U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
10:10.
Lutja e tyre aty është: "I lartë je o All-llah!", e përshëndetja e tyre është: "Selam!" dhe lutja e fundit e tyre: "Falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të botëve!"
10:10.
dhe lutja e tyre aty do të jetë “Qofsh i lavdëruar, o Zot!”. Përshëndetja e tyre do të jetë “Selam” dhe lutja e tyre e fundit “Falënderuar qoftë Allahu, Zoti i botëve”!
10:10.
DA’WAHUM FIHA SUBHANEKEL-LEHUMME WE TEHIJETUHUM FIHA SELAMUN WE ‘AHIRU DA’WAHUM ‘ENIL-HEMDU LILLAHI RABBIL-’ALEMINE
C
10:11.
Sikur All-llahu t'ua shpejtonte njerëzve pranimin e kërkesës për të keqen, ashtu si e pranon shpejtimin e kërkesës për të mirën, atyre do t'u përfundonte afati (i vdekjes). Po Ne, ata që nuk janë të bindur se do të vijnë para nesh, i lëmë të bredhin në mashtrimet e tyre.
10:11.
Sikur Allahu, t’ua shpejtonte të keqen njerëzve, ashtu siç e dëshirojnë shpejt të mirën, me të vërtetë që ata do të zhdukeshin. Megjithatë, ata që nuk shpresojnë takimin Tonë, Ne i lëmë të bredhin të verbër në humbjen e tyre.
10:11.
WE LEW JU’AXHXHILU ELLAHU LILNNASI ESH-SHERRE ESTI’XHALEHUM BIL-HAJRI LEKUDIJE ‘ILEJHIM ‘EXHELUHUM FENEDHERUL-LEDHINE LA JERXHUNE LIKA’ENA FI TUGJANIHIM JA’MEHUNE
C
10:12.
E kur njeriun e godet dëmi, ai na lutet qoftë shtrirë, ulur ose në këmbë, e kur Ne ia largojmë të keqen atij, ai vazhdon sikurse të mos na ishte lutur fare për dëmin që e pat goditur. Kështu kriminelëve u duket mirë ajo që veprojnë.
10:12.
E, kur njeriun e gjen e keqja, atëherë Na lutet shtrirë ose ulur, ose në këmbë. E, sapo Ne ia largojmë të keqen, vazhdon rrugën, thuajse nuk Na është lutur për fatkeqësinë që e ka goditur. Kështu, plëngprishësve (që shkelin kufijtë e Allahut) iu zbukurohet ajo që punojnë.
10:12.
WE ‘IDHA MESSEL-’INSANE ED-DURRU DA’ANA LIXHENBIHI ‘EW KA’IDEN ‘EW KA’IMAN FELEMMA KESHEFNA ‘ANHU DURREHU MERRE KE’EN LEM JED’UNA ‘ILA DURRIN MESSEHU KEDHALIKE ZUJJINE LILMUSRIFINE MA KANU JA’MELUNE
C
10:13.
Ne kemi shkatërruar gjenerata para jush (o idhujtarë), pse bënin krime dhe pse nuk besonin, edhe pse të dërguarit u erdhën me argumente të qarta. Kështu i shpërblejmë Ne njerëzit kriminelë.
10:13.
Ne i kemi zhdukur shumë brezni para jush, sepse bënin të këqija. Të dërguarit e tyre u sollën prova të qarta, por ata nuk i besuan. Kështu, Ne i dënojmë njerëzit e këqij.
10:13.
WE LEKAD ‘EHLEKNAL-KURUNE MIN KABLIKUM LEMMA DHELEMU WE XHA’ET/HUM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI WE MA KANU LIJU’UMINU KEDHALIKE NEXHZIL-KAWMEL-MUXHRIMINE
C
10:14.
Pastaj juve ju bëmë zëvendësues pas tyre në Tokë për t'ju parë si do të veproni.
10:14.
Pastaj ju bëmë juve pas tyre zëvendës në Tokë, për të parë sesi do të veproni.
10:14.
THUMME XHE’ALNAKUM HALA’IFE FIL-’ERDI MIN BA’DIHIM LINENDHURE KEJFE TA’MELUNE
C
10:15.
Dhe kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk besojnë takimin Tonë (ringjalljen), thonë: "Sillna një Kur'an tjetër, ose ndryshoje këtë!". Thuaj: "Mua nuk më takon që ta ndryshoj vetë, unë e përcjell vetëm atë që më shpallet, unë nëse kundërshtoj Zotit tim i frikësohem dënimit të një Ditës së madhe.
10:15.
E, kur u lexohen shpalljet Tona të qarta, atëherë ata që nuk shpresojnë se do të dalin, para Nesh thonë: “Na sill ndonjë Kuran tjetër ose ndërroje atë!” Thuaj (o Muhamed): “Është e pamundur ta ndërroj unë atë nga ana ime. Unë shkoj vetëm pas asaj që më është shpallur. Unë druaj, nëse e kundërshtoj Zotin tim, dënimin e Ditës së Madhe.”
10:15.
WE ‘IDHA TUTLA ‘ALEJHIM ‘AJATUNA BEJJINATIN KALEL-LEDHINE LA JERXHUNE LIKA’ENA E’TI BIKUR’ANIN GAJRI HADHA ‘EW BEDDILHU KUL MA JEKUNU LI ‘EN ‘UBEDDILEHU MIN TILKA’I NEFSI ‘IN ‘ETTEBI’U ‘ILLA MA JUHA ‘ILEJJE ‘INNI ‘EHAFU ‘IN ‘ASEJTU RABBI ‘ADHABE JEWMIN ‘ADHIMIN
C
10:16.
Thuaj: "Sikur të kishte dashur All-llahu, unë nuk do t'ua kisha lexuar juve atë, as nuk u kisha njoftuar me të. Unë para tij kam jetuar një kohë në mesin tuaj (as nuk kam ditur as nuk kam lexuar), a nuk mendoni?"
10:16.
Thuaj: “Sikur të kishte dashur Allahu, unë nuk do t’jua kisha lexuar dhe as që do të bënte Ai që ta mësoni ju atë. Unë kam jetuar një kohë (të gjatë) në mesin tuaj para profetësisë, a nuk po mendoni?”
10:16.
KUL LEW SHA’EL-LAHU MA TELEWTUHU ‘ALEJKUM WE LA ‘EDRAKUM BIHI FEKAD LEBITHTU FIKUM ‘UMUREN MIN KABLIHI ‘EFELA TA’KILUNE
C
10:17.
A ka më mizor se ai që shpif ndaj All-llahut gënjeshtër ose i përgënjeshtron faktet e Tij? Mëkatarët vërtet s'kanë për të shpëtuar.
10:17.
Kush është keqbërës më i madh se ai që trillon gënjeshtra për Allahun ose që i përgënjeshtron shpalljet e Tij?! Me të vërtetë, gjynahqarët nuk kanë shpëtim.
10:17.
FEMEN ‘EDHLEMU MIMMENI EFTERA ‘ALA ELLAHI KEDHIBEN ‘EW KEDHDHEBE BI’AJATIHI ‘INNEHU LA JUFLIHUL-MUXHRIMUNE
C
10:18.
Ata pos All-llahut adhurojnë çdo gjë që nuk bën as dobi, e thonë: "Këta janë ndërmjetësuesit tanë te All-llahu!". Thuaj: "A po e informoni All-llahun me diçka që Ai nuk e di se ç'ka në qiej dhe në tokë?" E pastër është madhëria e Tij nga ajo që i shoqërojnë!
10:18.
Ata adhurojnë në vend të Allahut atë që as nuk u bën dëm, as nuk u sjell dobi dhe thonë: “Këta janë ndërmjetësit tanë te Allahu”! Thuaj: “A po i tregoni Allahut për diçka që Ai nuk e di në qiej dhe në Tokë?!” Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!
10:18.
WE JA’BUDUNE MIN DUNI ELLAHI MA LA JEDURRUHUM WE LA JENFA’UHUM WE JEKULUNE HA’UULA’ SHUFA’A’UUNA ‘INDEL-LAHI KUL ‘ETUNEBBI’UNEL-LAHE BIMA LA JA’LEMU FI ES-SEMAWATI WE LA FIL-’ERDI SUBHANEHU WE TA’ALA ‘AMMA JUSHRIKUNE
C
10:19.
Njerëzit nuk ishin tjetër pos të një feje, e u përçanë. E sikur të mos ishte caktim i hershëm nga Zoti yt, do të përfundohej (me dënim) mes tyre, për atë që ishin të përçarë.
10:19.
Të gjithë njerëzit kanë qenë të një feje të vetme, pastaj u përçanë. Sikur të mos ishte thënë më parë fjala nga Zoti yt, atëherë do të gjykohej midis tyre, për atë që nuk u pajtuan.
10:19.
WE MA KANE EN-NASU ‘ILLA ‘UMMETEN WAHIDETEN FAHTELEFU WE LEWLA KELIMETUN SEBEKAT MIN RABBIKE LEKUDIJE BEJNEHUM FIMA FIHI JEHTELIFUNE
C
10:20.
Dhe thonin: "Përse nuk i vjen atij (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?". Po ti thuaj: "E fshehta është (çështje) vetëm e All-llahut (Ai sjell mrekulli). Prandaj, ju pritni se edhe unë së bashku me ju po pres!"
10:20.
Dhe ata thonë: “Sikur t’i ishte zbritur atij ndonjë mrekulli prej Zotit të tij?” Thuaj: “Me të vërtetë, të padukshmet i di vetëm Allahu. E, pritni ju, se edhe unë po pres me ju (gjykimin e Allahut)”.
10:20.
WE JEKULUNE LEWLA ‘UNZILE ‘ALEJHI ‘AJETUN MIN RABBIHI FEKUL ‘INNEMAL-GAJBU LILLAHI FANTEDHIRU ‘INNI ME’AKUM MINEL-MUNTEDHIRINE