Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 9:30. E jehuditë thanë: Uzejri është djali i All-llahut, e të krishterët thanë: Mesihu është djalë i All-llahut. Ato ishin thënie të tyre me gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëhershëm. All-llahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)!
9:30. Hebrenjtë thonë: “Uzejri është i biri i Allahut”, të krishterët thonë: “Mesihu është i biri i Allahut”. Këto janë fjalët e tyre, nga goja e tyre, i imitojnë fjalët e jobesimtarëve të mëparshëm. I vraftë Allahu! Si po shmangen (nga e vërteta)!
9:30. WE KALETIL-JEHUDU ‘UZEJRUN EBNU ELLAHI WE KALETI EN-NESARAL-MESIHU EBNU ELLAHI DHALIKE KAWLUHUM BI’EFWAHIHIM JUDAHI’UNE KAWLEL-LEDHINE KEFERU MIN KABLU KATELEHUMU ELLAHU ‘ENNA JU’UFEKUNE
C 9:31. Ata i konsideruan "ahbarët" (priftër jehudi) të tyre, "ruhbanët" (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos Tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë.
9:31. Në vend të Allahut, ata kanë zgjedhur për zot rabinët dhe murgjit e tyre, si dhe Mesinë, të birin e Merjemes, ndërkohë që janë urdhëruar të adhurojnë vetëm një Zot, përveç të Cilit nuk ka tjetër që meriton të adhurohet. I lartësuar qoftë Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë (në adhurim).
9:31. ETTEHADHU ‘EHBAREHUM WE RUHBANEHUM ‘ERBABEN MIN DUNI ELLAHI WEL-MESIHE EBNE MERJEME WE MA ‘UMIRU ‘ILLA LIJA’BUDU ‘ILEHAN WAHIDÆN LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE SUBHANEHU ‘AMMA JUSHRIKUNE
C 9:32. Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë.
9:32. Ata dëshirojnë ta fikin dritën (fenë) e Allahut me gojën e tyre, por Allahu ka vendosur vetëm që ta përsosë dritën e Vet, edhe sikur mohuesit ta urrejnë këtë gjë.
9:32. JURIDUNE ‘EN JUTFI’U NUREL-LAHI BI’EFWAHIHIM WE JE’BALLAHU ‘ILLA ‘EN JUTIMME NUREHU WE LEW KERIHEL-KAFIRUNE
C 9:33. Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejtën idhujtarët.
9:33. (Allahu) Është Ai që e ka dërguar të Dërguarin e Tij me udhërrëfimin (Kuranin) dhe fenë e së vërtetës, për ta lartësuar atë mbi të gjitha fetë, edhe sikur idhujtarët ta urrejnë këtë gjë.
9:33. HUWEL-LEDHI ‘ERSELE RESULEHU BIL-HUDA WE DINIL-HEKKI LIJUDHHIREHU ‘ALA ED-DINI KULLIHI WE LEW KERIHEL-MUSHRIKUNE
C 9:34. O ju që besuat, vërtet një shumicë e parisë fetare e jehudive dhe e të krishterëve, në mënyrë të paligjshme e hanë pasurinë e njerëzve dhe pengojnë të tjerët nga rruga e All-llahut. Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e All-llahut, lajmëroi për një dënim të dhembshëm.
9:34. O besimtarë! Në të vërtetë, shumë priftërinj dhe murgj përlajnë pasurinë e njerëzve pa të drejtë dhe i largojnë ata nga rruga e Allahut. Ata që grumbullojnë ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnë për hir të Allahut, paralajmëroji me dënim të dhembshëm.
9:34. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘INNE KETHIREN MINEL-’EHBARI WE ER-RUHBANI LEJE’KULUNE ‘EMWALE EN-NASI BIL-BATILI WE JESUDDUNE ‘AN SEBILI ELLAHI WEL-LEDHINE JEKNIZUNE EDH-DHEHEBE WEL-FIDDETE WE LA JUNFIKUNEHA FI SEBILI ELLAHI FEBESHSHIRHUM BI’ADHABIN ‘ELIMIN
C 9:35. Atë ditë kur ajo (pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e xhehennemit, e me të (ashtu zharavë) lyhen ballët, anët dhe shpinat e tyre (do t'u thuhet): "Kjo është ajo që e depozituat për veten tuaj, pra shijoni atë që e depozitonit!"
9:35. Do të vijë dita, kur (thesaret e mbledhura) do të digjen në zjarrin e Xhehenemit dhe me to do të damkoset balli, anët dhe shpina e tyre e do t’u thuhet: “Kjo është ajo që keni grumbulluar për veten; pra, shijoni atë që grumbulluat!”
9:35. JEWME JUHMA ‘ALEJHA FI NARI XHEHENNEME FETUKWA BIHA XHIBAHUHUM WE XHUNUBUHUM WE DHUHURUHUM HADHA MA KENEZTUM LI’NFUSIKUM FEDHUKU MA KUNTUM TEKNIZUNE
C 9:36. Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj). Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dijeni se All-llahu është me ata që ruhen (të këqijave).
9:36. Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë. Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj! Megjithatë, luftoni të gjithë kundër idhujtarëve, ashtu si luftojnë ata të gjithë kundër jush. Ta dini se Allahu është me ata që ruhen nga gjynahet.
9:36. ‘INNE ‘IDDETE ESH-SHUHURI ‘INDEL-LAHI ETHNA ‘ASHERE SHEHREN FI KITABI ELLAHI JEWME HALEKA ES-SEMAWATI WEL-’ERDE MINHA ‘ERBE’ATUN HURUMUN DHALIKE ED-DINUL-KAJJIMU FELA TEDHLIMU FIHINNE ‘ENFUSEKUM WE KATILUL-MUSHRIKINE KAFFETEN KEMA JUKATILUNEKUM KAFFETEN WE A’LEMU ‘ENNEL-LAHE ME’AL-MUTTEKINE
C 9:37. E shtyrja (e një muaji në vend të një tjetri) nuk është tjetër vetëm se një rritje e mosbesimit, që me të edhe më shumë humbin ata që mohuan, pse në një vit e bëjnë të lejuar atë (muajin e shenjtë), e në një vit të ndaluar (të shenjtë), e për të përputhur numrin që All-llahu i bëri të shenjtë dhe me atë e bëjnë të lejuar atë që All-llahu e ndaloi. Atyre u janë hijeshuar veprat e tyre të këqija. Po, All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin mohues.
9:37. Vërtet, muaji shtesë është vetëm shtesë në mosbesim. Për shkak të tij jobesimtarët shkojnë në humbje: një vit e quajnë të lejueshëm e vitin tjetër, të ndaluar, për të plotësuar numrin e muajve që i ka ndaluar Allahu. Kështu, ata lejojnë atë që ka ndaluar Allahu. Atyre u duken të bukura veprat e tyre të shëmtuara. Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit mosbesimtarë.
9:37. ‘INNEMA EN-NESI’U ZIJADETUN FIL-KUFRI JUDELLU BIHIL-LEDHINE KEFERU JUHILLUNEHU ‘AMEN WE JUHERRIMUNEHU ‘AMAN LIJUWATI’U ‘IDDETE MA HERREMEL-LAHU FEJUHILLU MA HERREMEL-LAHU ZUJJINE LEHUM SU’U ‘A’MALIHIM WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWMEL-KAFIRINE
C 9:38. O ju që besuat, ç'është me ju, që kur ju thuhet: "Dilni në (luftë) rrugën e All-llahut!", ju u rënduat në vend (si të ishit të gozhduar). A mos ishit më të kënaqur me jetën e kësaj bote, se sa me atë të ardhmen? Përjetimi i jetës së kësaj bote ndaj asaj të ardhmes, nuk është asgjë.
9:38. O besimtarë! Çfarë keni që ngurroni e mbërtheheni fort për toke kur ju thuhet: “Dilni në luftë, në rrugën e Allahut?! A jeni të kënaqur me jetën e kësaj bote, në vend të së amshueshmes?! Kënaqësia e kësaj bote, në krahasim me atë të botës tjetër, është shumë e vogël.
9:38. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU MA LEKUM ‘IDHA KILE LEKUM ENFIRU FI SEBILI ELLAHI ETHTHAKALTUM ‘ILAL-’ERDI ‘EREDITUM BIL-HEJETI ED-DUNJA MINEL-’AHIRETI FEMA META’UL-HEJATI ED-DUNJA FIL-’AHIRETI ‘ILLA KALILUN
C 9:39. Nëse nuk dilni (në luftë), Ai do t'ju dënojë me një dënim të rëndë, ju zëvendëson me një popull tjetër dhe Atij nuk i bëhet farë dëmi. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo gjë.
9:39. Nëse nuk shkoni në luftë, Ai do t’ju ndëshkojë me dënim të dhembshëm dhe do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër; Atij ju nuk do të mund t’i bëni dëm aspak, se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
9:39. ‘ILLA TENFIRU JU’ADHDHIBKUM ‘ADHABEN ‘ELIMAN WE JESTEBDIL KAWMÆN GAJREKUM WE LA TEDURRUHU SHEJ’ÆN WEL-LAHU ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
C 9:40. Në mos e ndihmofshit atë (Pejgamberin), atë e ka ndihmuar All-llahu; kur ata që nuk besuan e nxorën atë vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet: "Mos u pikëllo (friko), All-llahu është me ne!" E All-llahu zbriti qetësi (në shpirtin e) atij, e fuqizoi me një ushtri që ju nuk e patë; e fjalën e atyre që nuk besuan e bëri më të ultën, kurse fjala e All-llahut (është) më e larta. All-llahu është më i fuqishmi, më i urti.
9:40. Nëse ju nuk e ndihmoni atë (Muhamedin a.s.), Allahu tashmë e ka ndihmuar ditën kur atë e dëbuan mohuesit vetë të dytin, kur ishin në shpellë e ai i thoshte shokut të vet (Ebu Bekrit): “Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!” Atëherë, Allahu zbriti qetësinë e Vet mbi të, e ndihmoi me një ushtri të padukshme engjëjsh) dhe bëri që fjala e mosbesimtarëve të jetë më e poshtëruara, kurse Fjala e Allahut të jetë më e lartësuara. Vërtet, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
9:40. ‘ILLA TENSURUHU FEKAD NESEREHU ELLAHU ‘IDH ‘EHREXHEHUL-LEDHINE KEFERU THANIJE ETHNEJNI ‘IDH HUMA FIL-GARI ‘IDH JEKULU LISAHIBIHI LA TEHZEN ‘INNALL-LLAHE ME’ANA FE’ENZELEL-LAHU SEKINETEHU ‘ALEJHI WE ‘EJJEDEHU BIXHUNUDIN LEM TEREWHA WE XHE’ALE KELIMETEL-LEDHINE KEFERU ES-SUFLA WE KELIMETU ELLAHI HIJEL-’ULJA WEL-LAHU ‘AZIZUN HEKIMUN