Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 10:25. All-llahu thërret për në xhennet, dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë.
10:25. Allahu i thërret njerëzit për në Shtëpinë e shpëtimit (Xhenet) dhe udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.
10:25. WEL-LAHU JED’U ‘ILA DARI ES-SELAMI WE JEHDI MEN JESHA’U ‘ILA SIRATIN MUSTEKIMIN
C 10:26. Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (xhenneti) edhe më tepër (e shohin All-llahun). Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi as nënçmimi, ata janë banues të xhennetit, aty janë përgjithmonë.
10:26. Ata që bëjnë vepra të mira, do të kenë shpërblim të mirë, madje edhe më tepër! Fytyrat e tyre nuk do t’i mbulojë as errësira, as poshtërimi. Ata do të jenë banorë të Xhenetit, në të cilin do të banojnë përherë.
10:26. LILLEDHINE ‘EHSENUL-HUSNA WE ZIJADETUN WE LA JERHEKU WUXHUHEHUM KATERUN WE LA DHILLETUN ‘ULA’IKE ‘ESHABUL-XHENNETI HUM FIHA HALIDUNE
C 10:27. E ata që bënë të këqija, dënimi i së keqes është aq sa është ajo, ata i mbulon poshtërimi. Ata nuk mund t'i mbrojë kush nga All-llahu, fytyrat e tyre, porsi t'i kishte mbuluar ndonjë copë e errët e natës. Ata janë banues të përjetshëm të zjarrit.
10:27. Kurse ata që bëjnë vepra të këqija, do të kenë dënim gjegjës për atë të keqe. Ata do t’i mbulojë poshtërimi, pa pasur askënd që t’i mbrojë nga dënimi i Allahut, me fytyrat e tyre si të ishin të mbuluara me copa të errëta nate. Këta do të jenë banorët e zjarrit dhe aty do të qëndrojnë përgjithmonë.
10:27. WEL-LEDHINE KESEBU ES-SEJJI’ATI XHEZA’U SEJJI’ETIN BIMITHLIHA WE TERHEKUHUM DHILLETUN MA LEHUM MINEL-LAHI MIN ‘ASIMIN KE’ENNEMA ‘UGSHIJET WUXHUHUHUM KITA’EN MINEL-LEJLI MUDHLIMAN ‘ULA’IKE ‘ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
C 10:28. Atë ditë i tubojmë të gjithë, ndërkaq atyre që i kanë bërë shok All-llahut u themi: "Rrini në vendin tuaj, ju dhe idhujt tuaj!". Ne ndajmë ata. E idhujt e tyre u thonë: "Ju nuk na adhuruat ne!"
10:28. Ditën, kur do t’i tubojmë të gjithë, do t’u themi idhujtarëve: “Rrini në vendet tuaja ju dhe idhujt tuaj!” Pastaj do t’i ndajmë ata dhe idhujt e tyre do të thonë: “Ju nuk na keni adhuruar neve.
10:28. WE JEWME NEHSHURUHUM XHEMI’EN THUMME NEKULU LILLEDHINE ‘ESHREKU MEKANEKUM ‘ENTUM WE SHUREKA’UUKUM FEZEJJELNA BEJNEHUM WE KALE SHUREKA’UUHUM MA KUNTUM ‘IJANA TA’BUDUNE
C 10:29. All-llahu na mjafton si dëshmues mes nesh e jush (kështu u thonë idhujt idhujtarëve). Ne nuk dimë gjë për adhurimin tuaj ndaj nesh (ne nuk dëgjojmë, nuk shohim e nuk kuptojmë).
10:29. Mjafton që Allahu të jetë dëshmitar midis nesh dhe jush. Ne, në të vërtetë, kemi qenë të pavetëdijshëm për adhurimin tuaj.”
10:29. FEKEFA BILLAHI SHEHIDEN BEJNENA WE BEJNEKUM ‘IN KUNNA ‘AN ‘IBADETIKUM LEGAFILINE
C 10:30. Aty, në atë vend, secili njeri provohet me atë që e ka bërë më parë dhe kthehen te All-llahu, Sundimtari i tyre i vërtetë dhe humb (shkon huq) prej tyre ajo që trillonin (se do t'u bëjnë shefatë).
10:30. Atëherë, çdo shpirt do të marrë vesh atë që ka punuar më parë. Të gjithë do të kthehen tek Allahu, Zoti i tyre i vërtetë, ndërsa ajo çfarë ata kishin trilluar, do t’i braktisë.
