Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 12:24. Ajo e mësyni atë qëllimisht, e atij do t'i shkonte mendja ndaj saj, sikur të mos i prezentohej argumenti nga Zoti i tij. Ashtu (e bëmë të vendosur) që ta largojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtet, ai ishte nga robtë tanë të zgjedhur.
12:24. Ajo e dëshiroi atë; por edhe Jusufi do ta kishte dëshiruar atë, sikur të mos kishte parë provën e Zotit të vet. Kështu e larguam nga e keqja dhe vepra e shëmtuar, sepse ai, në të vërtetë, ishte nga robërit Tanë të sinqertë.
12:24. WE LEKAD HEMMET BIHI WE HEMME BIHA LEWLA ‘EN RE’A BURHANE RABBIHI KEDHALIKE LINESRIFE ‘ANHU ES-SU’E WEL-FEHSHA’E ‘INNEHU MIN ‘IBADINAL-MUHLESINE
C 12:25. Dhe, që të dy ata u ngutën kah dera, e ajo ia grisi këmishën e tij nga mbrapa dhe pranë dere ata të dy e takuan burrin e saj, e ajo tha: "Çfarë mund të jetë ndëshkimi i atij që tenton të keqen në familjen tënde, përpos të burgoset, ose dënim të dhembshëm!?"
12:25. Që të dy vrapuan nga dera dhe ajo ia shqeu këmishën atij nga mbrapa. Te dera, ata hasën burrin e saj. Ajo tha: “Çfarë dënimi meriton ai që kërkon t’i bëjë të keqe gruas sate, përveç burgosjes apo dënimit të dhembshëm?”
12:25. WE ESTEBEKAL-BABE WE KADDET KAMISEHU MIN DUBURIN WE ‘ELFEJA SEJJIDEHA LEDAL-BABI KALET MA XHEZA’U MEN ‘ERADE BI’EHLIKE SU’EN ‘ILLA ‘EN JUSXHENE ‘EW ‘ADHABUN ‘ELIMUN
C 12:26. Ai (Jusufi) tha: "Ajo m'u vërsul mua!" Një dëshmitar nga familja e saj gjykoi: "Nëse këmisha e tij është grisur përpara, ajo ka thënë të drejtën, kurse ai gënjen.
12:26. (Jusufi) tha: “Ajo provoi të më joshte”. Një i afërt i saj (që u gjend aty), pohoi: “Nëse këmisha e tij është shqyer përpara, atëherë ajo thotë të vërtetën, kurse ai gënjen.
12:26. KALE HIJE RAWEDETNI ‘AN NEFSI WE SHEHIDE SHAHIDUN MIN ‘EHLIHA ‘IN KANE KAMISUHU KUDDE MIN KUBULIN FESEDEKAT WE HUWE MINEL-KADHIBINE
C 12:27. E nëse këmisha e tij është grisur prapa, atëherë gënjen ajo, kurse ai është i drejtë".
12:27. Por, nëse këmisha e tij është shqyer prapa, atëherë ajo gënjen, ndërsa ai thotë të vërtetën”.
12:27. WE ‘IN KANE KAMISUHU KUDDE MIN DUBURIN FEKEDHEBET WE HUWE MINE ES-SADIKINE
C 12:28. E kur e pa ai (burri i saj) këmishën e tij të grisur prapa, tha: "Kjo është dredhi juaja, vërtet dredhia juaj është e madhe!"
12:28. Kur burri i saj pa se këmisha e Jusufit ishte shqyer nga mbrapa, tha: “Patjetër që kjo është një nga dredhitë tuaja (të femrave). Në të vërtetë, dredhitë tuaja janë të mëdha!
12:28. FELEMMA RE’A KAMISEHU KUDDE MIN DUBURIN KALE ‘INNEHU MIN KEJDIKUNNE ‘INNE KEJDEKUNNE ‘ADHIMUN
C 12:29. "Jusuf, largohu nga kjo (mos ia përmend askujt)! E ti (gruas) kërko falje për mëkatin tënd, se vërtet ti qenke fajtore!"
12:29. Ti, o Jusuf, largohu nga kjo! Kurse ti (gruaja ime), kërko falje për këtë gjynah, sepse, në të vërtetë, ti je fajtore”.
12:29. JUSUFU ‘A’RID ‘AN HADHA WE ESTEGFIRI LIDHENBIKI ‘INNEKI KUNTI MINEL-HATI’INE
C 12:30. Një grup nga gratë e qytetit thanë: "Gruaja e zotëriut (e ministrit) i vërsulet marrëzisht shërbëtorit të vet, atë e ka kapluar në shpirt dashuria, e ne jemi të bindura se ajo është në humbje të hapët.
