U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
10:24.
Shembulli i jetës së kësaj bote është si i një shiu që e kemi zbritur nga qielli, e me anën e të cilit gërshetohen bimët e tokës (mbijnë dhe shpeshtohen të gjitha llojet) prej nga hanë njerëzit e kafshët deri kur toka të ketë marrë stolinë e vet dhe të jetë zbukuruar (me bimë, pemë e behar), e banorët e saj të mendojnë se janë të zotët e saj, e asaj i vjen urdhri Ynë, natën ose ditën, Ne e bëjmë atë (të mbjellat) të korrur sikurse të mos ekzistonte dje. Kështu Ne ua sqarojmë faktet njerëzve që mendojnë.
10:24.
Me të vërtetë, jeta e kësaj bote i shëmbëllen shiut që Ne e lëshojmë nga qielli e me të përzihet toka dhe bën bimë, me të cilat ushqehen njerëzit dhe kafshët. E, kur Toka vishet dhe zbukurohet dhe, kur banorët e saj mendojnë se janë zotërues të saj (për ta vjelur a korrur), iu vjen urdhri ynë, natën ose ditën dhe Ne e bëjmë atë si të ishte e korrur, thuajse nuk kishte lulëzuar të djeshmen. Kështu, Ne ua shpjegojmë shpalljet Tona njerëzve që mendojnë.
10:24.
‘INNEMA METHELUL-HEJETI ED-DUNJA KEMA’IN ‘ENZELNAHU MINE ES-SEMA’I FAHTELETE BIHI NEBATUL-’ERDI MIMMA JE’KULU EN-NASU WEL-’EN’AM HETTA ‘IDHA ‘EHADHETIL-’ERDU ZUHRUFEHA WE EZZEJJENET WE DHENNE ‘EHLUHA ‘ENNEHUM KADIRUNE ‘ALEJHA ‘ETAHA ‘EMRUNA LEJLAN ‘EW NEHARÆN FEXHE’ALNAHA HESIDÆN KE’EN LEM TEGNE BIL-’EMSI KEDHALIKE NUFESSILUL-’AJATI LIKAWMIN JETEFEKKERUNE
C
10:25.
All-llahu thërret për në xhennet, dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë.
10:25.
Allahu i thërret njerëzit për në Shtëpinë e shpëtimit (Xhenet) dhe udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.
10:25.
WEL-LAHU JED’U ‘ILA DARI ES-SELAMI WE JEHDI MEN JESHA’U ‘ILA SIRATIN MUSTEKIMIN
C
10:26.
Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (xhenneti) edhe më tepër (e shohin All-llahun). Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi as nënçmimi, ata janë banues të xhennetit, aty janë përgjithmonë.
10:26.
Ata që bëjnë vepra të mira, do të kenë shpërblim të mirë, madje edhe më tepër! Fytyrat e tyre nuk do t’i mbulojë as errësira, as poshtërimi. Ata do të jenë banorë të Xhenetit, në të cilin do të banojnë përherë.
10:26.
LILLEDHINE ‘EHSENUL-HUSNA WE ZIJADETUN WE LA JERHEKU WUXHUHEHUM KATERUN WE LA DHILLETUN ‘ULA’IKE ‘ESHABUL-XHENNETI HUM FIHA HALIDUNE
C
10:27.
E ata që bënë të këqija, dënimi i së keqes është aq sa është ajo, ata i mbulon poshtërimi. Ata nuk mund t'i mbrojë kush nga All-llahu, fytyrat e tyre, porsi t'i kishte mbuluar ndonjë copë e errët e natës. Ata janë banues të përjetshëm të zjarrit.
10:27.
Kurse ata që bëjnë vepra të këqija, do të kenë dënim gjegjës për atë të keqe. Ata do t’i mbulojë poshtërimi, pa pasur askënd që t’i mbrojë nga dënimi i Allahut, me fytyrat e tyre si të ishin të mbuluara me copa të errëta nate. Këta do të jenë banorët e zjarrit dhe aty do të qëndrojnë përgjithmonë.
10:27.
WEL-LEDHINE KESEBU ES-SEJJI’ATI XHEZA’U SEJJI’ETIN BIMITHLIHA WE TERHEKUHUM DHILLETUN MA LEHUM MINEL-LAHI MIN ‘ASIMIN KE’ENNEMA ‘UGSHIJET WUXHUHUHUM KITA’EN MINEL-LEJLI MUDHLIMAN ‘ULA’IKE ‘ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
C
10:28.
Atë ditë i tubojmë të gjithë, ndërkaq atyre që i kanë bërë shok All-llahut u themi: "Rrini në vendin tuaj, ju dhe idhujt tuaj!". Ne ndajmë ata. E idhujt e tyre u thonë: "Ju nuk na adhuruat ne!"
10:28.
Ditën, kur do t’i tubojmë të gjithë, do t’u themi idhujtarëve: “Rrini në vendet tuaja ju dhe idhujt tuaj!” Pastaj do t’i ndajmë ata dhe idhujt e tyre do të thonë: “Ju nuk na keni adhuruar neve.
10:28.
WE JEWME NEHSHURUHUM XHEMI’EN THUMME NEKULU LILLEDHINE ‘ESHREKU MEKANEKUM ‘ENTUM WE SHUREKA’UUKUM FEZEJJELNA BEJNEHUM WE KALE SHUREKA’UUHUM MA KUNTUM ‘IJANA TA’BUDUNE
C
10:29.
All-llahu na mjafton si dëshmues mes nesh e jush (kështu u thonë idhujt idhujtarëve). Ne nuk dimë gjë për adhurimin tuaj ndaj nesh (ne nuk dëgjojmë, nuk shohim e nuk kuptojmë).
10:29.
Mjafton që Allahu të jetë dëshmitar midis nesh dhe jush. Ne, në të vërtetë, kemi qenë të pavetëdijshëm për adhurimin tuaj.”
10:29.
FEKEFA BILLAHI SHEHIDEN BEJNENA WE BEJNEKUM ‘IN KUNNA ‘AN ‘IBADETIKUM LEGAFILINE
C
10:30.
Aty, në atë vend, secili njeri provohet me atë që e ka bërë më parë dhe kthehen te All-llahu, Sundimtari i tyre i vërtetë dhe humb (shkon huq) prej tyre ajo që trillonin (se do t'u bëjnë shefatë).
10:30.
Atëherë, çdo shpirt do të marrë vesh atë që ka punuar më parë. Të gjithë do të kthehen tek Allahu, Zoti i tyre i vërtetë, ndërsa ajo çfarë ata kishin trilluar, do t’i braktisë.
10:30.
HUNALIKE TEBLU KULLU NEFSIN MA ‘ESLEFET WE RUDDU ‘ILA ELLAHI MEWLAHUMUL-HEKKI WE DELLE ‘ANHUM MA KANU JEFTERUNE
C
10:31.
Thuaj: "Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush e nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?" Ata do të thonë: "All-llahu". Ti thuaj: "A nuk i frikësoheni?" (dënimit).
10:31.
Thuaj: “Kush ju ushqen nga qielli dhe Toka? Kush mundëson të dëgjuarit dhe të parit? Kush mund të nxjerrë të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla? Kush i drejton gjërat?” Ata do të thonë “Allahu”. E ti (o Muhamed) thuaj: “Atëherë, përse nuk e keni frikë Atë?”
10:31.
KUL MEN JERZUKUKUM MINE ES-SEMA’I WEL-’ERDI ‘EMMEN JEMLIKU ES-SEM’A WEL-’EBSARE WE MEN JUHRIXHUL-HEJJE MINEL-MEJJITI WE JUHRIXHUL-MEJJITE MINEL-HEJJI WE MEN JUDEBBIRUL-’EMRE FESEJEKULUNEL-LAHU FEKUL ‘EFELA TETTEKUNE
C
10:32.
E ky është All-llahu, Zoti juaj i vërtetë. Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos iluzione, e si po ia ktheni shpinën (të vërtetës)?
10:32.
Ky është Allahu, Zoti juaj i vërtetë. E çfarë ka pas së vërtetës, përveç humbjes? Atëherë, përse largoheni?
10:32.
FEDHELIKUMU ELLAHU REBBUKUMUL-HEKKU FEMADHA BA’DEL-HEKKI ‘ILLA ED-DELALU FE’ENNA TUSREFUNE
C
10:33.
Kështu është pra, vendimi i Zotit tënd kundër të shfrenuarve, pse ata nuk besojnë.
10:33.
Kështu përmbushet fjala e Zotit tënd ndaj atyre që bëjnë çrregullime; se, me të vërtetë, ata nuk besojnë.
10:33.
KEDHALIKE HEKKAT KELIMETU RABBIKE ‘ALEL-LEDHINE FESEKU ‘ENNEHUM LA JU’UMINUNE
C
10:34.
Thuaj: "A ka prej idhujve tuaj ndokush që ta fillojë krijimin e mandej atë (pas vdekjes) ta rikthejë?". Thuaj: "All-llahu e nis krijimin dhe sërish e rikthen. Si i largoheni pra të vërtetës?"
10:34.
Thuaj: “A ka ndër idhujt tuaj ndonjë që mund të fillojë krijimin e pastaj ta përsërisë?” Thuaj: “Allahu e fillon krijimin dhe pastaj e përsërit atë! Prandaj, si largoheni (nga e vërteta drejt së kotës)?
10:34.
KUL HEL MIN SHUREKA’IKUM MEN JEBDE’UL-HALKA THUMME JU’IDUHU KULI ELLAHU JEBDE’UL-HALKA THUMME JU’IDUHU FE’ENNA TU’UFEKUNE