Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 7:148. Populli i Musait, pas tij (kur ai shkoi në kodrën Tur për pranimin e shpalljes), e mbaroi nga stolitë e tyre një figurë viçi që kishte britmë (pallte). A nuk e shihnin ata se ai nuk ju fliste as nuk i udhëzonte në ndonjë rrugë të drejtë. E morën atë (e adhuruan si idhull viçin), e ishin të padrejtë ndaj vetes së tyre.
7:148. Populli i Musait, pas largimit të tij, filloi të adhurojë një viç të bërë nga stolisjet e tyre të arta. Ai kishte një zë si të lopës. A nuk e shihnin ata se ai as nuk mund t’u fliste, as t’i udhëzonte në rrugë të drejtë?! Ata e zgjodhën këtë viç për adhurim dhe u bënë keqbërës.
7:148. WE ETTEHADHE KAWMU MUSA MIN BA’DIHI MIN HULIJIHIM ‘IXHLEN XHESEDAN LEHU HUWARUN ‘ELEM JEREW ‘ENNEHU LA JUKELLIMUHUM WE LA JEHDIHIM SEBILÆN ETTEHADHUHU WE KANU DHALIMINE
C 7:149. E kur në duart e tyre u thye (ajo vepër e shëmtuar u penduan) dhe e kuptuan se me të vërtetë kanë gabuar, thanë: "Nëse nuk na mëshiron Zoti ynë dhe nuk na e falë gabimin, ne pa dyshim do të jemi nga më të dëshpëruarit".
7:149. Por, kur u penduan dhe e kuptuan se kishin hyrë në rrugë të gabuar, ata thanë: “Nëse Zoti ynë nuk na mëshiron dhe nuk na fal, me të vërtetë, do të jemi të humbur!”
7:149. WE LEMMA SUKITE FI ‘EJDIHIM WE RE’EW ‘ENNEHUM KAD DELLU KALU LE’IN LEM JERHEMNA REBBUNA WE JEGFIR LENA LENEKUNENNE MINEL-HASIRINE
C 7:150. E kur u kthye Musai shumë i hidhëruar te populli i vet, tha: "Sa keq më paskeni zëvendësuar pas shkuarjes sime! A e ngutët (pritjen) urdhrin e Zotit tuaj?" I hodhi pllakat dhe e zuri për (flokë) koke vëllain e vet duke e tërhequr kah vetja. Ai (vëllai Haruni) tha: "O bir i nënës sime, populli më mundi dhe gati më mbyti, mos më konsidero mua me njerëzit mizorë".
7:150. Kur Musai u kthye te populli i tij, i zemëruar dhe i pikëlluar, thirri: “Shumë e keqe është ajo që keni bërë pas ikjes sime! A mos vallë donit të shpejtonit ndëshkimin e Zotit tuaj?” Pastaj i hodhi pllakat dhe, duke e kapur vëllanë për koke, e tërhoqi drejt vetes. Haruni i tha: “O djali i nënës sime! Në të vërtetë, këta njerëz më quajtën për të dobët dhe gati më mbytën. Mos më turpëro para armiqve dhe mos më llogarit ndër keqbërësit!”
7:150. WE LEMMA REXHE’A MUSA ‘ILA KAWMIHI GADBANE ‘ESIFEN KALE BI’SEMA HALEFTUMUNI MIN BA’DI ‘E’AXHILTUM ‘EMRE RABBIKUM WE ‘ELKAL-’ELWAHE WE ‘EHADHE BIRE’SI ‘EHIHI JEXHURRUHU ‘ILEJHI KALE EBNE ‘UMME ‘INNEL-KAWME ESTED’AFUNI WE KADU JEKTULUNENI FELA TUSHMIT BIJEL-’A’DA’E WE LA TEXH’ALNI ME’AL-KAWMI EDH-DHALIMINE
C 7:151. (Musai) Tha: "Zoti im, më falë mua dhe vëllain tim dhe na dhuro mëshirën Tënde, se Ti je mëshirues i mëshiruesve".
7:151. Musai u lut: “O Zot! Më fal mua dhe vëllanë tim dhe na prano në mëshirën Tënde! Ti je më i Mëshirshmi i mëshiruesve”.
7:151. KALE RABBI EGFIR LI WE LI’EHI WE ‘EDHILNA FI REHMETIKE WE ‘ENTE ‘ERHEMU ER-RAHIMINE
C 7:152. Nuk ka dyshim se ata që adhuruan viçin ka për t'i përfshirë përbuzja nga Zoti i tyre dhe nënçmimi në jetën e Dunjasë. Kështu i shpërblejmë (me dënim) trilluesit e rrenës.
7:152. Ata që zgjodhën viçin për zot të tyre, do t’i zërë zemërimi i Zotit të tyre dhe poshtërimi në këtë jetë. Kështu i ndëshkojmë Ne ata që shpifin.
7:152. ‘INNEL-LEDHINE ETTEHADHUL-’IXHLE SEJENALUHUM GADEBUN MIN RABBIHIM WE DHILLETUN FIL-HEJETI ED-DUNJA WE KEDHELIKE NEXHZIL-MUFTERINE
C 7:153. E ata që bënë vepra të këqija e pastaj u penduan pas tyre dhe besuan sinqerisht, Zoti yt ua falë gabimet dhe është mëshirues pas tij (pas pendimit të tyre).
7:153. Ndërsa ata që kryejnë vepra të këqija e pastaj pendohen dhe bëhen besimtarë, ta dinë se pas kësaj, Zoti yt është vërtet Falës e Mëshirëplotë.
7:153. WEL-LEDHINE ‘AMILU ES-SEJJI’ATI THUMME TABU MIN BA’DIHA WE ‘AMENU ‘INNE REBBEKE MIN BA’DIHA LEGAFURUN REHIMUN
C 7:154. E kur iu ndal hidhërimi Musait, ai i mori pllakat (që i pat hedhur), e në tekstin e tyre ishin (shënuar) udhëzime e mëshirë për ata që kanë frikë ndaj Zotit të tyre.
7:154. Dhe, kur Musait i kaloi zemërimi, i mori Pllakat, në të cilat ishin shënuar udhëzimet për rrugën e drejtë dhe mëshira për ata që i frikësohen Zotit të tyre.
7:154. WE LEMMA SEKETE ‘AN MUSAL-GADEBU ‘EHADHEL-’ELWAHE WE FI NUSHATIHA HUDEN WE REHMETUN LILLEDHINE HUM LIREBBIHIM JERHEBUNE
C 7:155. Musai zgjodhi nga populli i vet shtatëdhjetë veta për kohën që Ne ia caktuam takimin. E pasi që i kapi ata dridhja (e tokës), ai tha: "Zoti im!, sikur të kishe dashur Ti, i kishe zhdukur më parë ata dhe mua. A po na zhduk për atë që bënë të marrët nga ne? Kjo është vetëm sprovë e Jotja, që me të e bën të humbur atë që do dhe e vë në rrugë të drejtë atë që do. Ti je mbrojtësi ynë, pra falna e mëshirona, se Ti je më i miri që falë (gabimet).
7:155. Më pas Musai zgjodhi nga populli i tij shtatëdhjetë burra, për takimin Tonë. Kur i goditi tërmeti, ai tha: “O Zoti im! Sikur të doje Ti, do t’i zhdukje ata dhe mua që më përpara. Por, a do të na shkatërroje për atë që bënë disa mendjelehtë mes nesh?! Ajo ishte veç një sprovë e urdhëruar prej Teje, për të shpënë në humbje atë që Ti do dhe për të udhëzuar atë që Ti dëshiron. Ti je Mbrojtësi ynë, andaj falna dhe mëshirona! Ti je më i miri i mëshiruesve!
7:155. WE EHTARE MUSA KAWMEHU SEB’INE REXHULEN LIMIKATINA FELEMMA ‘EHADHET/HUMU ER-REXHFETU KALE RABBI LEW SHI’TE ‘EHLEKTEHUM MIN KABLU WE ‘IJAJE ‘ETUHLIKUNA BIMA FE’ALE ES-SUFEHA’U MINNA ‘IN HIJE ‘ILLA FITNETUKE TUDILLU BIHA MEN TESHA’U WE TEHDI MEN TESHA’U ‘ENTE WELIJUNA FAGFIR LENA WE ERHEMNA WE ‘ENTE HAJRUL-GAFIRINE
C 7:156. Dhe cakto për ne (jetë) të mirë në Dunja dhe të mirë në botën tjetër, pse vërtet jemi kthyer kah Ti. Ai (Zoti) tha: "Dënimi im është ai me të cilin e godas cilin dua, e mëshira Ime ka përfshirë secilin send. Atë (Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët u ruhen (mëkateve), e japin zeqatin dhe për ata që i besojnë argumentet tona.
7:156. Na cakto të mira në këtë botë dhe në tjetrën, sepse veç tek Ti ne kthehemi.” Allahu tha: “Unë godas me dënimin Tim kë të dua, ndërsa mëshira Ime përfshin çdo gjë. Atë do t’ua jap atyre që ruhen nga gjynahet e japin zeqatin, atyre që u besojnë shpalljeve Tona
7:156. WE EKTUB LENA FI HEDHIHI ED-DUNJA HESENETEN WE FIL-’AHIRETI ‘INNA HUDNA ‘ILEJKE KALE ‘ADHABI ‘USIBU BIHI MEN ‘ESHA’U WE REHMETI WESI’AT KULLE SHEJ’IN FESE’EKTUBUHA LILLEDHINE JETTEKUNE WE JU’UTUNE EZ-ZEKETE WEL-LEDHINE HUM BI’AJATINA JU’UMINUNE
C 7:157. Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë atë, e nderojnë dhe e ndihmojnë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit.
7:157. dhe atyre që ndjekin të Dërguarin Tonë, Profetin që nuk di shkrim e lexim, të cilin ata do ta gjejnë të shënuar në shkrimet e tyre, në Teurat dhe Ungjill. Ai do t’i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndalojë nga të këqijat; do t’ua lejojë të mirat e do t’ua ndalojë të këqijat, duke i liruar nga barrët e rënda dhe vështirësitë që kanë pasur. Prandaj, ata që do ta besojnë, përkrahin dhe nderojnë atë, duke ndjekur dritën që është zbritur me të, pikërisht ata janë të fituarit.”
7:157. EL-LEDHINE JETTEBI’UNE ER-RESULE EN-NEBIJEL-’UMMIJEL-LEDHI JEXHIDUNEHU MEKTUBEN ‘INDEHUM FIT-TEWRATI WEL-’INXHILI JE’MURUHUM BIL-MA’RUFI WE JENHAHUM ‘ANIL-MUNKERI WE JUHILLU LEHUMUT-TEJJIBATI WE JUHERRIMU ‘ALEJHIMUL-HABA’ITHE WE JEDA’U ‘ANHUM ‘ISREHUM WEL-’EGLALEL-LETI KANET ‘ALEJHIM FE-EL-LEDHINE ‘AMENU BIHI WE ‘AZZERUHU WE NESERUHU WE ETTEBA’U EN-NUREL-LEDHI ‘UNZILE ME’AHU ‘ULA’IKE HUMUL-MUFLIHUNE
C 7:158. Thuaj (Muhammed): "O ju njerëz! Unë jam i dërguari i All-llahut te të gjithë ju. All-llahut që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës, s'ka të adhuruar tjetër pos Tij; Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje, pra besoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, pejgamberin e pashkolluar, që beson All-llahun dhe shpalljet e Tij, ndiqeni rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën.
7:158. Thuaj (o Muhamed): “O njerëz, unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë ju, i Atij që i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. Nuk ka zot tjetër të vërtetë veç Atij; Ai jep jetë dhe vdekje, prandaj besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin që nuk di shkrim e lexim e që beson në Allahun dhe Fjalët e Tij! Shkoni pas Tij, që të jeni në rrugën e drejtë!”
7:158. KUL JA ‘EJJUHA EN-NASU ‘INNI RESULU ELLAHI ‘ILEJKUM XHEMI’ENL-LEDHI LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE JUHJI WE JUMITU FE’AMINU BILLAHI WE RESULIHI EN-NEBIJIL-’UMMIJIL-LEDHI JU’UMINU BILLAHI WE KELIMATIHI WE ETTEBI’UHU LE’ALLEKUM TEHTEDUNE