12:30. Disa gra (të parisë) në qytet po thoshin: “Gruaja e Azizit (ministrit) deshi ta joshte shërbëtorin e vet. Asaj i ka rënë vërtet në kokë dashuria për të. Ne besojmë se ajo e ka humbur fare”.
12:30. WE KALE NISWETUN FIL-MEDINETI EMRE’ETUL-’AZIZI TURAWIDU FETAHA ‘AN NEFSIHI KAD SHEGAFEHA HUBBEN ‘INNA LENERAHA FI DELALIN MUBININ
C 12:31. E kur ajo dëgjoi për ato pëshpëritjet e tyre, dërgoi t'i thërrasë ato, u përgatiti vendmbështetje dhe secilës prej tyre i dha nga një thikë e tha: "Dilu para atyre!" Kur e panë atë, ato u tronditën dhe i prenë duart e tyre e thanë: "All-llahut i qofshim falë! Ky nuk është njeri, ky nuk është tjetër vetëm se ndonjë engjëll i lartë!"
12:31. Kur dëgjoi për thashethemet e tyre, ajo i thirri ato në gosti, çdonjërës i dha nga një thikë dhe (i) tha (Jusufit): “Dil para tyre!” Kur e panë, gratë u mahnitën nga bukuria e tij, prenë duart dhe thanë: “O Zot, o Zot! Ky nuk është njeri, por qenka një engjëll fisnik!”
12:31. FELEMMA SEMI’AT BIMEKRIHINNE ‘ERSELET ‘ILEJHINNE WE ‘A’TEDET LEHUNNE MUTTEKE’EN WE ‘ATET KULLE WAHIDETIN MINHUNNE SIKKINEN WE KALETI EHRUXH ‘ALEJHINNE FELEMMA RE’EJNEHU ‘EKBERNEHU WE KATTA’NE ‘EJDIJEHUNNE WE KULNE HASHE LILLAHI MA HADHA BESHERAN ‘IN HADHA ‘ILLA MELEKUN KERIMUN
C 12:32. Ajo tha: "Qe, ky është ai për të cilin më qortuat mua, e unë e mësyna atë, po ai u ruajt fort. Po qe se nuk bën çka e urdhëroj, ai gjithqysh do të burgoset dhe do të nënçmohet".
12:32. Ajo tha: “Jo, ky është ai për të cilin ju më qortuat. Jam përpjekur ta josh, por ai është ruajtur nga gjynahu. Por, nëse ai nuk bën atë që e urdhëroj unë, me siguri që do të burgoset dhe do të poshtërohet”.
12:32. KALET FEDHALIKUNNEL-LEDHI LUMTUNNENI FIHI WE LEKAD RAWEDTTUHU ‘AN NEFSIHI FASTA’SEME WE LE’IN LEM JEF’AL MA ‘AMURUHU LEJUSXHENENNE WE LEJEKUNEN MINE ES-SAGIRINE
C 12:33. Ai (Jusufi) tha: "O Zoti im, burgu është më i dëshiruar për mua, se sa atë që ma ofrojnë ato mua dhe nëse Ti nuk largon prej meje dredhinë e tyre, unë mund të anoj te ato e të bëhem injorant".
12:33. Ai tha: “O Zoti im, më shumë e dua burgun se atë ku më shtyjnë ato. Nëse Ti nuk e largon prej meje dredhinë e tyre, unë do të prirem drejt atyre dhe do të bëhem nga ata që nuk (i) dinë (ligjet e Tua).”
12:33. KALE RABBI ES-SIXHNU ‘EHEBBU ‘ILEJJE MIMMA JED’UNENI ‘ILEJHI WE ‘ILLA TESRIF ‘ANNI KEJDEHUNNE ‘ESBU ‘ILEJHINNE WE ‘EKUN MINEL-XHAHILINE
C 12:34. E Zoti i tij ia pranoi lutjen atij dhe e largoi nga ai dredhinë e tyre. Vërtet, Ai është që dëgjon (lutjet) dhe di (gjendjen).
12:34. Dhe Zoti e plotësoi lutjen e tij dhe e shmangu nga dredhitë e tyre. Me të vërtetë, Ai dëgjon dhe di çdo gjë.
12:34. FASTEXHABE LEHU REBBUHU FESEREFE ‘ANHU KEJDEHUNNE ‘INNEHU HUWE ES-SEMI’UL-’ALIMU