U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
7:196.
Mbrojtësi i im është All-llahu që zbriti librin. Ai kujdeset për të mirët.
7:196.
Në të vërtetë, Mbrojtësi im është Allahu, i Cili ka zbritur Librin dhe kujdeset për të mirët.
7:196.
‘INNE WELIJIJEL-LAHUL-LEDHI NEZZELEL-KITABE WE HUWE JETEWELLA ES-SALIHINE
C
7:197.
E ata që ju i lutni pos Tij, ata nuk kanë mundësi për ndihmë ndaj jush e as veten ta ndihmojnë.
7:197.
Kurse ata që i adhuroni në vend të Tij, nuk mund t’ju ndihmojnë as ju e as veten.
7:197.
WEL-LEDHINE TED’UNE MIN DUNIHI LA JESTETI’UNE NESREKUM WE LA ‘ENFUSEHUM JENSURUNE
C
7:198.
Dhe nëse i thirrni për udhëzim, nuk dëgjojnë, e të duken se po të shikojnë ty, po ata nuk shohin.
7:198.
Edhe sikur t’i thërrasësh në rrugë të drejtë, ata nuk do të dëgjojnë! Ty të duket sikur të vështrojnë, por ata nuk shohin.
7:198.
WE ‘IN TED’UHUM ‘ILAL-HUDA LA JESMA’U WE TERAHUM JENDHURUNE ‘ILEJKE WE HUM LA JUBSIRUNE
C
7:199.
Ti (Muhammed) merre të lehtën, urdhëro për mirë dhe hiqu prej të padijshmëve.
7:199.
Trego mëshirë, urdhëro vepra të mira dhe shmangu nga të paditurit!
7:199.
HUDHIL-’AFWE WE ‘MUR BIL-’URFI WE ‘A’RID ‘ANIL-XHAHILINE
C
7:200.
E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te All-llahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di.
7:200.
Nëse djalli përpiqet të të shtyjë drejt së keqes, kërko strehim tek Allahu, se vërtet, Ai dëgjon dhe di gjithçka.
7:200.
WE ‘IMMA JENZEGANNEKE MINE ESH-SHEJTANI NEZGUN FASTA’IDH BILLAHI ‘INNEHU SEMI’UN ‘ALIMUN
C
7:201.
Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën).
7:201.
Ata që i frikësohen Allahut, kur u vjen ndonjë mendim i lig nga djalli, i kujtojnë (urdhrat e Tij), e atëherë e shohin rrugën e drejtë.
7:201.
‘INNEL-LEDHINE ETTEKAW ‘IDHA MESSEHUM TA’IFUN MINE ESH-SHEJTANI TEDHEKKERU FE’IDHA HUM MUBSIRUNE
C
7:202.
E vëllezërit e tyre (jo të ruajturit) i përkrahin (shejtanët) për në humbje dhe nuk u ndahen.
7:202.
Ndërsa vëllezërit e vet (prej njerëzve), ata i shpien edhe më tej në humbje pa pushuar.
7:202.
WE ‘IHWANUHUM JEMUDDUNEHUM FIL-GAJJI THUMME LA JUKSIRUNE
C
7:203.
Dhe, kur ti nuk u sjell atyre ndonjë mrekulli (që e kërkojnë), thonë: "Përse ti nuk e trillove vetë?" Thuaj: "Unë (nuk trilloj) i përmbahem vetëm asaj që më shpallet nga Zoti im, ky (Kur'ani) është argument (me të cilin ndriçohen zemrat) nga Zoti juaj, është udhërrëfyes dhe mëshirë për popullin që beson.
7:203.
Kur ti (Muhamed) nuk u lexon atyre ndonjë varg nga Shpallja, ata thonë: “Ah! Sikur ta bëje ti vetë”! Thuaju: “Unë ndjek vetëm atë që më ka shpallur Zoti im. Ky (Kuran) është vetëm dëshmi ndriçuese nga Zoti juaj, udhërrëfim dhe mëshirë për njerëzit që besojnë.”
7:203.
WE ‘IDHA LEM TE’TIHIM BI’AJETIN KALU LEWLA EXHTEBEJTEHA KUL ‘INNEMA ‘ETTEBI’U MA JUHA ‘ILEJJE MIN RABBI HADHA BESA’IRU MIN RABBIKUM WE HUDEN WE REHMETUN LIKAWMIN JU’UMINUNE
C
7:204.
Kur lexohet Kur'ani, ju dëgjojeni atë (me vëmendje) dhe heshtni, në mënyrë që të fitoni mëshirë.
7:204.
Kur të lexohet Kurani, dëgjoni dhe heshtni, në mënyrë që të mëshiroheni.
7:204.
WE ‘IDHA KURI’EL-KUR’ANU FASTEMI’U LEHU WE ‘ENSITU LE’ALLEKUM TURHEMUNE
C
7:205.
Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bër prej atyre që nuk kanë kujdes.
7:205.
Përmende Zotin tënd me vete, i përulur dhe me frikë - jo me zë të lartë, në mëngjes dhe mbrëmje, dhe mos u bëj nga ata që nuk i kushtojnë vëmendje!
7:205.
WE EDHKUR REBBEKE FI NEFSIKE TEDERRU’EN WE HIFETEN WE DUNEL-XHEHRI MINEL-KAWLI BIL-GUDUWI WEL-’ASALI WE LA TEKUN MINEL-GAFILINE
C
7:206.
S'ka dyshim se ata që janë pranë (afër) Zotit tënd (melekët) nuk tërhiqen nga adhurimi ndaj Tij nga mendjemadhësia, Atë e madhërojnë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde.
7:206.
Në të vërtetë, ata që janë afër Zotit tënd, nuk refuzojnë ta adhurojnë Atë, por e lavdërojnë dhe përulen në sexhde para Tij.
7:206.
‘INNEL-LEDHINE ‘INDE RABBIKE LA JESTEKBIRUNE ‘AN ‘IBADETIHI WE JUSEBBIHUNEHU WE LEHU JESXHUDUNE