Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 10:22. Ai (All-llahu) ua bëri të mundshëm udhëtimin në tokë e në det, deri kur jeni në anije që lundrojnë me ta (me udhëtarët) me anë të një ere të lehtë dhe janë të lumtur me të (me erën e lehtë), ia beh një erë e fortë dhe nga të gjitha anët rrethohen nga valët dhe binden se janë të shkatërruar, e lusin All-llahun pa farë përzierje të idhujve (duke thënë): "Nëse na shpëton nga kjo (katastrofë), ne do të jemi gjithnjë falënderues!"
10:22. Ai ua mundëson (njerëzve) udhëtimin nëpër tokë dhe det. E, kur gjenden në anije që lundron me ta me erën e përshtatshme e ata i gëzohen kësaj, arrin një stuhi dhe i sulmojnë valët nga të gjitha anët e mendojnë se do t’i vënë poshtë, (atëherë) i luten Allahut sinqerisht, duke i premtuar besimin: “Nëse na shpëton nga kjo, me të vërtetë, do të jemi mirënjohës”.
10:22. HUWEL-LEDHI JUSEJJIRUKUM FIL-BERRI WEL-BEHRI HETTA ‘IDHA KUNTUM FIL-FULKI WE XHEREJNE BIHIM BIRIHIN TEJJIBETIN WE FERIHU BIHA XHA’ET/HA RIHUN ‘ASIFUN WE XHA’EHUMUL-MEWXHU MIN KULLI MEKANIN WE DHENNU ‘ENNEHUM ‘UHITE BIHIM DE’AW ELLAHE MUHLISINE LEHU ED-DINE LE’IN ‘ENXHEJTENA MIN HEDHIHI LENEKUNENNE MINE ESH-SHAKIRINE
C 10:23. E kur Ai (All-llahu) i shpëtoi ata, ja, ata veprojnë mbrapshtë në tokë, pa arsye. O ju njerëz! Kryeneçësia juaj është vetëm kundër vetes suaj, është përjetim i jetës së kësaj bote, pastaj kthimi juaj është te Ne, e Ne ju shpërblejmë për veprimet tuaja.
10:23. E kur Allahu i shpëton ata, ata përnjëherë pa kurrfarë të drejte bëjnë turbullira në Tokë. O njerëz! Vërtet, padrejtësia që bëni për t’u kënaqur në jetën e kësaj bote, vetëm ju dëmton. Pastaj ju do të ktheheni te Ne dhe Ne do t’ju njoftojmë për atë që keni punuar.
10:23. FELEMMA ‘ENXHAHUM ‘IDHA HUM JEBGUNE FIL-’ERDI BIGAJRIL-HEKKI JA ‘EJJUHA EN-NASU ‘INNEMA BEGJUKUM ‘ALA ‘ENFUSIKUM META’AL-HEJETI ED-DUNJA THUMME ‘ILEJNA MERXHI’UKUM FENUNEBBI’UKUM BIMA KUNTUM TA’MELUNE
C 10:24. Shembulli i jetës së kësaj bote është si i një shiu që e kemi zbritur nga qielli, e me anën e të cilit gërshetohen bimët e tokës (mbijnë dhe shpeshtohen të gjitha llojet) prej nga hanë njerëzit e kafshët deri kur toka të ketë marrë stolinë e vet dhe të jetë zbukuruar (me bimë, pemë e behar), e banorët e saj të mendojnë se janë të zotët e saj, e asaj i vjen urdhri Ynë, natën ose ditën, Ne e bëjmë atë (të mbjellat) të korrur sikurse të mos ekzistonte dje. Kështu Ne ua sqarojmë faktet njerëzve që mendojnë.
10:24. Me të vërtetë, jeta e kësaj bote i shëmbëllen shiut që Ne e lëshojmë nga qielli e me të përzihet toka dhe bën bimë, me të cilat ushqehen njerëzit dhe kafshët. E, kur Toka vishet dhe zbukurohet dhe, kur banorët e saj mendojnë se janë zotërues të saj (për ta vjelur a korrur), iu vjen urdhri ynë, natën ose ditën dhe Ne e bëjmë atë si të ishte e korrur, thuajse nuk kishte lulëzuar të djeshmen. Kështu, Ne ua shpjegojmë shpalljet Tona njerëzve që mendojnë.
10:24. ‘INNEMA METHELUL-HEJETI ED-DUNJA KEMA’IN ‘ENZELNAHU MINE ES-SEMA’I FAHTELETE BIHI NEBATUL-’ERDI MIMMA JE’KULU EN-NASU WEL-’EN’AM HETTA ‘IDHA ‘EHADHETIL-’ERDU ZUHRUFEHA WE EZZEJJENET WE DHENNE ‘EHLUHA ‘ENNEHUM KADIRUNE ‘ALEJHA ‘ETAHA ‘EMRUNA LEJLAN ‘EW NEHARÆN FEXHE’ALNAHA HESIDÆN KE’EN LEM TEGNE BIL-’EMSI KEDHALIKE NUFESSILUL-’AJATI LIKAWMIN JETEFEKKERUNE
C 10:25. All-llahu thërret për në xhennet, dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë.
10:25. Allahu i thërret njerëzit për në Shtëpinë e shpëtimit (Xhenet) dhe udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.
10:25. WEL-LAHU JED’U ‘ILA DARI ES-SELAMI WE JEHDI MEN JESHA’U ‘ILA SIRATIN MUSTEKIMIN
C 10:26. Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (xhenneti) edhe më tepër (e shohin All-llahun). Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi as nënçmimi, ata janë banues të xhennetit, aty janë përgjithmonë.
