Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 10:2. A ishte çudi për njerëzit, që Ne një njeriut nga mesi i tyre i thamë: "Tërhiqjaju vërejtjen njerëzve, kurse ata që besuan gëzoi se me të vërtetë kanë pozitë të lartë te Zoti i tyre". E ata që nuk besuan thanë: "S'ka dyshim, kjo është një magji e vërtetë!"
10:2. Vallë, pse çuditen njerëzit që Ne i shpallëm njërit prej tyre (duke i thënë): “Paralajmëroji njerëzit dhe jepu lajmin e mirë atyre që besojnë se, me të vërtetë, për ata ka shpërblim të mrekullueshëm te Zoti i tyre!” Mohuesit thanë: “Ky është njëmend magjistar i madh!”
10:2. ‘EKANE LILNNASI ‘AXHEBEN ‘EN ‘EWHEJNA ‘ILA REXHULIN MINHUM ‘EN ‘ENDHIRI EN-NASE WE BESHSHIRIL-LEDHINE ‘AMENU ‘ENNE LEHUM KADEME SIDKIN ‘INDE RABBIHIM KALEL-KAFIRUNE ‘INNE HADHA LESAHIRUN MUBINUN
C 10:3. Vërtet Zoti juaj është All-llahu, i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë ditësh e pastaj qëndroi mbi Arshin; Ai rregullon gjendjen. Ndërmjetsues nuk do të ketë vetëm po qe se lejon Ai. Ky, Madhëria e Tij është All-llahu, Zoti juaj, pra adhurojeni Atë! A nuk merrni mësim?
10:3. Vërtet që Zoti juaj është Allahu, i Cili i krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, pastaj u ngrit mbi Fron, duke drejtuar çdo gjë. S’ka ndërmjetës tek Ai, përveçse me lejen e Tij. Ky është Allahu, Zoti juaj, andaj adhurojeni Atë! Vallë, a nuk po mendoni?!
10:3. ‘INNE REBBEKUMU ELLAHUL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-’ERDE FI SITTETI ‘EJJAMIN THUMME ESTEWA ‘ALEL-’ARSHI JUDEBBIRUL-’EMRE MA MIN SHEFI’IN ‘ILLA MIN BA’DI ‘IDHNIHI DHELIKUMU ELLAHU REBBUKUM FA’BUDUHU ‘EFELA TEDHEKKERUNE
C 10:4. Kthimi i të gjithë juve është te Ai, premtimi i All-llahut është i vërtetë. Ai e filloi krijimin e pastaj e përsërit atë për t'i shpërblyer me të drejtë ata që besuan dhe bënë vepra të mira. E për ata që mohuan, ka pije të valë dhe dënim të dhembshëm, për shkak se ata mohonin.
10:4. Tek Ai do të ktheheni të gjithë. Premtimi i Allahut është i vërtetë. Ai e zë fill krijimin e pastaj e përsërit atë, që t’i shpërblejë me të drejtë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Sa i përket atyre që nuk besojnë, ata do të kenë pije nga uji i vluar dhe dënim të madh, për shkak se kanë mohuar.
10:4. ‘ILEJHI MERXHI’UKUM XHEMI’EN WA’DEL-LAHI HEKKAN ‘INNEHU JEBDE’UL-HALKA THUMME JU’IDUHU LIJEXHZIJEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI BIL-KISTI WEL-LEDHINE KEFERU LEHUM SHERABUN MIN HEMIMIN WE ‘ADHABUN ‘ELIMUN BIMA KANU JEKFURUNE
C 10:5. Ai e bëri diellin shndritës, e hënën dritë dhe asaj (hënës) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. All-llahu nuk e krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argumentet një populli që kupton.
10:5. Ai e ka bërë Diellin burim drite, kurse Hënën e ka bërë të shkëlqejë, duke i caktuar asaj fazat, që ju të dini numrin e viteve dhe njehsimin e kohës. Allahu i krijoi këto vetëm me të vërtetën. Ai ua shpjegon shenjat e Tij njerëzve që kuptojnë.
10:5. HUWEL-LEDHI XHE’ALE ESH-SHEMSE DIJA’EN WEL-KAMERE NUREN WE KADDEREHU MENAZILE LITA’LEMU ‘ADEDE ES-SININE WEL-HISABE MA HALEKAL-LAHU DHALIKE ‘ILLA BIL-HEKKI JUFESSILUL-’AJATI LIKAWMIN JA’LEMUNE
C 10:6. Në ndërrimin e natës e të ditës, dhe në çka krijoi All-llahu në qiej e në tokë, vërtet ka fakte për njerëzit që kanë droje.
10:6. Vërtet, në ndërrimin e natës me ditën dhe në atë që ka krijuar Allahu në qiej dhe në Tokë, ka shenja për njerëzit që i frikësohen Allahut.
