U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
12:29.
"Jusuf, largohu nga kjo (mos ia përmend askujt)! E ti (gruas) kërko falje për mëkatin tënd, se vërtet ti qenke fajtore!"
12:29.
Ti, o Jusuf, largohu nga kjo! Kurse ti (gruaja ime), kërko falje për këtë gjynah, sepse, në të vërtetë, ti je fajtore”.
12:29.
JUSUFU ‘A’RID ‘AN HADHA WE ESTEGFIRI LIDHENBIKI ‘INNEKI KUNTI MINEL-HATI’INE
C
12:30.
Një grup nga gratë e qytetit thanë: "Gruaja e zotëriut (e ministrit) i vërsulet marrëzisht shërbëtorit të vet, atë e ka kapluar në shpirt dashuria, e ne jemi të bindura se ajo është në humbje të hapët.
12:30.
Disa gra (të parisë) në qytet po thoshin: “Gruaja e Azizit (ministrit) deshi ta joshte shërbëtorin e vet. Asaj i ka rënë vërtet në kokë dashuria për të. Ne besojmë se ajo e ka humbur fare”.
12:30.
WE KALE NISWETUN FIL-MEDINETI EMRE’ETUL-’AZIZI TURAWIDU FETAHA ‘AN NEFSIHI KAD SHEGAFEHA HUBBEN ‘INNA LENERAHA FI DELALIN MUBININ
C
12:31.
E kur ajo dëgjoi për ato pëshpëritjet e tyre, dërgoi t'i thërrasë ato, u përgatiti vendmbështetje dhe secilës prej tyre i dha nga një thikë e tha: "Dilu para atyre!" Kur e panë atë, ato u tronditën dhe i prenë duart e tyre e thanë: "All-llahut i qofshim falë! Ky nuk është njeri, ky nuk është tjetër vetëm se ndonjë engjëll i lartë!"
12:31.
Kur dëgjoi për thashethemet e tyre, ajo i thirri ato në gosti, çdonjërës i dha nga një thikë dhe (i) tha (Jusufit): “Dil para tyre!” Kur e panë, gratë u mahnitën nga bukuria e tij, prenë duart dhe thanë: “O Zot, o Zot! Ky nuk është njeri, por qenka një engjëll fisnik!”
12:31.
FELEMMA SEMI’AT BIMEKRIHINNE ‘ERSELET ‘ILEJHINNE WE ‘A’TEDET LEHUNNE MUTTEKE’EN WE ‘ATET KULLE WAHIDETIN MINHUNNE SIKKINEN WE KALETI EHRUXH ‘ALEJHINNE FELEMMA RE’EJNEHU ‘EKBERNEHU WE KATTA’NE ‘EJDIJEHUNNE WE KULNE HASHE LILLAHI MA HADHA BESHERAN ‘IN HADHA ‘ILLA MELEKUN KERIMUN
C
12:32.
Ajo tha: "Qe, ky është ai për të cilin më qortuat mua, e unë e mësyna atë, po ai u ruajt fort. Po qe se nuk bën çka e urdhëroj, ai gjithqysh do të burgoset dhe do të nënçmohet".
12:32.
Ajo tha: “Jo, ky është ai për të cilin ju më qortuat. Jam përpjekur ta josh, por ai është ruajtur nga gjynahu. Por, nëse ai nuk bën atë që e urdhëroj unë, me siguri që do të burgoset dhe do të poshtërohet”.
12:32.
KALET FEDHALIKUNNEL-LEDHI LUMTUNNENI FIHI WE LEKAD RAWEDTTUHU ‘AN NEFSIHI FASTA’SEME WE LE’IN LEM JEF’AL MA ‘AMURUHU LEJUSXHENENNE WE LEJEKUNEN MINE ES-SAGIRINE
C
12:33.
Ai (Jusufi) tha: "O Zoti im, burgu është më i dëshiruar për mua, se sa atë që ma ofrojnë ato mua dhe nëse Ti nuk largon prej meje dredhinë e tyre, unë mund të anoj te ato e të bëhem injorant".
12:33.
Ai tha: “O Zoti im, më shumë e dua burgun se atë ku më shtyjnë ato. Nëse Ti nuk e largon prej meje dredhinë e tyre, unë do të prirem drejt atyre dhe do të bëhem nga ata që nuk (i) dinë (ligjet e Tua).”
12:33.
KALE RABBI ES-SIXHNU ‘EHEBBU ‘ILEJJE MIMMA JED’UNENI ‘ILEJHI WE ‘ILLA TESRIF ‘ANNI KEJDEHUNNE ‘ESBU ‘ILEJHINNE WE ‘EKUN MINEL-XHAHILINE
C
12:34.
E Zoti i tij ia pranoi lutjen atij dhe e largoi nga ai dredhinë e tyre. Vërtet, Ai është që dëgjon (lutjet) dhe di (gjendjen).
12:34.
Dhe Zoti e plotësoi lutjen e tij dhe e shmangu nga dredhitë e tyre. Me të vërtetë, Ai dëgjon dhe di çdo gjë.
12:34.
FASTEXHABE LEHU REBBUHU FESEREFE ‘ANHU KEJDEHUNNE ‘INNEHU HUWE ES-SEMI’UL-’ALIMU
C
12:35.
Mandej, pasi që vërtetuan argumentet (e pastërtisë së Jusufit), atyre (ministrit dhe rrethit të tij) iu paraqit ideja që atë për një kohë ta burgosin.
12:35.
Pastaj u ra ndërmend atyre, pasi i panë shenjat (e pafajësisë së Jusufit) që ta burgosin për një kohë (në mënyrë që ngjarja të mos përhapej në popull).
12:35.
THUMME BEDA LEHUM MIN BA’DI MA RE’EWL-’AJATI LEJESXHUNUNNEHU HETTA HININ
C
12:36.
Së bashku me të hynë në burg dy të rinj. Njëri prej atyre dyve tha: "Unë ëndërrova veten se po shtrydhi (rrush për) verë". E tjetri tha: "Unë ëndërrova se po bart mbi kokë një bukë nga e cila hanin shpezët". Na trego komentimin e saj, se ne të konsiderojmë nga komentuesit e mirë (të ëndrrave).
12:36.
Bashkë me Jusufin hynë në burg edhe dy djelmosha. Njëri prej tyre tha: “Unë kam parë (në ëndërr) veten, se si shtrydhja verë”. Tjetri tha: “Unë kam parë në ëndërr, se si mbaja në kokë bukë, të cilën e hanin shpendët. Shpjegona kuptimin e ëndrrave. Ne, me të vërtetë, shohim se ti je njeri i mirë.”
12:36.
WE DEHALE ME’AHU ES-SIXHNE FETEJANI KALE ‘EHEDUHUMA ‘INNI ‘ERANI ‘A’SIRU HAMREN WE KALEL-’AHARU ‘INNI ‘ERANI ‘EHMILU FEWKA RE’SI HUBZAN TE’KULUT-TEJRU MINHU NEBBI’NA BITE’WILIHI ‘INNA NERAKE MINEL-MUHSININE
C
12:37.
Tha: "Nuk ju vjen juve ndonjë ushqim me të cilin ushqeheni, e që unë të mos dijë, t'ju përshkruaj atë para se t'ju vijë. Kjo është nga ajo çka më mësoi Zoti im (nuk është fall e as prognozë). Unë e kam braktisur fenë e një populli që nuk e beson All-llahun e as botën tjetër, e ata ishin jobesimtarë".
12:37.
Jusufi tha: “Sa herë që t’ju vijë ndonjë ushqim (në ëndërr) si risk për ju, unë do t’ju lajmëroj se çfarë kuptimi ka, para se të bëhet realitet. Kjo është prej diturive që m’i ka mësuar Zoti im. Unë e kam flakur fenë e njerëzve që nuk besojnë Allahun e që mohojnë jetën tjetër.
12:37.
KALE LA JE’TIKUMA TA’AMUN TURZEKANIHI ‘ILLA NEBBE’TUKUMA BITE’WILIHI KABLE ‘EN JE’TIJEKUMA DHALIKUMA MIMMA ‘ALLEMENI RABBI ‘INNI TEREKTU MILLETE KAWMIN LA JU’UMINUNE BILLAHI WE HUM BIL-’AHIRETI HUM KAFIRUNE
C
12:38.
Unë e ndoqa fenë e prindërve të mi: Ibrahimit, Is'hakut, Jakubit. Neve nuk na takoi t'i përshkruajmë kurrë një send shok All-llahut. Ky (besim i drejtë) është dhuratë e madhe nga All-llahu ndaj nesh dhe ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk ia dinë vlerën.
12:38.
Unë besoj fenë e të parëve të mi - Ibrahimit, Is’hakut dhe Jakubit. Ne, kurrë nuk mund t’i shoqërojmë Allahut ndonjë gjë (në adhurim). Kjo është dhuntia e Allahut ndaj nesh dhe njerëzve të tjerë, ndonëse shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës.
12:38.
WE ETTEBA’TU MILLETE ‘ABA’I ‘IBRAHIME WE ‘ISHAKA WE JA’KUBE MA KANE LENA ‘EN NUSHRIKE BILLAHI MIN SHEJ’IN DHALIKE MIN FEDLI ELLAHI ‘ALEJNA WE ‘ALA EN-NASI WE LEKINNE ‘EKTHERE EN-NASI LA JESHKURUNE
C
12:39.
O ju dy shokët e mi të burgut, a është më mirë të adhurohen zota të ndryshëm ose All-llahu, i vetmi ngadhënjimtar?"
12:39.
O shokët e mi të burgut! A janë më mirë një mori zotash të ndryshëm apo Allahu, i Vetmi, Ngadhënjimtari?
12:39.
JA SAHIBEJI ES-SIXHNI ‘E’ERBABUN MUTEFERRIKUNE HAJRUN ‘EMI ELLAHUL-WAHIDUL-KAHHARU