Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 7:158. Thuaj (Muhammed): "O ju njerëz! Unë jam i dërguari i All-llahut te të gjithë ju. All-llahut që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës, s'ka të adhuruar tjetër pos Tij; Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje, pra besoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, pejgamberin e pashkolluar, që beson All-llahun dhe shpalljet e Tij, ndiqeni rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën.
7:158. Thuaj (o Muhamed): “O njerëz, unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë ju, i Atij që i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. Nuk ka zot tjetër të vërtetë veç Atij; Ai jep jetë dhe vdekje, prandaj besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin që nuk di shkrim e lexim e që beson në Allahun dhe Fjalët e Tij! Shkoni pas Tij, që të jeni në rrugën e drejtë!”
7:158. KUL JA ‘EJJUHA EN-NASU ‘INNI RESULU ELLAHI ‘ILEJKUM XHEMI’ENL-LEDHI LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE JUHJI WE JUMITU FE’AMINU BILLAHI WE RESULIHI EN-NEBIJIL-’UMMIJIL-LEDHI JU’UMINU BILLAHI WE KELIMATIHI WE ETTEBI’UHU LE’ALLEKUM TEHTEDUNE
C 7:159. Edhe prej popullit të Musait qe një grup që udhëzoi drejt dhe iu përmbajt asaj (drejtësisë).
7:159. Te populli i Musait ka pasur disa njerëz që udhëhiqnin dhe zbatonin drejtësinë nën dritën e së vërtetës.
7:159. WE MIN KAWMI MUSA ‘UMMETUN JEHDUNE BIL-HEKKI WE BIHI JA’DILUNE
C 7:160. Ne i ndamë ata (popullin e Musait) në dymbëdhjetë grupe fisesh, e kur Musait i kërkoi ujë populli i vet, Ne e udhëzuam (duke i thënë): "Bjeri me shkopin tënd gurit" (ai i ra) dhe prej tij (gurit) gufuan dymbëdhjetë kroje, ashtu që secili grup e dinte krojin e vet. Ne bëmë që retë t'u bëjnë hije atyre dhe u sollëm rrëshirë dhe shkurtëza (dhe u thamë): "Hani nga të mirat me të cilat ju dhuruam!" (e pse ishit përbuzës). Ata nuk na dëmtuan Ne, por e dëmtuan vetveten e tyre (ngase u dënuan).
7:160. Ne i ndamë hebrenjtë në dymbëdhjetë fise, secili komb më vete. Kur populli i tij i kërkoi ujë, Ne i kumtuam Musait: “Bjeri me shkopin tënd shkëmbit!” dhe prej tij shpërthyen dymbëdhjetë burime. Çdo fis e dinte burimin e vet. Dhe Ne u bëmë hije me retë dhe u zbritëm manën dhe thëllëza, duke iu thënë: “Hani ushqimet e mira që jua kemi dhënë!” Ata nuk na dëmtuan Neve, por i bënë dëm vetvetes.
7:160. WE KATTA’NAHUMU ETHNETEJ ‘ASHRETE ‘ESBATEN ‘UMEMAN WE ‘EWHEJNA ‘ILA MUSA ‘IDH ESTESKAHU KAWMUHU ‘ENI EDRIB BI’ASAKEL-HEXHERE FANBEXHESET MINHU ETHNETA ‘ASHRETE ‘AJNÆN KAD ‘ALIME KULLU ‘UNASIN MESHREBEHUM WE DHELLELNA ‘ALEJHIMUL-GAMAME WE ‘ENZELNA ‘ALEJHIMUL-MENNE WE ES-SELWA KULU MIN TEJJIBATI MA REZEKNAKUM WE MA DHELEMUNA WE LEKIN KANU ‘ENFUSEHUM JEDHLIMUNE
C 7:161. (Përkujto edhe këtë) Kur atyre iu tha: "Banoni në këtë fshat (vendbanim) dhe hani nga (frutat e tij) kah të doni e thuani: "Falje" dhe në derë hyni të përulur, se Ne do t'ua falim mëkatet tuaja dhe do t'ua shtojmë edhe më punëmirëve!"
7:161. Kur atyre iu tha: “Vendosuni në këtë vendbanim dhe hani çfarë të doni; kërkoni falje dhe hyni në portat e tij duke u përulur, që t’jua falim gabimet dhe t’ua shtojmë shpërblimin punëmirëve”,
7:161. WE ‘IDH KILE LEHUMU ESKUNU HEDHIHIL-KARJETE WE KULU MINHA HEJTHU SHI’TUM WE KULU HITTETUN WE EDHULUL-BABE SUXHXHEDEN NEGFIR LEKUM HATI’ATIKUM SENEZIDUL-MUHSININE
C 7:162. E ata prej tyre që ishin mizorë ndryshuan fjalë tjetër nga ajo që iu kishte thënë, atëherë Ne zbritëm kundër tyre një dënim nga qielli për shkak se ishin zullumqarë.
7:162. keqbërësit nga radhët e tyre, i ndërruan fjalët me të tjera që nuk u ishin thënë. Prandaj Ne u dërguam dënim nga qielli, sepse bënë prapësi.