10:26. Ata që bëjnë vepra të mira, do të kenë shpërblim të mirë, madje edhe më tepër! Fytyrat e tyre nuk do t’i mbulojë as errësira, as poshtërimi. Ata do të jenë banorë të Xhenetit, në të cilin do të banojnë përherë.
10:26. LILLEDHINE ‘EHSENUL-HUSNA WE ZIJADETUN WE LA JERHEKU WUXHUHEHUM KATERUN WE LA DHILLETUN ‘ULA’IKE ‘ESHABUL-XHENNETI HUM FIHA HALIDUNE
C 10:27. E ata që bënë të këqija, dënimi i së keqes është aq sa është ajo, ata i mbulon poshtërimi. Ata nuk mund t'i mbrojë kush nga All-llahu, fytyrat e tyre, porsi t'i kishte mbuluar ndonjë copë e errët e natës. Ata janë banues të përjetshëm të zjarrit.
10:27. Kurse ata që bëjnë vepra të këqija, do të kenë dënim gjegjës për atë të keqe. Ata do t’i mbulojë poshtërimi, pa pasur askënd që t’i mbrojë nga dënimi i Allahut, me fytyrat e tyre si të ishin të mbuluara me copa të errëta nate. Këta do të jenë banorët e zjarrit dhe aty do të qëndrojnë përgjithmonë.
10:27. WEL-LEDHINE KESEBU ES-SEJJI’ATI XHEZA’U SEJJI’ETIN BIMITHLIHA WE TERHEKUHUM DHILLETUN MA LEHUM MINEL-LAHI MIN ‘ASIMIN KE’ENNEMA ‘UGSHIJET WUXHUHUHUM KITA’EN MINEL-LEJLI MUDHLIMAN ‘ULA’IKE ‘ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
C 10:28. Atë ditë i tubojmë të gjithë, ndërkaq atyre që i kanë bërë shok All-llahut u themi: "Rrini në vendin tuaj, ju dhe idhujt tuaj!". Ne ndajmë ata. E idhujt e tyre u thonë: "Ju nuk na adhuruat ne!"
10:28. Ditën, kur do t’i tubojmë të gjithë, do t’u themi idhujtarëve: “Rrini në vendet tuaja ju dhe idhujt tuaj!” Pastaj do t’i ndajmë ata dhe idhujt e tyre do të thonë: “Ju nuk na keni adhuruar neve.
10:28. WE JEWME NEHSHURUHUM XHEMI’EN THUMME NEKULU LILLEDHINE ‘ESHREKU MEKANEKUM ‘ENTUM WE SHUREKA’UUKUM FEZEJJELNA BEJNEHUM WE KALE SHUREKA’UUHUM MA KUNTUM ‘IJANA TA’BUDUNE
C 10:29. All-llahu na mjafton si dëshmues mes nesh e jush (kështu u thonë idhujt idhujtarëve). Ne nuk dimë gjë për adhurimin tuaj ndaj nesh (ne nuk dëgjojmë, nuk shohim e nuk kuptojmë).
10:29. Mjafton që Allahu të jetë dëshmitar midis nesh dhe jush. Ne, në të vërtetë, kemi qenë të pavetëdijshëm për adhurimin tuaj.”
10:29. FEKEFA BILLAHI SHEHIDEN BEJNENA WE BEJNEKUM ‘IN KUNNA ‘AN ‘IBADETIKUM LEGAFILINE
C 10:30. Aty, në atë vend, secili njeri provohet me atë që e ka bërë më parë dhe kthehen te All-llahu, Sundimtari i tyre i vërtetë dhe humb (shkon huq) prej tyre ajo që trillonin (se do t'u bëjnë shefatë).
10:30. Atëherë, çdo shpirt do të marrë vesh atë që ka punuar më parë. Të gjithë do të kthehen tek Allahu, Zoti i tyre i vërtetë, ndërsa ajo çfarë ata kishin trilluar, do t’i braktisë.
10:30. HUNALIKE TEBLU KULLU NEFSIN MA ‘ESLEFET WE RUDDU ‘ILA ELLAHI MEWLAHUMUL-HEKKI WE DELLE ‘ANHUM MA KANU JEFTERUNE
C 10:31. Thuaj: "Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush e nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?" Ata do të thonë: "All-llahu". Ti thuaj: "A nuk i frikësoheni?" (dënimit).
10:31. Thuaj: “Kush ju ushqen nga qielli dhe Toka? Kush mundëson të dëgjuarit dhe të parit? Kush mund të nxjerrë të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla? Kush i drejton gjërat?” Ata do të thonë “Allahu”. E ti (o Muhamed) thuaj: “Atëherë, përse nuk e keni frikë Atë?”
10:31. KUL MEN JERZUKUKUM MINE ES-SEMA’I WEL-’ERDI ‘EMMEN JEMLIKU ES-SEM’A WEL-’EBSARE WE MEN JUHRIXHUL-HEJJE MINEL-MEJJITI WE JUHRIXHUL-MEJJITE MINEL-HEJJI WE MEN JUDEBBIRUL-’EMRE FESEJEKULUNEL-LAHU FEKUL ‘EFELA TETTEKUNE
C 10:32. E ky është All-llahu, Zoti juaj i vërtetë. Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos iluzione, e si po ia ktheni shpinën (të vërtetës)?
10:32. Ky është Allahu, Zoti juaj i vërtetë. E çfarë ka pas së vërtetës, përveç humbjes? Atëherë, përse largoheni?
10:32. FEDHELIKUMU ELLAHU REBBUKUMUL-HEKKU FEMADHA BA’DEL-HEKKI ‘ILLA ED-DELALU FE’ENNA TUSREFUNE