Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 7:162. E ata prej tyre që ishin mizorë ndryshuan fjalë tjetër nga ajo që iu kishte thënë, atëherë Ne zbritëm kundër tyre një dënim nga qielli për shkak se ishin zullumqarë.
7:162. keqbërësit nga radhët e tyre, i ndërruan fjalët me të tjera që nuk u ishin thënë. Prandaj Ne u dërguam dënim nga qielli, sepse bënë prapësi.
7:162. FEBEDDELEL-LEDHINE DHELEMU MINHUM KAWLEN GAJREL-LEDHI KILE LEHUM FE’ERSELNA ‘ALEJHIM RIXHZAN MINE ES-SEMA’I BIMA KANU JEDHLIMUNE
C 7:163. Dhe pyeti ti (Muhammed) për fshatin që ishte në breg të detit e ata e shkelën rendin e të shtunës (që e kishin të ndaluar gjuajtjen e peshqve), kur në të shtunën e tyre peshqit u vinin sheshazi mbi ujë, e në ditën që nuk festonin nuk u vinin. Ja, kështu i sprovuam ata ngase ishin mëkatarë.
7:163. Pyeti ata për qytetin që gjendej në bregdet dhe për çfarë i gjeti banorët e tij kur thyen urdhëresën e Sabatit (së shtunës)! Atë ditë u vinin peshqit me shumicë, ndërsa ditëve tjera që nuk i kremtonin, nuk u vinin. Kështu, Ne i vumë në provë, sepse bënin punë të mbrapshta.
7:163. WE ES’ELHUM ‘ANIL-KARJETI ELLETI KANET HADIRETEL-BEHRI ‘IDH JA’DUNE FI ES-SEBTI ‘IDH TE’TIHIM HITANUHUM JEWME SEBTIHIM SHURRA’EN WE JEWME LA JESBITUNE LA TE’TIHIM KEDHALIKE NEBLUHUM BIMA KANU JEFSUKUNE
C 7:164. Dhe kur një grup prej tyre thanë: "Përse këshilloni një popull që All-llahu do ta shkatërrojë ose dënojë me një dënim të ashpër?" Thanë (këshilluesit): "Arsyetim para Zotit tuaj dhe me shpresë që t'u largohen gabimeve".
7:164. Kur disa prej tyre thanë: “Përse këshilloni, kur e dini se Allahu do t’na zhdukë ose do të na ndëshkojë ashpër?!” Këshilltarët u përgjigjën: “Për t’u arsyetuar para Zotit tuaj dhe që ju të mund të ruheni nga gjynahet”.
7:164. WE ‘IDH KALET ‘UMMETUN MINHUM LIME TA’IDHUNE KAWMEN ELLAHU MUHLIKUHUM ‘EW MU’ADHDHIBUHUM ‘ADHABAN SHEDIDÆN KALU MA’DHIRETEN ‘ILA RABBIKUM WE LE’ALLEHUM JETTEKUNE
C 7:165. E kur braktisën atë për të cilën ishin këshilluar, Ne i shpëtuam ata që pengonin nga të këqijat, ndërsa ata që kundërshtuan i kapëm me një dënim të fortë, ngase ishin të shfrenuar.
7:165. Por, kur e harruan atë për të cilën ishin paralajmëruar, Ne i shpëtuam ata që këshillonin, kurse i ndëshkuam ashpër keqbërësit, për shkak të mosbindjes së tyre.
7:165. FELEMMA NESU MA DHUKKIRU BIHI ‘ENXHEJNAL-LEDHINE JENHEWNE ‘ANI ES-SU’I WE ‘EHADHNAL-LEDHINE DHELEMU BI’ADHABIN BE’ISIN BIMA KANU JEFSUKUNE
C 7:166. E kur ata tejkaluan me arrogancë të hapët nga ajo që ishin të ndaluar, Ne i shndërruam në majmunë të përbuzur.
7:166. Kur ata ngulmuan me mendjemadhësi të bënin atë që u ishte ndaluar, Ne u thamë: “Bëhuni majmunë të përbuzur!”.
7:166. FELEMMA ‘ATEW ‘AN MA NUHU ‘ANHU KULNA LEHUM KUNU KIREDETEN HASI’INE
C 7:167. Përkujto (o i dërguar) kur Zoti Yt shpalli qartas se mbi ta do të vë, deri në ditën e kijametit, sundimin e ndonjë që ka për t'ua shijuar atyre mundimin më të shëmtuar. Vërtet Zoti yt ndërmerr shpejtë dënimin, Ai edhe falë e mëshiron shumë.
7:167. Pastaj Zoti yt shpalli se do t’u dërgonte atyre të tjerë që do t’i mundonin, në mënyrën më të keqe, deri në Ditën e Kiametit. Me të vërtetë, Zoti yt dënon shpejt, por Ai është edhe Falës e Mëshirëplotë.
7:167. WE ‘IDH TE’EDHDHENE REBBUKE LEJEB’ATHENNE ‘ALEJHIM ‘ILA JEWMIL-KIJAMETI MEN JESUMUHUM SU’EL-’ADHABI ‘INNE REBBEKE LESERI’UL-’IKABI WE ‘INNEHU LEGAFURUN REHIMUN
C 7:168. Ne i shpërndajmë ata në grupe nëpër tokë; prej tyre ka të mirë, por edhe jo të tillë. Ne i provuam me të mira e me të këqija, në mënyrë që të tërhiqen nga e keqja.
7:168. Dhe Ne i shpërndamë ata në Tokë grupe-grupe. Disa prej tyre ishin të mirë e disa jo. Ne i vumë në provë ata me mirësi dhe fatkeqësi, me qëllim që të ktheheshin (në rrugë të drejtë).
7:168. WE KATTA’NAHUM FIL-’ERDI ‘UMEMEN MINHUMU ES-SALIHUNE WE MINHUM DUNE DHALIKE WE BELEWNAHUM BIL-HESENATI WE ES-SEJJI’ATI LE’ALLEHUM JERXHI’UNE
C 7:169. E pas tyre erdhi brezi që trashëgoi librin. Këta merrnin mjete të pavlerë të kësaj bote (lakmues që nuk dallonin të mirën a të keqen) e thonin: "Do të na bëhet falje", ndërsa, po t'u vijë atyre diç si ajo, e merrnin atë përsëri. A nuk është marrë prej tyre zotimi në librin (Tevratin) se nuk do të thonë ndaj All-llahut tjetër pos të vërtetës dhe ata e dinin mirë se çka në të (libër). Po a nuk po kuptoni se bota tjetër është më e mirë (se ajo çka merrnit ju) për ata që ruhen.
7:169. Pas tyre, erdhi një brezni e cila e trashëgoi Librin (Teuratin), por duke marrë gjërat e pavlefshme të kësaj bote dhe duke thënë: “Do të na falet çdo gjë!” Edhe nëse u binin në dorë gjëra të ngjashme, prapë i merrnin ato. Vallë, a nuk e kishin pranuar besëlidhjen në Libër – që për Allahun të thoshin vetëm të vërtetën?! Pikërisht ata, që e kishin studiuar ç’përmbante ai? Bota tjetër është më e mirë për besimtarët që i frikësohen Allahut; akoma nuk e kuptoni këtë?!
7:169. FEHALEFE MIN BA’DIHIM HALFUN WERITHUL-KITABE JE’HUDHUNE ‘AREDE HADHAL-’EDNA WE JEKULUNE SEJUGFERU LENA WE ‘IN JE’TIHIM ‘AREDUN MITHLUHU JE’HUDHUHU ‘ELEM JU’UHADH ‘ALEJHIM MITHAKUL-KITABI ‘EN LA JEKULU ‘ALA ELLAHI ‘ILLAL-HEKKA WE DERESU MA FIHI WE ED-DARUL-’AHIRETU HAJRUN LILLEDHINE JETTEKUNE ‘EFELA TA’KILUNE
C 7:170. Po atyre që i përmbahen librit dhe e falin namazin, Ne nuk u humbim shpërblimin të mirëve.
7:170. Ata që u përmbahen thënieve të Librit dhe që e kryejnë namazin, ta dinë se Ne, pa dyshim, nuk do t’ua humbim shpërblimin punëmirëve.
7:170. WEL-LEDHINE JUMESSIKUNE BIL-KITABI WE ‘EKAMU ES-SELETE ‘INNA LA NUDI’U ‘EXHREL-MUSLIHINE
C 7:171. Përkujto kur ngritëm kodrën mbi ta si re, e ata menduan se ajo do të bie mbi ta. (Ne u thamë): "Merrni këtë që ua dhamë me kujdes dhe përkujtoni ç'keni në të, e të ndaleni nga ajo që është e ndaluar.
7:171. Ne ngritëm sipër tyre malin, që dukej si hije e ata besonin se do të binte mbi ta, dhe u thamë: “Mbajeni fort atë që ju dhamë dhe kujtoni çfarë përmban ajo, që të ruheni nga gjynahet.”
7:171. WE ‘IDH NETEKNAL-XHEBELE FEWKAHUM KE’ENNEHU DHULLETUN WE DHENNU ‘ENNEHU WAKI’UN BIHIM HUDHU MA ‘ATEJNAKUM BIKUWETIN WE EDHKURU MA FIHI LE’ALLEKUM TETTEKUNE
C 7:172. Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): "A nuk jam Zoti juaj?" Ata thanë: "Po, dëshmuam!". Të mos thoni në ditën e kijametit: "Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur".
7:172. Kur Zoti yt nxori nga kurrizi i bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri të dëshmojnë kundër vetes së tyre, u tha: “A nuk jam Unë Zoti juaj?” Ata u përgjigjën: “Po, dëshmojmë se Ti je.” Kështu bëri Ai, në mënyrë që ju (o njerëz) të mos thoni në Ditën e Kiametit: “Këtë nuk e kishim ditur.”
7:172. WE ‘IDH ‘EHADHE REBBUKE MIN BENI ‘ADEME MIN DHUHURIHIM DHURRIJETEHUM WE ‘ESH/HEDEHUM ‘ALA ‘ENFUSIHIM ‘ELESTU BIREBBIKUM KALU BELA SHEHIDNA ‘EN TEKULU JEWMEL-KIJAMETI ‘INNA KUNNA ‘AN HADHA GAFILINE