoti im. Me të vërtetë, Zoti im është Falës dhe Mëshirë-plotë”.
12:53.
WE MA ‘UBERRI’U NEFSI ‘INNE EN-NEFSE LE’EMMARETUN BIS-SU’I ‘ILLA MA REHIME RABBI ‘INNE RABBI GAFURUN REHIMUN
C
12:54.
Mbreti tha: "Ma sillni mua atë, thjeshtë ta veçoj për veten time!" (Ia sollën Jusufin) E pasi që bisedoi me të tha: "Tash ti ke te na pozitë dhe je i besueshëm".
12:54.
Mbreti tha: “Ma sillni atë, do ta marr pranë vetes.” Pasi bisedoi me të, i tha: “Qysh sot, ti ke pozitë të lartë dhe je i besuar.”
12:54.
WE KALEL-MELIKU E’TUNI BIHI ‘ESTEHLISHU LINEFSI FELEMMA KELLEMEHU KALE ‘INNEKEL-JEWME LEDEJNA MEKINUN ‘EMINUN
C
12:55.
Ai (Jusufi) tha: "Më cakto mua përgjegjës të depove të vendit, unë jam besnik i dijshëm".
12:55.
(Jusufi) i tha: “Më cakto përgjegjës të depove të vendit, sepse unë jam ruajtës dhe njohës (i mirë i këtyre punëve)”.
12:55.
KALE EXH’ALNI ‘ALA HAZA’INIL-’ERDI ‘INNI HEFIDHUN ‘ALIMUN