Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 7:195. A kanë ata (idhujt) këmbë të ecin me to, a kanë duar të rrëmbejnë me to, a kanë sy të shohin me ta, a kanë veshë të dëgjojnë me ta? Thuaj: "Thirrni shokët (zotat) tuaj e thurni kurtha për mua e mos pritni".
7:195. A kanë ata këmbë për të ecur ose duar për të kapur? A kanë sy për të parë ose veshë për të dëgjuar? Thuaj: “Thirrni zotat tuaj të rreme dhe kurdisni kurthe kundër meje, pa më lënë kohë!
7:195. ‘ELEHUM ‘ERXHULUN JEMSHUNE BIHA ‘EM LEHUM ‘EJDIN JEBTISHUNE BIHA ‘EM LEHUM ‘A’JUNUN JUBSIRUNE BIHA ‘EM LEHUM ‘ADHANUN JESMA’UNE BIHA KULI ED’U SHUREKA’EKUM THUMME KIDUNI FELA TUNDHIRUNI
C 7:196. Mbrojtësi i im është All-llahu që zbriti librin. Ai kujdeset për të mirët.
7:196. Në të vërtetë, Mbrojtësi im është Allahu, i Cili ka zbritur Librin dhe kujdeset për të mirët.
7:196. ‘INNE WELIJIJEL-LAHUL-LEDHI NEZZELEL-KITABE WE HUWE JETEWELLA ES-SALIHINE
C 7:197. E ata që ju i lutni pos Tij, ata nuk kanë mundësi për ndihmë ndaj jush e as veten ta ndihmojnë.
7:197. Kurse ata që i adhuroni në vend të Tij, nuk mund t’ju ndihmojnë as ju e as veten.
7:197. WEL-LEDHINE TED’UNE MIN DUNIHI LA JESTETI’UNE NESREKUM WE LA ‘ENFUSEHUM JENSURUNE
C 7:198. Dhe nëse i thirrni për udhëzim, nuk dëgjojnë, e të duken se po të shikojnë ty, po ata nuk shohin.
7:198. Edhe sikur t’i thërrasësh në rrugë të drejtë, ata nuk do të dëgjojnë! Ty të duket sikur të vështrojnë, por ata nuk shohin.
7:198. WE ‘IN TED’UHUM ‘ILAL-HUDA LA JESMA’U WE TERAHUM JENDHURUNE ‘ILEJKE WE HUM LA JUBSIRUNE
C 7:199. Ti (Muhammed) merre të lehtën, urdhëro për mirë dhe hiqu prej të padijshmëve.
7:199. Trego mëshirë, urdhëro vepra të mira dhe shmangu nga të paditurit!
7:199. HUDHIL-’AFWE WE ‘MUR BIL-’URFI WE ‘A’RID ‘ANIL-XHAHILINE
C 7:200. E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te All-llahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di.
7:200. Nëse djalli përpiqet të të shtyjë drejt së keqes, kërko strehim tek Allahu, se vërtet, Ai dëgjon dhe di gjithçka.
7:200. WE ‘IMMA JENZEGANNEKE MINE ESH-SHEJTANI NEZGUN FASTA’IDH BILLAHI ‘INNEHU SEMI’UN ‘ALIMUN
C 7:201. Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën).
7:201. Ata që i frikësohen Allahut, kur u vjen ndonjë mendim i lig nga djalli, i kujtojnë (urdhrat e Tij), e atëherë e shohin rrugën e drejtë.
7:201. ‘INNEL-LEDHINE ETTEKAW ‘IDHA MESSEHUM TA’IFUN MINE ESH-SHEJTANI TEDHEKKERU FE’IDHA HUM MUBSIRUNE
C 7:202. E vëllezërit e tyre (jo të ruajturit) i përkrahin (shejtanët) për në humbje dhe nuk u ndahen.
7:202. Ndërsa vëllezërit e vet (prej njerëzve), ata i shpien edhe më tej në humbje pa pushuar.
7:202. WE ‘IHWANUHUM JEMUDDUNEHUM FIL-GAJJI THUMME LA JUKSIRUNE
C 7:203. Dhe, kur ti nuk u sjell atyre ndonjë mrekulli (që e kërkojnë), thonë: "Përse ti nuk e trillove vetë?" Thuaj: "Unë (nuk trilloj) i përmbahem vetëm asaj që më shpallet nga Zoti im, ky (Kur'ani) është argument (me të cilin ndriçohen zemrat) nga Zoti juaj, është udhërrëfyes dhe mëshirë për popullin që beson.
7:203. Kur ti (Muhamed) nuk u lexon atyre ndonjë varg nga Shpallja, ata thonë: “Ah! Sikur ta bëje ti vetë”! Thuaju: “Unë ndjek vetëm atë që më ka shpallur Zoti im. Ky (Kuran) është vetëm dëshmi ndriçuese nga Zoti juaj, udhërrëfim dhe mëshirë për njerëzit që besojnë.”
7:203. WE ‘IDHA LEM TE’TIHIM BI’AJETIN KALU LEWLA EXHTEBEJTEHA KUL ‘INNEMA ‘ETTEBI’U MA JUHA ‘ILEJJE MIN RABBI HADHA BESA’IRU MIN RABBIKUM WE HUDEN WE REHMETUN LIKAWMIN JU’UMINUNE
C 7:204. Kur lexohet Kur'ani, ju dëgjojeni atë (me vëmendje) dhe heshtni, në mënyrë që të fitoni mëshirë.
7:204. Kur të lexohet Kurani, dëgjoni dhe heshtni, në mënyrë që të mëshiroheni.
7:204. WE ‘IDHA KURI’EL-KUR’ANU FASTEMI’U LEHU WE ‘ENSITU LE’ALLEKUM TURHEMUNE
C 7:205. Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bër prej atyre që nuk kanë kujdes.
7:205. Përmende Zotin tënd me vete, i përulur dhe me frikë - jo me zë të lartë, në mëngjes dhe mbrëmje, dhe mos u bëj nga ata që nuk i kushtojnë vëmendje!
7:205. WE EDHKUR REBBEKE FI NEFSIKE TEDERRU’EN WE HIFETEN WE DUNEL-XHEHRI MINEL-KAWLI BIL-GUDUWI WEL-’ASALI WE LA TEKUN MINEL-GAFILINE