Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 9:25. Nuk ka dyshim se All-llahu ju ka ndihmuar në shumë beteja, e edhe në ditën e Hunejnit, kur juve ju mahniti numri i madh, i cili nuk ju vlejti asgjë, dhe me gjerësinë e saj që e kishte toka u ngushtua për ju, pastaj ju u zbrapsët (ikët).
9:25. Në të vërtetë, Allahu ju ka ndihmuar në shumë beteja, si dhe në ditën e (luftës së) Huneinit, kur juve ju mahniti numri juaj i madh. Por ai numër nuk ju solli dobi aspak, sepse toka ju duk juve e ngushtë, edhe pse është e gjerë dhe kthyet shpinën duke ia mbathur.
9:25. LEKAD NESEREKUMU ELLAHU FI MEWATINE KETHIRETIN WE JEWME HUNEJNIN ‘IDH ‘A’XHEBETKUM KETHRETUKUM FELEM TUGNI ‘ANKUM SHEJ’EN WE DAKAT ‘ALEJKUMUL-’ERDU BIMA REHUBET THUMME WELLEJTUM MUDBIRINE
C 9:26. Pastaj All-llahun zbriti qetësinë e vet në të dërguarin e Tij dhe në besimtarë, zbriti një ushtri që ju nuk e patë, i dënoi ata që mohuan, e ai ishte ndëshkim ndaj mosbesimtarëve.
9:26. Pastaj, Allahu zbriti qetësinë e Tij mbi të Dërguarin e Vet dhe mbi besimtarët, si dhe zbriti luftëtarë (engjëj), të cilët ju nuk i patë dot e i dënoi jobesimtarët. Kështu u “shpërblyen” mohuesit.
9:26. THUMME ‘ENZELEL-LAHU SEKINETEHU ‘ALA RESULIHI WE ‘ALEL-MU’UMININE WE ‘ENZELE XHUNUDEN LEM TEREWHA WE ‘ADHDHEBEL-LEDHINE KEFERU WE DHELIKE XHEZA’UL-KAFIRINE
C 9:27. All-llahu pastaj i falë atij që do. All-llahu falë shumë dhe mëshiron shumë.
9:27. Pas kësaj, Allahu e pranon pendimin për kë të dojë. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
9:27. THUMME JETUBU ELLAHU MIN BA’DI DHALIKE ‘ALA MEN JESHA’U WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C 9:28. O ju që besuat, vërtet idhujtarët janë të ndyrë, andaj pas këtij viti të mos i afrohen më xhamisë së shenjtë. Nëse i frikësoheni skamjes, All-llahu me dëshirën e vet do t'ju pasurojë me mirësitë e Tij. All-llahu është i gjithëdijshëm, është i urtë.
9:28. O besimtarë! Në të vërtetë, idhujtarët janë të papastër (për shkak të besimit të kotë), prandaj të mos i afrohen më Xhamisë së Shenjtë pas këtij viti. Dhe mos kini frikë nga varfëria, sepse, po deshi, Allahu ju bën të pasur me dhuntitë e veta. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
9:28. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘INNEMAL-MUSHRIKUNE NEXHESUN FELA JEKREBUL-MESXHIDEL-HERAME BA’DE ‘AMIHIM HADHA WE ‘IN HIFTUM ‘AJLETEN FESEWFE JUGNIKUMU ELLAHU MIN FEDLIHI ‘IN SHA’E ‘INNALL-LLAHE ‘ALIMUN HEKIMUN
C 9:29. Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur.
9:29. Luftojini ata që nuk besojnë në Allahun e as në Ditën e Kiametit, që nuk e marrin për të ndaluar atë që e ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe ata, midis atyre që u është dhënë Libri, që nuk e pranojnë fenë e vërtetë, derisa të japin xhizjen (taksën) me dorën e tyre, duke qenë të përulur.
9:29. KATILUL-LEDHINE LA JU’UMINUNE BILLAHI WE LA BIL-JEWMIL-’AHIRI WE LA JUHERRIMUNE MA HERREMEL-LAHU WE RESULUHU WE LA JEDINUNE DINEL-HEKKI MINEL-LEDHINE ‘UTUL-KITABE HETTA JU’TUL-XHIZJETE ‘AN JEDIN WE HUM SAGIRUNE
C 9:30. E jehuditë thanë: Uzejri është djali i All-llahut, e të krishterët thanë: Mesihu është djalë i All-llahut. Ato ishin thënie të tyre me gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëhershëm. All-llahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)!
9:30. Hebrenjtë thonë: “Uzejri është i biri i Allahut”, të krishterët thonë: “Mesihu është i biri i Allahut”. Këto janë fjalët e tyre, nga goja e tyre, i imitojnë fjalët e jobesimtarëve të mëparshëm. I vraftë Allahu! Si po shmangen (nga e vërteta)!
9:30. WE KALETIL-JEHUDU ‘UZEJRUN EBNU ELLAHI WE KALETI EN-NESARAL-MESIHU EBNU ELLAHI DHALIKE KAWLUHUM BI’EFWAHIHIM JUDAHI’UNE KAWLEL-LEDHINE KEFERU MIN KABLU KATELEHUMU ELLAHU ‘ENNA JU’UFEKUNE
C 9:31. Ata i konsideruan "ahbarët" (priftër jehudi) të tyre, "ruhbanët" (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos Tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë.
9:31. Në vend të Allahut, ata kanë zgjedhur për zot rabinët dhe murgjit e tyre, si dhe Mesinë, të birin e Merjemes, ndërkohë që janë urdhëruar të adhurojnë vetëm një Zot, përveç të Cilit nuk ka tjetër që meriton të adhurohet. I lartësuar qoftë Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë (në adhurim).
9:31. ETTEHADHU ‘EHBAREHUM WE RUHBANEHUM ‘ERBABEN MIN DUNI ELLAHI WEL-MESIHE EBNE MERJEME WE MA ‘UMIRU ‘ILLA LIJA’BUDU ‘ILEHAN WAHIDÆN LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE SUBHANEHU ‘AMMA JUSHRIKUNE
C 9:32. Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë.
9:32. Ata dëshirojnë ta fikin dritën (fenë) e Allahut me gojën e tyre, por Allahu ka vendosur vetëm që ta përsosë dritën e Vet, edhe sikur mohuesit ta urrejnë këtë gjë.
9:32. JURIDUNE ‘EN JUTFI’U NUREL-LAHI BI’EFWAHIHIM WE JE’BALLAHU ‘ILLA ‘EN JUTIMME NUREHU WE LEW KERIHEL-KAFIRUNE
C 9:33. Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejtën idhujtarët.
9:33. (Allahu) Është Ai që e ka dërguar të Dërguarin e Tij me udhërrëfimin (Kuranin) dhe fenë e së vërtetës, për ta lartësuar atë mbi të gjitha fetë, edhe sikur idhujtarët ta urrejnë këtë gjë.
9:33. HUWEL-LEDHI ‘ERSELE RESULEHU BIL-HUDA WE DINIL-HEKKI LIJUDHHIREHU ‘ALA ED-DINI KULLIHI WE LEW KERIHEL-MUSHRIKUNE
C 9:34. O ju që besuat, vërtet një shumicë e parisë fetare e jehudive dhe e të krishterëve, në mënyrë të paligjshme e hanë pasurinë e njerëzve dhe pengojnë të tjerët nga rruga e All-llahut. Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e All-llahut, lajmëroi për një dënim të dhembshëm.
9:34. O besimtarë! Në të vërtetë, shumë priftërinj dhe murgj përlajnë pasurinë e njerëzve pa të drejtë dhe i largojnë ata nga rruga e Allahut. Ata që grumbullojnë ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnë për hir të Allahut, paralajmëroji me dënim të dhembshëm.
9:34. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘INNE KETHIREN MINEL-’EHBARI WE ER-RUHBANI LEJE’KULUNE ‘EMWALE EN-NASI BIL-BATILI WE JESUDDUNE ‘AN SEBILI ELLAHI WEL-LEDHINE JEKNIZUNE EDH-DHEHEBE WEL-FIDDETE WE LA JUNFIKUNEHA FI SEBILI ELLAHI FEBESHSHIRHUM BI’ADHABIN ‘ELIMIN
C 9:35. Atë ditë kur ajo (pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e xhehennemit, e me të (ashtu zharavë) lyhen ballët, anët dhe shpinat e tyre (do t'u thuhet): "Kjo është ajo që e depozituat për veten tuaj, pra shijoni atë që e depozitonit!"
9:35. Do të vijë dita, kur (thesaret e mbledhura) do të digjen në zjarrin e Xhehenemit dhe me to do të damkoset balli, anët dhe shpina e tyre e do t’u thuhet: “Kjo është ajo që keni grumbulluar për veten; pra, shijoni atë që grumbulluat!”
9:35. JEWME JUHMA ‘ALEJHA FI NARI XHEHENNEME FETUKWA BIHA XHIBAHUHUM WE XHUNUBUHUM WE DHUHURUHUM HADHA MA KENEZTUM LI’NFUSIKUM FEDHUKU MA KUNTUM TEKNIZUNE