10:30. HUNALIKE TEBLU KULLU NEFSIN MA ‘ESLEFET WE RUDDU ‘ILA ELLAHI MEWLAHUMUL-HEKKI WE DELLE ‘ANHUM MA KANU JEFTERUNE
C 10:31. Thuaj: "Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush e nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?" Ata do të thonë: "All-llahu". Ti thuaj: "A nuk i frikësoheni?" (dënimit).
10:31. Thuaj: “Kush ju ushqen nga qielli dhe Toka? Kush mundëson të dëgjuarit dhe të parit? Kush mund të nxjerrë të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla? Kush i drejton gjërat?” Ata do të thonë “Allahu”. E ti (o Muhamed) thuaj: “Atëherë, përse nuk e keni frikë Atë?”
10:31. KUL MEN JERZUKUKUM MINE ES-SEMA’I WEL-’ERDI ‘EMMEN JEMLIKU ES-SEM’A WEL-’EBSARE WE MEN JUHRIXHUL-HEJJE MINEL-MEJJITI WE JUHRIXHUL-MEJJITE MINEL-HEJJI WE MEN JUDEBBIRUL-’EMRE FESEJEKULUNEL-LAHU FEKUL ‘EFELA TETTEKUNE
C 10:32. E ky është All-llahu, Zoti juaj i vërtetë. Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos iluzione, e si po ia ktheni shpinën (të vërtetës)?
10:32. Ky është Allahu, Zoti juaj i vërtetë. E çfarë ka pas së vërtetës, përveç humbjes? Atëherë, përse largoheni?
10:32. FEDHELIKUMU ELLAHU REBBUKUMUL-HEKKU FEMADHA BA’DEL-HEKKI ‘ILLA ED-DELALU FE’ENNA TUSREFUNE
C 10:33. Kështu është pra, vendimi i Zotit tënd kundër të shfrenuarve, pse ata nuk besojnë.
10:33. Kështu përmbushet fjala e Zotit tënd ndaj atyre që bëjnë çrregullime; se, me të vërtetë, ata nuk besojnë.
10:33. KEDHALIKE HEKKAT KELIMETU RABBIKE ‘ALEL-LEDHINE FESEKU ‘ENNEHUM LA JU’UMINUNE
C 10:34. Thuaj: "A ka prej idhujve tuaj ndokush që ta fillojë krijimin e mandej atë (pas vdekjes) ta rikthejë?". Thuaj: "All-llahu e nis krijimin dhe sërish e rikthen. Si i largoheni pra të vërtetës?"
10:34. Thuaj: “A ka ndër idhujt tuaj ndonjë që mund të fillojë krijimin e pastaj ta përsërisë?” Thuaj: “Allahu e fillon krijimin dhe pastaj e përsërit atë! Prandaj, si largoheni (nga e vërteta drejt së kotës)?
10:34. KUL HEL MIN SHUREKA’IKUM MEN JEBDE’UL-HALKA THUMME JU’IDUHU KULI ELLAHU JEBDE’UL-HALKA THUMME JU’IDUHU FE’ENNA TU’UFEKUNE
C 10:35. Thuaj: "A ka ndokush prej idhujve tuaj që ndonjë të humbur ta drejtojë në rrugën e drejtë? Thuaj: "Vetëm All-llahu udhëzon në të vërtetën. Atëherë pra, a është më e drejtë të shkohet pas atij që udhëzon në rrugën e drejtë, apo pas atij që nuk udhëzon, (sepse nuk mund ta udhëzojë as vetveten) vetëm nëse prej dikuj tjetër udhëzohet? Ç'është me ju? Si gjykoni?
10:35. Thuaj: “A ka ndër idhujt tuaj ndonjë që mund të udhëzojë në rrugë të drejtë?” Thuaj: “Vetëm Allahu udhëzon në rrugë të drejtë! E pra, pas cilit ia vlen të shkosh, pas atij që udhëzon në rrugë të drejtë apo pas atij i cili as vetë nuk është në rrugë të drejtë, veç nëse e shpie dikush? Çfarë keni? Si po gjykoni kështu?!”
10:35. KUL HEL MIN SHUREKA’IKUM MEN JEHDI ‘ILAL-HEKKI KULI ELLAHU JEHDI LILHEKKI ‘EFEMEN JEHDI ‘ILAL-HEKKI ‘EHEKKU ‘EN JUTTEBE’A ‘EMMEN LA JEHIDDI ‘ILLA ‘EN JUHDA FEMA LEKUM KEJFE TEHKUMUNE