Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 10:7. Ata që nuk presin takimin Tonë, që janë të kënaqur me jetën e Dunjasë dhe kanë gjetur prehje në të, dhe ata që janë indiferentë ndaj argumenteve tona.
10:7. Sigurisht, ata që nuk shpresojnë se do të takohen me Ne, që janë të kënaqur me jetën e kësaj bote, duke gjetur prehjen në të dhe që janë të pavëmendshëm ndaj shenjave Tona,
10:7. ‘INNEL-LEDHINE LA JERXHUNE LIKA’ENA WE REDU BIL-HEJETI ED-DUNJA WE ETME’ENNU BIHA WEL-LEDHINE HUM ‘AN ‘AJATINA GAFILUNE
C 10:8. Vendi për të tillët është zjarri, për shkak të asaj që punuan.
10:8. do të kenë si vendstrehim zjarrin, për atë që kanë bërë.
10:8. ‘ULA’IKE ME’WAHUMU EN-NARU BIMA KANU JEKSIBUNE
C 10:9. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre, për shkak të besimit të tyre i udhëzon në xhennete të begatshme në të cilët rrjedhin lumenj.
10:9. Vërtet, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Zoti i tyre do t’i udhëzojë në rrugë të drejtë, për shkak të besimit të tyre. Pranë tyre do të rrjedhin lumenj në kopshtet e kënaqësisë
10:9. ‘INNEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI JEHDIHIM REBBUHUM BI’IMANIHIM TEXHRI MIN TEHTIHIMUL-’ENHARU FI XHENNATI EN-NA’IMI
C 10:10. Lutja e tyre aty është: "I lartë je o All-llah!", e përshëndetja e tyre është: "Selam!" dhe lutja e fundit e tyre: "Falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të botëve!"
10:10. dhe lutja e tyre aty do të jetë “Qofsh i lavdëruar, o Zot!”. Përshëndetja e tyre do të jetë “Selam” dhe lutja e tyre e fundit “Falënderuar qoftë Allahu, Zoti i botëve”!
10:10. DA’WAHUM FIHA SUBHANEKEL-LEHUMME WE TEHIJETUHUM FIHA SELAMUN WE ‘AHIRU DA’WAHUM ‘ENIL-HEMDU LILLAHI RABBIL-’ALEMINE
C 10:11. Sikur All-llahu t'ua shpejtonte njerëzve pranimin e kërkesës për të keqen, ashtu si e pranon shpejtimin e kërkesës për të mirën, atyre do t'u përfundonte afati (i vdekjes). Po Ne, ata që nuk janë të bindur se do të vijnë para nesh, i lëmë të bredhin në mashtrimet e tyre.
10:11. Sikur Allahu, t’ua shpejtonte të keqen njerëzve, ashtu siç e dëshirojnë shpejt të mirën, me të vërtetë që ata do të zhdukeshin. Megjithatë, ata që nuk shpresojnë takimin Tonë, Ne i lëmë të bredhin të verbër në humbjen e tyre.
10:11. WE LEW JU’AXHXHILU ELLAHU LILNNASI ESH-SHERRE ESTI’XHALEHUM BIL-HAJRI LEKUDIJE ‘ILEJHIM ‘EXHELUHUM FENEDHERUL-LEDHINE LA JERXHUNE LIKA’ENA FI TUGJANIHIM JA’MEHUNE
C 10:12. E kur njeriun e godet dëmi, ai na lutet qoftë shtrirë, ulur ose në këmbë, e kur Ne ia largojmë të keqen atij, ai vazhdon sikurse të mos na ishte lutur fare për dëmin që e pat goditur. Kështu kriminelëve u duket mirë ajo që veprojnë.
10:12. E, kur njeriun e gjen e keqja, atëherë Na lutet shtrirë ose ulur, ose në këmbë. E, sapo Ne ia largojmë të keqen, vazhdon rrugën, thuajse nuk Na është lutur për fatkeqësinë që e ka goditur. Kështu, plëngprishësve (që shkelin kufijtë e Allahut) iu zbukurohet ajo që punojnë.
10:12. WE ‘IDHA MESSEL-’INSANE ED-DURRU DA’ANA LIXHENBIHI ‘EW KA’IDEN ‘EW KA’IMAN FELEMMA KESHEFNA ‘ANHU DURREHU MERRE KE’EN LEM JED’UNA ‘ILA DURRIN MESSEHU KEDHALIKE ZUJJINE LILMUSRIFINE MA KANU JA’MELUNE
C 10:13. Ne kemi shkatërruar gjenerata para jush (o idhujtarë), pse bënin krime dhe pse nuk besonin, edhe pse të dërguarit u erdhën me argumente të qarta. Kështu i shpërblejmë Ne njerëzit kriminelë.
10:13. Ne i kemi zhdukur shumë brezni para jush, sepse bënin të këqija. Të dërguarit e tyre u sollën prova të qarta, por ata nuk i besuan. Kështu, Ne i dënojmë njerëzit e këqij.
10:13. WE LEKAD ‘EHLEKNAL-KURUNE MIN KABLIKUM LEMMA DHELEMU WE XHA’ET/HUM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI WE MA KANU LIJU’UMINU KEDHALIKE NEXHZIL-KAWMEL-MUXHRIMINE
C 10:14. Pastaj juve ju bëmë zëvendësues pas tyre në Tokë për t'ju parë si do të veproni.
10:14. Pastaj ju bëmë juve pas tyre zëvendës në Tokë, për të parë sesi do të veproni.
10:14. THUMME XHE’ALNAKUM HALA’IFE FIL-’ERDI MIN BA’DIHIM LINENDHURE KEJFE TA’MELUNE
C 10:15. Dhe kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk besojnë takimin Tonë (ringjalljen), thonë: "Sillna një Kur'an tjetër, ose ndryshoje këtë!". Thuaj: "Mua nuk më takon që ta ndryshoj vetë, unë e përcjell vetëm atë që më shpallet, unë nëse kundërshtoj Zotit tim i frikësohem dënimit të një Ditës së madhe.
10:15. E, kur u lexohen shpalljet Tona të qarta, atëherë ata që nuk shpresojnë se do të dalin, para Nesh thonë: “Na sill ndonjë Kuran tjetër ose ndërroje atë!” Thuaj (o Muhamed): “Është e pamundur ta ndërroj unë atë nga ana ime. Unë shkoj vetëm pas asaj që më është shpallur. Unë druaj, nëse e kundërshtoj Zotin tim, dënimin e Ditës së Madhe.”
10:15. WE ‘IDHA TUTLA ‘ALEJHIM ‘AJATUNA BEJJINATIN KALEL-LEDHINE LA JERXHUNE LIKA’ENA E’TI BIKUR’ANIN GAJRI HADHA ‘EW BEDDILHU KUL MA JEKUNU LI ‘EN ‘UBEDDILEHU MIN TILKA’I NEFSI ‘IN ‘ETTEBI’U ‘ILLA MA JUHA ‘ILEJJE ‘INNI ‘EHAFU ‘IN ‘ASEJTU RABBI ‘ADHABE JEWMIN ‘ADHIMIN
C 10:16. Thuaj: "Sikur të kishte dashur All-llahu, unë nuk do t'ua kisha lexuar juve atë, as nuk u kisha njoftuar me të. Unë para tij kam jetuar një kohë në mesin tuaj (as nuk kam ditur as nuk kam lexuar), a nuk mendoni?"
10:16. Thuaj: “Sikur të kishte dashur Allahu, unë nuk do t’jua kisha lexuar dhe as që do të bënte Ai që ta mësoni ju atë. Unë kam jetuar një kohë (të gjatë) në mesin tuaj para profetësisë, a nuk po mendoni?”
10:16. KUL LEW SHA’EL-LAHU MA TELEWTUHU ‘ALEJKUM WE LA ‘EDRAKUM BIHI FEKAD LEBITHTU FIKUM ‘UMUREN MIN KABLIHI ‘EFELA TA’KILUNE
C 10:17. A ka më mizor se ai që shpif ndaj All-llahut gënjeshtër ose i përgënjeshtron faktet e Tij? Mëkatarët vërtet s'kanë për të shpëtuar.
10:17. Kush është keqbërës më i madh se ai që trillon gënjeshtra për Allahun ose që i përgënjeshtron shpalljet e Tij?! Me të vërtetë, gjynahqarët nuk kanë shpëtim.
10:17. FEMEN ‘EDHLEMU MIMMENI EFTERA ‘ALA ELLAHI KEDHIBEN ‘EW KEDHDHEBE BI’AJATIHI ‘INNEHU LA JUFLIHUL-MUXHRIMUNE