U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
7:167.
Përkujto (o i dërguar) kur Zoti Yt shpalli qartas se mbi ta do të vë, deri në ditën e kijametit, sundimin e ndonjë që ka për t'ua shijuar atyre mundimin më të shëmtuar. Vërtet Zoti yt ndërmerr shpejtë dënimin, Ai edhe falë e mëshiron shumë.
7:167.
Pastaj Zoti yt shpalli se do t’u dërgonte atyre të tjerë që do t’i mundonin, në mënyrën më të keqe, deri në Ditën e Kiametit. Me të vërtetë, Zoti yt dënon shpejt, por Ai është edhe Falës e Mëshirëplotë.
7:167.
WE ‘IDH TE’EDHDHENE REBBUKE LEJEB’ATHENNE ‘ALEJHIM ‘ILA JEWMIL-KIJAMETI MEN JESUMUHUM SU’EL-’ADHABI ‘INNE REBBEKE LESERI’UL-’IKABI WE ‘INNEHU LEGAFURUN REHIMUN
C
7:168.
Ne i shpërndajmë ata në grupe nëpër tokë; prej tyre ka të mirë, por edhe jo të tillë. Ne i provuam me të mira e me të këqija, në mënyrë që të tërhiqen nga e keqja.
7:168.
Dhe Ne i shpërndamë ata në Tokë grupe-grupe. Disa prej tyre ishin të mirë e disa jo. Ne i vumë në provë ata me mirësi dhe fatkeqësi, me qëllim që të ktheheshin (në rrugë të drejtë).
7:168.
WE KATTA’NAHUM FIL-’ERDI ‘UMEMEN MINHUMU ES-SALIHUNE WE MINHUM DUNE DHALIKE WE BELEWNAHUM BIL-HESENATI WE ES-SEJJI’ATI LE’ALLEHUM JERXHI’UNE
C
7:169.
E pas tyre erdhi brezi që trashëgoi librin. Këta merrnin mjete të pavlerë të kësaj bote (lakmues që nuk dallonin të mirën a të keqen) e thonin: "Do të na bëhet falje", ndërsa, po t'u vijë atyre diç si ajo, e merrnin atë përsëri. A nuk është marrë prej tyre zotimi në librin (Tevratin) se nuk do të thonë ndaj All-llahut tjetër pos të vërtetës dhe ata e dinin mirë se çka në të (libër). Po a nuk po kuptoni se bota tjetër është më e mirë (se ajo çka merrnit ju) për ata që ruhen.
7:169.
Pas tyre, erdhi një brezni e cila e trashëgoi Librin (Teuratin), por duke marrë gjërat e pavlefshme të kësaj bote dhe duke thënë: “Do të na falet çdo gjë!” Edhe nëse u binin në dorë gjëra të ngjashme, prapë i merrnin ato. Vallë, a nuk e kishin pranuar besëlidhjen në Libër – që për Allahun të thoshin vetëm të vërtetën?! Pikërisht ata, që e kishin studiuar ç’përmbante ai? Bota tjetër është më e mirë për besimtarët që i frikësohen Allahut; akoma nuk e kuptoni këtë?!
7:169.
FEHALEFE MIN BA’DIHIM HALFUN WERITHUL-KITABE JE’HUDHUNE ‘AREDE HADHAL-’EDNA WE JEKULUNE SEJUGFERU LENA WE ‘IN JE’TIHIM ‘AREDUN MITHLUHU JE’HUDHUHU ‘ELEM JU’UHADH ‘ALEJHIM MITHAKUL-KITABI ‘EN LA JEKULU ‘ALA ELLAHI ‘ILLAL-HEKKA WE DERESU MA FIHI WE ED-DARUL-’AHIRETU HAJRUN LILLEDHINE JETTEKUNE ‘EFELA TA’KILUNE
C
7:170.
Po atyre që i përmbahen librit dhe e falin namazin, Ne nuk u humbim shpërblimin të mirëve.
7:170.
Ata që u përmbahen thënieve të Librit dhe që e kryejnë namazin, ta dinë se Ne, pa dyshim, nuk do t’ua humbim shpërblimin punëmirëve.
7:170.
WEL-LEDHINE JUMESSIKUNE BIL-KITABI WE ‘EKAMU ES-SELETE ‘INNA LA NUDI’U ‘EXHREL-MUSLIHINE
C
7:171.
Përkujto kur ngritëm kodrën mbi ta si re, e ata menduan se ajo do të bie mbi ta. (Ne u thamë): "Merrni këtë që ua dhamë me kujdes dhe përkujtoni ç'keni në të, e të ndaleni nga ajo që është e ndaluar.
7:171.
Ne ngritëm sipër tyre malin, që dukej si hije e ata besonin se do të binte mbi ta, dhe u thamë: “Mbajeni fort atë që ju dhamë dhe kujtoni çfarë përmban ajo, që të ruheni nga gjynahet.”
7:171.
WE ‘IDH NETEKNAL-XHEBELE FEWKAHUM KE’ENNEHU DHULLETUN WE DHENNU ‘ENNEHU WAKI’UN BIHIM HUDHU MA ‘ATEJNAKUM BIKUWETIN WE EDHKURU MA FIHI LE’ALLEKUM TETTEKUNE
C
7:172.
Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): "A nuk jam Zoti juaj?" Ata thanë: "Po, dëshmuam!". Të mos thoni në ditën e kijametit: "Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur".
7:172.
Kur Zoti yt nxori nga kurrizi i bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri të dëshmojnë kundër vetes së tyre, u tha: “A nuk jam Unë Zoti juaj?” Ata u përgjigjën: “Po, dëshmojmë se Ti je.” Kështu bëri Ai, në mënyrë që ju (o njerëz) të mos thoni në Ditën e Kiametit: “Këtë nuk e kishim ditur.”
7:172.
WE ‘IDH ‘EHADHE REBBUKE MIN BENI ‘ADEME MIN DHUHURIHIM DHURRIJETEHUM WE ‘ESH/HEDEHUM ‘ALA ‘ENFUSIHIM ‘ELESTU BIREBBIKUM KALU BELA SHEHIDNA ‘EN TEKULU JEWMEL-KIJAMETI ‘INNA KUNNA ‘AN HADHA GAFILINE
C
7:173.
Ose të mos thoni: "Prindërit tanë më parë ishin idhujtarë, e ne ishim pasardhës të tyre. A do të na shkatërrosh ne për atë që bënë ata asgjësues të së vërtetës?"
7:173.
Ose që të mos thoni: “Me të vërtetë, etërit tanë ishin idhujtarë para nesh, kështu që edhe ne jemi pasardhësit e tyre. A mos vallë do të na shkatërrosh për veprat e atyre që ndoqën mashtrimin?”
7:173.
‘EW TEKULU ‘INNEMA ‘ESHREKE ‘ABA’UUNA MIN KABLU WE KUNNA DHURRIJETEN MIN BA’DIHIM ‘EFETUHLIKUNA BIMA FE’ALEL-MUBTILUNE
C
7:174.
Po, kështu ua sqarojmë argumentet, që ata të kthehen nga e gabuara në të vërtetën.
7:174.
Kështu, Ne i shpjegojmë hollësisht shpalljet, që ata të kthehen (në rrugën e drejtë).
7:174.
WE KEDHELIKE NUFESSILUL-’AJATI WE LE’ALLEHUM JERXHI’UNE
C
7:175.
Dhe lexoju atyre tregimin e atij që ia patëm dhënë dituritë Tona, ndërsa ai u zhvesh prej tyre dhe atëherë atë e shoqëroi shejtani dhe kështu ai u bë prej të humburve.
7:175.
Tregoju atyre (hebrenjve) për njeriun, të cilit Ne i mësuam shpalljet Tona, por u largua prej tyre. Kështu, djalli e pushtoi atë dhe ai u bë nga të humburit.
7:175.
WE ETLU ‘ALEJHIM NEBE’EL-LEDHI ‘ATEJNAHU ‘AJATINA FANSELEHA MINHA FE’ETBE’AHU ESH-SHEJTANU FEKANE MINEL-GAWINE
C
7:176.
E sikur të donim Ne, do ta ngrenim lartë me atë (dituri), por ai nuk iu largua tokës (Dunjasë) dhe shkoi pas epshit të vet. Shembulli i tij është si ai i qenit, të cilin nëse e përzë ai e nxjerr gjuhën, po edhe nëse nuk e përzë, ai sërish e nxjerr gjuhën. Ky është shembulli i atyre që i konsideruan të rreme argumentet Tona. Ti rrëfe tregimet (umetit tënd) në mënyrë që ata të mendojnë.
7:176.
Sikur të donim, do ta ngrinim atë (me shpalljet Tona), por ai u mbërthye pas jetës tokësore dhe u dha pas dëshirave të veta. Shembulli i tij është si shembulli i qenit: nëse e ndjek, ai të nxjerr gjuhën, nëse largohesh, ai përsëri të nxjerr gjuhën. Ky është shembull i njerëzve, që mohojnë shpalljet Tona. Tregojua atyre këto ngjarje, në mënyrë që ata të mendojnë.
7:176.
WE LEW SHI’NA LEREFA’NAHU BIHA WE LEKINNEHU ‘EHLEDE ‘ILAL-’ERDI WE ETTEBE’A HEWAHU FEMETHELUHU KEMETHELIL-KELBI ‘IN TEHMIL ‘ALEJHI JELHETH ‘EW TETRUK/HU JELHETH DHALIKE METHELUL-KAWMIL-LEDHINE KEDHDHEBU BI’AJATINA FAKSUSIL-KASESE LE’ALLEHUM JETEFEKKERUNE
C
7:177.
Shembull i keq është populli që i përgënjeshtroi faktet Tona dhe e dëmtoi vetveten.
7:177.
I shëmtuar është shembulli i njerëzve që i mohojnë shpalljet Tona dhe i bëjnë keq vetvetes.
7:177.
SA’E METHELENL-KAWMUL-LEDHINE KEDHDHEBU BI’AJATINA WE ‘ENFUSEHUM KANU JEDHLIMUNE