7:162. FEBEDDELEL-LEDHINE DHELEMU MINHUM KAWLEN GAJREL-LEDHI KILE LEHUM FE’ERSELNA ‘ALEJHIM RIXHZAN MINE ES-SEMA’I BIMA KANU JEDHLIMUNE
C 7:163. Dhe pyeti ti (Muhammed) për fshatin që ishte në breg të detit e ata e shkelën rendin e të shtunës (që e kishin të ndaluar gjuajtjen e peshqve), kur në të shtunën e tyre peshqit u vinin sheshazi mbi ujë, e në ditën që nuk festonin nuk u vinin. Ja, kështu i sprovuam ata ngase ishin mëkatarë.
7:163. Pyeti ata për qytetin që gjendej në bregdet dhe për çfarë i gjeti banorët e tij kur thyen urdhëresën e Sabatit (së shtunës)! Atë ditë u vinin peshqit me shumicë, ndërsa ditëve tjera që nuk i kremtonin, nuk u vinin. Kështu, Ne i vumë në provë, sepse bënin punë të mbrapshta.
7:163. WE ES’ELHUM ‘ANIL-KARJETI ELLETI KANET HADIRETEL-BEHRI ‘IDH JA’DUNE FI ES-SEBTI ‘IDH TE’TIHIM HITANUHUM JEWME SEBTIHIM SHURRA’EN WE JEWME LA JESBITUNE LA TE’TIHIM KEDHALIKE NEBLUHUM BIMA KANU JEFSUKUNE
C 7:164. Dhe kur një grup prej tyre thanë: "Përse këshilloni një popull që All-llahu do ta shkatërrojë ose dënojë me një dënim të ashpër?" Thanë (këshilluesit): "Arsyetim para Zotit tuaj dhe me shpresë që t'u largohen gabimeve".
7:164. Kur disa prej tyre thanë: “Përse këshilloni, kur e dini se Allahu do t’na zhdukë ose do të na ndëshkojë ashpër?!” Këshilltarët u përgjigjën: “Për t’u arsyetuar para Zotit tuaj dhe që ju të mund të ruheni nga gjynahet”.
7:164. WE ‘IDH KALET ‘UMMETUN MINHUM LIME TA’IDHUNE KAWMEN ELLAHU MUHLIKUHUM ‘EW MU’ADHDHIBUHUM ‘ADHABAN SHEDIDÆN KALU MA’DHIRETEN ‘ILA RABBIKUM WE LE’ALLEHUM JETTEKUNE
C 7:165. E kur braktisën atë për të cilën ishin këshilluar, Ne i shpëtuam ata që pengonin nga të këqijat, ndërsa ata që kundërshtuan i kapëm me një dënim të fortë, ngase ishin të shfrenuar.
7:165. Por, kur e harruan atë për të cilën ishin paralajmëruar, Ne i shpëtuam ata që këshillonin, kurse i ndëshkuam ashpër keqbërësit, për shkak të mosbindjes së tyre.
7:165. FELEMMA NESU MA DHUKKIRU BIHI ‘ENXHEJNAL-LEDHINE JENHEWNE ‘ANI ES-SU’I WE ‘EHADHNAL-LEDHINE DHELEMU BI’ADHABIN BE’ISIN BIMA KANU JEFSUKUNE
C 7:166. E kur ata tejkaluan me arrogancë të hapët nga ajo që ishin të ndaluar, Ne i shndërruam në majmunë të përbuzur.
7:166. Kur ata ngulmuan me mendjemadhësi të bënin atë që u ishte ndaluar, Ne u thamë: “Bëhuni majmunë të përbuzur!”.
7:166. FELEMMA ‘ATEW ‘AN MA NUHU ‘ANHU KULNA LEHUM KUNU KIREDETEN HASI’INE
C 7:167. Përkujto (o i dërguar) kur Zoti Yt shpalli qartas se mbi ta do të vë, deri në ditën e kijametit, sundimin e ndonjë që ka për t'ua shijuar atyre mundimin më të shëmtuar. Vërtet Zoti yt ndërmerr shpejtë dënimin, Ai edhe falë e mëshiron shumë.
7:167. Pastaj Zoti yt shpalli se do t’u dërgonte atyre të tjerë që do t’i mundonin, në mënyrën më të keqe, deri në Ditën e Kiametit. Me të vërtetë, Zoti yt dënon shpejt, por Ai është edhe Falës e Mëshirëplotë.
7:167. WE ‘IDH TE’EDHDHENE REBBUKE LEJEB’ATHENNE ‘ALEJHIM ‘ILA JEWMIL-KIJAMETI MEN JESUMUHUM SU’EL-’ADHABI ‘INNE REBBEKE LESERI’UL-’IKABI WE ‘INNEHU LEGAFURUN REHIMUN
C 7:168. Ne i shpërndajmë ata në grupe nëpër tokë; prej tyre ka të mirë, por edhe jo të tillë. Ne i provuam me të mira e me të këqija, në mënyrë që të tërhiqen nga e keqja.
7:168. Dhe Ne i shpërndamë ata në Tokë grupe-grupe. Disa prej tyre ishin të mirë e disa jo. Ne i vumë në provë ata me mirësi dhe fatkeqësi, me qëllim që të ktheheshin (në rrugë të drejtë).
7:168. WE KATTA’NAHUM FIL-’ERDI ‘UMEMEN MINHUMU ES-SALIHUNE WE MINHUM DUNE DHALIKE WE BELEWNAHUM BIL-HESENATI WE ES-SEJJI’ATI LE’ALLEHUM JERXHI’UNE