Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 9:17. Nuk është e drejtë e idhujtarëve të kujdesen për xhamitë e All-llahut, duke qenë se vetë dëshmojnë për veten e tyre se janë mohues. Të tillëve u shkuan kot veprat e tyre dhe ata janë përgjithmonë në zjarr.
9:17. Nuk u takon idhujtarëve të përkujdesen për faltoret e Allahut, përderisa edhe ata vetë dëshmojnë se janë mosbesimtarë. Të kota do të jenë vepra e tyre dhe në zjarrin e Xhehenemit do të qëndrojnë përgjithmonë.
9:17. MA KANE LILMUSHRIKINE ‘EN JA’MURU MESAXHIDEL-LAHI SHAHIDINE ‘ALA ‘ENFUSIHIM BIL-KUFRI ‘ULA’IKE HEBITET ‘A’MALUHUM WE FI EN-NARI HUM HALIDUNE
C 9:18. E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë).
9:18. Faltoret e Allahut i vizitojnë dhe i mirëmbajnë vetëm ata që besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit, që falin namazin dhe japin zeqatin e që nuk i frikësohen askujt, përveç Allahut. Sigurisht që këta janë në rrugë të drejtë.
9:18. ‘INNEMA JA’MURU MESAXHIDEL-LAHI MEN ‘AMENE BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI WE ‘EKAME ES-SELETE WE ‘ATA EZ-ZEKATE WE LEM JEHSHE ‘ILLALLAHE FE’ASA ‘ULA’IKE ‘EN JEKUNU MINEL-MUHTEDINE
C 9:19. A mos e konsideruat dhënien e ujit haxhinjve dhe kujdestarinë ndaj xhamisë së shenjtë, si besimin e atij që i besoi All-llahut dhe ditës së fundit dhe që luftoi në rrugën e All-llahut? Jo, ato nuk janë të barabarta te All-llahu. Popullin mizor All-llahu nuk e vë në rrugë të drejtë.
9:19. Vërtet mendoni se ai që u jep ujë haxhilerëve dhe mirëmban Xhaminë e Shenjtë është njësoj me atë që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit dhe që lufton në rrugën e Allahut?! Këta nuk janë të njëjtë para Allahut. Ai nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit keqbërës.
9:19. ‘EXHE’ALTUM SIKAJETEL-HAXHXHI WE ‘IMARETEL-MESXHIDIL-HERAMI KEMEN ‘AMENE BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI WE XHAHEDE FI SEBILI ELLAHI LA JESTEWUNE ‘INDEL-LAHI WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE
C 9:20. Ata të cilët besuan, migruan dhe luftuan me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e All-llahut, ata kanë pozitë më të lartë te All-llahu dhe vetëm ata janë fatlumë.
9:20. Ata që besojnë, mërgojnë dhe luftojnë në rrugën e Allahut me pasurinë e tyre dhe jetën e tyre, janë në shkallë më të lartë tek Allahu. Pikërisht këta janë të fituarit.
9:20. EL-LEDHINE ‘AMENU WE HAXHERU WE XHAHEDU FI SEBILI ELLAHI BI’EMWALIHIM WE ‘ENFUSIHIM ‘A’DHEMU DEREXHETEN ‘INDEL-LAHI WE ‘ULA’IKE HUMUL-FA’IZUNE
C 9:21. Zoti i tyre i përgëzon ata me mëshirë nga Ai, me disponim ndaj tyre, me xhennete ku ata do të kenë nimet (hirësi-mirësi) të pandërprerë.
9:21. Zoti i tyre u jep lajmin e mirë për mëshirën dhe miratimin e Tij, si dhe për kopshtet ku do të ketë kënaqësi të përhershme për ta
9:21. JUBESHSHIRUHUM REBBUHUM BIREHMETIN MINHU WE RIDWANIN WE XHENNATIN LEHUM FIHA NA’IMUN MUKIMUN
C 9:22. Ata aty do të jenë përjetë të pasosur e te All-llahu është shpërblimi i madh.
9:22. dhe ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Me të vërtetë, vetëm tek Allahu është shpërblimi i madh.
