U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
7:144.
Ai (All-llahu) tha: "O Musa, Unë të gradova ty mbi njerëzit me shpalljen Time dhe me të folurit tim. Merre atë që ta dhash dhe bëhu mirënjohës".
7:144.
Zoti tha: “O Musa! Unë të kam zgjedhur ty mbi të tjerët me kumtet e Mia dhe të Folurin Tim (pa ndërmjetës, por të drejtpërdrejtë). Merre atë që ta kam dhënë dhe bëhu mirënjohës!”
7:144.
KALE JA MUSA ‘INNI ESTEFEJTUKE ‘ALA EN-NASI BIRISALATI WE BIKELAMI FEHUDH MA ‘ATEJTUKE WE KUN MINE ESH-SHAKIRINE
C
7:145.
Dhe i përshkruam atij në pllaka çdo gjë (që i nevojitej), si këshillim dhe sqarim për secilin send. "Merri këto me seriozitet dhe urdhëroje popullin tënd që t'i përvetësojë më të mirat e tyre (dispozitat me shpërblim më të madh). Unë do t'ua tregoj vendbanimin mëkatarëve".
7:145.
Ne i shkruam në Pllaka udhëzime dhe shpjegime për gjithçka: “Merri këto me bindje dhe urdhëroje popullin tënd që t’i përvetësojë në mënyrën më të mirë. Unë do t’ju tregoj shtëpinë e të pabindurve.
7:145.
WE KETEBNA LEHU FIL-’ELWAHI MIN KULLI SHEJ’IN MEW’IDHETEN WE TEFSILEN LIKULLI SHEJ’IN FEHUDH/HA BIKUWETIN WE ‘MUR KAWMEKE JE’HUDHU BI’EHSENIHA SE’URIKUM DAREL-FASIKINE
C
7:146.
Unë do t'i zbraps nga argumentet e Mia ata të cilët pa pasur të drejtë bëjnë kryelartësi në tokë, të cilët edhe nëse shohin çdo argument nuk besojnë, dhe nëse shohin rrugën e shpëtimit nuk e marrim atë rrugë, e nëse e shohin rrugën e gabuar ata e marrin atë rrugë. Këtë (këtë verbërim të tyre), ngase ata i konsideruan të rreme faktet Tona dhe ngase i lanë pas dore ato.
7:146.
Do t’i largoj prej shenjave të Mia ata që sillen me arrogancë në Tokë, kështu që edhe kur të shohin çfarëdo shenje, nuk do ta besojnë atë. Kur të shohin rrugën e drejtë, ata nuk do ta ndjekin atë dhe, kur të shohin rrugën e gabuar, do ta marrin atë, sepse ata nuk i besuan shpalljet Tona dhe nuk u kushtonin vëmendje atyre.
7:146.
SE’ESRIFU ‘AN ‘AJATIJEL-LEDHINE JETEKEBBERUNE FIL-’ERDI BIGAJRIL-HEKKI WE ‘IN JEREW KULLE ‘AJETIN LA JU’UMINU BIHA WE ‘IN JEREW SEBILE ER-RUSHDI LA JETTEHIDHUHU SEBILEN WE ‘IN JEREW SEBILEL-GAJJI JETTEHIDHUHU SEBILAN DHALIKE BI’ENNEHUM KEDHDHEBU BI’AJATINA WE KANU ‘ANHA GAFILINE
C
7:147.
Ata të cilët i mohuan argumentet Tona dhe takimin në ditën e botës së ardhshme, ata asgjësuan veprat e tyre. A shpërblehen ata (me thevab ose me dënim) pos sipas asaj si kanë vepruar.
7:147.
Atyre që mohojnë shpalljet Tona dhe takimin në botën tjetër, do t’u zhvlerësohen veprat. A do të dënohen ndryshe, veçse sipas punëve që kanë bërë?!
7:147.
WEL-LEDHINE KEDHDHEBU BI’AJATINA WE LIKA’IL-’AHIRETI HEBITET ‘A’MALUHUM HEL JUXHZEWNE ‘ILLA MA KANU JA’MELUNE
C
7:148.
Populli i Musait, pas tij (kur ai shkoi në kodrën Tur për pranimin e shpalljes), e mbaroi nga stolitë e tyre një figurë viçi që kishte britmë (pallte). A nuk e shihnin ata se ai nuk ju fliste as nuk i udhëzonte në ndonjë rrugë të drejtë. E morën atë (e adhuruan si idhull viçin), e ishin të padrejtë ndaj vetes së tyre.
7:148.
Populli i Musait, pas largimit të tij, filloi të adhurojë një viç të bërë nga stolisjet e tyre të arta. Ai kishte një zë si të lopës. A nuk e shihnin ata se ai as nuk mund t’u fliste, as t’i udhëzonte në rrugë të drejtë?! Ata e zgjodhën këtë viç për adhurim dhe u bënë keqbërës.
7:148.
WE ETTEHADHE KAWMU MUSA MIN BA’DIHI MIN HULIJIHIM ‘IXHLEN XHESEDAN LEHU HUWARUN ‘ELEM JEREW ‘ENNEHU LA JUKELLIMUHUM WE LA JEHDIHIM SEBILÆN ETTEHADHUHU WE KANU DHALIMINE
C
7:149.
E kur në duart e tyre u thye (ajo vepër e shëmtuar u penduan) dhe e kuptuan se me të vërtetë kanë gabuar, thanë: "Nëse nuk na mëshiron Zoti ynë dhe nuk na e falë gabimin, ne pa dyshim do të jemi nga më të dëshpëruarit".
7:149.
Por, kur u penduan dhe e kuptuan se kishin hyrë në rrugë të gabuar, ata thanë: “Nëse Zoti ynë nuk na mëshiron dhe nuk na fal, me të vërtetë, do të jemi të humbur!”
7:149.
WE LEMMA SUKITE FI ‘EJDIHIM WE RE’EW ‘ENNEHUM KAD DELLU KALU LE’IN LEM JERHEMNA REBBUNA WE JEGFIR LENA LENEKUNENNE MINEL-HASIRINE
C
7:150.
E kur u kthye Musai shumë i hidhëruar te populli i vet, tha: "Sa keq më paskeni zëvendësuar pas shkuarjes sime! A e ngutët (pritjen) urdhrin e Zotit tuaj?" I hodhi pllakat dhe e zuri për (flokë) koke vëllain e vet duke e tërhequr kah vetja. Ai (vëllai Haruni) tha: "O bir i nënës sime, populli më mundi dhe gati më mbyti, mos më konsidero mua me njerëzit mizorë".
7:150.
Kur Musai u kthye te populli i tij, i zemëruar dhe i pikëlluar, thirri: “Shumë e keqe është ajo që keni bërë pas ikjes sime! A mos vallë donit të shpejtonit ndëshkimin e Zotit tuaj?” Pastaj i hodhi pllakat dhe, duke e kapur vëllanë për koke, e tërhoqi drejt vetes. Haruni i tha: “O djali i nënës sime! Në të vërtetë, këta njerëz më quajtën për të dobët dhe gati më mbytën. Mos më turpëro para armiqve dhe mos më llogarit ndër keqbërësit!”
7:150.
WE LEMMA REXHE’A MUSA ‘ILA KAWMIHI GADBANE ‘ESIFEN KALE BI’SEMA HALEFTUMUNI MIN BA’DI ‘E’AXHILTUM ‘EMRE RABBIKUM WE ‘ELKAL-’ELWAHE WE ‘EHADHE BIRE’SI ‘EHIHI JEXHURRUHU ‘ILEJHI KALE EBNE ‘UMME ‘INNEL-KAWME ESTED’AFUNI WE KADU JEKTULUNENI FELA TUSHMIT BIJEL-’A’DA’E WE LA TEXH’ALNI ME’AL-KAWMI EDH-DHALIMINE
C
7:151.
(Musai) Tha: "Zoti im, më falë mua dhe vëllain tim dhe na dhuro mëshirën Tënde, se Ti je mëshirues i mëshiruesve".
7:151.
Musai u lut: “O Zot! Më fal mua dhe vëllanë tim dhe na prano në mëshirën Tënde! Ti je më i Mëshirshmi i mëshiruesve”.
7:151.
KALE RABBI EGFIR LI WE LI’EHI WE ‘EDHILNA FI REHMETIKE WE ‘ENTE ‘ERHEMU ER-RAHIMINE
C
7:152.
Nuk ka dyshim se ata që adhuruan viçin ka për t'i përfshirë përbuzja nga Zoti i tyre dhe nënçmimi në jetën e Dunjasë. Kështu i shpërblejmë (me dënim) trilluesit e rrenës.
7:152.
Ata që zgjodhën viçin për zot të tyre, do t’i zërë zemërimi i Zotit të tyre dhe poshtërimi në këtë jetë. Kështu i ndëshkojmë Ne ata që shpifin.
7:152.
‘INNEL-LEDHINE ETTEHADHUL-’IXHLE SEJENALUHUM GADEBUN MIN RABBIHIM WE DHILLETUN FIL-HEJETI ED-DUNJA WE KEDHELIKE NEXHZIL-MUFTERINE
C
7:153.
E ata që bënë vepra të këqija e pastaj u penduan pas tyre dhe besuan sinqerisht, Zoti yt ua falë gabimet dhe është mëshirues pas tij (pas pendimit të tyre).
7:153.
Ndërsa ata që kryejnë vepra të këqija e pastaj pendohen dhe bëhen besimtarë, ta dinë se pas kësaj, Zoti yt është vërtet Falës e Mëshirëplotë.
7:153.
WEL-LEDHINE ‘AMILU ES-SEJJI’ATI THUMME TABU MIN BA’DIHA WE ‘AMENU ‘INNE REBBEKE MIN BA’DIHA LEGAFURUN REHIMUN
C
7:154.
E kur iu ndal hidhërimi Musait, ai i mori pllakat (që i pat hedhur), e në tekstin e tyre ishin (shënuar) udhëzime e mëshirë për ata që kanë frikë ndaj Zotit të tyre.
7:154.
Dhe, kur Musait i kaloi zemërimi, i mori Pllakat, në të cilat ishin shënuar udhëzimet për rrugën e drejtë dhe mëshira për ata që i frikësohen Zotit të tyre.
7:154.
WE LEMMA SEKETE ‘AN MUSAL-GADEBU ‘EHADHEL-’ELWAHE WE FI NUSHATIHA HUDEN WE REHMETUN LILLEDHINE HUM LIREBBIHIM JERHEBUNE