U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
9:21.
Zoti i tyre i përgëzon ata me mëshirë nga Ai, me disponim ndaj tyre, me xhennete ku ata do të kenë nimet (hirësi-mirësi) të pandërprerë.
9:21.
Zoti i tyre u jep lajmin e mirë për mëshirën dhe miratimin e Tij, si dhe për kopshtet ku do të ketë kënaqësi të përhershme për ta
9:21.
JUBESHSHIRUHUM REBBUHUM BIREHMETIN MINHU WE RIDWANIN WE XHENNATIN LEHUM FIHA NA’IMUN MUKIMUN
C
9:22.
Ata aty do të jenë përjetë të pasosur e te All-llahu është shpërblimi i madh.
9:22.
dhe ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Me të vërtetë, vetëm tek Allahu është shpërblimi i madh.
9:22.
HALIDINE FIHA ‘EBEDEN ‘INNALL-LLAHE ‘INDEHU ‘EXHRUN ‘ADHIMUN
C
9:23.
O ju që besuat, mos u ofroni miqësi (dashuri) prindërve tuaj, as vëllezërve tuaj, nëse ata vlerësojnë mosbesimin kundër besimit. E kush prej jush miqësohet me ta, ata janë mizorë.
9:23.
O besimtarë! Mos i pranoni për mbrojtës baballarët dhe vëllezërit tuaj, nëse ata e duan mosbesimin më shumë sesa besimin. Kushdo prej jush që i merr ata për mbrojtës, është keqbërës.
9:23.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TETTEHIDHU ‘ABA’EKUM WE ‘IHWANEKUM ‘EWLIJA’E ‘INI ESTEHEBBUL-KUFRE ‘ALEL-’IMANI WE MEN JETEWELLEHUM MINKUM FE’ULA’IKE HUMU EDH-DHALIMUNE
C
9:24.
Thuaj (o i dërguar): "Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.
9:24.
Thuaj: “Nëse etërit tuaj, bijtë tuaj, vëllezërit tuaj, gratë tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj që e keni fituar, tregtia për të cilën keni frikë se nuk do të shkojë mirë dhe shtëpitë ku e ndieni veten rehat, janë më të dashura për ju sesa Allahu, i Dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni deri sa Allahu të sjellë vendimin (dënimin) e Tij. Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë popullin e pabindur.”
9:24.
KUL ‘IN KANE ‘ABA’UUKUM WE ‘EBNA’UUKUM WE ‘IHWANUKUM WE ‘EZWAXHUKUM WE ‘ASHIRETUKUM WE ‘EMWALUN EKTEREFTUMUHA WE TIXHARETUN TEHSHEWNE KESADEHA WE MESAKINU TERDEWNEHA ‘EHEBBE ‘ILEJKUM MINEL-LAHI WE RESULIHI WE XHIHADIN FI SEBILIHI FETEREBBESU HETTA JE’TIJEL-LAHU BI’EMRIHI WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWMEL-FASIKINE
C
9:25.
Nuk ka dyshim se All-llahu ju ka ndihmuar në shumë beteja, e edhe në ditën e Hunejnit, kur juve ju mahniti numri i madh, i cili nuk ju vlejti asgjë, dhe me gjerësinë e saj që e kishte toka u ngushtua për ju, pastaj ju u zbrapsët (ikët).
9:25.
Në të vërtetë, Allahu ju ka ndihmuar në shumë beteja, si dhe në ditën e (luftës së) Huneinit, kur juve ju mahniti numri juaj i madh. Por ai numër nuk ju solli dobi aspak, sepse toka ju duk juve e ngushtë, edhe pse është e gjerë dhe kthyet shpinën duke ia mbathur.
9:25.
LEKAD NESEREKUMU ELLAHU FI MEWATINE KETHIRETIN WE JEWME HUNEJNIN ‘IDH ‘A’XHEBETKUM KETHRETUKUM FELEM TUGNI ‘ANKUM SHEJ’EN WE DAKAT ‘ALEJKUMUL-’ERDU BIMA REHUBET THUMME WELLEJTUM MUDBIRINE
C
9:26.
Pastaj All-llahun zbriti qetësinë e vet në të dërguarin e Tij dhe në besimtarë, zbriti një ushtri që ju nuk e patë, i dënoi ata që mohuan, e ai ishte ndëshkim ndaj mosbesimtarëve.
9:26.
Pastaj, Allahu zbriti qetësinë e Tij mbi të Dërguarin e Vet dhe mbi besimtarët, si dhe zbriti luftëtarë (engjëj), të cilët ju nuk i patë dot e i dënoi jobesimtarët. Kështu u “shpërblyen” mohuesit.
9:26.
THUMME ‘ENZELEL-LAHU SEKINETEHU ‘ALA RESULIHI WE ‘ALEL-MU’UMININE WE ‘ENZELE XHUNUDEN LEM TEREWHA WE ‘ADHDHEBEL-LEDHINE KEFERU WE DHELIKE XHEZA’UL-KAFIRINE
C
9:27.
All-llahu pastaj i falë atij që do. All-llahu falë shumë dhe mëshiron shumë.
9:27.
Pas kësaj, Allahu e pranon pendimin për kë të dojë. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
9:27.
THUMME JETUBU ELLAHU MIN BA’DI DHALIKE ‘ALA MEN JESHA’U WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C
9:28.
O ju që besuat, vërtet idhujtarët janë të ndyrë, andaj pas këtij viti të mos i afrohen më xhamisë së shenjtë. Nëse i frikësoheni skamjes, All-llahu me dëshirën e vet do t'ju pasurojë me mirësitë e Tij. All-llahu është i gjithëdijshëm, është i urtë.
9:28.
O besimtarë! Në të vërtetë, idhujtarët janë të papastër (për shkak të besimit të kotë), prandaj të mos i afrohen më Xhamisë së Shenjtë pas këtij viti. Dhe mos kini frikë nga varfëria, sepse, po deshi, Allahu ju bën të pasur me dhuntitë e veta. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
9:28.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘INNEMAL-MUSHRIKUNE NEXHESUN FELA JEKREBUL-MESXHIDEL-HERAME BA’DE ‘AMIHIM HADHA WE ‘IN HIFTUM ‘AJLETEN FESEWFE JUGNIKUMU ELLAHU MIN FEDLIHI ‘IN SHA’E ‘INNALL-LLAHE ‘ALIMUN HEKIMUN
C
9:29.
Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur.
9:29.
Luftojini ata që nuk besojnë në Allahun e as në Ditën e Kiametit, që nuk e marrin për të ndaluar atë që e ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe ata, midis atyre që u është dhënë Libri, që nuk e pranojnë fenë e vërtetë, derisa të japin xhizjen (taksën) me dorën e tyre, duke qenë të përulur.
9:29.
KATILUL-LEDHINE LA JU’UMINUNE BILLAHI WE LA BIL-JEWMIL-’AHIRI WE LA JUHERRIMUNE MA HERREMEL-LAHU WE RESULUHU WE LA JEDINUNE DINEL-HEKKI MINEL-LEDHINE ‘UTUL-KITABE HETTA JU’TUL-XHIZJETE ‘AN JEDIN WE HUM SAGIRUNE
C
9:30.
E jehuditë thanë: Uzejri është djali i All-llahut, e të krishterët thanë: Mesihu është djalë i All-llahut. Ato ishin thënie të tyre me gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëhershëm. All-llahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)!
9:30.
Hebrenjtë thonë: “Uzejri është i biri i Allahut”, të krishterët thonë: “Mesihu është i biri i Allahut”. Këto janë fjalët e tyre, nga goja e tyre, i imitojnë fjalët e jobesimtarëve të mëparshëm. I vraftë Allahu! Si po shmangen (nga e vërteta)!
9:30.
WE KALETIL-JEHUDU ‘UZEJRUN EBNU ELLAHI WE KALETI EN-NESARAL-MESIHU EBNU ELLAHI DHALIKE KAWLUHUM BI’EFWAHIHIM JUDAHI’UNE KAWLEL-LEDHINE KEFERU MIN KABLU KATELEHUMU ELLAHU ‘ENNA JU’UFEKUNE
C
9:31.
Ata i konsideruan "ahbarët" (priftër jehudi) të tyre, "ruhbanët" (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos Tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë.
9:31.
Në vend të Allahut, ata kanë zgjedhur për zot rabinët dhe murgjit e tyre, si dhe Mesinë, të birin e Merjemes, ndërkohë që janë urdhëruar të adhurojnë vetëm një Zot, përveç të Cilit nuk ka tjetër që meriton të adhurohet. I lartësuar qoftë Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë (në adhurim).
9:31.
ETTEHADHU ‘EHBAREHUM WE RUHBANEHUM ‘ERBABEN MIN DUNI ELLAHI WEL-MESIHE EBNE MERJEME WE MA ‘UMIRU ‘ILLA LIJA’BUDU ‘ILEHAN WAHIDÆN LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE SUBHANEHU ‘AMMA JUSHRIKUNE