Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 7:191. A i përshkruajnë shok atë çka nuk mund të krijojë asnjë send, e ata (idhujt) vetë janë të krijuar.
7:191. A mos vallë ata i veshin Atij si ortakë idhuj që nuk mund të krijojnë asgjë, ndërkohë që vetë janë të krijuar?!
7:191. ‘EJUSHRIKUNE MA LA JEHLUKU SHEJ’EN WE HUM JUHLEKUNE
C 7:192. Ata (idhujt) nuk mund t'u sjellin atyre ndonjë ndihmë e as veten e tyre ta ndihmojnë.
7:192. Idhuj, që nuk mund t’u japin ndonjë ndihmë atyre e as veten nuk mund ta ndihmojnë?!
7:192. WE LA JESTETI’UNE LEHUM NESREN WE LA ‘ENFUSEHUM JENSURUNE
C 7:193. Dhe, edhe nëse i thirrni për t'i udhëzuar, ata nuk ju përgjigjen. Për ju është njëjtë, i thirrët ata ose heshtët.
7:193. Edhe nëse i thirrni në rrugën e drejtë, ata nuk do t’ju ndjekin. Prandaj njësoj është - i thirrët apo nuk i thirrët.
7:193. WE ‘IN TED’UHUM ‘ILAL-HUDA LA JETTEBI’UKUM SEWA’UN ‘ALEJKUM ‘EDE’AWTUMUHUM ‘EM ‘ENTUM SAMITUNE
C 7:194. S'ka dyshim se ata që po i adhuroni ju pos All-llahut, janë të krijuar sikur ju (njerëzit janë më të përsosur). Thirrni pra ata, e le t'ju përgjigjen juve nëse thuani të vërtetën.
7:194. Në të vërtetë, ata që iu luteni ju, në vend të Allahut, janë robër si ju. Thirrini ata dhe le t’ju përgjigjen, nëse thoni të vërtetën!
7:194. ‘INNEL-LEDHINE TED’UNE MIN DUNI ELLAHI ‘IBADUN ‘EMTHALUKUM FAD’UHUM FELJESTEXHIBU LEKUM ‘IN KUNTUM SADIKINE
C 7:195. A kanë ata (idhujt) këmbë të ecin me to, a kanë duar të rrëmbejnë me to, a kanë sy të shohin me ta, a kanë veshë të dëgjojnë me ta? Thuaj: "Thirrni shokët (zotat) tuaj e thurni kurtha për mua e mos pritni".
7:195. A kanë ata këmbë për të ecur ose duar për të kapur? A kanë sy për të parë ose veshë për të dëgjuar? Thuaj: “Thirrni zotat tuaj të rreme dhe kurdisni kurthe kundër meje, pa më lënë kohë!
7:195. ‘ELEHUM ‘ERXHULUN JEMSHUNE BIHA ‘EM LEHUM ‘EJDIN JEBTISHUNE BIHA ‘EM LEHUM ‘A’JUNUN JUBSIRUNE BIHA ‘EM LEHUM ‘ADHANUN JESMA’UNE BIHA KULI ED’U SHUREKA’EKUM THUMME KIDUNI FELA TUNDHIRUNI
C 7:196. Mbrojtësi i im është All-llahu që zbriti librin. Ai kujdeset për të mirët.
7:196. Në të vërtetë, Mbrojtësi im është Allahu, i Cili ka zbritur Librin dhe kujdeset për të mirët.
7:196. ‘INNE WELIJIJEL-LAHUL-LEDHI NEZZELEL-KITABE WE HUWE JETEWELLA ES-SALIHINE
C 7:197. E ata që ju i lutni pos Tij, ata nuk kanë mundësi për ndihmë ndaj jush e as veten ta ndihmojnë.
7:197. Kurse ata që i adhuroni në vend të Tij, nuk mund t’ju ndihmojnë as ju e as veten.
7:197. WEL-LEDHINE TED’UNE MIN DUNIHI LA JESTETI’UNE NESREKUM WE LA ‘ENFUSEHUM JENSURUNE
C 7:198. Dhe nëse i thirrni për udhëzim, nuk dëgjojnë, e të duken se po të shikojnë ty, po ata nuk shohin.
7:198. Edhe sikur t’i thërrasësh në rrugë të drejtë, ata nuk do të dëgjojnë! Ty të duket sikur të vështrojnë, por ata nuk shohin.
7:198. WE ‘IN TED’UHUM ‘ILAL-HUDA LA JESMA’U WE TERAHUM JENDHURUNE ‘ILEJKE WE HUM LA JUBSIRUNE
C 7:199. Ti (Muhammed) merre të lehtën, urdhëro për mirë dhe hiqu prej të padijshmëve.
7:199. Trego mëshirë, urdhëro vepra të mira dhe shmangu nga të paditurit!
7:199. HUDHIL-’AFWE WE ‘MUR BIL-’URFI WE ‘A’RID ‘ANIL-XHAHILINE
C 7:200. E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te All-llahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di.
7:200. Nëse djalli përpiqet të të shtyjë drejt së keqes, kërko strehim tek Allahu, se vërtet, Ai dëgjon dhe di gjithçka.
7:200. WE ‘IMMA JENZEGANNEKE MINE ESH-SHEJTANI NEZGUN FASTA’IDH BILLAHI ‘INNEHU SEMI’UN ‘ALIMUN
C 7:201. Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën).
7:201. Ata që i frikësohen Allahut, kur u vjen ndonjë mendim i lig nga djalli, i kujtojnë (urdhrat e Tij), e atëherë e shohin rrugën e drejtë.
7:201. ‘INNEL-LEDHINE ETTEKAW ‘IDHA MESSEHUM TA’IFUN MINE ESH-SHEJTANI TEDHEKKERU FE’IDHA HUM MUBSIRUNE