10:6. ‘INNE FI EHTILAFIL-LEJLI WE EN-NEHARI WE MA HALEKAL-LAHU FI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI LE’AJATIN LIKAWMIN JETTEKUNE
C 10:7. Ata që nuk presin takimin Tonë, që janë të kënaqur me jetën e Dunjasë dhe kanë gjetur prehje në të, dhe ata që janë indiferentë ndaj argumenteve tona.
10:7. Sigurisht, ata që nuk shpresojnë se do të takohen me Ne, që janë të kënaqur me jetën e kësaj bote, duke gjetur prehjen në të dhe që janë të pavëmendshëm ndaj shenjave Tona,
10:7. ‘INNEL-LEDHINE LA JERXHUNE LIKA’ENA WE REDU BIL-HEJETI ED-DUNJA WE ETME’ENNU BIHA WEL-LEDHINE HUM ‘AN ‘AJATINA GAFILUNE
C 10:8. Vendi për të tillët është zjarri, për shkak të asaj që punuan.
10:8. do të kenë si vendstrehim zjarrin, për atë që kanë bërë.
10:8. ‘ULA’IKE ME’WAHUMU EN-NARU BIMA KANU JEKSIBUNE
C 10:9. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre, për shkak të besimit të tyre i udhëzon në xhennete të begatshme në të cilët rrjedhin lumenj.
10:9. Vërtet, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Zoti i tyre do t’i udhëzojë në rrugë të drejtë, për shkak të besimit të tyre. Pranë tyre do të rrjedhin lumenj në kopshtet e kënaqësisë
10:9. ‘INNEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI JEHDIHIM REBBUHUM BI’IMANIHIM TEXHRI MIN TEHTIHIMUL-’ENHARU FI XHENNATI EN-NA’IMI
C 10:10. Lutja e tyre aty është: "I lartë je o All-llah!", e përshëndetja e tyre është: "Selam!" dhe lutja e fundit e tyre: "Falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të botëve!"
10:10. dhe lutja e tyre aty do të jetë “Qofsh i lavdëruar, o Zot!”. Përshëndetja e tyre do të jetë “Selam” dhe lutja e tyre e fundit “Falënderuar qoftë Allahu, Zoti i botëve”!
10:10. DA’WAHUM FIHA SUBHANEKEL-LEHUMME WE TEHIJETUHUM FIHA SELAMUN WE ‘AHIRU DA’WAHUM ‘ENIL-HEMDU LILLAHI RABBIL-’ALEMINE
C 10:11. Sikur All-llahu t'ua shpejtonte njerëzve pranimin e kërkesës për të keqen, ashtu si e pranon shpejtimin e kërkesës për të mirën, atyre do t'u përfundonte afati (i vdekjes). Po Ne, ata që nuk janë të bindur se do të vijnë para nesh, i lëmë të bredhin në mashtrimet e tyre.
10:11. Sikur Allahu, t’ua shpejtonte të keqen njerëzve, ashtu siç e dëshirojnë shpejt të mirën, me të vërtetë që ata do të zhdukeshin. Megjithatë, ata që nuk shpresojnë takimin Tonë, Ne i lëmë të bredhin të verbër në humbjen e tyre.
10:11. WE LEW JU’AXHXHILU ELLAHU LILNNASI ESH-SHERRE ESTI’XHALEHUM BIL-HAJRI LEKUDIJE ‘ILEJHIM ‘EXHELUHUM FENEDHERUL-LEDHINE LA JERXHUNE LIKA’ENA FI TUGJANIHIM JA’MEHUNE
C 10:12. E kur njeriun e godet dëmi, ai na lutet qoftë shtrirë, ulur ose në këmbë, e kur Ne ia largojmë të keqen atij, ai vazhdon sikurse të mos na ishte lutur fare për dëmin që e pat goditur. Kështu kriminelëve u duket mirë ajo që veprojnë.
10:12. E, kur njeriun e gjen e keqja, atëherë Na lutet shtrirë ose ulur, ose në këmbë. E, sapo Ne ia largojmë të keqen, vazhdon rrugën, thuajse nuk Na është lutur për fatkeqësinë që e ka goditur. Kështu, plëngprishësve (që shkelin kufijtë e Allahut) iu zbukurohet ajo që punojnë.
10:12. WE ‘IDHA MESSEL-’INSANE ED-DURRU DA’ANA LIXHENBIHI ‘EW KA’IDEN ‘EW KA’IMAN FELEMMA KESHEFNA ‘ANHU DURREHU MERRE KE’EN LEM JED’UNA ‘ILA DURRIN MESSEHU KEDHALIKE ZUJJINE LILMUSRIFINE MA KANU JA’MELUNE