9:22. HALIDINE FIHA ‘EBEDEN ‘INNALL-LLAHE ‘INDEHU ‘EXHRUN ‘ADHIMUN
C 9:23. O ju që besuat, mos u ofroni miqësi (dashuri) prindërve tuaj, as vëllezërve tuaj, nëse ata vlerësojnë mosbesimin kundër besimit. E kush prej jush miqësohet me ta, ata janë mizorë.
9:23. O besimtarë! Mos i pranoni për mbrojtës baballarët dhe vëllezërit tuaj, nëse ata e duan mosbesimin më shumë sesa besimin. Kushdo prej jush që i merr ata për mbrojtës, është keqbërës.
9:23. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TETTEHIDHU ‘ABA’EKUM WE ‘IHWANEKUM ‘EWLIJA’E ‘INI ESTEHEBBUL-KUFRE ‘ALEL-’IMANI WE MEN JETEWELLEHUM MINKUM FE’ULA’IKE HUMU EDH-DHALIMUNE
C 9:24. Thuaj (o i dërguar): "Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.
9:24. Thuaj: “Nëse etërit tuaj, bijtë tuaj, vëllezërit tuaj, gratë tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj që e keni fituar, tregtia për të cilën keni frikë se nuk do të shkojë mirë dhe shtëpitë ku e ndieni veten rehat, janë më të dashura për ju sesa Allahu, i Dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni deri sa Allahu të sjellë vendimin (dënimin) e Tij. Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë popullin e pabindur.”
9:24. KUL ‘IN KANE ‘ABA’UUKUM WE ‘EBNA’UUKUM WE ‘IHWANUKUM WE ‘EZWAXHUKUM WE ‘ASHIRETUKUM WE ‘EMWALUN EKTEREFTUMUHA WE TIXHARETUN TEHSHEWNE KESADEHA WE MESAKINU TERDEWNEHA ‘EHEBBE ‘ILEJKUM MINEL-LAHI WE RESULIHI WE XHIHADIN FI SEBILIHI FETEREBBESU HETTA JE’TIJEL-LAHU BI’EMRIHI WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWMEL-FASIKINE
C 9:25. Nuk ka dyshim se All-llahu ju ka ndihmuar në shumë beteja, e edhe në ditën e Hunejnit, kur juve ju mahniti numri i madh, i cili nuk ju vlejti asgjë, dhe me gjerësinë e saj që e kishte toka u ngushtua për ju, pastaj ju u zbrapsët (ikët).
9:25. Në të vërtetë, Allahu ju ka ndihmuar në shumë beteja, si dhe në ditën e (luftës së) Huneinit, kur juve ju mahniti numri juaj i madh. Por ai numër nuk ju solli dobi aspak, sepse toka ju duk juve e ngushtë, edhe pse është e gjerë dhe kthyet shpinën duke ia mbathur.
9:25. LEKAD NESEREKUMU ELLAHU FI MEWATINE KETHIRETIN WE JEWME HUNEJNIN ‘IDH ‘A’XHEBETKUM KETHRETUKUM FELEM TUGNI ‘ANKUM SHEJ’EN WE DAKAT ‘ALEJKUMUL-’ERDU BIMA REHUBET THUMME WELLEJTUM MUDBIRINE
C 9:26. Pastaj All-llahun zbriti qetësinë e vet në të dërguarin e Tij dhe në besimtarë, zbriti një ushtri që ju nuk e patë, i dënoi ata që mohuan, e ai ishte ndëshkim ndaj mosbesimtarëve.
9:26. Pastaj, Allahu zbriti qetësinë e Tij mbi të Dërguarin e Vet dhe mbi besimtarët, si dhe zbriti luftëtarë (engjëj), të cilët ju nuk i patë dot e i dënoi jobesimtarët. Kështu u “shpërblyen” mohuesit.
9:26. THUMME ‘ENZELEL-LAHU SEKINETEHU ‘ALA RESULIHI WE ‘ALEL-MU’UMININE WE ‘ENZELE XHUNUDEN LEM TEREWHA WE ‘ADHDHEBEL-LEDHINE KEFERU WE DHELIKE XHEZA’UL-KAFIRINE
C 9:27. All-llahu pastaj i falë atij që do. All-llahu falë shumë dhe mëshiron shumë.
9:27. Pas kësaj, Allahu e pranon pendimin për kë të dojë. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
9:27. THUMME JETUBU ELLAHU MIN BA’DI DHALIKE ‘ALA MEN JESHA’U WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN