U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
12:20.
Dhe e shitën atë (Jusufin) për një çmim të vogël, për disa dirhemë (masë argjendi) të numëruar, sepse në mesin e tyre pati asish që nuk lakmuan (për çmim më të lartë).
12:20.
Ata e shitën Jusufin me një çmim të ulët, veç disa grosh, pa pasur fare lakmi (për para).
12:20.
WE SHEREWHU BITHEMENIN BEHSIN DERAHIME MA’DUDETIN WE KANU FIHI MINE EZ-ZAHIDINE
C
12:21.
E ai që e bleu nga Misiri (Egjipti) i tha gruas së vet: "Bëni pritje të kënaqshme, se është shpresë t'ia shohim hajrin ose ta adoptojmë për fëmijë!" Ja, kështu (sikurse e shpëtuam nga bunari), Ne i bëmë vend Jusufit në tokë (në Egjipt), e që t'ia mësojmë atij shpjegimin për disa ëndrra. All-llahu është mbizotërues i punës së vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë (fshehtësinë e çështjeve).
12:21.
Një njeri nga Egjipti që e bleu, i tha gruas së vet: “Bëja të këndshëm qëndrimin këtu. Ndoshta do të na shërbejë ose do ta birësojmë!” Dhe kështu, Ne e vendosëm Jusufin në atë tokë të bukur dhe i mësuam shpjegimin e ëndrrave. Allahu ka kontroll dhe fuqi të plotë mbi çështjet e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
12:21.
WE KALEL-LEDHI ESHTERAHU MIN MISRE LI’IMRE’ETIHI ‘EKRIMI METHWAHU ‘ASA ‘EN JENFE’ANA ‘EW NETTEHIDHEHU WELEDEN WE KEDHELIKE MEKKENNA LIJUSUFE FIL-’ERDI WE LINU’ALLIMEHU MIN TE’WILIL-’EHADITHI WEL-LAHU GALIBUN ‘ALA ‘EMRIHI WE LEKINNE ‘EKTHERE EN-NASI LA JA’LEMUNE
C
12:22.
E kur e arriti pjekurinë e tij, Ne i dhamë pushtet e dituri. E kështu Ne i shpërblejmë punëmirët.
12:22.
Kur Jusufi arriti moshën e pjekurisë, Ne i dhamë aftësinë e të gjykuarit dhe dituri. Kështu i shpërblejmë Ne punëmirët.
12:22.
WE LEMMA BELEGA ‘ESHUDDEHU ‘ATEJNAHU HUKMEN WE ‘ILMAN WE KEDHELIKE NEXHZIL-MUHSININE
C
12:23.
E ajo, në shtëpinë e së cilës ishte Jusufi, i bëri lajka atij dhe ia mbylli dyert e i tha: "Eja!". Ai (Jusufi) tha: "All-llahu më ruajtë, ai zotëriu im (e burri yt) më nderoi me vendosje të mirë (si mud t'i bëj hile në familje)?". S'ka dyshim se tradhtarët nuk kanë sukses.
12:23.
Por ajo, në shtëpinë e së cilës gjendej ai, nisi ta joshë në kundërshtim me dëshirën e tij. Ajo ia mbylli të gjitha dyert dhe tha: “Jam e gatshme për ty!” Kurse ai tha: “Allahu më ruajt! Me të vërtetë, Zoti im ka treguar kujdes për mua dhe, pa dyshim, keqbërësit nuk do të shpëtojnë kurrë”.
12:23.
WE RAWEDET/HU ELLETI HUWE FI BEJTIHA ‘AN NEFSIHI WE GALLEKATIL-’EBWABE WE KALET HEJTE LEKE KALE MA’ADHEL-LAHI ‘INNEHU RABBI ‘EHSENE METHWAJE ‘INNEHU LA JUFLIHU EDH-DHALIMUNE
C
12:24.
Ajo e mësyni atë qëllimisht, e atij do t'i shkonte mendja ndaj saj, sikur të mos i prezentohej argumenti nga Zoti i tij. Ashtu (e bëmë të vendosur) që ta largojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtet, ai ishte nga robtë tanë të zgjedhur.
12:24.
Ajo e dëshiroi atë; por edhe Jusufi do ta kishte dëshiruar atë, sikur të mos kishte parë provën e Zotit të vet. Kështu e larguam nga e keqja dhe vepra e shëmtuar, sepse ai, në të vërtetë, ishte nga robërit Tanë të sinqertë.
12:24.
WE LEKAD HEMMET BIHI WE HEMME BIHA LEWLA ‘EN RE’A BURHANE RABBIHI KEDHALIKE LINESRIFE ‘ANHU ES-SU’E WEL-FEHSHA’E ‘INNEHU MIN ‘IBADINAL-MUHLESINE
C
12:25.
Dhe, që të dy ata u ngutën kah dera, e ajo ia grisi këmishën e tij nga mbrapa dhe pranë dere ata të dy e takuan burrin e saj, e ajo tha: "Çfarë mund të jetë ndëshkimi i atij që tenton të keqen në familjen tënde, përpos të burgoset, ose dënim të dhembshëm!?"
12:25.
Që të dy vrapuan nga dera dhe ajo ia shqeu këmishën atij nga mbrapa. Te dera, ata hasën burrin e saj. Ajo tha: “Çfarë dënimi meriton ai që kërkon t’i bëjë të keqe gruas sate, përveç burgosjes apo dënimit të dhembshëm?”
12:25.
WE ESTEBEKAL-BABE WE KADDET KAMISEHU MIN DUBURIN WE ‘ELFEJA SEJJIDEHA LEDAL-BABI KALET MA XHEZA’U MEN ‘ERADE BI’EHLIKE SU’EN ‘ILLA ‘EN JUSXHENE ‘EW ‘ADHABUN ‘ELIMUN
C
12:26.
Ai (Jusufi) tha: "Ajo m'u vërsul mua!" Një dëshmitar nga familja e saj gjykoi: "Nëse këmisha e tij është grisur përpara, ajo ka thënë të drejtën, kurse ai gënjen.
12:26.
(Jusufi) tha: “Ajo provoi të më joshte”. Një i afërt i saj (që u gjend aty), pohoi: “Nëse këmisha e tij është shqyer përpara, atëherë ajo thotë të vërtetën, kurse ai gënjen.
12:26.
KALE HIJE RAWEDETNI ‘AN NEFSI WE SHEHIDE SHAHIDUN MIN ‘EHLIHA ‘IN KANE KAMISUHU KUDDE MIN KUBULIN FESEDEKAT WE HUWE MINEL-KADHIBINE
C
12:27.
E nëse këmisha e tij është grisur prapa, atëherë gënjen ajo, kurse ai është i drejtë".
12:27.
Por, nëse këmisha e tij është shqyer prapa, atëherë ajo gënjen, ndërsa ai thotë të vërtetën”.
12:27.
WE ‘IN KANE KAMISUHU KUDDE MIN DUBURIN FEKEDHEBET WE HUWE MINE ES-SADIKINE
C
12:28.
E kur e pa ai (burri i saj) këmishën e tij të grisur prapa, tha: "Kjo është dredhi juaja, vërtet dredhia juaj është e madhe!"
12:28.
Kur burri i saj pa se këmisha e Jusufit ishte shqyer nga mbrapa, tha: “Patjetër që kjo është një nga dredhitë tuaja (të femrave). Në të vërtetë, dredhitë tuaja janë të mëdha!
12:28.
FELEMMA RE’A KAMISEHU KUDDE MIN DUBURIN KALE ‘INNEHU MIN KEJDIKUNNE ‘INNE KEJDEKUNNE ‘ADHIMUN
C
12:29.
"Jusuf, largohu nga kjo (mos ia përmend askujt)! E ti (gruas) kërko falje për mëkatin tënd, se vërtet ti qenke fajtore!"
12:29.
Ti, o Jusuf, largohu nga kjo! Kurse ti (gruaja ime), kërko falje për këtë gjynah, sepse, në të vërtetë, ti je fajtore”.
12:29.
JUSUFU ‘A’RID ‘AN HADHA WE ESTEGFIRI LIDHENBIKI ‘INNEKI KUNTI MINEL-HATI’INE
C
12:30.
Një grup nga gratë e qytetit thanë: "Gruaja e zotëriut (e ministrit) i vërsulet marrëzisht shërbëtorit të vet, atë e ka kapluar në shpirt dashuria, e ne jemi të bindura se ajo është në humbje të hapët.
12:30.
Disa gra (të parisë) në qytet po thoshin: “Gruaja e Azizit (ministrit) deshi ta joshte shërbëtorin e vet. Asaj i ka rënë vërtet në kokë dashuria për të. Ne besojmë se ajo e ka humbur fare”.
12:30.
WE KALE NISWETUN FIL-MEDINETI EMRE’ETUL-’AZIZI TURAWIDU FETAHA ‘AN NEFSIHI KAD SHEGAFEHA HUBBEN ‘INNA LENERAHA FI DELALIN MUBININ